• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kushdo që, me qëllim përfitimi në vënde publike, angazhon çëngina ose të tjera femëna, për me tërheq njërëzinë dhe i vën ato në dispozicion klientëve, ndëshkohet…“Si dënohej prostitucioni në Monarkinë e Zogut?

“Kushdo që përdor violencë ose frikësim, për me ndalue ose turbullue mbledhjet e ushtrimin e Trupave gjyqsore, për me influencue mbi vendimet e tyne, dënohet…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Nëpunësi i Shtetit, i cili sado që ka marrë dijen për një burgim të paligjëshëm, nuk vepron, ose vonon e refuzon të baj veprimet për lirimin e të burgosunit…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Zoti kryetar, dua ta besoj se Këshilli që kryesoni, do të marrë parasysh arsyet që e shtynë Qeverinë Shqiptare…”/ Fjala e panjohur e Mehdi Frashërit në Lidhjen e Kombeve
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
“Në qoftë se fajtori, të dehunit e ka pasë zakon, dënimi me vdekje, kthehet në burgim të randë, për njëzet vjet, dhe burgimi i përjetshëm, kthehet në…” Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Nëpunësi i Shtetit, i cili sado që ka marrë dijen për një burgim të paligjëshëm, nuk vepron, ose vonon e refuzon të baj veprimet për lirimin e të burgosunit…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.

Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.

Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.

Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.

                                                  Vijon nga numri i kaluar

                               Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

                                         (Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)

                                                          Kodi Penal 1928

                                                          – LIBRI I DYTË –

Deliktet

TITULLI VII

Delikte kundra tanësiës publike

KAPTINA VI

Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme

NENI 360. – Përveç rastit të parapam në nenin 405 nr. 4 dhe atij të parapam në nenin 413, në qoftë se nga ndo’një prej fajeve të parapame në nenet nga 330 deri 336 e 338, 342, 343, që nga 345 deri 352 dhe 356, 358 e 359, shkaktohet vdekja ose lezioni trupor i ndonjë personi, ndëshkimet e caktueme n’ato nene dyfishohen në rast që shkaktohet vdekja, dhe u shtohet një e treta deri në gjysmën, në qoftë se shkaktohet lezion trupor, por burgimi i randë nuk mund të jetë ma pak se pesë vjet në rastin e parë dhe as ma pak se tre muej në rastin e dytë.

Në qoftë se nga faji shkaktohet vdekja e dy ose ma shumë personave, ose vdekja e njanit vetëm dhe lezioni trupor i një ose më shumë të tjerëve, burgimi i randë nuk mund të jetë ma pak se dhetë vjet dhe mund të zgjatet deri në maksimunin ligjuer të ndëshkimit, kur ay i asht caktuem ma tepër se dhetë vjet.

Në qoftë se shkaktohet vetëm lezioni trupor i dy ose ma tepër personave, burgim’ i randë nuk mund të jetë ma pak se gjashtë muej, dhe atje ku burgimi i randë asht caktuem për ma tepër se pesë vjet, mund të zgjatet deri në pesëmbëdhjetë vjet.

NENI 361. – Kur njani nga deliktet e parapame në të dy kaptinat e para të këtij Titulli, asht ba natën ose kohë të një rreziku komun, të një kalamiteti, ose të një alarmimi publik, ndëshkimit i shtohet një e treta.

NENI 362. – Kur ndonjani nga deliktet e parapame në këtë titull, bahet nga një person q’asht i ngarkuem me shërbimet, me punimin ose me ruejtjen e materjaleve të cilat tregohen po n’atë titull, ndëshkimeve të shënueme për fajin, u shtohet një e gjashta deri në një të tretën.

NENI 363. – Në qoftë se në deliktet e parapame në të dy kaptinat e para të këtij titulli, rreziku që shkaktohet nga faji, asht mjaft i vogël, ose fajtori asht kujdesue dhe ka veprue efektivisht për ndalimin ose kufizimin e konsekvencave t’atij rreziku, ndëshkimit mund t’i zbritet një e treta deri në dy të tretat.

TITULLI VIII

Delikte kundra zakonit të mirë dhe rregullit familjari

KAPTINA I

Turpnim me violencë, demoralizimi fizik i të vegjëlve, goditja e cipës publike (outrage à la pudeur)

NENI 364. – Kushdo që, tue shtrëngue me violencë ose me frikësime një person femën ose mashkull, e turpnon ndëshkohet me burgim të randë nga tre deri në dhjet vjet.

Po me këtë ndëshkim dënohet dhe ay që turpënon një person femën ose mashkull, i cili në kohën e fajit:

Nuk ka pasë mbushun moshën pesmbëdhjet vjeç;

Nuk ka pasë mbushun moshën tetmbëdhjet vjeç, në qoftë se fajtori asht i parëlinduni, kujdestari ose mësuesi i personit të turpënuem;

Tue qënë i rreshtuem ose i dënuem i i shte besue fajtorit për me e transportue ose me e ruejt;

Nga shkaku i një sëmundjeje mendore ose trupore ose nga tjetër shkak që nuk mvaret nga vepra e fajtorit ose nga efekti i mjetevet dhelparake të përdoruna prej këtij, nuk ka qënë në gradën që t’i kundërshtonte.

NENI 365. – Kur ndonjana nga veprat e parapamë në § I dhe në numërin 1 dhe 4 të nenit të masipërmë, asht ba tue abuzue autoritetin, besimin ose marëdhanjet shtëpjiake, fajtori ndeshkohet në rastin e parapamë në pikën e parë, me burgim të randë nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet dhe në rastet e tjera, me burgim të randë nga tetë deri në pesëmbëdhjet vjet.

NENI 366. – Kushdo që, tue përdor mjetet ose tue përfitue nga konditat ose cirkonstancat e tregueme në nenin 364 ban, mbi një person fëmën ose mashkull, vepra luksuri të cilat nuk drejtohen për me ba deliktin e parapamë n’atë nen, ndeshkohet me burgim të randë nga një deri në shtatë vjet.

    Në qoftë se vepra ashtë ba me abuzim t’autoritetit, ose të besimit ose të marrëdhanjeve shtëpiake, burgimi i randë, rasë që vepra asht ba me violencë ose me frikësim, fillon nda dy vjet dhe zgjatet deri në dhjet vjet, dhe në rastet e parapame në numrat 1 dhe 4 të nenit 364, nga katër deri në dymbëdhjet vjet.

NENI 367. – Kur ndonjana nga veprat e parapamë në nenet e masipërmë, asht ba me bashkëpunimin, po në një kohë, të dy ose ma shumë personave, ndëshkimeve të caktueme n’ato nene u shtohet një e treta.

NENI 368. – Kushdo që me vepra luksuri demoralizon (corrompe) një person nën gjashtëmbëdhjetë vjeç, ndëshkohet me burgim të randë nga një deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhet deri në dymijë fr. ari.

Në qoftë se delikti asht ba me të gënjyer, ose fajtori asht i parëlinduni, i të voglit ose i asht besue kujdesija, edukasioni, mesimi, vrejtimi, ose ruajtja qoftë dhe përkohësisht, ndëshkimi asht me burgim të randë nga një deri në gjashtë vjet dhe me gjobë të randë, nga njëqint deri në tremijë fr. ari.

NENI 369. – Deliktet e parapame në nenet e nalt-tregueme, në qoftë se janë ba kundra një femëne, ndiqen vetëm mbi kërkimin e atij personi që ka të drejtë me ba padie civile, por kërkesa asht e pranueshme vetëm brënda një viti ç’prej ditës q’asht ba delikti ose ç’prej asaj dite në të cilën ka marrë dijen ay që ka të drejtën me ba padië civile në vënd të t’ofenduemit.

Heqja dorë nga padija civile nuk ka ndo një efekt, në qoftë se kjo bahet passi të fillojë gjykimi.

Ndiekjet bahen kryesisht kur faji:

Asht ba kundra një mashkulli.

Ka shkaktue vdekjen e personit t’ofenduem ose ay faj asht ba së bashku me një tjetër, delikt për të cilën asht caktue një ndëshkim kundra liris personale për një kohë jo ma pak se tridhjetë muaj dhe asht nga ato delikte që ndiqen kryesisht.

Asht ba në vënd publik ose të çelun për publikun.

Asht ba tue abuzue fuqinë e atësis ose autoritetin e tytoriës.

NENI 370. – Kushdo që ndodhet në relacione turpënore me andonjanin nga prindët ose të paslindunit e ligjshëm ose natyrel, ose me motrën ose me vllanë, qofshin të një ame e ati, qofshin vetëm të një ame ose të një ati, ose me ndonjanën nga krushqitë në vijë direkte, ndëshkohet me burgim të randë, nga tetë muej deri në tre vjet.

Në qoftë se faji asht ba në një mënyre që ka shkaktue skandall publik, burgimi i randë asht nga dy deri në pesë vjet.

Në të dy rastet vendoset dhe ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike.

NENI 371. – Kushdo që, tue bindun i prish virgjinin një vajzë që nuk ka mbush moshën njëzet vjeç, tue i premtue se ka m’e marrë për grua, mbi kërkimin’e sajë ose t’atij që ka të drejtë me ba padië civile për atë, ndëshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në një vit.

Në qoftë se martohet me të, pushojnë ndjekje ligjore, dhe në qoftë se asht dhanë vendim, pushon eksekutimi i ndëshkimit dhe efektet penale. Por në rast që, fajtori brënda pesë vjeteve ç’prej ditës së martesës, e ndan pa që ajo t’i apë shkak të justifikueme, rifillojnë ndjekjet dhe aplikohen efektet e tjera ligjore.

NENI 372. – Kushdo që, jashtë rasteve të tregueme në nenet e masipërme, godit cipen publike ose zakonet e mira, me vepra të bamuna në vënde publike ose të çeluna për publikun, ndëshkohet me burgim të randë, nga tre deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjet deri në pesqint fr. ari.

NENI 373. – Kushdo që godit cipën publike me shkresa, vizatime ose me të tjera sende të turpëshme, të cilat i përndan ose i ekspozon ose i shet, ose me diskure ose me filma ose lojna në cinemat, theatrot ose në vënde të tjera që janë të çeluna për publikun, ose me pllaka gramafonash që përmbajnë kangë ose fjalën të turpëshme, si dhe ata që bajnë ose i importojnë së jashtëmi ose i transportojnë nga një vënd i Republikës në tjatrin, ose që përndajnë e shesin çdo llojë nga sendet e sipër tregueme, ndëshkohen me burgim të randë, deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në një mijë fr. ari.

Në qoftë se këto vepra bahen për fitim, burgim’i randë asht jo ma pak se një muej dhe gjoba e randë jo ma pak se njëqint fr. ari.

Sendet që përmbajnë t’atilla pamje të turpëshme konfiskohen dhe çduken.

NENI 374. – Kushdo që, me qëllim përfitimi në vënde publike ose të çeluna për publikun, angazhon çëngina ose të tjera femëna për me tërheq njërëzinë dhe ie vën ato në dispozicion të klientave për turpënim, ose vetëm për luksur, si dhe ato gra qi angazhohen pse bajnë veprat e sipër tregueme, ndëshkohen me burgim nga një deri në gjashtë muej ose me internim nga tre deri në dymbëdhjet muej dhe në ç’do rast me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.

NENI 375. – Ata që ngacmojnë me fjalë ose me vepra femna ose djem, ndëshkohen me burgim deri në një muaj.

Në qoftë se ky ngacmim asht provokue nga i ofënduemi, ndëshkimi asht me gjobë të randë deri dyqint fr. ari.

NENI 376. – Ata që hyjnë me petka grash në vënd ku ka gra dhe ashtë ndalue hyrja për të vetëmen këtë vepër, ndëshkohen me burgim deri në një muej.

KAPTINA II

Turpnime të kundra natyrëshme

 NENI 377. – Ay që ban veprën e turpënimit të kundra naturëshme, në qoftë se faj’i i tij nuk sjell një ndëshkim ma të randë si mbas rasteve të tregueme në nenin 364, ndëshkohet me burgim të randë nga tre muej deri në dy vjet, ose me internim nga një deri në pesë vjet dhe në të dy rastet ndëshkimit i shtohet dhe gjoba e randë si dhe ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike.

Po me këto ndëshkime dënohet dhe ay që turpënohet në këtë mënyrë, në qoftë se ka mbush moshën gjashtëmbëdhjet vjeç, tue u respektu dhe nenet 56 dhe 58.

NENI 378. – Në qoftë se fajtorët e përmendun në nenin e ma sipërmë, atë vepër e kanë ba në një mënyrë skandalloze ndëshkimeve u shtohet një e treta deri në gjysmën.

NENI 379. – Ay që në banimin e vet mban, qoftë dhe përkohësisht,  djelm të rinjë, që nuka janë nga gjini’e afërmë e vet dhe që janë të dënuem ma parë për pederastië, ndëshkohet me internim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë të randë, deri në pesëqint fr. ari.

Në qoftë se fajtori asilloj djelm i mban në banimin ku ka dhe të shoqen e vetë, ndëshkimit të sipërtreguem i shtohet gjysma deri në dyfishen.

Në të gjitha rastet e tregueme në këtë kaptinë, ndëshkimevet mund t’u shtohet dhe vreitimi i posaçëm i Autoritetit të sigurimit publik.

KAPTINA III

Rrëmbim

NENI 380. – Kushdo që, me violencë, friksim ose genjeshtrim heq osë mban, me qëllim luksuri ose martese, një grua që ka mbush moshën 20 vjeç ose asht e emanqipueme, ndëshkohet me burgim të randë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

NENI 381. – Kushdo që, me violencë, frikësim ose gënjeshtrime heq ose mban, me qëllim luksuri, një grua me burrë, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet.

    Në qoftë se i vogli asht heq ose mbajt pa friksime, violenca ose gënjeshtrime po me hirin e vet ndeshkimi asht burgim’i randë nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Në qoftë se personi i rrëmbyem nuk kapasë mbushë moshën pesëmbëdhëtë vjeç, fajtori ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në shtatë vjet, dhe sikur të mos ketë përdor violencë, friksime ose gënjeshtrime.

NENI 382. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në nenet e ma sipërme, pa që të kètë ba ndo një vepër luksuri, me dashjen e vet e len të lirë personin e rrëmbyem, tue e sjellë përsëri në shtëpiën nga e cila e hoqi, ose në shtëpiën e familjes s’atij ose tue e vendos në një vënd të sigurt në dispozision t’asaj familje, burgimi i randë, për rastin e nenit 380 asht nga një muej deri në një vjet dhe nga një deri në pesë vjet.

NENI 383. – Në qoftë se ndonjani nga fajet e parapame në nenet e ma sipërme, asht ba vetëm me qellim martese në vënd të burgimit të randë mund të vihet burgim.

NENI 384. – Për deliktet e parapame në nenet e ma siperme nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e atij që ka të drejtën’ e padiës civile, por këjo kërkesë nuk pranohet passi të ketë kalue një vit ç’prej ditës q’u ba faji ose ç’prej ditës qi mori dijeni ay i cili kish të drejtë me ba padiën në vend të t’ofenduemit.

Heqja dorë nuk ka as një efekt, passi të ketë fillue gjykimi i çashtjes. Memorie.al

                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Komandanti i repartit tonë, më ka treguar dy raste, kur patrullat ushtarake janë vënë në ndjekje të dy çifteve: ushtarin e kanë zhveshur dhe lidhur, ndërsa vajzën e...”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

Next Post

“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, bashkë me të brendshmet e një dhie që ua fali dikush, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere...”! / Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg e internim

Artikuj të ngjashëm

“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
Next Post
“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, bashkë me të brendshmet e një dhie që ua fali dikush, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere…”! / Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg e internim

“Në kampin e Tepelenës, disa të internuar, bashkë me të brendshmet e një dhie që ua fali dikush, hëngrën dhe çorapet që kishin rënë në tenxhere...”! / Dëshmia e trishtë e njeriut që vuajti 46 vjet burg e internim

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!