• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash

Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Memorie.al
Memorie.al
Eduard Llesh Marashi, njeriu me dy këmbë të preme që sfidoi regjimin komunist në burgjet e Enver Hoxhës
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash
Letra e gazetarit dhe shkrimtarit Halil Laze për Enverin: Si më propozuan në burgun e Spaçit,për spiun birucash

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/Letra e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, Halil Laze, (djalë dëshmori dhe nipi i Heroit të Popullit, Asim Zeneli), dërguar diktatorit komunist Enver Hoxha, në vitin 1982, pasi ai kishte vuajtur shtatë vite i dënuar në kampin e Spaçit.

Letra për diktatorin: “Kur shkova në shtëpi, qava nga fjalët e nënës dhe vitet e dënimit m’u fshinë nga kujtesa. Në kampin e Spaçit, na provokonin duke folur në emrin tuaj, thonin se kjo është diktatura e Enver Hoxhës. Komisari Shahin Skura, na thoshte; mos shkruani, se letrat vijnë tek unë?! Në Hetuesi, sajonin atentate ndaj jush, si p.sh. Dhimitër Lalës?! Grupet e arrestuara për hedhje traktesh në Korçë e Durrës, ku ishte Mihallq Ziçishti, i dënonin më pas për agjitacion e propagandë…, por juve ju kanë dezinformuar….?!”.

Dokumenti arkivor që po publikojmë në këtë kapitull të librit, është një letër e Halil Lazes, i cili pas viteve ’90-të, ka qenë i njohur si gazetar e publicist dhe ku për disa kohë drejtoi si kryeredaktor, gazetat “Drita” (organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë) dhe “Liria”, organ i Shoqatës Kombëtare të të Dënuarve dhe Burgosurve Politikë të Shqipërisë. Ndërsa para viteve ’90-të, Laze është njohur si gazetar i shtypit ushtarak, kryeredaktor i gazetës “LUFTETARI” (që në fillimin e viteve ’70-të), dhe gjithashtu, si poet e autor i disa vëllimeve me poezi e tregime. Karriera e tij u ndërpre në mes të vitit 1976, kur ai sapo ishte martuar, kishte krijuar familje dhe i gëzohej lindjes së një djali. Halili u arrestua dhe u dënua “për faje politike”, pak kohë pasi ishin dënuar krerët kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes, të akuzuar si “Grupi puçist në Ushtri” me në krye Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon dhe një numër të madh ish-ushtarakësh të lartë të Ushtrisë, të konsideruar si bashkëpunëtorë apo mbështetës të tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Arrestimi dhe dënimi i Lazes, i cili ishte djalë dëshmori dhe njëkohësisht nipi i Asim Zenelit (Hero i Popullit), thuhej se erdhi për të vetmin shkak, se emërimi i tij në krye të gazetës “LUFTETARI”, ishte bërë nga Hito Çako (Drejtori Politik i Ushtrisë), i cili siç dihet, u ekzekutua duke u pushkatuar së bashku me Ballukun e Dumen. Pas vuajtjes së dënimit në kampin e tmerrshëm të Spaçit, Laze kthehet pranë familjes dhe menjëherë i shkruan një letër Enver Hoxhës, ku denoncon disa nga makinacionet dhe provokimet, që iu bëheshin bashkëvuajtësve të tij, të dënuar politikë, në kampin e Spaçit. Dërgimi i asaj letre në adresë të diktatorit komunist, (që ia ka deleguar më pas për “zgjidhje” ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai), duket se ka ardhur jo më shumë, prej asaj që Laze mund të besonte në drejtësinë e tij (të Enverit), se sa i detyruar nga rrethanat familjare, për një “rregullim biografie”?! Siç e thamë edhe më lart, ai ishte djalë dëshmori dhe nipi i Asim Zenelit, (Hero i Popullit), për të cilin veç të tjerash, ishin shkruar këngë e ishin realizuar edhe tablo të mëdha figurative.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se Laze ka guxuar dhe ka denoncuar disa prej makinacioneve, provokimeve, etj. gjëra me të cilat përballeshin të burgosurit politikë, të kampit të Spaçit në atë kohë, ku ai vetë kishte vuajtur shtatë vite dënim. Lidhur me këto e të tjera, na njeh dokumenti i mëposhtëm arkivor, të cilin po e publikojmë në Memorie.al.

