• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz

“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz
“Kur takova Isabelën dhe Zamirën në Kongresin Amerikan, ato më treguan se vëllain e tyre, Klementin, e kishin…”/ Misteri i arratisjes së motrave Islami, në gushtin e ’84-ës, në Korfuz

Nga Muç Xhepa 

Memorie.al / Ndërsa Holokausti vazhdon të pushtojë mendjen dhe imagjinatën e shkrimtarëve dhe regjisorëve të kinematografisë në mbarë botën e qytetëruar, Gulagu, shumë herë më i tmerrshëm se i pari, ka mbetur në hije dhe pothuaj i pa treguar fare. A duhet thyer kjo heshtje? A është pjekur koha për një diskutim dhe ekspozim të gjerë të asaj çfarë ndodhi dhe përse duhet bërë kjo?  Me të drejtë ngrihen zëra që akuzojnë Perëndimin se po kultivon një kulturë memoriale vetëm për Holokaustin, duke mbyllur sytë përpara asaj që ndodhi në Gulag, ferrin komunist. Arsyeja e kësaj asimetrie mendoj se gjendet në realitetin historik.

Të mbijetuarit e gjenocidit komunist ende nuk kanë krijuar një memorie kolektive në Perëndim. Ata ende nuk kanë hedhur dritë aq sa duhet mbi historinë e dhimbshme, por heroike të tyre. Kur drejtësia nuk vihet në vend, kujtesa është ajo që e luan atë rol.

Tiranë, 1975. Te hyrja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, dy kostumgrinj (kështu ironizoheshin punonjësit e Sigurimit të Shtetit, para viteve ’90-të) e futën në mes. Fytyrat pa gjak i thanë se kishin diçka për të sqaruar me të në drejtori. Në zyrë e priste sekretarja e Partisë, Vasilika, dhe dy shokët e tij, spiunët. I komunikuan përjashtimin nga shkolla për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

– “Heshtja është vetëvrasje, – kishte thënë Klement Islami. – Një ditë do të ndihemi fajtorë nëse sot mbyllim sytë përpara së keqes… kush nuk e do antinjerëzoren duhet ta luftojë atë”!

Menjëherë pas komunikimit të përjashtimit, dy hetuesit e mbërthyen fort për krahësh dhe e tërhoqën jashtë.

– “Vështrova dritaren e katit të dytë dhe mata me sy distancën që më ndante nga ajo. Doja të hidhesha me kokë e t’i jepja fund jetës para se të bija në duart e tyre, por hienat e nuhatën dhe më mbërthyen me forcë nga krahët”, – më tregonte Klementi, vite më pas. – “Është ende herët; do të kalosh në zdrukthin tonë njëherë”, – i thanë dhe e tërhoqën zvarrë.

Në oborr e priste “Gaz”i-69. Po atë ditë, nënën, babanë, motrat dhe gjyshen, i’a internuan forcërisht në njërin nga kampet e vdekjes në jug të vendit, në Çermë të Lushnjës. Brenda dyerve të hekurta të Hetuesisë Speciale në Tiranë, mbi trupin e tij të njomë, terroristët komunistë ushtruan torturat më makabre.

Ia dogjën mishin me cigare. I vunë korrentin elektrik në veshë dhe organet gjenitale. Për ditë të tëra ia shtrënguan duart me hekura mbrapa në maksimum dhe e lanë të prangosur derisa t’i binte të fikët.

I kërkuan të bashkëpunonte me ta. Klementi nuk pranoi kurrë. Ai qe gatuar me frymën e gjakun e një familjeje antikomuniste. Babai i tij, një nga të paktët intelektualë që kishte mbaruar studimet e larta në Itali për Edukim Fizik, ishte një antikomunist i betuar, ndërsa xhaxhai pat vdekur në burg, si kundërshtar i regjimit komunist. Në qelinë pranë, në të njëjtën kohë, torturuan edhe Viktor Martinin, një tjetër të burgosur politik.

Në burg, e lanë të izoluar për një muaj të tërë, brenda një qelie betoni, pa dritare e në errësirë të plotë. Edhe kur e futën në qelinë e përbashkët, i çuan një oficer të kuq, i cili ulërinte: – Mos i jepni bukë armikut të Partisë! Lëreni të ngordhë! Nuk e meriton kujdesin e saj! Rroftë Partia! Ai, oficeri komunist, besnik i partisë, ishte aty, sepse kishte vjedhur repartin ku kishte shërbyer.

Në qershor të vitit 1984, u takova me Klementin pranë bustit të Kristoforidhit në Elbasan. Vuajtjet në kampin e internimit, në Çermë të Lushnjës, i kishin vjedhur rininë. Flokët e verdha, kaçurrela, i ishin zgjatur dhe djegur nga dielli në arë. Më pyeti për familjen dhe më përsëriti këshillën:

– “Mos i beso lehtë askujt, që të mos e pësosh si unë. Tortura psikologjike që përdorin anti njerëzit synon të humbësh besimin te njeriu më i afërt. Për të dënuar, ata përdorin mikun, shokun, familjen, të dashurën, njeriun më të shtrenjtë, të cilët njerëzisht i beson dhe i do”.

Ishte kohë dreke. E ftova të hamë. Rrugës na kaloi pranë drejtori i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Në këtë spital, Klementin e torturuan për disa kohë në pavijonin e veçantë, ku mbanin të izoluar disidentët politikë. Klementi filloi të dridhej i tëri nga revolta. U ulëm në njërën nga tryezat e fundit të lokalit.

– “Muçi, – më tha, – jam i bindur se një ditë do t’i shohim anti njerëzit të japin llogari përpara drejtësisë. Ai është njëri prej tyre, lejoi të më bëjnë apses në këmbë”. Spitali psikiatrik njihej mirë nga banorët e qytetit për misionin e fshehtë që kryente. Me qindra ishin të dënuarit politikë, të cilët silleshin forcërisht aty dhe nuk dilnin më.

“Apses”, quhej prej të burgosurve politikë, tortura e shkaktuar nga injektimi i rrëshirës së pishës, në pjesë të ndryshme të trupit, zakonisht në këmbë. Ajo krijonte infeksion masiv dhe shpesh i burgosuri përfundonte me prerje të këmbës.

Prapa spitalit, ndodhej kolonia. Aty mbaheshin të rrethuar me tela me gjemba, disidentë të degraduar mendërisht e fizikisht, prej medikamenteve të dhëna me forcë nga mjekë dhe infermierë të zgjedhur prej Sigurimit të Shtetit.

Pasi u qetësua disi, Klementi filloi të analizojë ditët në robëri, “pushtimin e njeriut nga anti-njeriu”, siç e quante ai pushtimin komunist. Tregoi për tmerret në internim, punën e rëndë të krahut, jetën e vështirë dhe plot vuajtje, kontrollet dhe hetimet pafund.

– “Nazizmi, – më tha, – kampet e internimit i krijoi të shfarosë racat e padëshirueshme për të. Komunizmi, kampet e shfarosjes i ka kthyer në shtyllën kurrizore të industrializimit të vendit, në themelin e sistemit të punës prej skllavi, që hap kanale, than këneta e ndërton fabrika”.

Pastaj përshkroi bisedat e gjata politike, kokë më kokë me motrat, Isabelën dhe Zamirën. Ndërsa fliste më bëri shenjë me dorë, të shikoja në anën tjetër të rrugës, ku banonin disa nga të afërmit e tij.

– “Edhe ata, si anti-njerëzit, na kanë mohuar familjarisht”.

Për pak qëndruam pa folur. Klementi e theu heshtjen.

– “Ngrihemi! Dua ta takoj patjetër, nuk dihet se kur mund të shihemi”. Shkuam pranë pallatit nr. 41. Atje banonte mikesha e tij. Pritëm të ulur në trotuar. Pas pak ajo erdhi dhe në praninë time, iu lut të mos e takonte më. E kishin kërcënuar ta pushonin nga puna prej lidhjes me të.

Klementi nuk foli, por në sy iu shfaq dhimbje. Ora po afronte gjashtë; atij i duhej të kapte trenin për në Lushnje.

– “Ikim, – tha. Përshkuam në heshtje rrugën për te stacioni. Ishte hera e fundit që u pamë.

Washington, 1994. Në njërën nga sallat e Kongresit Amerikan takova Zamirën, motrën e vogël të Klementit, e cila tashmë, në botën e lirë, punonte bashkë me Isabelën, për “Zërin e Amerikës”. Pasi u përshëndetëm dhe Elez Biberaj, që ishte me të, u largua, biseda kaloi te Klementi. Zamira tregoi momentet e fundit me të:

– “Pritëm të errësohej, pastaj u futëm në ujë. Klementi kërkoi të shkojmë përpara, ndërsa vetë na ndoqi nga pas. Notuam tërë natën, duke i dhënë kurajë njëri-tjetrit. Edhe pak! Forca! Ja, fare pranë është liria. Herë pas here, drita e prozhektorit të rojeve kufitare, binte mbi ne.

Duke u gdhirë, u ndjemë të lodhur. Mua filloi të më marrë gjumi. Isabela rezistoi më shumë. Një jaht turistësh italianë e pa atë. Bashkë me Isabelën, erdhën e më gjetën mua. Kërkuam për Klementin…”!

Lotët nuk e lanë të vazhdojë më tej. Me kokën e këputur poshtë u ul në dyshemenë e mermertë, ndërsa unë, i prekur thellë në zemër, kujtova fjalët e tij: “Muçi, jam i bindur se një ditë do t’i shohim anti-njerëzit, të dalin përpara drejtësisë…”!

Atë mëngjes vere të vitit 1984, pasi u nda me lot dhimbjeje me prindërit e tij të dashur, Klementi, së bashku me motrat, Isabelën dhe Zamirën, u nisën drejt Sarandës. Duke shfrytëzuar lejen e zakonshme, si pretekst për të kaluar pushimet në qytetin bregdetar, ata u vendosën në hotelin e qytetit.

Të nesërmen në mbrëmje, të pajisur me kamerdare, fshehur pas një shkëmbi, Klementi dhe motrat u futën në det e filluan të notojnë drejt lirisë, drejt perëndimit.

Pas shumë orësh notimi të lodhshëm, tamam atëherë kur menduan se arritën lirinë, Klementi vuri re se patrulla kufitare kishte filluar të patrullojë anën ku ndodheshin ata. Pa i rënë në sy motrave, i nxiti të notojnë më shpejt përpara, ndërsa vetë qëndroi prapa. Që të shpëtonte motrat, ndryshoi drejtim; filloi të notonte drejt jugut.

Ndërsa largohej prej motrave të dashura, Klementit i afrohej gjithnjë e më pranë motobarka e kriminelëve të kuq. Më kot u zhyt disa herë për t’u fshehur. Kriminelët ishin afruar aq pranë, sa edhe e kishin zbuluar. E thirrën të dorëzohej. E goditën me kiçin e motobarkës. Klementi nuk u dha. I zhytur thellë në det, ai notonte drejt lirisë.

E kërkuan në thellësitë e honeve. E lidhën me litar dhe e tërhoqën si hiena brenda ujërave të burgut komunist. Ashtu të lidhur, e shëtitën rreth e rrotull gjirit të Sarandës, për të terrorizuar njerëzinë. Por trimi edhe i vrarë rrezatonte liri, dashuri e heroizëm. Memorie.al

(Ky tregim është pjesë e librit “Në sirtar”, -tregime- të autorit Muç Xhepa.) 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mbledhja e Lurës më 27 gusht ‘43, ku morën pjesë Mit’hat Frashëri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Miftar Kaloshi dhe...”/ Historia e panjohur e “parlamenteve” të Dibrës

Next Post

Kalendari Historik 18 Korrik 2023

Artikuj të ngjashëm

“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 30, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

June 29, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

June 28, 2025
Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare
Dossier

Plot 23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore Shqiptare

June 28, 2025
Next Post
“Më 29 maj 1914, u formua Kabineti i ri qeveritar, ku Turhan Pasha, mbajti sërish postin e Kryeministrit, por dorëzoi atë të Ministrit të Punëve të Jashtme, te Prengë Bibë Doda, i cili…”/ Libri i ri i Dr. Nikoll Loka

Kalendari Historik 18 Korrik 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme