• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur z. Churchill nga tribuna e Dhomës Komunave u dha një shuplakë lëvizjeve Nacional-Çlirimtare të Ballkanit, ky qëndrim i Ingliterrës…”/ Zbulohet letra e panjohur e Abaz Kupit për Zogun, 2 gusht ‘45

“Elementët në qeveri e ata rreth pushtetit, janë aderues të vjetër të fashizmit, shërbëtorët e tyre, që frika e paniku nga bolshevizmi, i shtyti…”/ Zbulohet letra e panjohur e Abaz Kupit për Zogun, 2 gusht ‘45   
“Edhe pse u vra nga italianët më 6 prill të ’42-it, pasi kishte kundërshtuar pushtimin, nuk u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…”/ Historia e panjohur e kapitenit të Zogut, besnikut të Abaz Kupit
“Luftova në malet e Mirditës kundër komunistëve dhe prej 60 vitesh kam plumbin e tyre në trup, pasi…”/ Rrëfimi i të dënuarit Zef Pren Ndoci
“Mbreti Zog na tha; Turqia, Franca dhe Egjypti, s’e kanë njohur okupacionin italian, kurse ministrat tanë, Fico, Kurti, Dino e Shtylla, janë kthyer në Tiranë, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Babai im vdiq në tortura në burgun e kalasë së Gjirokastrës dhe eshtrat e tij i gjeta pas 48 vitesh, sepse kur gërmuam…”/ Historia e tragjike e nipit të shkrimtarit të njohur
“Enveri s’ua dha pensionin e ‘Heroit të Popullit’, familjeve të Qemalit dhe Vasil Shantos, por ndërhyra unë tek…”/ Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë

Nga Sulejman Gjana

Pjesa e tretë

– Raport-informacioni i major Abaz Kupit dhe profesor Gaqo Gogo, mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore –

Memorie.al / ‘Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit’, ofron një këndvështrim dhe një version tjetër të zhvillimeve politiko-ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, krejt të ndryshëm nga ai i historiografisë zyrtare komuniste. Me anë të një raporti daktilografik për Mbretin Zog, asokohe në Londër, të shkruar nga Kajro në 31 faqe, e që mban datën 2 gusht 1945, Kryetari, major Abaz Kupi dhe Sekretar i Përgjithshëm i OKLL, Prof. Gaqo Gogo, na japin një pasqyrë tejet interesantë të rezistencës antifashistë dhe zhvillimeve kryesore politike e ushtarake në Shqipëri, gjatë periudhës; prill 1939 – nëntor 1944.  Qartësia e mendimit, gjuha e shkruar bukur dhe tejet e figurshme, ngjyresat emotive në përshkrimin e zhvillimeve, punës konkrete dhe qëndrimeve politike të OKLL, shënojnë një kulmim të publicistikës epistolare dhe koncepsionit filozofik e politik, të njërës nga tre partitë që përfaqësuan dhe dominuan jetën politike në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

                                                          Vijon nga numri kaluar

Letra dërguar Mbretit Zog nga major Abaz Kupi dhe Profesor Gaqo Gogo, më 28 tetor 1944

                                                                     M a d h ë r i!

U shkaktuan luftime të mëdha me një armatim fare të varfër, me efektiva të pamjaftueshme, përballë një kundërshtari që ishte i armatosur me të gjitha mjetet. Luftimet me të gjithë të metat e mëdha, janë përballuar trimërisht nga shokët t’anë, që shpresën nuk e humbën, por luftuan gjithë dimrin dhe prisnin verën për të luftuar haptazi përbri Aleatëve, që gjithnjë shpresoheshe se do të zbarkonin. Aksioni i ushtrisë s’onë pa uniform, duke shkatërruar materialin e luftës, ushqimet, urat, ndërlidhjet, ka shtuar pengesa, i ka humbur armikut njerëz dhe e ka detyruar që të mbajë trupa në Shqipëri.

Trupa të okupacionit, fuqi policie dhe agjentë të tjerë, të gjitha këto që pakësonin potencialin për frontet e tjerë. Sabotazhet t’ona kanë qenë shumë të goditura e plotësonin boshllëqet që nuk mund të arriheshin nga operacionet e RAF-it (Flota Ajrore Mbretërore Britanike), dhe të gjitha këto të arrira pa shumë humbje prej skuadrave t’ona të posaçme. Ushtria e Lëvizjes s’onë do të mundtë në ditën e zbarkimit që priteshe kaq fort, që shpronësoheshe kaq shume, që të lozte një rol shumë të dobishëm, natyrisht sipas masës me të cilën aleatët do t’a besonin dhe sipas mundësisë së ndihmave që do t’i jepnin për të marrë pjesë në luftën e lirisë.

Ne të Lëvizjes së Legalitetit, çfarë kemi kërkuar dhe pse kërkojmë?

Pas përpjekjeve t’ona të pareshtura, Lëvizja e jonë dëgjohej vetëm për luftërat që bënte dhe bën kundër okupatorit, dhe për sukseset që kishte ndër këto luftëra; kundërshtarët e saj shfrytëzonin qëndrimin t’onë të pa bujshëm dhe fshehurazi ushtronin një propagandë sistematike në disfavor të Lëvizjes s’onë.

Veprimtaria e jonë me sukseset e veta që ka patur në sheshet e betejave që kanë hy në historinë Kombëtare të Legalitetit, u njëjtësuan me Lëvizjen e Lirisë së Shqipërisë. Sa do që filloi kundërshtimi i rrymave të ndryshme politike, ne u përpoqëm për bashkim të plotë të të gjitha tendencave politike për luftimin e okupatorit, dhe me 10 shtator 1942, u bë Mbledhja e Pezës, ku u thirrën gjithë nacionalistët dhe komunistët shqiptarë.

Në këtë Mbledhje eksponenti i Lëvizjes s’onë, z. Abaz Kupi, iu deklaroi haptazi delegatëve të Mbledhjes, se; “Jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e, me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mbrojtësi i Legalitetit, qysh para 7 Prillit ‘39, jam me Mbretin Zog i I-rë”. Pas kësaj Mbledhjeje, u shfaq Organizata e “Ballit Kombëtar”. Me rastin e shfaqjes së kësaj Organizate, z. Abaz Kupi, kërkoi delegatëve të mblidheshin e të studionin Organizatën e Re.

Me 25 qershor 1943, u bë Mbledhja e Labinotit, ku z. Abaz Kupi propozoi bashkimin me “Ballin Kombëtar”; propozimi i z. Kupi, u pa i arsyeshëm dhe u vendos një delegacion për bisedime dhe marrëveshje me Organizatën e Re të “Ballit Kombëtar”. Takimi u bë në Tapizë, në të cilën u vendos për një Mbledhje të Përgjithshme në Mukaj, për një “Bashkim”.

Më 2 gusht 1943, në Mbledhjen e Mukajt u vendos dhe u shpall “Bashkimi për Shpëtimin e Shqipërisë”. Pak më vonë u kuptua prej të gjithëve se vendimet e marruna unanimisht në Mukaj, nuk u respektuan dhe kjo shkaktoi keqësimin e relatave midis dy partirave: Nacional-Çlirimtares dhe “Ballit Kombëtar”.

Lëvizja e jonë nuk kishte dalë ende sheshit zyrtarisht, si Organizatë politike më vete. Ajo punonte pa bujë dhe pa reklamë. Shumë herë namin e veprimeve të saja, e merrnin të tjerë; por e pamë se kjo gjendje nuk mund të vazhdonte. Horizonti shqiptar kishte filluar me u errësua. “Balli Kombëtar” dhe Nacional-Çlirimtarja, i kishin ashpërsue punët. Dukeshe sheshit se do të qëlloheshin. Vëllavrasja me gjithë të këqijat e saj, ishte e paevitueshme.

Bashkimi i Mukajt nuk pati sukses. Pjesëtarët e Lëvizjes s’onë, kërkonin me këmbëngulje marrjen e një qëndrimi të qartë e të caktuar. Kjo shkaktoi:

1) Lëshimin e një trakti të posaçëm të z. Kupi, drejtuar me 19.XI.’43, Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe; 2) Mbledhjen më 21.XI.’43 në Herraj, të Kongresit Kombëtar të Lëvizjes së Legalitetit.

Me qenë se nuk ka patur mundësi, pas shumë përpjekjeve për Bashkim Kombëtar, në mbështetje të kërkesave të delegatëve të gjithë krahinave të Atdheut t’onë, u drejtua dëshira e gjithë klasave të popullit, për të marrë vendime me rëndësi, të imponueme prej rasteve të momentit kritik, që ishte duke kaluar vendi.

Kështu dolli në shesh Organizata e Lëvizjes Kombëtare të Legalitetit, e cila filloi të ketë një jetë krejt indipendente, me një program të caktuar më vete. U zgjodhën drejtuesit, u organizuan komitetet krahinore, iu dha një hov propagandës. Dolli organi i Legalitetit, fletorja “Atdheu”.

Dalja në shesh e Lëvizjes s’onë me një program të caktuar, shkaktoi në fillim nga ana e drejtuesve të Organizatave të tjera, luftën e shurdhër, të nëndheshme. Me pas kjo luftë u shtua rreptësisht; por pse, sepse nuk jemi me ta, dhe sipas mendimit të tyre, duheshe të zhdukeshim. Qëndrimi i Lëvizjes s’onë ka qenë dhe është konformë me interesat kombëtare. Lëvizja e jonë lindjen e vet, e ka më 7 Prill 1939.

Në këtë datë u lind Qëndresa Shqiptare. Kritikat kundër regjimit legal, justifikuan zaptimin italian. Nderi Kombëtar, kërkonte kthimin e regjimit të Legalitetit. Na të Lëvizjes së Legalitetit, nuk jemi lodhur se predikuari; “Bashkimin e sinqertë”. Programi i ynë ka kënaqur aspiratat e nacionalistëve më të flaktë: independencë e plotë e Atdheut, kërkimi i të drejtave t’ona etnike, kthimi i regjimit legal.

Dënuam vëllavrasjen dhe treguam dëmet e panumërta të saj. Nuk kemi qenë kurrë kundër partirave, kemi brohoritur ekzistencën e tyre dhe kemi menduar vetëm se regjimi legal i Shqipërisë, u largua prej të huajit, bashkë me independencën e saj. Mussolini kur zaptoi Shqipërinë me anën e Guzzon-it, deklaroi se e shpëtoi popullin t’onë, nga një regjim i keq.

Të thuash pra se regjimi i vendosur prej vetë popullit shqiptar, ka qenë i keq, është baras si me justifikue veprën e fashistëve. Jemi përpjekur për “nderin kombëtar”, i cili kërkonte që së bashku me lirinë dhe independencë kombëtare, të kthehet në Shqipëri edhe regjimi i vendosur prej popullit shqiptar.

Mandej mund të mendoheshe dhe të kërkoheshe ndryshimi i tij, në rast se kështu do t’a pëlqente shumica e Kombit. Shpirti i Lëvizjes s’onë, lindi më 7 Prill ‘39. Se atë ditë populli shqiptar, tregoi se sa ish besnik i Atdheut dhe i Mbretit. Pjesëtarët e Lëvizjes s’onë, kanë rezistuar dhe luftuar vazhdimisht kundër okupatorit. Rëndësia e veprimeve të tyre kaloi kufijtë e Shqipërisë dhe u çmua si duhet nga Aleatët e Mëdhenj. Lëvizja ka dëshmorët e vet, heroit e vet, ka shumicën e popullit shqiptar.

Organizata Nacional-Çlirimtare, nuk e ka luftuar okupatorin kaq si kanë vepruar kundërshtarët e saj, dhe këtë e ka bërë vetëm e vetëm për të marrë fuqinë. Parashikimet dhe njoftimet t’ona, të bëra ndër misionarët përkatës të vendeve aleatë, u konfirmuan në mënyrën më të bujshme prej shumë politikanëve të kombeve të ndryshëm. Gjendja e mjerueshme në Shqipëri, është shkaktuar prej Nacional-Çlirimtares Shqiptare.

Organizata Nac-Çl., është shkaktare e vëllavrasjes. Vëllavrasja që vazhdon në Shqipëri e që ka bërë dëme në njerëz dhe në materiale, është shumë më tepër nga sa ka bërë armiku gjatë okupacionit. Në krye (në fillim), duke figuruar edhe z. Abaz Kupi në këtë Organizatë, populli shqiptar ish afruar tepër në radhët e kësaj, por tash ka mbetur një pakicë, sepse populli kuptoi që ajo Organizatë nuk përpiqet për Atdheun e vet.

Për të forcuar njoftimet t’ona pranë misioneve që kishin qenë të akredituar pranë Lëvizjes s’onë dhe për të vënë më mirë në dukje qëllimet e komunistëve shqiptarë, që fshihen ndënë emrin “Nacional Çlirimtar”, kemi shkëputur disa pjesë të një qarkoreje sekrete të Qendrës së Partisë Komuniste Shqiptare, që iu drejtonte organeve të saj, nëpër qarqet.

Instruksionet e saj zbulojnë qëllimet e luftës së Nacional-Çlirimtares dhe e kemi botuar në fletoren t’onë numër 15. Në mbështetje të fjalimeve të z. Churchill dhe Attlee, iu treguam rrugën e drejtë shqipëtarëvet. Drejtori i organit të Legalitetit, për artikullin që shkrojti në “Atdheu”, kërkohet me skuadra të posaçme gjermane, që të kapet. Lëvizja e jonë mbështetet në parimet politike, juridike dhe shoqërore të Kartës së Atlantikut.

Nga fundi i muajit maj 1944, në mbështetje të deklaratave të bëra në Dhomën e Komunave prej z. Attlee mbi Organizatat e rezistencës në Shqipëri dhe kur z. Churchill nga tribuna e asaj Dhome, u dha një shuplakë lëvizjeve Nacional-Çlirimtare të Ballkanit, ky qëndrim zyrtar i burrave që drejtojnë politikën e Ingliterrës, nuk na është dukur aspak i çuditshëm, sado që vetë inglizët, kanë ndihmuar me armë dhe pare këto Lëvizje.

Ata vetë i kanë inkurajua; stacionet e tyre të radios i kanë ngritur deri në qiell deklaratat e z. Churchill, kundër EAM-it grek dhe ato të z. Attlee. Nga këto fjalime dolli në shesh se Britania e Madhe dhe Amerika, bashkëpunojnë me të gjitha Organizatat e rezistencës, pa marrë parasysh ngjyrën e tyre, por dënojnë me ashpërsi Organizatat, të cilat ndënë maskën e luftës së lirisë, bëjnë luftën për pre-gatitjen e ndryshimeve politike, shoqërore dhe ekonomike, në kundërshtim me parimet e Kartës së Atlantikut.

Lëvizjet Nacional-Çlirimtare në Ballkan, filluan veprimtarin e tyre me një program nacionalist, ku kërkohej të lirohej vendi prej pushtuesit dhe pastaj popujt të zgjidhnin regjimet e tyre demokratike, sipas parimeve të Kartës së Atlantikut. U konstatua se lëvizjet Nacional-Çlirimtare të Ballkanit, drejtoheshin prej të huajsh (në Shqipëri: prej Dushanit dhe Miladinit, dy agjentë të Titos), të inspiruar prej politikës së Moskës dhe përpiqeshin më fort për të pregatitur hedhjen në dorë të fuqisë së Shtetit, për të stabilizuar qeverira sovjeto-diktatoriale.

Këto qëllime duallnë plotësisht në dritë, nga fakti se Nac.-Çl., lanë luftën kundër okupatorit dhe filluan luftën kundër organizatave të tjera, pa marre parasysh se edhe ato luftonin okupatorin, edhe ndoshta më mirë se komunistët dhe ishin në krah të Aleatëve Anglo-amerikanë.

Lëvizja e jonë që në fillimit të okupacionit, luftën e ka bërë vetëm kundër okupatorit dhe në këtë fushë ka korrur suksese të admirueshme. Lëvizja e jonë ka qenë larguar nga provokimet që shpinin vendin në vëllavrasje. Asnjë rast nuk është shfaqur që çetat t’ona, të kenë vepruar kundër shqipëtarëvet dhe pasurisë së tyre. Nacionalizmi i Lëvizjes s’onë, është i matur dhe larg dy ekstremeve. Çështjen e regjimit, e ka lënë në radhë të dytë të programit të saj. Qëllimi i ynë kryesor, ka qenë shlirimi i Shqipërisë.

Realizimi i këtij qëllimi do të sjellë kthimin e regjimit legal, i cili nuk ka qenë rrëzuar me ndonjë akt kushtetues të dalë nga populli shqiptar. Ne kemi predikuar gjithnjë, se kur të vije koha e atmosferës së qetë të lirisë së fitueme dhe në bazë të ligjeve të Shtetit, populli mund të shprehet mbi regjimin që dëshiron, prandaj e deklarojmë se programi dhe qëndrimi efektiv i Lëvizjes Kombëtare të Legalitetit, kanë një mbështetje të fortë në parimet politike, juridike dhe shoqërore të Kartës së Atlantikut.

Pse kemi predikuar “Bashkimin Kombëtar” të gjithë shqiptarëve, rreth Lëvizjes Kombëtare të Legalitetit?

Si popull i vogël që jemi, duhet të përgatiteshim me kohë që t’u bënim ballë rreziqeve që mund të na vinin pas mbarimit të luftës dhe të bashkuar të siguronim mundësinë më të fortë, për të mbrojtur moralisht dhe materialisht më mire të drejtat t’ona jetësore. Popullit shqiptar, duheshe t’i lejoheshe që të mendoheshe për të ardhmen e vet dhe të merrte masat e nevojshme që kërkonte mbrojtja e interesave kombëtare.

Pse mendojmë se Flamuri më i përshtatshëm, është ai i yni?

Flamuri më i përshtatshëm ndënë të cilin mund të realizohet me me lehtësi dhe në interesin e Atdheut “Bashkimi”, mendojmë se është ai i Lëvizjes Kombëtare të Legalitetit, sepse Lëvizja e jonë ka qëndruar gjithmonë larg luftës se brendshme vëlla-vrasëse dhe është treguar shumë herë gati për të ndërhyrë për një pajtim ndërmjet partive, në luftë midis tyre.

Pozita e saj politike, i lejon që të mbrojë më mirë interesat vitale të Atdheut. Gjendja e saj juridike e paraqit përpara gjithë Botës, si Përfaqësonjësen Legale të Shtetit Shqiptar. Drejtonjësit e saj janë në pozitë të flasin brenda dhe jashtë Shtetit, me autoritetin që ua jep cilësia e naltë zyrtare, që kanë patur përpara okupacionit italian.

Ç’kemi kërkuar?

Kemi kërkuar apriori rikthimin e Shqipërisë në gjendjen e para datës 7 Prill ‘39. Pse? Sepse para asaj date, Shqipëria e jonë, me tërë aparatin e një Shteti sovran, ishte njohur de jure dhe de facto, prej gjithë Botës. Agresioni brutal i 7 Prillit ‘39, jo vetëm nuk e ndërron atë gjendje nga pikëpamja e së Drejtës Ndërkombëtare, por bile e fuqizon, sepse baza juridike e një problemi të tillë, është doktrina “Statu quo antë”.

Duke kërkuar rikthimin e legjitimitetit dhe të formës monarkike të regjimit të para 7 Prillit 1939, ne të Legalitetit nuk bëjmë gjë tjetër, veçse kërkojmë atë që na e patën njohur të gjithë. Me këtë mënyrë, në gjirin e Konferencës së Paqes që do të mblidhet, kur të mbarojë lufta, pozita e jonë do të jetë kaq e fortë, sa armiqtë tanë nuk do të gjenin argumentin, për të na luftuar.

Të vijmë tek çështja e Personit të Madhërisë Suaj!

Vendimi i Mbledhjes së 12 Prillit 1939, siç nuk e ndërron formën e Shtetit të shpallur me vendimin e Kuvendit Kushtetues të muajit Shtator 1928, ashtu nuk e ndërron aspak të drejtën e Mbretit mbi Fronin e Shqipërisë. Madhëria e Juaj u largua nga Atdheu, për shkak të rrjedhimeve që nuk vareshin nga vullneti i Juaj, ose nga ai i popullit. Madhëria e Juaj nuk abdikoi dhe për sa nuk abdikuat, bile në çastin e largimit urdhëruat qëndrimin në shenjë proteste, nuk mund t’Ju mohohet e drejta, pa u shkelur nderi i gjithë Kombit.

Mungesa e Juaj Madhëri, është ndjerë prej të gjithëve!

Këto janë arsyet kryesore që Lëvizja e jonë, po përpiqeshe për kthimin e regjimit legal të mëparshëm, përveç arsyeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që duhen marrë parasysh në rast se duam të mirën e vendit t’onë.

Provokimi Terrorist

Më datën 5 korrik 1944, Organizata e jonë u provokua me anën e zjarrit me armë, prej Organizatës Nacional-Çlirimtare. Ky provokim është një ndër krimet më të mëdhaja. Prej dy javësh po zhvillohet një përgatitje nga ana e terroristvet, me qëllim për me sulmue krahinat e Shqipërisë së Mesme e, të Veriut. Komandanti i Përgjithshëm i Fuqive të Lëvizjes së Legalitetit, tue qenë gati i sigurt se Nac.- Çl., tue mendue përfundimet e këqija që mund të kishte për fuqitë e saj, një luftë e fillueme prej tyre pa shkak, për nevojat e Lëvizjes dhe sipas këshillave, kishte qenë largue.

Me 9 Korrik 1944 z. Kupi këthehet prej një mbledhjeje që kishte pas në Lumë dhe me 12 Korrik ’44, filloi sulmimin për me mprojt zonat tona në drejtimin Qafë e Shtamë-Murrizë. Fuqitë kundërshtare tërhiqen. Me 26 Korrik ’44, fuqitë terroriste shpartallohen. Bilanci i përleshjes është mbyllur me gjak, me të vramë e të plagosur, me rrënime; këtyre të këqijave iu duhet shtuar edhe forcimi i armiqsisë. Në gjith vendet ku u shfaq gjurma e terroristavet Nac. Shl., është përpjekur të hedhë farën e përçarjes në radhet e forcavet kombtare, dyke përdorur si armë terrorin, shpifjen dhe diskreditimin. Memorie.al

Sekr. Përgj. Lëvizjes së Legalitetit                                                                                              

Kryetari

Prof. Gaqo  GOGO                                      Major Abaz KUPI                                                                     

Kajro, më 2 gusht 1945

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Prill 2023

Next Post

“Falë mjeshtërisë, shkëlqimit e kontributit tuaj, ju; Zani, Sabahi, Dini dhe Paulini, Shkodra u quajti; ‘4 Moskëtjerët’, pasi...”/ Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
Kur futbollistët e Partizanit, Flamurtarit e Vllaznisë, ndesheshin me doganierët për magnetofonat e pakot e çimçakizave

“Falë mjeshtërisë, shkëlqimit e kontributit tuaj, ju; Zani, Sabahi, Dini dhe Paulini, Shkodra u quajti; ‘4 Moskëtjerët’, pasi...”/ Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!