• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kushdo që, në vende publike shkakton të dehunit e tjetrit, tue i dhanë me qëllim, pije ose substanca dehëse, ose ia ep këto një personi të dehun, dënohet…”/  Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

“Kushdo që përdor violencë ose frikësim, për me ndalue ose turbullue mbledhjet e ushtrimin e Trupave gjyqsore, për me influencue mbi vendimet e tyne, dënohet…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Nëpunësi i Shtetit, i cili sado që ka marrë dijen për një burgim të paligjëshëm, nuk vepron, ose vonon e refuzon të baj veprimet për lirimin e të burgosunit…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Ismail Qemalit, i hyri në zemër ai djalë atdhetar, vetëm 24 vjeç, që firmosi pavarësinë, pasi…”/ Historia e panjohur e kryeministrit “nazist”, që luftoi për Shqipërinë etnike
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzetegjashtë

Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.

Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.

Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.

Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

                                  Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

                                             (Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)

                                                               Kodi Penal 1928

                     -LIBRI I DYTË –

Deliktet

TITULLI VII

Delikte kundra tanësiës publike

KAPTINA V

Kontravencione q’i përkasin spektakulave dhe stabilimentave dhe ushtrimeve publike

KAPTINA II

Dehja

NENI 549. – Kushdo që në vënd publik, kapet tue qënë çiltazi i dehun dhe në gjëndje të ndotme dhe të shëmtueme, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqint fr. ari dhe me burgim të lehtë deri në pesë ditë dhe në qoftë se ngacmon të tjerët faj mbash ligjës, ndëshkimi asht burgimi i lehtë nga tre deri në njëzet ditë dhe gjob’e lehtë deri në pesëqint fr. ari.

Në qoftë se fajtori dehjen e ka ba zakon, ndëshkimi asht burgim i lehtë nga një deri tre muej dhe gjyqi mund të vendosë që burgimi të vuhet në njnën nga mënyrat e tregueme në nenin 23; dhe në qoftë se fajtori asht në punës, atyne deshkimeve u shtohet dhe ndalimini përkohëshëm nga nëpunësia. Dehja quhet se asht ba zakon, kur fajtori asht dënue ma parë dy herë për atë.

NENI 550. – Kushdo që, në vënde publike ose të çeluna për publikun, shkakton të dehunit e tjetrit tue i dhanë me atë qellim, pije ose substanca dehëse ose ia ep këto një personi që asht i dehun, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dhetë ditë dhe me gjobë të lehtë nga njëzet deri në dyqint fr. ari.

Në qoftë se këjo vepër një të vogël që nuk ka mbush moshën tetmbëdhet vjeç ose mbi një person që çiltazi duket se asht në një gjëndje anormale, për shkak dobësie ose prishje mëndore,ndëshkimi asht me burgim të lehtë nga dhet dit deri në një muej dhe me gjobë të lehtë nga tridhet deri në treqint fr. ari.

Në qoftë se fajtori, nxjerr jashtë dyqanit të vet personin të cilit i ka shkaktue të dehunit në një gradë që nuk mund të mbajë vehten, ndëshkimit i shtohet një e treta deri në gjysmën.

Kur fajtori, merret me tregtin e pijeve ose të substancave dehëse, ndëshkimit i shtohet dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose mjeshtriës.

KAPTINA III

Veprea kundra mirë-sjelljes publike

NENI 551. – Kushdo që, para botës, çfaqet i zbuluëm pjesërisht ose tanësisht në mënyrë të turpëshme, ose me fjalë, kangë, ose të tjera vepra godit mirësjelljen publike, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej ose me gjobë të lehtë nga dhet deri në pesqint fr. ari.

KAPTINA IV

Keq-sjellje kundra shtazave

NENI 552. – Kushdo që sillet egërsisht kundra shtazave, ose pa nevojë i rref ose i plagos ose i shtrëngon në punë, të cilat çiltazi i duket se janë tepër të randa dhe lodhëse ndëshkohet me gjobë të lehtë e deri në njëqint fr. ari.

Po me këtë ndëshkim, dënohet dhe ay që, qoftë dhe vetëm për qëllim siantifik ose didaktik, por jashta vëndeve të destinueme për mësim, i ven shtazat në exsperimenta të këtilla që godisin mëshirën publike.

TITULLI IV

Kontravencione q’i përkasin kujdesiës publike në pronsië

KAPTINA I

Marrja e nëdorësiës me qëllim damtimi

NENI 553. – Kushdo që tue heq nga vënvëndi ku ndodhet, pa hirin e atij që ka të drejtë nje send të lujtëshme të tjatërit, e hedh në dorë të vet pa pasun qëllim përvetimi ose përfitimi, dhe për me i sjell një dam të zotit, ndëshkohet, mbi kërkimin e nës së damtueme, me burgim të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë deri në treqind fr. ari.

KAPTINA II

Nëdorësia e pa-justifikueme mbi gjanat dhe vlerat

NENI 554.- Kushdo që, tue qënë i dënuem për lypësië, për vjedhje, prè shtrëngim, rikato, mashtrim ose mshehje ose blemje sendesh delikti, zihet tue pasun të holla ose sende të cilat nuk pajtohen me pozitën e tij, dhe nuk justifikon rrjedhjen ligjore të këtyne, ndëshkohet me burgim të lehtë nga pesë ditë deri në dy muej.

Në qoftë se kapet tue pasun mbi vehte çelsa të ndryshuëm ose të kontrafaquem ose vegla t’afta për me çelë ose për me forcue brava dhe nuk justifikon q’i ka për një qëllim të ligjëshëm, ndëshkohet me burgim të lehtë nga tre ditë deri në dy muej, dhe në qoftë se fajtori në këtë mënyrë kapet natën, burgimi i lehtë asht nga dy deri në gjashtë muej.

Të hollat dhe gjanat konfiskohen.

KAPTINA III

Mos marrja e masava në tregëtim ose në pengj

NENI 555. – Kushdo që, pa vërtetuë që ma parë, rrjedhjen ligjore të tyne, bel ose pranon si peng, si pagesë ose si depozitë, sende të cilat tue marrun parasyesh cilsia, ose çmimi që kërkohet ose pranohet për to, duken që rrjedhin nga një faj, ndëshkohet me gjobë të lehtë, dhe në qoftë se fajtori asht nga personat e treguemë në nenin e ma sipërmë, ndëshkohet edhe me burgim të lehtë deri në dy muej.

Nuk ndëshkohet ay që provon rrjedhjen e ligjësme t’atyne gjanave.

NENI 556. – Kushdo që, pasi të ketë marrë të hollat ose të ketë ble ose me tjetër mënyrë të ketë në dorë sende që rrjedhin nga një delikt, merr vesh ma pas rrjedhjen e pa-ligjëshme të tyne dhe ometon të lajmoj, përnjëherësh Autoritetin, ndëshkohet me gjobë të lehtë jo ma pak se tridhet fr. ari, së cilës mund t’i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në njëzet ditë.

NENI 557. – Kushdo që, tue marrun me tregëtië ose me vepërime pengu të sendeve të vlefshme ose të përdorueme nuk respekton dispozitat e caktueme prej ligjës ose prej rregulloreve të cilat i përkasin asaj tregëtie ose atyne veprimeve ndëshkohet me gjobë të lehtë nga dhetë deri në treqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes po t’atij faji, gjobës i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej si dhe pezullimi i ushtrimit të profesionit ose të mjeshtrisë.

KAPTINA IV

Shit-blemja e pa-ligjëshme e çelsave, e kundraçelsave dhe çelja e paligjëshme e bravave.

NENI 558. – Hekur punuësi, çels-bamësi ose çdo tjetër mjeshtër, që shet ose i dorëzon, kujt-do që të jetë, kundra çelsa, ose fabrikon për atë që e din se nuk asht i zoti ose përfaqësuësi i të zotit të vëndit ose gjasë për të cilën ato destinohen, çelsa të ç’do lloji me shenjën (empreinte) prej dylli ose prej të tjerave stampa ose modela, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dy muej dhe me gjobë të lehtë nga dhet deri në njëqind fr. ari.

NENI 559. – Hekur-punuësi, çelës bamësi ose ç’do mjeshtër tjetër, që, mbi kërkimin e ndokujt, çel brava të ç’do lloj pa u sigurue ma parë se ay asht i zoti ose përfaqësuësi i të zotit të vendit ose të gjasë të cilave u kërkohet çelja, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në njzet ditë, dhe me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari.

KAPTINA V

Mbajtja e pa-ligjëshme e peshave dhe e mizyrave

NENI 560. – Ay që ushtron një tregti publike dhe mban, n’ato tregtore, mizyra ose pesha të ndryshme nga ato që ka caktue ligja, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari së cilës, në rast të përsëritjes po t’atij faji, i shtohet dhe burgimi i lehtë deri në një muej.

NENI 561. – Kodi Penal me datë 1274 allaturka si dhe shtojcat e këtij mbeten pa fuqië; gjith’ashtu dhe dispozitat ndëshkimore të ligjave të tjera të cilat në kundershtim me këtë kod, abrogohen. Sa për dispozitat penale të ligjave të pozaçme që referohen në Kodin Penal të abroguëm, aplikohen nenet përkatëse të këtij Kodi.

NENI I POSAÇËM: Ligja me datë 23-VII-925 për faje politike dhe shtojca e kësaj me datë 30-1-926, mbeten në fuqi për gjithë kohën e caktueme n’atë ligjë.

    Ky Kod hyn në fuqi me datë 1 Jenar 1928.

Krimet kundër lirisë fetare dhe lirisë së ndërgjegjes

Neni 140. – Me burgim nga tre muaj deri në tre vjet dhe me gjobë të rëndë nga njëqind deri në një mijë franga, ata që përdorin besimin ose simbolet e një besimi si mjet, si dhe ata që me të njëjtin qëllim nxisin ndjenjat fetare. prej ari.

Neni 155. – Kushdo që me qëllim të ofendimit të njërës prej feve të nderuara nga shteti, pengon ose pengon ushtrimin e funksioneve ose ceremonive fetare, dënohet me burgim gjer në tre muaj dhe me gjobë nga 50 deri në 500 monedha ari. Nëse vepra kryhet me dhunë, kanosje ose fyerje, kryesi dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 30 muaj dhe me gjobë nga 100 deri në 1500 monedha ari.

Neni 156. – Kushdo që me qëllim të ofendimit të njërit prej kulteteve të nderuara nga shteti, shan publikisht atë që e shpreh atë, me ankesë të të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në tre muaj ose me gjobë nga 100 deri në 3000 monedha ari.

Neni 157. – Kushdo që për të fyer një nga kultet e nderuara nga shteti, shkatërron, dëmton ose në ndonjë mënyrë tjetër përdhos në një vend publik sendet e destinuara për adhurim, dënohet me burgim nga 10 ditë deri në dy muaj dhe me gjobë deri në 300 monedha ari. Në rast shkeljeje të kryer gjatë ushtrimit të kultit ose me dhunë ndaj ministrit të adhurimit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, dënohet me burgim nga një deri në gjashtë muaj dhe me gjobë nga 100 deri në 1000 monedha ari.

Neni 158. – Kushdo që në vendet e destinuara për adhurim ose në varreza shkatërron ose shpërfytyron statuja, piktura, mbishkrime ose varre, dënohet me burgim nga një muaj deri në një vit dhe me gjobë deri në 500 monedha ari.

Neni 159. – Kushdo që kryen akte përçmimi ndaj një kufome njeriu ose mbi hirin e tij, me qëllim fyerje ose qëllime të tjera të paligjshme, heq tërësisht ose pjesërisht kufomën ose hirin dhe dhunon në çfarëdo mënyre varrin ose urnën, dënohet me gjobë nga 1 deri në 6 muaj. 

Me përjashtim të rasteve të përshkruara më sipër, kushdo që heq tërësisht ose pjesërisht ose pa autorizim, gërmon një kufomë njeriu ose i vjedh hirin, dënohet me burgim deri në një muaj dhe me gjobë deri në 300 monedha ari. 

Nëse vepra kryhet nga përgjegjësi ose përgjegjës i varrezave ose varrezave të tjera ose të cilit i është besuar kufoma ose hiri, dënohet në rastin e paragrafit të parë me burgim nga dy muaj deri në një vit dhe me gjobë nga 50 deri në 1500 monedha ari, në rastin e paragrafit të dytë me gjobë deri në dy monedha ari dhe me burgim nga dy deri në tre muaj.  

Neni 160. – Kushdo që ofendon publikisht dikë për shkak se nuk ka besim fetar, dënohet me ankesë të të dëmtuarit me burgim deri në tre muaj ose, me gjobë deri në 1000 monedha ari. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Ndërmarrjen Bujqësore Ushtarake, bënim dy norma qilizëm, sepse na thoshin: e para i takon shtetit, e dyta shpërblehet, por në fakt, na jepnin lek sa për gurabie dhe...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Next Post

“Më me vend, ishte komenti i një agjenti udhëtimesh: ‘Vetëm të çmendurit, diplomatët dhe gazetarët, shkojnë në Shqipërinë e Enver Hoxhës’...”/ Aventura e reporterit turk, në 1980-ën!

Artikuj të ngjashëm

“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
Next Post
“Më me vend, ishte komenti i një agjenti udhëtimesh: ‘Vetëm të çmendurit, diplomatët dhe gazetarët, shkojnë në Shqipërinë e Enver Hoxhës’…”/ Aventura e reporterit turk, në 1980-ën!

“Më me vend, ishte komenti i një agjenti udhëtimesh: ‘Vetëm të çmendurit, diplomatët dhe gazetarët, shkojnë në Shqipërinë e Enver Hoxhës’...”/ Aventura e reporterit turk, në 1980-ën!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!