• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, February 9, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Lad Shehu, ishte me një botkuptim perendimor dhe në koefidencë, ai më fliste kundër Enverit dhe drejtimit idiot të ekonomisë…”/ Dëshmia e panjohur e, ish-ministrit të Brendshëm

“Në ministri u dha alarmi pasi, komandanti i burgut, Marku, kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe, Katrinën dhe ishte nisur drejt kufirit…”/ Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës
“Lad Shehu, ishte me një botkuptim perendimor dhe në koefidencë, ai më fliste kundër Enverit dhe drejtimit idiot të ekonomisë…”/ Dëshmia e panjohur e, ish-ministrit të Brendshëm
“Në ministri u dha alarmi pasi, komandanti i burgut, Marku, kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe, Katrinën dhe ishte nisur drejt kufirit…”/ Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës
“Kur ishte në URT-në e Durrësit, Ladin e thirrën në Degën e Brendshme ku e ‘këshilluan’ dhe kur u nis në Gramsh, ai u tha shokëve…”/ Zbulohen anët e panjohura të djalit të ish-kryeministrit  Mehmet Shehu
Memorie.al
0
Shares
452
VIEWS

Nga Bashkim Kopliku

Memorie.al / Ladi, apo gjatë, Vladimir Mehmet Shehu, duhet të bëhet qytetar nderi i Durrësit.  Dhënia e këtij titulli Ladit, pas vdekjes, nderon kryesisht Durrësin, dhe konkretisht kryetarin e Bashkisë dhe këshillin bashkiak të Durrësit, të cilët do ta kryejnë këtë formalitet. Ladi praktikisht e ka këtë titull, së paku për shumicën e durrsakëve që e dinë historinë e qytetit të tyre, në vitet 1970-’80-të. E thënë shkurt: Ladi dha kontributin kryesor që në Durrës të ngrihej një qendër studimore dhe një uzinë moderne e prodhimit të pajisjeve elektronike, ku u arrit të punësohen, për mbi 20 vjet rresht, mbi 750 punonjës në vit. Ladi ishte 23 vjeç kur filloi punën në URT (Uzina e Radio-televizorëve Durrës, që në atë kohë, në vitin 1969, quhej U.E.M. (Uzina Elektro-Mekanike Durrës). 

Ishte një inxhinier elektronik që sapo kishte mbaruar universitetin, me një pasion të madh për dije dhe për punë. Menjëherë, brenda më pak se dy vjetëve, ai arriti të mbledhë rreth vetes inxhinierë dhe specialistë të talentuar. Ai, Ladi, induktoi principin e zgjedhjes së njerëzve të aftë, pavarësisht se mund të kishin edhe cene biografike.

I tillë isha dhe unë që po i shkruaj këto radhë, “me cen biografik”, por edhe shumë të tjerë, “edhe më keq se unë”. Flitet për kohën e egër të komunizmit, kur lufta e klasave bënte kërdinë, kur si kërkesë e parë për, vendosjen e një njeriu në punë, ishte ana politike, pra qëndrimi i tij pro komunizmit, por edhe i gjithë familjes së tij, bile një periudhë u pat thënë se “do të shihet biografia deri në 7 brez”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 5 tetor 1915, Austro-Hungaria i dërgoi Serbisë ultimatumin, ku e urdhëron që të tërheqë brenda 8 ditëve, të gjitha trupat e saj nga Shqipëria…”/ Libri ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

“Çdo arnaut që jetonte në rripin e tokave, në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër, nga Mitrovica deri në Vranjë, është zhdukur nga faqja e dheut…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

Kjo politikë përpunohej nga Enver Hoxha, por edhe nga babai i Ladit, kryeministri Mehmet Shehu.  E Ladi po vepronte jo sipas mësimeve të babait të vet, por sipas logjikës teknike dhe njerëzore. Një nga akuzat që iu pat bërë kur u vra i ati i Ladit (viti 1981), ishte: “Ladi është teknicien dhe nuk ka zhvilluar luftën e klasave”. Prodhimi i radiove dhe televizorëve, kishte filluar në Durrës, para se Ladi të fillonte punë aty.

Por ishte një prodhim i vogël, krejt artizanal, dhe me shumë ngarkesa amatorizmi. Merita e Ladit ishte se, duke punuar vetë, por edhe duke mbështetur punën e kolegëve, arriti që brenda pak vjetëve, të bënte që të kalohej në një uzinë moderne.  Uzina filloi jo vetëm të bënte montimin përfundimtar të radiove dhe televizorëve, por edhe të prodhojë shumë pjesë të tyre, dhe shumë pajisje të tjera elektronike, si kompjuter, pajisje automatike, pajisje për ushtrinë, etj.

Ladi kishte frymën e së resë. Ai e shfrytëzoi faktin se ishte i biri i kryeministrit, për të zhvilluar URT-në, që ishte një ndërmarrje e Durrësit.  Fonde pafund, i’u akorduan nga qeveria, URT-së.  Ajo u bë aq “e dashur”, saqë filloi të kishte shumë kërkesa që uzina të zhvendosej në Tiranë. Ishte kryesisht insistimi i Ladit, që ajo i mbeti Durrësit. Po Ladit i dedikohet përgatitja e veçantë e inxhinierëve dhe specialistëve që punuan në URT-në e Durrësit.

Ishte fryma e tij perëndimore që i’u kundërvu mbylljes komuniste të kohës. Ai arriti të porosisë shumë literaturë perëndimore, kryesisht amerikane, që na transformoi, me plot kuptimin e fjalës, shumë prej nesh që punuam me të. Por ishte jo vetëm literatura, por edhe vizitat e specialistëve të huaj në URT, si dhe vizitat e specialistëve tanë jashtë shtetit, që formuan atë ambient, që na jep të drejtën ta quajmë URT-në edhe një qendër studimore e kohës.

Ladi krijoi një ishull “perëndimor”, URT-në, në Shqipërinë ku sundonte një izolim tërësor nga bota. E gjithë kjo, kishte në bazë të vet, botëkuptimin perëndimor që kishte Ladi. Ai shpesh më fliste mua personalisht, natyrisht në konfidencë, deri dhe kundër principeve bazë të komunizmit, kundër enverizmit, kundër drejtimit idiot të ekonomisë në Shqipërinë e viteve 1970-‘74, kohë kur unë kisha me të miqësi të ngushtë.

Por edhe shumë kolegë të tjerë, çuditeshin sesi kishte mundësi që i biri i krye-komunistit Mehmet Shehu, të ishte kaq filo-perëndimor, kaq i lirë. Por idetë perëndimore të Ladit, shpreheshin jo vetëm në punët e Uzinës, por edhe në letërsi, në histori, në muzikë, në art, etj. Prej tij kemi arritur të lexonim shumë libra që, shqiptarët e tjerë zor se mund t’i gjenin në atë kohë.

Kemi dëgjuar muzikë me mjete moderne të kohës. Dikujt mund t’i duket se nuk lidhet fare p.sh., letërsia me inxhinierinë apo ekonominë. Jo, këtu bëjmë fjalë për botëkuptim, për mendësi, që krijonin një kompleks të njeriut të lirë, në një regjim përbindësh, siç ishte ai komunist ku jetonim, Ladi dhe ne. E pa qenë një njeri i lirë, Ladi nuk mund të kishte bërë për Durrësin, ato që bëri.

Ishte njeri i lirë dhe perëndimor Ladi, prandaj e vrau komunizmi. Po, e vrau komunizmi, pavarësisht se edhe mund të ketë kryer vetëvrasje, sepse qe komunizmi që e shtyu ta bënte. Enver Hoxha e dinte se sa njeri i lirë që ishte Ladi, prandaj edhe sajoi atë farsën me “djalin e Mehmetit, që kishte prodhuar një radio speciale për t’u lidhur me amerikanët”.

Shumë nga ne të URT-së, e dinim se “ajo radio speciale”, ishte thjesht një prodhim eksperimental që, Ladi e bënte për mbrojtjen e studimit të tij për marrjen e doktoratës. Nejse, mos të ndalojmë në hollësi. Natyrisht që mund të ketë ndonjë ziliqar nga ndonjë shoqatë që, e quan veten të Durrësit, që do të thotë “ai nuk ishte Durrsak”!

Jo, Ladi ishte durrsak e kaluar shumë durrsakëve që mburren se paskan ardhur në Durrës, “jo në 1970-ën, por në 1968-ën”, e të tjera mëtime të tilla që, synojnë veç që të zvogëlojnë konkurrencën për nderimin e njerëzve që i kanë dhënë Durrësit.

Apo, mund të dalë ndonjëri e të thotë: “Përse, të birin e një krye-komunisti do ta bëjmë qytetar nderi”! Do t’i thosha: mos u bëj hipokrit, se Durrësi ka bërë “qytetar nderi” vetë krye-komunistët!

T’ua lemë lidhjen e bijve, me biografitë e prindërve, komunizmit, e mos ta përcjellim atë murtajë, luftën e klasave, në post komunizëm. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Janë me mijëra durrsakë që e kanë njohur Ladin, dhe është detyrë e tyre që të shprehen, qoftë dhe me shkrime në gazetën e mirënjohur të Durrësit “Bulevard” etj., që Ladit t’i jepet minimumi: titulli “Qytetar nderi i Durrësit”. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Enver Hoxha: “Partia s’ka për detyrë t’i japë të dhëna Punëtorit Operativ, meqenëse ai është në Sigurim, përkundrazi, Partia e urdhëron atë...”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘83

Next Post

“Do arratisesha me djalin e kryetarit të Degës dhe u dënova me 12 vjet në Qafë Bari e në Spaç, ku më kërkuan të këndoja për Enverin, por unë mora sqeparin...”/ Dëshmia tronditëse e kantautorit korçar

Artikuj të ngjashëm

“Më 5 tetor 1915, Austro-Hungaria i dërgoi Serbisë ultimatumin, ku e urdhëron që të tërheqë brenda 8 ditëve, të gjitha trupat e saj nga Shqipëria…”/ Libri ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Më 5 tetor 1915, Austro-Hungaria i dërgoi Serbisë ultimatumin, ku e urdhëron që të tërheqë brenda 8 ditëve, të gjitha trupat e saj nga Shqipëria…”/ Libri ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 8, 2023
“Çdo arnaut që jetonte në rripin e tokave, në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër, nga Mitrovica deri në Vranjë, është zhdukur nga faqja e dheut…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Çdo arnaut që jetonte në rripin e tokave, në të ashtuquajturën Serbi e Vjetër, nga Mitrovica deri në Vranjë, është zhdukur nga faqja e dheut…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur

February 7, 2023
“Objektivat serbe ishin të dyfishta, duhej siguruar dalja në Detin Adriatik, por ëndërrohej gjithashtu, përfshirja e territoreve…”/ Libri i ri i studiuesit e diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Objektivat serbe ishin të dyfishta, duhej siguruar dalja në Detin Adriatik, por ëndërrohej gjithashtu, përfshirja e territoreve…”/ Libri i ri i studiuesit e diplomatit Bashkim Trenova

February 6, 2023
Letra për Enverin: “Kompozitori Abdulla Grimci, ka mbajtur në shtëpi librin e gjeografisë, ku ishte dhe foto e Hrushovit me Liri Belishovën, duke…”/ Raporti ‘Tepër sekret’ i Rrapo Dervishit
Dossier

“Shtypi gjerman, shkruan se Shqipëria po ftohet me Kinën, pasi artikulli i ‘Zëri i Popullit’, e quajti Kenedin ‘Zoti President’ dhe çmoi veprën e tij…”/ Raporti sekret i ambasadorit Gaqo Nesho, shkurt ‘64

February 6, 2023
“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Kjo është politika e Perëndimit dhe e SHBA-së sot, politika e krijimit të një ‘Shqipërie të fortë’, në fakt të ‘Shqipërisë së…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

February 6, 2023
Enver çu en lai 1966/Memorie.al
Dossier

Relacioni sekret: “The Observer’ dhe ‘Stuttgarter Zeitung’, shkruajnë se; Beqir Balluku me ushtrinë, do rrëzojnë Enver Hoxhën me…”/ Zbulohet dokumenti i ambasadorit Gaqo Nesho, dhjetor ‘63

February 5, 2023
Next Post
“Do arratisesha me djalin e kryetarit të Degës dhe u dënova me 12 vjet në Qafë Bari e në Spaç, ku më kërkuan të këndoja për Enverin, por unë mora sqeparin…”/ Dëshmia tronditëse e kantautorit korçar

“Do arratisesha me djalin e kryetarit të Degës dhe u dënova me 12 vjet në Qafë Bari e në Spaç, ku më kërkuan të këndoja për Enverin, por unë mora sqeparin...”/ Dëshmia tronditëse e kantautorit korçar

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!