• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur u hap mbledhja e Presidiumit të Kuvendit dhe Enveri mori në dorë letrën e Ballukut e pyeti: ‘Hë mo, si thoni, t’i pushkatojmë këta….’?!, i vetmi që foli ishte….”/Gafa e diktatorit Hoxha, 6 muaj pas pushkatimit të “puçistëve”!

“Që kur ishte sekretar i parë shoku Rrapo Dervishi, i kam thënë se; Perikli Sheti, merr para për operacionet dhe nuk e fusin në burg, pasi…”/ Letra e ish-oficerit të Sigurimit, Hekuran Pobrati, në ’82-in
“Oficeri N. K. i repartit 9181 në Tiranë, është shumë i rrezikshëm, sepse tha kur të bëhet luftë, të parin do vras …”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për ushtarakët
Fjala e Mehmet Shehut: “Beqiri e bëri leckë autoritetin e partisë, ndërsa Petriti ishte fals, bënte vetëm për një komandant çete…”/ Mbledhja e panjohur
“Enver Hoxha, pa arsim ushtarak dhe pa përvojë lufte, s’kishte drejtuar asnjëherë një repart ushtarak në luftim, me intelekt mediokër dhe frikacak, u fsheh…”/ Refleksionet e gjeneralit të njohur
Fjala e Mehmet Shehut: “Beqiri e bëri leckë autoritetin e partisë, ndërsa Petriti ishte fals, bënte vetëm për një komandant çete…”/ Mbledhja e panjohur
“Enver Hoxha, pa arsim ushtarak dhe pa përvojë lufte, s’kishte drejtuar asnjëherë një repart ushtarak në luftim, me intelekt mediokër dhe frikacak, u fsheh…”/ Refleksionet e gjeneralit të njohur
“Arsyeja që unë, ushtari i Zall-Herrit, u bëra pjesë e trupit gjykues te gjyqi i Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të tjerë, ishte sepse…”/ Dëshmia e rrallë e lezhjanit, që dënoi “puçistët” në ’75-ën

Nga Afrim Imaj

Pjesa e pestë

Memorie.al/“Nata e zezë e 5 nëntorit 1975, është nata kur janë pushkatuar tre ushtarakët më të lartë të Ushtrisë Shqiptare”, – tha një nga kolegët tanë atëhere, me gjysëm zëri. Dhe vërtet “kjo natë e zezë”, ka zgjatur plot 11 muaj. Ajo ka filluar me datën 25 nëntor 1974 dhe ka përfunduar me datën 5 nëntor 1974. Me datë 24 nëntor 1974, në orën 10:00, në zyrën e Enver Hoxhës hyri Mehmet Shehu. Ai ishte i zverdhur dhe fliste me vete. Për dy orë rresht, ai ka qëndruar në zyrën e Komandantit. Kanë diskutuar shumë gjatë dhe kur ka dalë, i merreshin këmbët dhe dukej sikur ecte si i pirë…! Që prej datës 4 korrik 1974, Byroja Politike, ishte tronditur shumë nga themelet. Pas mbledhjes së Durrësit, ku u zbuluan për herë të parë “Tezat e zeza”, Kongresi i gjashtë i Partisë së Punës së Shqipërisë, i kishte dënuar shumë rëndë ato dhe autorët e këtyre tezave. Ata ishin Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parrllaku.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

Enveri pyet Kuvendin Popullor, për faljen e jetës së Ballukut!

Gjashtë muaj pasi ishin pushkatuar Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, Enver Hoxha, në mbledhjen e Kuvendit Popullor, më datën 6 maj 1976, bën një ndër gafat e mëdha. Tre gjeneralët, nga burgu, i kishin bërë një letër sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha dhe kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, që atyre t’u falej jeta. Në këtë letër, Beqir Balluku kërkonte që vendimi i Gjykatës së Lartë, për dënimin e tij me vdekje, të shndërrohej në një vendim më të butë. Kjo letër ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në Kutinë Nr. 611.

Letra mbërriti në aparatin e Komitetit Qendror dhe sekretari personal i Enver Hoxhës, (Haxhi Kroi), për të zbatuar rregullat, apo më saktë rutinën burokratike, e përcolli letrën në adresë të Kuvendit Popullor. Letra bëri një rrugë të gjatë dhe më 6 maj 1976, në krye të agjendës së punimeve të Kuvendit Popullor ishte vënë diskutimi i letrës së Beqir Ballukut dhe i dy gjeneralëve të tjerë, për t’u falur jetën. Sapo u hap mbledhja, Enver Hoxha merr letrën në dorë dhe thotë: “Hë mo, si thoni, t’i pushkatojmë këta”?! Ai lexoi emrat e tre gjeneralëve dhe sallën e mbërtheu një heshtje varri, pasi të tre gjeneralët, kishin tre muaj që ishin pushkatuar!

Më e keqja ishte, se askush nuk e dinte varrin e tyre, kur në sallën e Presidiumit të Kuvendit Popullor, luhej një komedi shumë e turpshme. Një komedi që i shokoi të gjithë ata që ishin të pranishëm. Askush më mirë se Enver Hoxha, nuk dinte të tallej dhe të përçmonte vdekjen e viktimave të tij. I vetmi që guxoi e i tha, se; tre gjeneralët kishin tre muaj që ishin pushkatuar, ishte heroi i romanit “Përsëri në këmbë”, Nuredin Hoxha, punëtor në Parkun Automobilistik të Mallrave në Elbasan. Pasi kaluan rreth dy minuta heshtje varri, Komandanti (Enveri), me buzëqeshjen e tij karakteristike, që në të tilla raste i merrte një lloj nuri tjetër, tha: “Meqë pika e parë qenka ekzekutuar, ahere kalojmë në pikën e dytë…”!

Çfarë shkruante Beqir Balluku, në letrën e tij për Enverin?

“I shtrenjti shoku Enver. I bindur se nuk jam armik i popullit dhe i partisë, nuk kam kryer asnjë lloj krimi dhe duke qenë një komunist i vendosur dhe i devotshëm, kërkoj që ju të rishikoni masën e dënimit tim, nga Gjykata e Lartë. Në sallën e gjyqit më lexuan vendimin gjyqësor; “Vdekje me pushkatim”. Unë asnjëherë nuk kam menduar, se do të vinte një ditë, që do të dënohesha si tradhtar i idealeve të partisë dhe të popullit tim. E them këtë, sepse asnjëherë nuk ia kam pasur me hile partisë. Ju më njihni shumë mire, se unë kam qenë një bashkëluftëtar i ditëve të vështira, me ju dhe tërë shokët e tjerë të Byrosë.

Më kanë dënuar padrejtësisht dhe pa bërë analizën e thellë të gabimeve të mia. Pas një hetuesie të gjatë prej 11 muajsh, unë thashë vetëm të vërtetën. Kam bërë gabime, por kurrë nuk jam armik. Kurrë nuk kam shkelur vijën e partisë. Në këto kushte, unë kërkoj që të më falet jeta”. Kështu shkruhet në letrën e fundit të Beqir Ballukut për Enver Hoxhën. Balluku dhe në sallën e gjyqit, e kundërshtoi trupin gjykues dhe nuk pranoi që t’u përgjigjej shumë pyetjeve. Përkundrazi, ai u tha gjykatësve, se të gjitha ia ka dërguar Enver Hoxhës, në një numër të madh letrash dhe e ka sqaruar pozicionin e tij me shumë detaje dhe me hollësi.

Këto letra, nga ana e gjykatësve në sallën e gjyqit, u përdorën kundër Beqir Ballukut dhe gjeneralëve. Gjykatësi në sallën e gjyqit, u tha: “Ju tani jeni armiq të betuar të popullit dhe të partisë dhe Enver Hoxha, nuk ka nevojë për paçavure të tilla. Ai ka një besim shumë të madh te drejtësia popullore”. Vend-ndodhja e letrës, është konfirmuar jo vetëm nga ish-ministri i Brendshëm Spartak Poçi, por edhe nga tre ish-ministra të tjerë të Brendshëm, të qeverisjes socialiste. Të gjithë ministrat e Brendshëm, që nga viti 1992, u kanë kushtuar shumë kohë studimit të dosjeve të vrasjeve të diktaturës komuniste. Në ditarin e tij, ish-ministri i Brendshëm, Perikli Teta, u kushton një rëndësi të veçantë dhe zbardh shumë e shumë mistere.

Tre gjeneralët nuk kishin asnjë lajm nga familjet e tyre!

Por një tjetër dhimbje e madhe, për tre gjeneralët e dënuar me vdekje, ishte fakti, se ata nuk kishin asnjë lajm për familjet e tyre! Po ashtu, familjarët e tyre, nuk kishin asnjë lloj lajmi për ata. Në sallën e gjyqit dhe në 11 muaj hetuesi, tre gjeneralët, u ballafaquan me rreth 200 dëshmitarë, por asnjëherë s’u takuan me familjarët e tyre. (Se si dhe ku takoheshin me gjeneralët me dëshmitarët dhe si bëhej hetuesia e tyre, do të shkruajmë në numrat e ardhshëm). Të tre gjeneralët, kërkuan të dinin diçka për familjet e tyre.

Ata i kërkuan informacion për vendin e internimit të familjeve të tyre, por asnjëherë nuk mësuan, se ku ishin familjet dhe se cili ishte fati i tyre. Ata u pushkatuan, pa parë njerëzit më të shtrenjtë. Një metodë çnjerëzore e diktaturës. Për ta kujdesej personalisht Enver Hoxha dhe ata izoloheshin me të gjitha mënyrat nga kontaktet me familjet dhe të afërmit e tyre. Viktimë e këtij mekanizmi, ishin dhe tri familjet e gjeneralëve. Nga ky izolim, Enver Hoxha ka mundur të zhdukë njëherë e përgjithmonë, shumë gjurmë të krimeve të tij të diktaturës. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“U tha se Mehmetin e vranë, pasi në atë shtëpi kur qe rindërtuar e zgjeruar, ishte krijuar edhe një hyrje-dalje e fshehtë, për në dhomën e tij të gjumit...”/ Refleksionet e Fadil Paçramit

Next Post

“Agjenti ‘Rampa’ në Itali, mashtroi Sigurimin e Shtetit dhe Kadri Hazbiun, duke iu marrë 8 mijë dollarë, gjoja se do u sillte sekretin e bombës atomike...”/ Dëshmia e rrallë e Llambi Peçinit, në gjyq

Artikuj të ngjashëm

“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
Dossier

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026
Dossier

“Enver Hoxha, në kujtimet e tij, pohon se unazën e togerit, nipit të Gerngut, e kërkoi gruaja e Omer Nishanit, por nuk thotë të vërtetën, pasi…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve

June 20, 2026
Next Post
“Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës dhe i tha; ‘Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtë martesore…”/ Zbulohet dokumenti i bujshëm, 20 tetor ‘82

“Agjenti ‘Rampa’ në Itali, mashtroi Sigurimin e Shtetit dhe Kadri Hazbiun, duke iu marrë 8 mijë dollarë, gjoja se do u sillte sekretin e bombës atomike...”/ Dëshmia e rrallë e Llambi Peçinit, në gjyq

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme