Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e njëzetë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
– LIBRI I DYTË –
Deliktet
TITULLI VII
Delikte kundra tanësiës publike
NENI 408. – Kur delikti i parapame në nenin 403, asht ba kundra një foshnjeje të pa shkrueme ende në regjistrat e gjëndjes civile, dhe mbrënda në pesë ditët e para të lindjes së kësaj, me qëllim që të shpëtoj nderin e vet ose të grues, të amës, të të paslindunës, të vajzës adoptive ose të motrës, ndëshkimi asht me burgim nga tre deri në dymbëdhjet vjet.
NENI 409. – Kushdo që e ban tjetrin të vendosë (determine) me vra vedin ose i ndihmon në vet-vrasje, në qoftë se kjo ngjan, ndëshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet, dhe në qoftë se nuk ngjan për shkaq ndalimtar të cilat nuk varen as nga vullnet i nisiatorit të vet-vrasjes as nga determinuësi ose ndihmësi, burgim i randë asht nga tre muej deri në dy vjet.
NENI 410. – Kushdo që për me ba gruen e vet ose njanin nga të parëlindunit ose të pas-lindunit ose motrën e vet, me të cilët bashkëjeton, që të determinojnë vet-vrasjen e tyne, u sjellet në një mënyrë aq të keqe e të jashtë-njerzishme sa q’i ban të vendojnë vet-vrasjen, ndëshkohet me burgim të randë nga pesë deri në pesmbëdhjet vjet, dhe në qoftë se vetëvrasja nuk mbarohet pët shkaqe ndalimtare të cilat nuk mvaren as nga vullneti i determinuesit as nga ay i nisiatorit, ndëshkimi asht burgim’i randë nga një deri në pesë vjet.
NENI 411. – Kushdo që, nga pa-kujdesia ose imprudenca ose nga mos stervitja në mjeshtërin ose në profesjonin e vet, ose nga mos respektimi i rregulloreve, urdhënave ose i disiplinës, shkakton vdekjen e ndonjanit, ndëshkohet me burgim nga tre muej deri në pesë vjet dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se vepra shkakton vdekjn e dy ose ma shumë personave ose vdekjen e njanit vetëm, dhe lezionin e një ose ma shumë personave të tjera, dhe ky lezion ka shkaktue efektet e tregueme në Nr. 1 dhe 2 të nenit 412, ndëshkimi asht burgim nga një deri në tetë vjet dhe gjob’e randë jo ma pak se treqint fr. ari.
KAPTINA II
Lezion Trupor
NENI 412. – Kushdo që, pa pasun qëllim vrasjeje i shkakton ndonjanit një dam në trup ose në shëndet, ose një turbullim mëndor, ndëshkohet me burgim të randë nga një muej deri në një vit.
Ndëshkimi asht:
1) Burgim i randë nga një deri në pesë vjet, në qoftë se vepra shkakton dobësië të përherëshme (permanente) të një shqiseje (sens), ose të një sjënjë plage të përherëshme (balafre permanent) në fytyrë ose i shkakton ndonji rrezik jete ose një sëmundje mëndore ose trupore që vazhdon njëzet ditë ose ma tepër, ose ma mundësië në punët ordinare të tij po për aq kohë, ose faji asht ba kundra një gruje barrëse, se cillës i ka shpejtue pjelljen.
2) Burgim’i randë nga pesë deri në dhjet vjet, në qoftë se vepra shkakton një sëmundje mëndore ose trupore për të cilën asht e sigurt ose probable që nuk shërohet, ose humbjen e një shqiseje (sens), të një dore, të një kambe, të një fjalosunit, ose të një organi ose një shëmtim (deformation) të përhershëm në fytyrë, ose faji asht ba kundra një grueje barrësee, së cillës i ka shkaktue dështimin.
Jashtë rasteve të parapame në numërat 1 e 2 dhe në nenin që pason, në qoftë se vepra nuk shkakton sëmundjen ose pa mundësina në punët ordinare, ose sëmundja ose pa-mundësia nuk vazhdon ma tepër se dhjet ditë, nuk bahen ndjekje veç se mbi kërkimin e të damtuemit, dhe ndëshkimi, në këtë rast asht burgim’i randë deri në tre muej, ose gjob’e randë nga një qint deri në një mijë fr. ari.
NENI 413. – Kur në veprën e parapame një nenin e masipërme bashkohet ndo njana nga cirkonstancat e tregueme në numërat 1, 2, 3, 4, të nenit 404, ose vepra asht ba me armë të fshefta ose me ç’do tjetër armë që quhet vetiu armë, ose me substanca ngranëse (corrosive), ndëshkimit i shtohet një e gjashta deri në një të tretën.
Në qoftë se bashkohet ndonjana nga cirkonstancat e parapame në nenin 405, ndëshkimit i shtohet një e treta, tue u aplikue dhe dispozitat e nenit 77, atje ku ka vënd.
NENI 414. – Kur, në rastet e parapame në nenet e ma sipërme, vepra kapërcen në konsekancat qëllimin që ka pasun fajtori, ndëshkimeve të caktueme n’ato nene i u zbritet një e treta deri në gjymsën.
NENI 415. – Kushdo që, nga imprudenca ose pa-kujdesija ose nga pa-stërvitja në mjeshtrinë ose në profesionin e vet ose nga mos respektimi i rregulloreve, urdhnave ose i disiplinës, i shkakton ndonjanit një dam në trup ose në shëndet ose një trumbullim mëndor, ndëshkohet:
1) Me burgim deri në tre muij, ose me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari, dhe nuk behen ndjekje veç se mbi kërkimin e anës së damtueme, në rastet e pikës të parë dhe të fundit të nenit 412/
2) Me burgim nga një deri në njëzet muej ose me gjobë të randë nga njëqint deri në gjashtmijë fr. ari, në rastet e tjera.
Në qoftë se personat e damtueme si mbas këtij neni, janë dy ose ma shumë, në rastet e numerit 1, burgimi mund të zgjatet deri në gjashtë muej, dhe gjoba e randë deri në dymijë fr. ari, dhe në rastet e numërit 2, ndëshkimi asht burgim nga tre muej deri në tre vjet, ose gjob’e randë ma tepër se një mijë fr.ari.
NENI 416. – Në rastet e pikës të fundit të nenit 412 e të numërit 1 të nenit 415, në të çilat ndjekjet bahen mbi kërkimin e anës e damtueme, heqja-dorë e paditësit penale nga padia, para se akt-gjykimi të marrë formën e preme, rrëzon padiën penale.
KAPTINA III
Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme
NENI 417. – Nuk asht i ndëshkueshëm ay që ka ba ndonjanin nga fajet e parapame në kaptinat e ma sipërme tue qënë i shtrënguem nga nevoja:
1) Për me mbrojtë pasunin’e vet kundra auktorëve të ndonjanit nga fajet e parapame në nenet 450, 451, 452, 455 ose nga plaçkitja.
2) Për me prapsë anktorët e një ngjitjeje (escalade), thyemje (ruptur) ose një zjarmi që behen në shtëpiën ose në të tjera godina ku banojnë njerëz, ose në dependencat e këtyne, në rastin që kjo ngjan natën, ose, kur, qoftë dhe ditën, shtëpija ose godina e banimit ose dependencat e këtyne janë vënde t’izolueme, dhe asht frikë e bazueme se sigurimi i atyne që ndodhen mbrënda asht në rrezik.
Ndëshkimit i zbritet një e treta dhe burgimi i randë kthehet në burgim, në qoftë se fajtori tue u mbrojt ka kapërcye kufinin në rastin e treguem në numrin 1 të këtij neni, ose faji asht ba në të prapsunit e auktorëve të skalladës, të rupturës, ose të zjarmit që bahen në shtëpië ose në të tjera godina që banojnë njerëz ose në të tjerat godina që banojnë njerëz ose në dependencat e këtzne dhe nuk ndodhen konditat e parapame në numërin 2.
NENI 418. – Gjith ashtu, nuk asht i ndëshkueshëm ay që ka ba njanen nga veprat e parapame në kaptinat e masipërme, në qoftë se faji asht ba nga burri kundra grues, nga prindi kundra të paslindunës, nga të paslindunit kundra amës ose gjyshes, nga vllaji kundra motrës, nga vjehrri kundra nuses dhe nga ungji kundra mbesës, kur banojnë në një shtëpi ose, kundra bashkëvepruesave të ktyne, ose kundra të dyve bashkë, kur i gjen në turpënim e sipër, ose i shef në një gjëndje që nuk lën as pak dyshim se kanë veprue ose, do të veprojnë n’atë kohë turpënimin.
NENI 419. – Për deliktet e parapamë në kaptinat e masipërme ndëshkimi zbritet nga gjysma deri në një të gjashtën e dënimit, tue u kthye burgimi i randë në burgim, dhe burgimi i përjetëshëm si dhe vdekja në burgim të randë jo ma pak se gjashtë vjet, në qoftë se, tue gjetun në turpënim e sipër, ose në një pozitë që nuk lën aspak dyshim se n’atë kohë kanë ba ose do të bajnë turpënin, vepron grueja kundra burrit, prindi kundra vajzës adoptive, dhandri kundra vjeherrës, kunati kundra kunatës, thjeshtri kundra njerkës, djali kundra amës adoptive, ose vjeherri kundra nuses ose ungji kundra mbesës kur nuk banojnë bashkë ose motra kundra motrës ose kundra bashkë vepruesve të këtyne ose kundra të dyve bashkë.
Ndëshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën dhe vdekja dhe burgim’i përjetëshëm kthehen në burgim të randë jo ma pak se pesmbëdhjet vjet, në qoftë se në këtë mënyrë vepron kushrini kundra kushrinës së parë, nipi kundra ungjes, ay që ka një autoritet ligjuer mbi të turpënuemen kundra kësajë, ose kundra bashkë vepruësve të këtyne ose kundra të dyve bashkë.
Zbritja e ndëshkimit në mënyrën e tregueme në pikën I të këtij neni aplikohet dhe në rastet që gjejnë prindi të paslindunin ose vëllaj vëllanë tue u turpënue ose në një pozitë që nuk lën as pak dyshim se kanë ba ose do të bajnë n’atë kohë veprën e sipërtregueme të pederastisë dhe veprojnë kundra atyne, ose bashkëvepruësave ose të dyve bashkë.
NENI 420. – Kur dy ose ma tepër persona marrin pjesë në të krzemit të ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet 403, 404, 405, 412, 413 dhe nuk dihet auktori i vrasjes ose i lezionit, këta dënohen që të gjithë me ndëshkimet e caktueme, si mbas rasteve, n’ato nene tue u zbritun një e treta deri në gjysmën e atyne ndëshkimeve, dhe burgimi i përjetëshëm kthehet në jo ma pak se pesmbëdhjet dhe vdekja në jo ma pak se njëzet vjet burgim të randë.
Kjo zbritje nuk aplikohet për ata që kanë bashkveprue në fajin drejt për së drejti.
NENI 421. – Për veç rastit të parapame në nenin e masipërme, dhe për veç ndëshkimeve ma të mbëdhaja që sjellin fajet e bamuna individualisht kur në një zanëje (rixe) mbetet i vramë ndonjë njeri ose pëson ndonjë lezion trupor, gjith ata që kanë vue dorë sipër të damtuemit, ndëshkohen:
1) Me burgim të randë nga tre muej deri në pesë vjet në qoftë se ka mbet i vramë ndonjeni ose ka pësuëm leyion trupor nga i cilli i ka arth vdekja.
2) Me burgim të randë deri në dy vjet për rastet e tjera, por jo ma tepër se me një të tretën e ndëshkimit që kishte me i u caktue auktorit.
Ata të cilët kanë marrë pjesë në një zanëje pa mos i vue dorë përsipër të damtuemit, ndëshkohen me burgim të randë deri në gjashtë muej.
Ndëshkimeve t’atyne që janë ba shkaku i zanëje, qit armë për me friksue, ndëshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe në rastin që zbraz armë me atë qëllim, ndëshkimi asht deri në një vit.
NENI 423. – Për shpërblimin e dameve të rrjedhuna nga deliktet e parapame në nenet 411 e 415, së bashku me fajtorët janë civilisht përgjegjës dhe patronat e tyne kur faji asht ba në shërbim e sipër.
KAPTINA IV
Dështim
NENI 424. – Gruja që, me çdo mjet, të cillin e përdor ajo vetë ose me një tjetër, me hirin e saj, dështon foshnjen, ndëshkohet me burgim nga një deri në katër vjet.
NENI 425. – Kushdo që, tue i marrë hirin një grueje i prokuron deshtimin, ndëshkohet me burgim të randë nga tridhjet muej deri në pesë vjet.
Në qoftë se përfundimi i veprës së bamun ose i mjeteve të përdorueme për me prokurue deshtimin, shkaktojnë vdekjen e grues, ndëshkimi asht burgim i randë nga katër deri në shatë vjet, dhe në qoftë se vdekja ka arth prej përdorimit të mjeteve ma të rrezikshme se ato për të cilat kishte dhanë hirin gueja, ndëshkimi asht burgim i randë nga pesë deri në dhjet vjet.
NENI 426. – Kushdo që përdor mbi një grua mjete të drejtueme për deshtim, pa hirin e saj ose kundra vullnetit të saj, ndëshkohet me burgim të randë nga tridhjet vjet muej deri në dymbëdhjet vjet, në qoftë se bahet dështimi.
Në qoftë se nga dështimi ose nga mjetet e përdorueme për ketë, shkaktohet vdekja e grues, ndëshkimi asht burgim’i randë nga pesëmbëdhjet deri në njëzet vjet.
Ndëshkimeve të caktueme në këtë nen, u shtohet një e gjashta në qoftë se fajtori asht i shoqi i asaj grueje.
NENI 427. – Kushdo që shet, ose ven në shitje, ose ban të shiten ose përndan ose ban të përndahen me çdo mënyrë, barne, substanca, vegëla ose të tjera sende të cilat e din që janë të destinueme pë dështim, ndëshkohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga një qint deri në tre mijë fr. ari, dhe sikur dështimi të mos ngjajë ose të mos niset m’u krye ose barnat, substancat, veglat ose sendet e sipërtregueme të cilat janë dhanun si të fuqishme (efficace) për dështimin, të mos jenë t’afta.
NENI 428. – Kur fajtori i ndo njanit nga deliktet e parapame në të tre nenet e ma sipërme asht person q’ushtvron profesjon shndetsije ose një profesion ose mjeshtërie e cila asht nën vrejtimin qeveritar për interesin e shëndetsisë publike, dhe ky person ka pasun tregue ose prokurue ose përdorue mjetet nga të cilat ka arth dështimi ose asht shkaktue vdekja, ndëshkimeve të caktueme n’ato nene u shtohet një e gjashta.
Dënimi ka kurdoherë për efekt, pezullimin e ushtrimit të profesjonit ose të mjeshtrisë për një kohë baras me atë të burgimit të randë ose të burgimit q’i asht vumun.
NENI 429. – Kur dështimi i foshnjës bahet me shpëtue nderin e vet ose të së shoqes, të s’amës, të paslindunës, ose të vajzvs adoptive, ose të motrës, ndëshkimeve të caktueme në nenet e masipvrme u zbritet një e treta deri në dy të tretat, dhe burgim’i randë kthehet në burgim. Memorie.al