• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

La Gazzetta del Mezzogiorno: “Kapiteni i “Dukati”-it u la i lirë nga gjykata e Brindisit, pasi në Durrës ai jetonte 17 vetë në dy dhoma…”/ Arratisja e bujshme në ’89-ën

Si u ‘ri luajt’ në situata reale “Dueli i heshtur” në janarin e ’89-ës me anijen “Dukati”, që mbërriti në Brindisi me 7 pjesëtarë të ekuipazhit peng…?!

0
Shares
3.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat bëhen publike për herë të parë, ku ndodhet një korrespodencë e titullarëve kryesorë të Ministrisë së Jashtme, me ambasadën italiane në Tiranë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë, lidhur me ngjarjen e datës 6 janar 1989, kur anija “Dukati” gjatë lundrimit në Detin Adriatik, u rrëmbye nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili kishte fshehur tetë shokë të tij në ambientet e anijes dhe bashkë me ta, mbajti peng shtatë pjesëtarët e ekuipazhit, deri sa dolën në portin e Brindisit. E gjithë kronologjia e asaj ngjarje të rëndë që pati jehonë të madhe në shtypin italian, e cila jo vetëm që shkaktoi një përplasje të fortë diplomatike në mes Tiranës zyrtare dhe Romës, por shkaktoi një furtunë të madhe në radhët e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ku u shkarkuan apo i’u dhanë masa të rënda ndëshkimore 15 zyrtarëve të lartë të zinxhirit drejtues, nga nënoficeri i Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, e deri tek Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, si dhe vetë ministrit Hekuran Isai, që i’u dha vërejtje e rëndë në mbledhjen e Byrosë që vazhdoi për disa ditë me radhë nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku pati përplasje të forta midis anëtarëve të saj, me akuza të ndërsjellat për abuzime dhe shpërdorime, e deri në problemet familjare që ata kishin.

                                                              Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Letra e zv/ministrit Sokrat Plaka për ambasadën shqiptare në Romë: Kërkoni urgjentisht ekstradimin e terroristëve të anijes “Dukati”

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

                                                                                       Tiranë, më 14.I.1989

BYROJA JURIDIKE

Nr.161

Lënda: Dërgohen disa materiale hetimore

                        AMBASADËS SË RPS TË SHQIPERISË

                                 (Sh. Dashnor Dervishi)                                R O M Ë

  1. Bashkëlidhur ju dërgojmë një notë të Hetuesisë së Përgjithshme të vendit tonë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, në të cilën kërkohet ekstradimi i pjesëtarëve të grupit terrorist që u arratis në Itali me anijen e peshkimit “Dukati” më 6 janar 1989.

Ju dërgojmë gjithashtu edhe tre kopje origjinale të materialeve hetimore në ngarkim të tyre, të                 përgatitura nga Hetuesia e Rrethit të Durrësit, ku përmban dy dokumentet e gjetura nga ana juaj.

  1. Notat e materialet e lart përmendura duhen t’i dorëzohen nga ju ndonjë funksionari të lartë të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, me një notë nga ana e ambasadës. Me këtë rast, t’i flitet shkurt për ngjarjen dhe t’i kërkohet që kjo ndodhi të shihet me vëmendje në frymën e marrëdhënieve miqësore midis të dy vendeve. T’i thuhet se është në interes të këtyre marrëdhënieve që në bazë të normave dhe praktikave ndërkombëtare të njohura dhe nga legjislacioni italian, të veprohet sa më parë për ekstradimin e tyre në Shqipëri.
  2. Para se të dorëzohen materialet të fotokopjohen nga ana juaj për të mbajtur praktikën aty, për të kryer në rast nevoje ndonjë veprim ose formalitet tjetër që mund të kërkohet nga autoritetet italiane.
  3. Bisedoni me avokatin nëse është e domosdoshme që ky material të dorëzohet edhe i përkthyer në italisht. Në rast se po, na njoftoni menjëherë.
  4. Një kopje e këtij materiali do t’i dorëzohet nga ana jonë ambasadës këtu.
  5. Kjo çështje të vlerësohet e të ndiqet me shumë kujdes nga ana juaj, duke na vënë vazhdimisht në dijeni për çdo gjë.

                                Zëvendësministri

                                   Sokrat Plaka

Kërkesa e Hetuesisë së Përgjithshme për Ministrinë e Drejtësisë së Italisë: Terroristët me thika, leva etj., goditën për të vrarë një pjesëtar të ekuipazhit

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE

HETUESIA E PËRGJITHSHME

Hetuesia e Përgjithshme e Republikës Popullore të Shqipërisë i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Italiane dhe ka nderin t’i bëj të ditur sa vijon:

Më datën 7 janar 1989, Hetuesia e Rrethit të Durrësit ka filluar çështjen penale ndaj një grupi të organizuar terroristësh, të cilët me datën 6 janar 1989, rreth orës 22.00 kanë rrëmbyer me dhunë me dhunë anijen “Dukati” që i përket Ndërmarrjes së Peshkimit në Durrës, me një ekuipazh prej 9 vetash, gjatë peshkimit në ujërat detare shqiptare në Detin Adriatik.

Ky grup përbëhej nga: Enver Meta, Bardhyl Vogli, Skënder Vogli, Ilir Dervishi, Agron Dervishi, Mustafa Meta, Artan Serjani, Qamil Nikshiqi dhe Arsen Shahini.

Pjesëtarët e tij ishin të armatosur me thika, leva hekuri etj. Ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë fyer shtatë anëtarët e ekuipazhit që u vunë në mbrojtje të pronës dhe kundërshtuan veprimet e tyre. Në bashkëpunim, kanë goditur për të vrarë njërin nga pjesëtarët e ekuipazhit, u kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtatë pjesëtarëve të ekuipazhit, duke lidhur një person dhe duke i mbyllur të gjithë me çelësa nëpër kabinat e anijes, kanë dëmtuar anijen dhe pajisjet e saj.

Pas rrëmbimit me dhunë të anijes “Dukati”, kanë devijuar me dashje nga destinacioni i caktuar për lundrim dhe e kanë çuar atë në portin e Brindisit në Itali.

Hetuesia e Rrethit në Durrës në mbështetje të fakteve të mësipërme dhe në bazë të nenit 43 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë si dhe të neneve 63,34,49,50,57 dhe 75 të Kodit të Procedurës Penale, ka filluar çështjen penale duke vendosur marrjen si të pandehur dhe arrestimin, të miratuar nga Prokurori i Rrethit në Durrës, të ish-kapitenit të anijes “Dukati”, Enver Meta, ish-anëtarit të ekuipazhit të kësaj anije, Bardhyl Vogli, si dhe ndaj Skënder Voglit, Ilir Dervishit, Agron Dervishit, Mustafa Metës, Artan Serjanit, Qemal Nikshiqit dhe Arsen Shahinit, që të gjithë shtetas shqiptarë.

Nga hetimet e kryera dhe aktet që paraqiten bashkëlidhur, ka rezultuar plotësisht e provuar se grupi i organizuar i këtyre terroristëve në bashkëpunim midis tyre, kanë kryer veprat penale të mëposhtme:

  • Krimin e grabitjes (rrëmbimi i anijes dhe përdorimi abuziv i saj) të parashikuar nga nenet 65 e 12 të Kodit Penal të Republikës Popullore të Shqipërisë:
  • Dëmtimi me dashje i anijes së parashikuar nga nenet 67 paragrafi i parë dhe neni 13 i Kodit penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Vrasje të një personi të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 84 shkronja “a”, neni 11 paragrafi i dytë dhe neni 13 i Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Heqje të paligjshme të lirisë (sekuestrim personash), në dëm të shtatë personave, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke shkaktuar dhe vuajtjet fizike të parashikuara nga nenet 94 e 13 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Shpërdorim të detyrës duke devijuar me dashje nga destinacioni të anijes, së parashikuara nga nenet 106 e 13 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Fyerje për shkak të detyrës të parashikuara nga nenet 120 e 13 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Kalim të paligjshëm të kufijve të shtetit të parashikuar nga nenet 127 e 13 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Kanosje serioze për vrasje të shtatë personave të parashikuar nga nenet 184 e 13 të Kodit Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
  • Grupi i terroristëve i ka kryer këto vepra penale në mjediset e anijes “Dukati” që është pronë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, gjatë kohës që ajo ndodhej në Detin Adriatik, në ujërat e brendshme dhe në ujërat territorial të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Këto vepra penale kanë vazhduar të kryhen edhe në det të hapur.
  • Duke u mbështetur në legjislacionin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare mbi luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë, të pranuara botërisht, si nga Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ashtu dhe nga Republika Italiane, si dhe duke pasur në konsideratë nenet 10 dhe 26 të Kushtetutës së Republikës Italiane, nenin 13 të Kodit Penal të Republikës Italiane, nenet 661 deri 671 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës Italiane, Hetuesia e Përgjithshme në bazë të vendimeve të arrestimeve kërkon ekstradimin e terroristëve të lartpërmendur dhe lutet që ata t’u dorëzohen autoriteteve shqiptare.

Një kërkesë e tillë është paraqitur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ambasadës së Republikës Italiane në Tiranë me notën e datës 7.I.1989.

Hetuesia e Përgjithshme e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë, i shpreh Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Italiane, sigurimet e konsideratës së saj të lartë.

Tiranë, më 13 janar 1989

Jehona e madhe në shtypin italian e arratisjes së anijes “Dukati”

Shtypi italian

Gazeta e Barit “Tribuna BUSININESS”, e datës 13 janar 1989 boton një shkrim me titull: “Atje në Durrës, në shtëpinë time, 17 persona në dy dhoma” dhe me mbi titull: “Tregimi dramatik i Enver Metës, kapitenit shqiptar i arratisur në Pulja” dhe me nëntitull: “Komandanti i peshkarexhës, “Dukati” jep një version të ri të fakteve të ndodhura në bord dhe e di që nuk do t’i shoh më gruan dhe vajzën”, përgatitur nga Pino Minunni. Në të thuhet: “Enver Meta, 30 vjeç kapiten i  peshkarexhës shqiptare, “Dukati” e mbetur në tokë në mëngjesin e 7 janarit në zonën karshi Urës së Stabilimentit Petro-Kimik të Brindisit, u ka dhënë një version të vetin fakteve të doktor Domeniko Catenaccit, zv/prokuror i Republikës pranë Gjykatës së Brindisit, që në bazë të ligjeve italiane e ka akuzuar për “sekuestrim personash”.

Një version i fakteve parqet, siç është e kuptueshme dhe e parashikueshme, aspekte dhe momente, veç detajeve, të njëjta dhe të ndryshme në të njëjtën kohë, lidhur me atë që treguan të shtatë anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë “tradhtuar” qeverinë e Tiranës dhe që përbën cipën e parë zyrtare të burimeve shqiptare, që u përdorën nga organet e shtypit.

Jemi të detyruar të nënvizojmë, që për ne, nuk ka rëndësi cili nga të dy versionet do të jetë ay i vërteti, duke qenë njeri apo tjetri i pa influencueshëm për kuptimin dhe për mbylljen e kësaj ndodhie. Ja përse dhe vetëm si detyrë të kronikës, risjellim “tregimin” (ose kolazhin e disa përshkrimeve të disa lajmeve, të cilat kemi arritur t’i kemi në zotërim) e kapitenit Enver Meta, 30 vjeç (por tregon…50?) një tregim nga i cili del një personazh që i ngjan një burri të plakur para kohe e thellësisht i ligështuar, por që dëshiron të rifillojë të jetojë në një mënyrë të ndryshme. Një personazh për disa rreshta mallëngjyes, i thjeshtë, ndoshta edhe i lodhur, por të cilit do t’i rrinte pak i madh kostumi i “terroristit”. Për komoditet shkrimi i imagjinuar që tregimi i tij të jetë provokuar nga ndonjë pyetje e jona (që në mënyrë të dukshme nuk kemi mundur ta bëjmë).

“Prej gjashtë vjetësh jam nëpunës i shtetit shqiptar, ka pohuar Enver Meta, si komandant i peshkarexhës “Dukati” me një tonazh 220 tonësh e një motorr 600 kuaj fuqi dhe me një ekuipazh prej tetë vetash”.

–A kini patur ndonjë masë ligjore?

“Në qoftë se do të kisha ndonjë problem me Drejtësinë, nuk do të isha nëpunës i shtetit”.

-Cili është fitimi juaj?

“Rreth 130.000 lira në 15 ditë, pra rreth 260.000 lira në muaj, gjithmonë kur kushtet meteorologjike lejojnë për të kryer një peshkim”.

-Cili është raporti i kostos së jetesës?

“Pra, nga këto 260.000 lira në muaj, rreth 100.000 nevojiten t’ja kthejmë shtetit, e cila është qiraja për banesën time. Një banesë e përbërë nga dy dhoma e një gazhinë”.

–Sa jetoni atje?

“17 vetë, babai im, nëna ime, dy vëllezërit me gratë, 8 vëllezër beqarë dhe natyrisht edhe unë me gruan dhe vajzën 4 vjeçe”.

-Një grua dhe një vajzë?

“Një grua dhe një vajzë që e di që nuk do t’i shoh më, sido që të përfundojë kjo ngjarje, që kam organizuar me vëllanë tim dhe shtatë miqtë e tjerë, (punonjës e nëpunës të Portit të Durrësit) rreth tre muaj më parë”.

-Përse nuk do t’i shikosh më gruan dhe vajzën tënde?

“Në qoftë se qëndroj në Itali, nuk do të jetë e mundur që t’i takoj. Në qoftë se do të jem i detyruar të rikthehem…”

-Çfarë do t’ju priste?

“Në fillim, burgu e pastaj…”

Dhe vijmë në çmendurinë e arratisjes në Itali, gjithmonë sipas versionit të Enver Metës.

“Siç thashë më parë e kishim organizuar tre muaj më parë. Nevojite të prisnim momentin e përshtatshëm dhe të shfrytëzonim faktet e papritura. Gjithashtu nevojitej të bindeshim për një veprim të këtij lloji që rrezikonte jetën. Por, perspektiva ose më mirë mirazhi i të jetuarit në një vend si Italia, na ka forcuar idenë tonë dhe guximin tonë”.

-Si dhe kur filloj kalimi drejt Italisë?

“Të shtunën më 7 janar në orën 16 e 30 ishte në program një dalje e rregullt nga porti i Durrësit për peshkim. E dija që ekuipazhi nuk do të arrinte në bord përpara orarit të vendosur më parë. Kështu rreth orës 13.00 imbarkova të shtatë miqtë, midis të cilëve, vëllanë tim, Mustafanë, dy vjet më të vogël se unë. Katër nga ata i strehova në një dollap frigorifer të papërdorshëm, dy nën timon dhe njërin në kabinën time. Kur u ngjitën në bord pjesëtarët e ekuipazhit, nuk vunë re asgjë. Shkuam në det të hapur dhe hodhëm rrjetat. Rreth orës 21 peshkatarët si zakonisht, shkuan të ri pushojnë. Së bashku me një mik, që ashtu si dhe unë, kishte zgjedhur tentimin e arratisjes, (dhe që të martën në mëngjes është arrestuar nga Hetuesia e Brindisit për “bashkëpunim në sekuestrimin e personave”), mbylla me çelës portën e hambarit ku ekuipazhi pushonte. Në këtë kohë, orientova lundrimin drejt bregut më të afërt Italian, ose më mirë Portit të Brindisit, ku arrita rreth orës 6.00 të ditës së nesërme, të shtunën, duke mbetur në një pikë në të cilën, nuk kishte thellësi. Lëshova në det një barkë të vogël, në të cilën zumë vend unë dhe tetë të arratisurit e tjerë.

-Pjesëtarët e ekuipazhit, flinin akoma?

“U zgjuan kur vunë re se peshkarexha ishte ndërprerë lundrimin. Vunë re se ishin mbyllur në çelës, shpërthyen portën, arritën të dalin dhe të shohin varkën e vogël që largohej me një nxitim…shpresë”.

                               Shtypi Italian

Gazeta e Barit “La Gazette del Mezzogiorno”, e datës 21 janar 1989, boton artikullin me titull:“U liruan të dy shqiptarët, kusht i nevojës”, dhe nëntitull: “Dolëm nga burgu dhe u transferuan në kampin e refugjatëve ku ndodhen edhe shtatë bashkatdhetarët e tyre të tjerë”, shkruar nga Piero Argentiero.

Në të, ndër të tjera, thuhet:

“Të dy shqiptarët e arrestuar më akuzuan se kishim sekuestruar ekuipazhin e peshkarexhës, për të ardhur në Brindisi, e që kërkuan strehim politik, u deklaruan të pafajshëm, sepse kishin vepruar në kushtet e nevojës. Vendimi u’a tha seksionit i parë i Gjykatës pas një mbledhje të shkurtër në dhomën e këshillit. Kryetari i Gjyqit, ishte Dario Pafundi, gjyqtare, Gaetano Buonfrate dhe Vincenzo Farina. Më parë prokurori, Domenico Gotenacci, kishte kërkuar dënimin e komandantit të peshkarexhës, Enver Meta, 31 vjeç, nga Durrësi, me 23 vjet burg dhe për Bardhyl Voglin, 23 vjeç nga Durrësi, me një vit e gjysëm.

Në fakt, siç u tha më lart, që të dy u quajtën të pafajshëm dhe u nxorën nga burgu dhe u transferuan në kampin e emigrantëve, ku ndodhen prej disa ditësh shtatë emigrantët shqiptarë, të cilët mbërritën në Brindisi me këtë peshkarexhë në mëngjesin e datës 7 janar. Në fjalën e tij, prokurori tha se: “Një krim është kryer edhe pse e kuptojnë arsyen që i shtyn të dy të pandehurit të veprojnë në këtë mënyrë”.

Mbrojtësit , avokatët Epifani, Melpignano dhe Crescenzo, kërkuan dhënien e pafajësisë. Enver Meta dhe Bardhyl Vogli sekuestruan shtatë anëtarët të ekuipazhit të peshkarexhës “Dukati” për të realizuar imbarkimin e shtatë të tjerëve. Me të mbërritur në Brindisi, të nëntë kërkuan strehim politik, ndërsa marinarët që ishin sekuestruar denoncuan për ngjarjen dhe kërkuan të ktheheshin menjëherë në Shqipëri./Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 18 Korrik

Next Post

Kalendari Historik 19 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Next Post

Kalendari Historik 19 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!