PARTIA E PUNËS SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR Tiranë, më 27-10-1960

Nr. H-492/Prot.                                                                                            Sekret

MINISTRISË SE PUNËVE TE BRENDSHME

                                                               (Shokut Hekuran Isai)

TIRANE

Me porosi të shokut Enver, po ju dërgojmë një fotokopje e të quajturit Halil Laze, banor i kryeqytetit në rrugën V. Huta 107/1 apart. 14 për t’u parë nga ana juaj.

                         Me porosi

                        Haxhi Kroi

Sh. Hekuran

                                                                 PËRMBLEDHJE

Halil Laze, i shkruan shokut Enver se pas 7 vjet heqje lirie, u kthye pranë familjes në qytetin e Tiranës.

Letërshkruesi ngre këto çështje:

 – Në kampin e Spaçit, ku vuajti dënimin, ka parë, mësuar dhe jetuar, disa gjëra që përveçse revoltimit i ngjallën edhe dyshime. Thotë se atëhere i shkroi shokut Enver një letër dhe ndaj tij, ndryshoi qëndrimi (e vunë në birucë, në punë dhe fronte të vështira, e provokonin etj). Bile komisari i tha: Mos shkruaj, se letrat vijnë tek unë”.

 – Më 1975-1976 – thotë letërshkruesi, u arrestuan shumë veta me akuzën se atëhere qenë shkruajtur disa parulla reaksionare, në qytetin e Korçës. Por sipas letërshkruesit, atyre u ishte marrë firma dhe ishin dënuar, për agjitacion e propagandë”. Deri në gusht të vitit 1982, sa isha unë në kamp, nuk kishte ardhur asnjë autor i parullave”.

Kur Mihallaq Ziçishti shkoi në Durrës – vazhdon letërshkruesi – u shkruan përsëri parulla reaksionare (bile disa me dimensione të mëdha – Shijak). Përsëri ndodhi i njëjti skenar.

 – Për të dënuarit si agjent (grupi polak etj.), thotë se janë dënuar për agjitacion e propagandë dhe për nene të tjera ordinere. Letërshkruesi dyshon se do të jetë dezinformuar, shoku Enver.

 – Për të dënuarit kosovarë, për spiunazh, thotë se ata ngulin këmbë që t’i ketë dënuar UDB-ja.

Letërshkruesi pretendon se në kampin e Spaçit, shkeleshin ligjet dhe spekulohej me emrin e shokut Enver, duke thënë se “kjo është diktaturë e Enver Hoxhës”. Thotë se për kampin dhe hetuesinë, ka dhe gjëra të tjera që po të ketë interes, është gati t’i bisedoj me një Sekretar të Komitetit Qendror.

              Bashkëngjitet letra

                    25.10.1982

                                                 Letra e Halil Lazes, për Enver Hoxhën

Shumë shqiptarë u janë borxhlinj juve dhe Partisë, për gjithë ato të mira që u keni sjellë. Familja jonë, e në veçanti unë, që po ju shkruaj këtë letër, u jemi Juve njëqind herë borxhli dhe nuk dimë si t’ua shpërblejmë. Kur u ktheva në shtëpi, fjalët e para të nënës dhe motrës, të takimit pas shtatë vitesh, ishin falenderim për Juve, që hapët edhe njëherë derën e shtëpisë së Asim e Sherif Zenelit. Të më besoni si djalin tuaj, se qava nga emocioni dhe vitet e dënimit, mu fshinë nga kujtesa. Besimin tek Ju dhe te Partia, s’e kam humbur dhe s’do ta humbas kurrë. Këtë e kam thënë në hetuesi (Krujë), në gjyq dhe kudo.

Në kamp të Spaçit kur vuajta dënimin, pashë, mësova dhe jetova disa gjëra, që përveç revoltimit, më ngjallën edhe dyshime. U shkrova juve një letër. Pas disa ditësh, ndryshoi qëndrimi ndaj meje. (Dënim në birucë, punë në fronte të vështira, provokime etj). E kuptova se letra nuk kishte mbërritur në dorën tuaj. Madje komisari, (Shahin Skura) na thosh hapur: “Mos shkruani se letrat tek unë vijnë”.

Tani që mbarova dënimin, mendova se mund t’u interesojnë disa gjëra, prandaj po u shkruaj shkurtimisht, vetëm esencën:

1. Në vitet ’75-’76 u shkruan disa parulla reaksionare në qytetin e Korçës. U arrestuan shumë veta. Bënë hetuesinë (disa edhe në Tiranë) për parullat, pastaj u dënuan për agjitacion; duke u marrë firmën që nuk do të tregonin se përse e kishin bërë hetuesinë. Deri sa isha unë në kamp (gusht ’82), nuk kish ardhur asnjë autor i parullave. (?)

2. Kur shkoi Mihallaq Ziçishti në Durrës, u shkruan përsëri parulla reaksionare (disa me dimensione të mëdha – Shijak). Përsëri ndodhi i njëjti skenar.

Dyshoj për saktësinë e informimit që u kanë bërë juve si dhe për autorësinë e shkrimeve.

3. Në qytete të ndryshme e sidomos në Tiranë, janë dënuar individë dhe grupe agjentësh. Atje morra vesh se ishin dënuar për agjitacion dhe për nene ordinere. (Hetuesinë edhe këta e kanë bërë për agjenturë).
Dyshoj se edhe juve ju kanë dezinformuar për këto grupe (Grupi polak, etj)

4. Shumë të dënuar kosovarë (veçanërisht për spiunazh), ngulnin këmbë për pafajësinë e tyre. (Kish nga ata që thoshin se më ka dënuar UDB-ja).

5. Tek të gjithë të dënuarit e viteve ’75 e këndej, (sidomos te komunistët) në hetuesi këmbëngulnin për të vënë patjetër edhe diçka për Ju.

6. Të dënuar të veçantë (për agjitacion), në hetuesi është injektuar mendimi për atentat kundër Jush (p.sh. Dhimitër Lala), etj.

7. Te disa të riatdhesuar është ngulur këmbë, që ata të pranonin në gjyq se i kishte kthyer me dhunë Sigurimi i Shtetit.
Dyshoj se kjo është bërë për të mashtruar udhëheqjen e Partisë e ndoshta edhe për të përvetësuar vlera materiale.

8. Në kampin e Spaçit, sa herë që shkeleshin në mënyrë flagrante normat dhe ligjet, spekulohej me emrin tuaj. Bile në disa raste u thuhej shprehimisht: Kjo është diktatura e Enver Hoxhës. Më ishte krijuar bindja (dhe kjo më nxiti më shumë ahere t’u shkruaja) se kishte një tendencë të hapur për të na armiqësuar me çdo kusht me Juve dhe Partinë.

9. Shumë të dënuar, merreshin nëpër Degët e rretheve me muaj të tërë dhe bënin rolin e provokatorëve profesionistë. Një propozim të tillë ma bënë edhe mua. Unë s’pranova se u thashë se kjo është jashtë normave të Partisë. Më thanë se ne (Sigurimi), s’bën asgjë pa aprovimin e Byrosë Politike. Ua kërkova me shkrim. Më lanë rehat pasi më kërcënuan.
Për kampin dhe për hetuesinë kam edhe disa gjëra të tjera, në qoftë se do të kini interes jam gati të bisedoj hollësisht me një nga sekretarët tuaj.
Duke u shprehur edhe njëherë mirënjohjen për gjithçka keni bërë për familjen tonë, u uroj nga zëmra jetë të gjatë e të lumtur./Memorie.al

                      20 tetor 1982

                       Me respekt
                     (Halil Laze)         

                          Tiranë

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Raporti për Enverin: Zv/ministri i Jashtëm, shoku Gen Piao, tha se përdhunimet e kanë dëmtuar autoritetin e PPSH-së dhe popullit shqiptar, por nuk e kanë lëkundur miqësinë, ajo do jetë….

Next Post

Fotot e rralla me imazhet të Shqipërisë socialiste në fundin e viteve ‘80-të dhe fillimin e viteve ‘90-të

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
Fotot e rralla me imazhet të Shqipërisë socialiste në fundin e viteve ‘80-të dhe fillimin e viteve ‘90-të

Fotot e rralla me imazhet të Shqipërisë socialiste në fundin e viteve ‘80-të dhe fillimin e viteve ‘90-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!