• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Dokumenti sekret i Kadri Hazbiut: Ja çfarë duhet të bëjë Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit me turistët e huaj që vinë tek ne…

3
Shares
3.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon ekskluzivisht dokumente të panjohura të Sigurimit të Shtetit, Sektorit të Jashtëm të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Komitetit të Partisë së Durrësit dhe Shkodrës të vitit 1970-të, ku ata kritikojnë ALBTURIZM-in për punën e dobët që po bënte me turistët e huaj që vinin në Shqipëri, pasi sipas vëzhgimeve të tyre, grupeve të huaja turistike, ku një pjesë kryesore zinin grupet marksiste-leniniste, nuk u krijoheshin kushtet më minimale të akomodimit dhe jetesës këtu për aq kohë sa qëndronin.

Në informacionin e Sigurimit të Shtetit, të shkruar nga Drejtori i Sigurimit dhe njëkohësisht, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu, në adresë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behar Shtylla dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alisë, bie në sy preokupimi i madh i organeve tona kompetente, që ndjeheshin keq për stilin e kërcimeve, që bënin turistët e huaj të pista e Hotel “Adriatikut”- në Durrës, ku mblidheshin shumë njerëz të cilët shihnin me admirim. Po kështu, një nga problemet kryesore të shtetit shqiptar të asaj kohe, ishte dhe fakti se sapo turistët e huaj dilnin nga autobuzët, ata ndiqeshin nga turma fëmijësh kureshtarë, në një rast në Pogradec, shoqëruesit ishin detyruar që t’i fusnin turistët në një lokal dhe t’i nxirrnin vetëm pasi kishte ardhur policia dhe kishte larguar fëmijët. Për këto dhe të tjera fakte e ngjarje nga Shqipëria turistike e para viteve ’90-të, na njohin dokumentet arkivore që Memorie. al i sjell në këtë shkrim ekskluzivisht për lexuesit e saj.

Raporti i Sigurimit më 1970: Turistët e huaj kërcejnë keq te “Adriatiku”

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE                SEKRET                      

MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME              Ekzemplar Nr. 1                         

DREJTORIA E PARE                                             Tirane, më 21. 7. 1970

Nr. Prot 3271

LENDA: Mbi disa probleme të turizmit

KOMITETIT QENDROR TE PPSH SHOKUT BEHAR SHTYLLA          TIRANE

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit ka filluar të bëhet preokuponte problemi i fëmijëve, të cilët duke u grumbulluar pas turistëve, janë bërë shkas për fotografime dhe gjëra të tjera të papëlqyera, kjo ndodh pothuaj në të gjithë qytetet, por më e theksuar është në qytetin dhe plazhin e Durrësit.

Në mbrëmjen e datës 3.7.1970, me qindra gra, burra, të rinj dhe të reja, u grumbulluan në pistën e hotel “Adriatikut” duke parë turistët çekë, që pinë dhe kërcejnë.  Masat e marra nga Komiteti Ekzekutiv i qytetit të Durrësit në këtë drejtim nuk kanë dhënë asnjë rezultat dhe gjendja çdo ditë po bëhet më preokuponte.

Në ekskursionin që u organizua me turistët danezë në Pogradec, shoqëruesi ynë u detyrua që të ndërpresë shëtitjen e turistëve në bulevard dhe t’i fusë ata në turizëm, vetëm sepse me dhjetëra fëmijë u shkonin pas turistëve.

Ekskursionet që organizohen me turistët ne Fermën e Sukthit, janë të papërshtatshme, përgjegjësit atje nuk tregohen të mobilizuar, stalla e lopëve të kooperativës së Shijakut është bosh, nuk ka lopë, ato mendohet të vinë në Shtator. Kjo nuk pasqyron realitetin tonë socialist.

Shumë turistë kanë kërkuar të bëjnë shëtitje me barka, disa prej tyre, duke shfrytëzuar momentin se hotelet turistike kanë mungesë barkash, kanë shkuar individualisht në barkat e hotel “Hekurudhës” dhe kanë lundruar së bashku me shtetasit tanë.

Është konstatuar në të njëjtën kohë, se në dyqanin ku është caktuar që turistët të blejnë pije alkoolike dhe sende të ndryshme, ka mungesë, për këtë turistët janë detyruar që të shkojnë në dyqane të tjera në plazh, aty ku shkojnë dhe shtetasit tanë.

ZV / MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                  FEÇOR SHEHU

………………………………………………………………………………………………………………………

Informacioni për Ramiz Alinë nga Sektori i Jashtëm në K. Q. të PPSH-së

 Shoku Ramiz

Ky është një informacion mbi disa probleme të punës me turistët i përgatitur nga sektori, me qëllim që të merren disa masa për përmirësimin e punës në të ardhmen.

Për këto çështje jemi konsultuar me shokët e Albturizmit, të Komitetit të Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Durrësit dhe me shokë, që merren me këto probleme në Kryeministri. Në sektor zhvilluam gjithashtu një diskutim mbi këtë informacion. Ky material iu dërgua shokut Vasil Kati, për të marrë edhe mendimin e tyre mbi problemet që ngrihen. Vërejtjet e tij konsistojnë si vijon:

  1. Punën propagandistike me turistët, për t’i bërë ata që të simpatizojnë vendin dhe popullin tonë, duhet në radhë të parë, ta bëjnë organet e propagandës, komitetet e Partisë dhe pastaj Albturizmi.
  2. Po ashtu dhe punën politike me grupet që dërgohen nga Partitë marksiste-leniniste, nuk ka shumë mundësi ta bëjë Albturizmi, por sektori i jashtëm I KMKMBJ, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, Shkolla e Partisë, dhe Universiteti Shtetëror i Tiranës.

           20.X.1970                              Sektori i Jashtëm

DISA PROBLEME TE PUNËS SE TURISTEVE QE VIJNË NE VENDIN TONE

Vitet e fundit është rritur mjaft interesi i të huajve për të vizituar vendin tonë si turistë.

Tani, ndërmarrja “Albturist”, ka lidhje pune me 16 agjenci turistike në Evropë; (Angli 2, Francë 3, Gjermani 3, Austri 3, Itali 2, vendet Skandinave 2 dhe Holandë 1), të cilët kanë vendosur shërbim të rregullt dhe dërgojnë çdo vit grupe turistësh. Tendenca e përgjithshme është rritja e numrit të turistëve, nga të gjitha vendet. Gjatë kësaj vere, numri i qëndrueshëm ditor i tyre në Durrës, arriti në 500 vetë, gjë që në krahasim me të kaluarën është në rritje të konsiderueshme.

Konkretisht këtë vit deri tani kanë ardhur 75 grupe turistësh me gjithsej 2725 vetë. Nga përbërja, grupet ndahen në:

  • Turistë të thjeshtë 58 grupe me 267 vetë.
  • Turistë nga organizata marksiste-leniniste me të cilat mbajmë lidhje 8 grupe me 310 vetë.
  • Turistë nga organizata marksiste-leniniste me të cilat nuk mbajmë lidhje, 252 vetë.

Zhvillimi i turizmit me këto ritme (në të ardhmen mund të jenë edhe më të mëdha), shtron një sërë problemesh për punën ideo-politike e propagandistike, si dhe probleme tekniko-organizative që duhen zgjidhur, me qëllim që të përmirësojmë sa më shumë punën tonë.

I. Disa çështje të propagandës me turistët

Propaganda që bëhet tani me turistët, nuk i përgjigjet as kërkesave që kanë të huajt për Shqipërinë dhe as mundësive që kemi ne. Ajo është e kufizuar, e varfër në përmbajtje, shpesh e rëndomtë dhe nuk paraqet si duhet realitetin e vendit tonë. Në përgjithësi, bëhet kjo punë:

  1. Me anën e ekskursioneve nëpër Shqipëri. Me turistët e thjeshtë të cilët përfaqësojnë rreth 75 përqind të numrit të përgjithshëm, bëhen ekskursione sipas dëshirave të tyre, por në ato përfshihen kryesisht objekte historike, arkeologjike etj, dhe mungon pothuaj fare elementi politik aktual. Vetëm në programet e grupeve të dërguara nga partitë dhe grupet marksiste – leniniste u fut ky element. Me ta u zhvilluan biseda ideopolitike nga kuadro të përgatitura, u organizuan vizita në objekte social-ekonomike dhe kontakte me njerëzit tanë. Me gjithë të metat e vërtetuara, kjo punë dha rezultate mjaft të mira, gjë që u shpreh nga vetë turistët në shumë raste.
  2. Për herë të parë këtë vit, Albturizmi ngriti qendrën e zërit me altoparlantë rreth hoteleve në Durrës. Me anë të saj, transmetoheshin në gjuhë të huaj, biseda të incizuara mbi probleme nga më të ndryshmet nga vendi ynë si dhe emisione të Radio-Tiranës.
  3. Dy herë në javë organizohen shfaqje filmash dhe këtë vit për herë të parë u dhanë edhe disa koncerte nga grupe folklorike të dërguara nga Tirana.
  4. Shpërndahen disa materiale propagandistike si prospekte, guida turistike, kartolina dhe materiale ideo-politike.
  5. Aktivitetet propagandistike zhvillojnë edhe shoqëruesit e grupeve, gjatë ekskursioneve nëpër Shqipëri. Kjo është pothuaj se e gjithë puna propagandistike që zhvillohet tani me turistët e huaj. Pra, siç shihet, mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim si në sasi ashtu dhe në përmbajtje

Nuk është i vërtetë mendimi që ekziston në disa shokë, se turistët që vijnë në Shqipëri synojnë vetëm të sigurojnë një pushim të këndshëm, të vizitojnë qendra historike, arkeologjike dhe të shijojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë. Natyrisht pjesa dërrmuese e tyre këto gjëra i vë në plan të parë dhe për këtë vjen dhe bën shpenzime, por duhet pranuar gjithashtu se nuk janë të pakët ata që shtyhen edhe nga motive të tjera, nga kurioziteti dhe dëshira që verifikojnë dhe të shohin me sy të gjithë atë çka flitet sot në botë për vendin tonë. Në këtë kuadër propagandës sonë i mbetet shumë për të bërë në mënyrë që turistët e huaj të largohen nga Shqipëria, jo vetëm të kënaqur nga pushimet, por edhe me mbresa të mira në drejtime të tjera, nga realizimet e mëdha në të gjitha frontet dhe nga mikpritja e popullit tonë. Objektivi i tërë punës sonë propagandistike me turistët duhet të jetë ai që pjesën dërrmuese të tyre, ta bëjmë simpatizuese të vendit dhe popullit tonë. Këtë punë natyrisht duhet ta bëjë Albturizmi, si institucion i ngarkuar me këtë detyrë, i cili nuk duhet të shikojë vetëm anën tregtare të turizmit, por nga ana tjetër nevojitet që të shikohen edhe faktorë të tjerë./ Memorie.al 

                                                                 vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share3TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kurthi i një sabotazhi të paralajmëruar

Next Post

“Ju tregoj persekucionin e egër 45-vjeçar që iu bë familjeve më të nderuara dhe patriotike të Vermoshit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës” (fotot e panjohura)

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Memorie.al

“Ju tregoj persekucionin e egër 45-vjeçar që iu bë familjeve më të nderuara dhe patriotike të Vermoshit nga regjimi komunist i Enver Hoxhës” (fotot e panjohura)

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!