• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, January 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

Kontributi i madh diplomatik i Mit’hat Frashërit si ministër fuqiplotë në Athinë, në mbrojtjen e popullsisë çame në Greqi, pas ‘Traktatit të Lozanës’, me shpronësimet dhe shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
“Kongresi i Drejtshkrimit që vendosi toskërishten si gjuhë letrare, ishte rrjedhimi logjik i një politike 30 vjeçare terrori ndaj gegërishtes…”/ Refleksionet e nipit të ish-kryeministrit shqiptar
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
“Në Liceun e Korçës, botonte poezi dhe përkthente Balzakun e Lamartine, por u diplomua për matematikë në Montpelje…”/ Historia e panjohur e ‘Harry Fultzit’, shqiptar, që drejtoi për 22 vjet ‘Polikumin’ në Tiranë
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

Memorie.al / Tre muaj më parë, kur u lajmërua se do të mbahet në Manastir një kongres për abecenë e shqipes, shumë njerëz, mbase më të shumtët e shqiptarëve, thanë se kombi ynë s’kish arrirë në atë shkallë sa për të bërë një mbledhje të tillë, për një çështje me kaq rëndësi. Edhe kështu, ajo e re e një kongresi u prit pak me ftohtësi. Po ja se si u gënjyen, a më mirë u gënjyem, se gjithë ajo frikë na doli për të mirë dhe për gaz.

Mund të themi se pemët e kongresit janë të shumta dhe të ndryshme. Qëllim i parë i kongresit ishte bashkimi në një abece dhe të marrët fund i ngatërrimit. Në kongres, tërë delegatët menduan me një urtësi të madhe jo dëshirat dhe anësitë e veta, po të mirën e kombit.

Pa mbledhur kongresin kishim frikë se çdo delegat do të mbronte abecenë, që përdor shoqëria, nga e cila është dërguar dhe trembeshim fort se këtu do të ndahej pa mbaruar gjë. Tani gjithë kjo frikë na duket si një ëndërr e ligë, një ëndërr e zezë, që e përhapi drita e kongresit. Kongresi u godit fort mirë, se pemët e tij na kënaqën të gjithëve.

Tani, pra, themi se shkrimi i gjuhës sonë u rregullua, themi se abeceja u njësua; tani do të mbledhim gjithë fuqinë, për të shkruar dhe për të përparuar gjuhën, pa humbur kohën në zihje e në grindje të abeceve. Tani gjithë dëshira jonë do të jetë për të sjellë në dritë vepra të nevojshme, për të përhapur mësimin dhe për të lulëzuar gjuhën, libra shkollarë, diturakë dhe letrarë…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema e parë e kongresit. Po ka edhe një pemë tjetër, që është mbase më e madhe dhe më e bukur. Edhe kjo pemë është bashkimi i shqiptarëve. Vërtet gjer më sot kombi ynë s’ishte bashkuar, për të bërë një punë të duhur për vendin.

Ishte, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarë të ardhur nga veriu e nga jugu, nga lindja e nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë e toskë, të krishterë dhe myslimanë, hoxhë dhe priftërinj. Ahere kuptuam se vërtet paska një komb dhe se vërtet ky komb qenka i gjallë!

Dhëntë pra zoti dhe ky kongres qoftë si themel i një bashkimi të përjetshëm, si agim i një jete të re, i një jete urtësie e vëllazerie. Oh, tani që i pamë shqiptarët bashkë, tani shpresën e kemi të fortë, tani zemrën e kemi të ngrohtë.

Tani dimë që qenkemi edhe ne të zotë për urtësi dhe për bashkim. Një vëllazëri në mes të mendjeve dhe të zemrave tona u rrënjos; dhe ato rrënjë do të na japin gjithnjë fuqi të re.

Mbledhja e Manastirit, sikundër na rrëfeu neve fuqinë tonë, ashtu dhe botës u tregoi qenien dhe rrojtjen e një kombi shqiptar. Bota, që na pandehte se s’jemi të zotë për asnjë vepër qytetarie, ajo botë, ndër të edhe armiqtë tanë, kuptoi tani që shqiptarët s’qenkan ashtu si i pandehnin, s’qenkan aq “të egër” sa thuhej.

Ky kongres, kjo shenjë e parë që dhamë për qytetari, na shtoi nder përpara syve tanë dhe përpara syve të botës. Le të tregohemi, pra, gjithnjë të zotë, që të mbajmë dhe ta shtojmë këtë nder.

Lumo Skëndo (Mid’hat Abdyl Frashëri)

*Botuar në gazetën “Lirija”, Selanik 1908

Foto nga revista “Diturija” e marsit 1909

(Sipas përshkrimit të Mid’hat Frashërit në faqe 41)

Në fytyrë të parë shohim këta delegatë:

  1. Midhat Frashëri (“Lumo Skëndo”) delegat i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur i Kongresit; dreqtonjës** i së përkohëshmes s’ënë dhe i gazetës “Lirija”.
  2. Gjegj Fishta delegat i Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër; auktor i Lahut’ e Malsisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; dreqtonjës i një shkolle shqipe në Shkodër.
  3. Emzot Kaçorri, delegat i Durrësit dhe ndihmës i Arqipeshkut të këtij qyteti.
  4. Dom Nre Mjeda, delegat i Shoqërisë “Agim” në Shkodër, kryetar i kësaj shoqërie dhe auktor i libravet shkollare të kësaj shoqërie; vjershëtor.
  5. G. D. Qiriaz Manastiri, delegat i Manastirit, nënkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.
  6. Fehim be Zavalani, delegat’ i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.
  7. Dimitri Mole, delegat i Filibesë.
  8. Nyzhet Vrioni, delegat’ i Beratit.
  9. Rok Berisha Gjakova, delegat’ i Shkupit.
  10. Bajo Topulli Gjirokastra, deputet’ i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.
  11. Thoma Abrami, delegat’ i Korçës, dreqtonjës i së përkohshes “Besa” që ka dalë në Kairo.
  12. Sotir Peci Dardha, delegat i Shqiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës “Kombi” në Boston.
  13. Luigji Gurakuqi Shkodra, delegat’ i këtij qyteti; auktor dhe vjershëtor nën pseudonimin “Lekë Gruda”.
  14. Shahin Kolonja, delegat i Kolonjës; dreqtonjës i gazetës “Drita” që dilte në Sofje; deputet i Korçës.
  15. Ahil Eftim Korça, delegat i Konstancës.
  16. Adam Shkaba Stratobërdha, delegat i Sofjes.
  17. Dimitri Buda Elbasani, delegat’ i këti qyteti.
  18. Matea Logoreci Shkodra, delegat’ i shoqërisë Agim i këti qyteti.
  19. Aziz, delegat i Starovës.
  20. Shevqet Frashëri, delegat’ i Korçës.
  21. Simeon Shuteriqi Elbasani, delegat i këti qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit.
  22. Leonidha Naçi Korça, delegat’ i Vlorës.
  23. Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit.
  24. Sami Pojani, delegat’ i Korçës, dreqtonjës i gazetës “Korça”.
  25. Refik Toptani, delegat’ i Tiranës.
  26. Mihal Gramenua, delegat’ i Korçës, luftëtar’ i lirisë, auktori dhe vjershëtor’ i ‘Vdekj’ e Piros’ dhe ‘Mallkim i gjuhës shqipe’.

Burri q’është në mes të zotit R. Toptani dhe të zotit M. Grameno, është Çeço Topulli, luftëtar’ i lirisë. Më të mëngjër**** të Gramenos, është Muhtari nga shokët e Çeços, dhe më të mëngjër të Muhtarit, është kavas’ i klubit*** të Manastirit. Më të mëngjër të zotit Ahil Eftim, është Xhelal be Poda, dhe ay q’është në mes të zotërinjvet Simeon Shuteriqi dhe Zeinel Glina, është zoti Selman nga Elbasani.

Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë zotërinjtë: Hil Mosi, delegat’ i Shkodrës, G. Cilka, delegat i Korçës; Hafez Ibrahimi dhe Emin beu, delegatët e Shkupit; Rauf beu, delegat’ i Gjinokastrës, dhe Selahedin beu nga Prizreni, delegat i Manastirit./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Në Krakov të Polonisë, Fondacioni gjerman “Maximilian Kolbe”, nderon me 'Çmimin e Mirënjohjes', Zenel Drangun, një nga heronjtë e rezistencës antikomuniste të Shqipërisë

Next Post

“Për takimin e Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, Kremlini informoi Fidel Kastron dhe të gjitha vendeve socialiste, kurse Enver Hoxhës...”/ Dokumentet e reja për prishjen e Moskës me Tiranën në ’61-in

Artikuj të ngjashëm

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
Dossier

January 11, 2026
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

January 11, 2026
“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

January 9, 2026
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

January 8, 2026
“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit
Dossier

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
Next Post
“Për takimin e Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, Kremlini informoi Fidel Kastron dhe të gjitha vendeve socialiste, kurse Enver Hoxhës…”/ Dokumentet e reja për prishjen e Moskës me Tiranën në ’61-in

“Për takimin e Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, Kremlini informoi Fidel Kastron dhe të gjitha vendeve socialiste, kurse Enver Hoxhës...”/ Dokumentet e reja për prishjen e Moskës me Tiranën në ’61-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme