• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, September 22, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati

“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
“Në Berat, komandanti i kampit, kapiten Pandi Anastasi, abuzonte me vajzat e internuara, duke…”/ Rrëfimi i Kristina Mark Gjomarkaj
“Persekucioni i egër komunist, ndaj Nafije Stërmasit, Luçie Saraçit, Adile e Qeuthere Meta, Feride Domnorit dhe Fetije Vuçiternit …”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçit
“Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste
“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
“Kur u arratis babai, nënën e internuan në Plug dhe pas 12 vitesh kur shkuam ta takonim, pyeta një grua që ishte në arë, pa e ditur se ajo…”/ Dëshmia e trishtë e djalit nga Dukati
0
Shares
11.3k
VIEWS

Nga Enver Lepenica  

Memorie.al / Enver Lepenica lindi në fshatin Lepenicë të Vlorës, në vitin 1944. Ai vjen nga një familje me tradita atdhetare dhe e persekutuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, si nga nëna ashtu dhe nga babai. Ai është lauruar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës me rezultate shumë të larta. Ka botuar dhe vazhdon të botojë në organet e shtypit shumë artikuj të karakterit ekonomik, historik dhe të problemeve shoqërore. Ka botuar librat: “Barbarët zbresin në Vlorë”- bashkautor, 1998 dhe “Hysni Lepenica…”- monografi, 2000. “Uan Filipi”, “Major Ahmet Lepenica”, “Kryetarët e Bashkisë së Vlorës”, “Eliminimi i Grupit Komunist të të Rinjve”, “I. Komunistët vrasës, II: Pushkatimet para popullit”, Tirane 2021, etj.

                                                     TAKIM ME NËNËN

(Nga rrëfimi i mikut tim Fadil)

Gjithashtu mund të lexoni

“Hetues Rustemi, më akuzonte se unë isha vënë në shërbim të KGB-së, që kur isha përkthyes në Shkollën e Partisë në Moskë, ku ministri Nesti Nase…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

“Kur ishim me Mynyrin në Itali, në dhomë e hotelit, na hynë dy femra sovjetike, të veshura me këmishë nate dhe…”/ Si u inskenua akt-akuza, për dy inxhinierët e naftës?!

… “Na e morën pa asnjë faj…!

Na e morën nënën bashkë me dy vëllezërit dhe një foshnjë, bishat e Sigurimit të Shtetit.

Përse na e morën nënën?! Çfarë kishte bërë? Çfarë mund të bëjë një foshnjë e porsalindur, që ja prishën çerdhen ku flinte?!

Babai u arratis për të shpëtuar kokën e tij.

Po ne të vegjlit? Motra 2 muajshe kish si burim ushqimi gjirin e nënës. Po nëna ku do të gjente pak bukë që të mbante gjallë veten dhe foshnjën e saj?

Ne të tre, që mbetëm në Dukat, kishim një çerdhe të varfër ku mblidheshim, shtëpinë e xha Ganiut. Motra jonë 7 vjeçe, zëvendësoi nënën që na e morën bishat. Ajo ngrihej natën, na shikonte dhe na mbulonte. Na pyeste shpesh a kishim uri dhe këtë e bënte për ta treguar dashurinë e saj, sepse as ajo vetë s’kish se ku të gjente asnjë kafshatë bukë.

Xha Ganiu na dërgoi dhe në shkollë. Unë mësoja shumë. Kur kthehesha nga shkolla, veja me dhën. Por ngado që veja, mendjen nuk e hiqja nga nëna. Si do të ishte nëna ime që nuk e shihja? Ah, të kisha nënën, po le të kisha uri dhe le të vuaja! Të paktën ajo do të më thoshte ndonjë fjalë që do të ma ngrohte trupin e sfilitur dhe të zhveshur dhe fjala e ngrohtë është e ngrohtë.

Kisha 12 vjet që isha ndarë me nënën dhe nuk e kisha parë asnjëherë. Më kishte lënë 8 vjeç dhe tani më 1960-n unë isha 20 vjeç.

Ata 12 vjet të kaluar në vuajtje dhe mjerim, pa bukë e pa ujë, pa dashuri, pa familje, e ndarë për së gjalli me njerëzit dhe fëmijët e saj, e kishin plakur shumë, por nuk e kishin prishur shpirtin e saj të bukur.

Kështu pas 12 vjetësh, xha Ganiut i vjen një letër nga nëna e që e morëm vesh se ajo ishte gjallë dhe e internuar në Savër të Lushnjes. Nëna shkruante kështu: ‘I dashur vëlla Gani! Të lutem me përgjërim m’i sill një herë të tre fëmijët t’i shoh dhe pastaj le të vdes’.

Burri fisnik e bëri edhe kësaj here detyrën e tij. Na veshi e na ngjeshi me ato që kish dhe me të u nisëm për të takuar nënën pas 12 vjet ndarjeje.

Nga Dukati në Plug të Lushnjes mbërritëm pasdite. Në arat e pafundme të Lushnjes, shumë gra të internuara ishin duke prashitur. Mua më dërgoi xha Ganiu të pyesja për nënën.

– Ku është Velide Çapoj?- pyeta gratë e para që takova.

– Në fund të arave, do ta dallosh se mban një fëmijë pranë vetes, – më thanë ato gra të lodhura dhe të drobitura.

Pasi mbërrita në fund të arave, iu drejtova gruas që prashiste dhe që kishte pranë një vajzë të vogël:

– O shoqe, i thashë asaj gruaje, a e njihni Velide Çapojin

– E ç’e do a të keqen nëna? – më tha ajo.

– E kërkojnë ca njerëz në xhade, i thashë unë.

Gruaja e vuajtur m’i nguli sytë mirë, filloi të marrë frymë si me zor, m’u afrua dhe më pyeti:

– Po ti i kujt je dhe nga je mor bir?

– Jam nga Dukati, i biri Gani Çapojt – e gënjeva unë.

Gruaja m’u qas pranë dhe po më vështronte nga lart poshtë me lot në sy, po ashtu bëri edhe vajza e saj. Më vunë në mes dhe po më shikonin si të shastisura. Mua filloi të më rrahë zemra fort. –

Mos më gënje, të keqen nëna – më tha ajo, Gani Çapoj nuk ka djalë të madh. Mos je ti Fadili? – më pyeti me një zë që i dridhej.

– Po, – i thashë unë.

Plaka e mjerë ra përdhe, ndërsa vajza e saj m’u hodh në qafë duke më puthur. “Të keqen motra, të keqen motra”!

Ajo plakë, që nuk e njoha, ishte nëna ime, ajo vajzë, që nuk e njoha, ishte motra ime. Ishim ndarë kur ishte 2 muajshe dhe tani po e shihja 12 vjeçe…!

Hodha sytë në fushën e pafundme dhe pyeta veten: mos vallë edhe fëmijët e këtyre grave të mjera, nuk i njohin nënat e tyre, kështu si dhe unë?

Prej atij momenti ne, tre fëmijë të mbetur jetim, me nënë dhe babë gjallë, jetuam me nënën përgjithmonë…”!

Pasi u ndamë me Fadilin, mendoja gjithnjë: “Po sa drama të tilla ka në Shqipëri”? Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kadri, po kur u zbulua grupi i Beqir Ballukut, pse nuk dole të thoshe, more këtë Arif Haskon, pa kapeni një çikë, se ka dalë kjo gjë për...”?!/ Debatet e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82

Next Post

“Te fotot që më tregoi zv/drejtori i Sigurimit, si cili bërtiste gjithë histeri; ‘këtu e ke vëndin’, njoha fytyrën e buhavitur dhe me gjak të Vangjelit...”/ Dëshmia rrëqethëse e publicisti të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Bashkëpunëtori ‘Butrinti’ të na informojë rreth komenteve që bëjnë Lubonja, Paçrami, Ngjela, Parllaku etj., për vetëvrasjen e Mehmet Shehut …”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, mars ‘82
Personazh

“Hetues Rustemi, më akuzonte se unë isha vënë në shërbim të KGB-së, që kur isha përkthyes në Shkollën e Partisë në Moskë, ku ministri Nesti Nase…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 21, 2023
“Kur ishim me Mynyrin në Itali, në dhomë e hotelit, na hynë dy femra sovjetike, të veshura me këmishë nate dhe…”/ Si u inskenua akt-akuza, për dy inxhinierët e naftës?!
Personazh

“Kur ishim me Mynyrin në Itali, në dhomë e hotelit, na hynë dy femra sovjetike, të veshura me këmishë nate dhe…”/ Si u inskenua akt-akuza, për dy inxhinierët e naftës?!

September 20, 2023
“Para se të vdiste nga torturat, na lejuan ta shikonim babain në qeli, dhe kur nëna i vuri dorën në shpatull, ajo u mbush me…”/ Historia tronditëse e përkthyesit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë
Personazh

“Para se të vdiste nga torturat, na lejuan ta shikonim babain në qeli, dhe kur nëna i vuri dorën në shpatull, ajo u mbush me…”/ Historia tronditëse e përkthyesit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë

September 19, 2023
Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Personazh

“Kur e pyeta inxhinier Fatmirin, pas viteve ’90-të, se përse pranoi të vinte në shtëpinë time, si i ‘sëmurë me depresion’, i dërguar nga Sigurimi, me përgjues në çantë, ai…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 19, 2023
“Peti Shamblli, më tha; ti, shoku Xhaçka, duhet ta prishësh fejesën, sepse ajo vjen nga një familje borgjeze dhe babai i saj, i diplomuar në Oksford…”/ Kujtimet e inxhinierit të naftës
Personazh

“Pas Mynyr Arapit, u arrestua dhe inxhinieri Petrit Sadushi, duke u akuzuar se para 15 viteve, kur kishte qenë në Gjermaninë Perëndimore, ishte larguar nga grupi…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 18, 2023
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
Personazh

“Në zyrën e tij, ministri Hekuran Isai, më tha; Mynyr Arapi është armik, se ka dalë kundër mësimeve të Partisë dhe shokut Enver, prandaj ti, duhet ta…”/ Kujtimet e Petraq Xhaçkës

September 17, 2023
Next Post
“Te fotot që më tregoi zv/drejtori i Sigurimit, si cili bërtiste gjithë histeri; ‘këtu e ke vëndin’, njoha fytyrën e buhavitur dhe me gjak të Vangjelit…”/ Dëshmia rrëqethëse e publicisti të njohur

“Te fotot që më tregoi zv/drejtori i Sigurimit, si cili bërtiste gjithë histeri; ‘këtu e ke vëndin’, njoha fytyrën e buhavitur dhe me gjak të Vangjelit...”/ Dëshmia rrëqethëse e publicisti të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!