Kurthi i një sabotazhi të paralajmëruar
Memorie.al publikon dokumentarin me dëshmitë mjaft interesante para kamerave të : Muharrem Protoduari, Ushtar Çobo, Agron Hazizi, (vëllai i Riza Hazizit që u pushkatua), motra e tij, Feride Hazizi, etj të afërm të tyre. Dhe, si Muharrem Protoduaria, ashtu dhe Ushtar Çobo, japin versionin e tyre rreth asaj ngjarje, duke treguar të gjithë inskenimin që iu bë asaj nga Sigurimi i Shtetit dhe Hetuesia e Beratit, duke përmëndur të gjithë oficerët e Sigurimit dhe hetuesit që ushtruan dhunë fizike, psiqike e tortura nga më të tmerrshmet gjatë gjithë procesit hetimor ndaj tyre. Po kështu, Ushtar Çobo dhe Muharrem Protoduari, dëshmojnë para kamerave se si u detyruan (me pistoletë në gojë) të pozonin për fotot që iu bëri Sigurimi i Shtetit nëpër muret e ndërtesat e Kombinatit Tekstileve “Mao Ce Dun”, të cilat u përdorën për të “kopsitur” dosjen e tyre.