Nga Sven Aurén
Përkthyer nga Adil N.Biçaku
Pjesa e katërmbëdhjetë
ORIENTI EUROPES
Land af Albania! Let me bend mine eyes
On thee, thou rugged nurse of savage men.
Lord Byron.
Në librin “Orienti i Evropës”, autori i veprës asht suedezi Sven Aurén. Janë përshtypje udhëtimi nga Shqipëria nga mezi i viteve ‘30. Përjetimet e tije direkte pa asnjë retushim.
Me një fjalë përkthimi i librit ka për të sjellë tek lexuesi shqiptar, vlera origjinale njohje të asaj historie që ne nuk e kemi njohur dhe jo pak vazhdojmë, ta njohim dhe tani të deformuar nga interesa të momentit.
Tani pak për atë që ju adreson këta rreshta: Quhem Adil Biçaku. Kam punuar dhe jetoj mbi 50 vjet në Suedi, pa e shkëputur për asnjë moment, mendimin dhe ndjenjën nga Shqipëria jonë.
Tani jam në pension dhe jetoj me gruan dhe fëmijët, këtu në Stokholm. Duke qenë një kohë e gjatë, nga evolucioni i gjuhës shqipe, që natyrshëm, ka ndodhur gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, jam i vetëdijshëm për vështirësitë, jo të vogla me të cilat do të ndeshem, për t’i dhënë lexuesit shqiptar, përjetimet e origjinalit.
Prandaj do t`ju isha shumë mirënjohës, nëse së bashku do të gjenim një mënyrë praktike bashkëpunimi, për ta përkthyer këtë libër me vlera të shumanshme.
Moralisht do të ndihesha shumë i lehtësuar, duke shlyer një pjesë të borxhit, që kemi të gjithë ne shqiptaret, karshi Shqipërisë sonë, veçanërisht në këto kohë që vazhdojnë të jenë kaq të trazuara.
Me shumë respekt
Adil Biçaku
Kënga ngrihet dhe ulet. Nganjëherë kalon në gërthitje dhe ulërimë, nganjëherë ulet, aq sa dëgjon oshtimë të toneve bas. Dervishët në gjysmë rrethi, tunden para dhe mbrapa si kallinj elbi nga era dhe çdo herë që përmendet emri i Muhamedit, vejnë të njëmbëdhjetët dorën në zemër dhe përkulen thellë dhe hijshëm përmbi dyshemenë e errët.
Allahu është i madh dhe Muhamedi është profeti i tij!
Ata nxehen shumë e më shumë. Fjala këngë nuk është më adekuat. Tani është vetëm klithmë, frikësuese, klithmë depërtuese, që bën një përshtypje, tmerrësisht shtazarake. Papritmas të duket së ngecin në një fjalë, një emër, që gërthitet me një takt dhe me siguri, sikurse në thirrjet në stadium:
-Hysein, Hysein, Hysein, Hysein….!
Djersët u dalin nga balli. Nuk ndodhen më në këtë tokë. Ata ndodhen në xhenetin e mrekullueshëm, të cilin vetëm një dervish, ka privilegjin ta shijojë tashmë në këtë jetë. Trupat dridhen. Një nga dervishët pëson një shpërthim vaji konvulsiv.
-Hysein, Hysein, Hysein…!
Shehu plak ngre dorën, e dobët, të ndytë, me thonj të gjatë, të paprerë dhe bie qetësia menjëherë. Gjysmë rrethi dihat në takt me llambat e vaj gurit. Ushtarët në krye të shkallëve ndiejnë afërsinë e Allahut dhe shohin me sy zgurdullues. Njëri nga dervishët, ngrihet dhe shkon ngadalë tek një dollap. Dëgjohet se si ai kërkon midis enëve dhe qelqeve. Ai vjen me një vazo dhe pas urdhrit të Shehut, ai pinë atë që ka brenda. Kjo është pirja sekrete e Rufaive, uji i magjisë (eliksiret), që i bën dervishët, në gjendje që të durojnë dhimbjet më të tmerrshme, pa ndryshuar fytyrën e qeshur dhe të mos dëmtojnë trupin.
-Çfarë përmban ai lëngu (elixiri)? i pëshpëris shoqëruesit tim, që duket shumë i magjepsur nga ky procesion i çuditshëm.
-Sherbet- , më pëshpërit ai. Asgjë tjetër përveç sherbeti.
Tani do të vërtetohet se sa shërben sherbeti (eliksiri).
Një nga dervishët, një burrë bajagi i ri, me pamje të egër, fanatike dhe me kafazin e kraharorit të futur, ulet në mes të gjysmë rrethit. Ai pi disa gllënjka sherbet nga vazoja, zhvishet deri në brez dhe duke u përkulur, merr nga dora e Shehut, një nga gjilpërat e vogla, të cilën e fërkon me një copë gazete me graso. Gjilpëra është afërsisht 3 decimetër e gjatë dhe disi më e trashë, se një shtizë çorapësh. Është fare qetësi në dhomë, dhe të gjithë i kanë drejtuar sytë tek delinkuenti gjysmë lakuriq.
Ai nuk duket që brengoset nga ndonjë frikë.
Pa hezitim përçon gjilpërën nëpër faqen e majtë, mbanë gojën hapur, që të duket shkëlqimi i hekurit në grykë dhe vazhdon me gjilpërën jashtë faqes së djathtë. Me gjilpërën tej përtej nëpërmjet faqeve dhe gojës, qëndron i ulur disa minuta, pastaj nxjerr jashtë atë instrumentin e pa këndshëm, ndërsa gjaku pikon nga dy anët e fytyrës. Por nuk është ndonjë rrëke e madhe gjaku. Dervishi i ri, merr disa pika salivë në gishtin e madh dhe fërkon plagët dhe gjaku ndalon me njëherë. Kur unë e shikoj atë, më afër, në fytyrë, nuk shikoj ndonjë shenjë të gjilpërës.
Një nga ushtarët ka dalë jashtë. Ai nuk mund të durojë më.
-Kjo nuk është asgjë, më thotë shoqëruesi im. Por prit se do të shohësh!
Gjysmë rrethi shikon intensiv veprimet e dervishit të ri dhe murmurisin nganjëherë emrin e profetit, kurse gishtat e Shehut numërojnë tespitë me rruaza të verdha. Papritmas, plaku ndërron tespitë me një diçka prej qelqi dhe kur unë e kontrollojë më mirë, kështu konstatoj, se është qelq llambe, që ai mban në dorë, qelq të zakonshëm llambe, të vjetër, padyshim vjen nga llambat e gazit, të njërës dhomë. Qelqin e llambës i’a jep një dervishi tjetër, të cilën e merr me një përkulje me shumë nderime. Shehu jep një shenjë me dorën e tij të dobët.
Dëgjohet një zë kërcëllues i neveritshëm, që duket shqetësues në këtë dhomën e zymtë.
Dervishi ha qelqin.
Unë nuk dua tu besoj syve të mi. Unë zvarritem më afër, për të pa më mirë, por nuk ka asnjë dyshim: burri po ha me të vërtetë qelqin e llambës. I qetë dhe i pa shqetësuar e mbanë atë, në dorën e djathtë dhe e bren me dhëmbët, copë pas cope, e përtyp me kujdes dhe e përcjell. Unë i shoh fytin, se si rrëshqasin copat teposhtë. Ai ha njësoj i qetë qelqin e llambës, sikurse banorët e Tiranës, mishin e deleve. Dhe ai nuk ndalon para se me e përtyp me kujdes dhe hëngër gjithë qelqin.
-Hysein, Hysein…!
Klithma therëse fillon prapë. Shehu ngrihet dhe shikon jashtë nga dritarja dhe kur unë shoqëroj vështrimin e tij, gjendem përpara një pamje magjike, që është në një kontrast të çuditshëm me këto skenat e tmerrshme, në këtë dhomë: kundrejt këtij qielli të natës në bojë blu të errët, ku më paraqitet një siluetë madhështore e një minareje. Në majë të minares, varet një yll i bardhë. Kjo është një pamje e ngritur mbi çdo kohë dhe vend, një tablo paqe të pakufishme dhe rehatie të pa kufizuar. Por mbi këtë dervishin plak, duket se tabloja ushtron një ndikim të çuditshëm. Ai rrotullohet dhe bën një gjest imperatori, një gjest, të cilin unë nuk e kuptoj, por përmbajtjen e tij shoqëruesi im e përkthen me këto fjalë:
-Kujdes! Tani vjen numri kryesor! Tani fillojnë me thikat. Ata shpohen në stomak, tej përtej nëpërmjet gjithë trupit…!
-Jo, përgjigjem unë, tani me të vërtetë është mjaft. Unë kam parë mjaft nga Rufaitë. Tani do të ikim.
Kur Shehu, nxjerr nga këllëfi, një heshtë trekëndëshe dhe ulërima e egër, ushton në muret me intensitet të ri, ecim qorrthi poshtë nëpër shkallët dhe dalim jashtë në rrugë.
Oh, ky ajër, ky ajër i mrekullueshëm i freskët i natës!
Unë bëjë një frymëmarrje të thellë, para se të fillojmë shëtitjen poshtë drejt xhamisë së vjetër.
***
Këtu përjashta në këtë rrugë në natën e qetë, të duken përjetimet në teqenë e Rufaive, si një ëndërr e neveritshme dhe e pa besueshme. Drita e fortë e hënës, pikturon drunj dhe shtëpi në një gradë ngjyre mahnitëse dhe përjashta vendrojës prej çimentoje, lëviz post-roja gjithë kohën, poshtë e lart. Unë nuk shoh asnjë njeri, nuk dëgjoj asnjë zë. Brenda kangjellave të bukura të hekurit në oborrin e xhamisë, shtrihen disa varre të vjetra kryq dhe tërthortë, me rrasa të çara dhe gurë kujtimesh të rrëzuar për tokë. Nëpërmjet vrimës së faltores shoh një llambë vaji, që lëshon një dritë të dobët mbi arkivolin e drunjtë të Sulejman Pashës. Mbretëron një qetësi e thellë, një paqe, që të duket se e ndien dhe e nuhat. Një zë i dobët arrin në veshin tim, një zë, që formohet në një fjalë: Hysein! Por e ka humbur forcën gjatë rrugës, prej shtëpisë së dervishëve, deri këtu, është vetëm një murmurimë, të cilën unë nuk do ta konstatoja, nëse unë s´do t´ia dija prejardhjen dhe kuptimin.
-Pra çfarë mendoni ju? Pyet shqiptari i ri në krahun tim. Duhej ndonjë gjë e tillë, të lejohej në ndonjë shtet modern evropian?
-Pse jo? U përgjigja pak si i hutuar. Mendo çfarë atraksioni turistik!
Por ciceroni im nuk ma miratoi. Edhe po qe se cilësia e Rufaive si atraksion turizmi, të duket se plotësojnë njëfarë funksioni, është ky lloj ushtrimi religjioni diçka, që kontribuon të mbajë akoma muhamedanët shqiptar, në injorancë dhe mbi besim, mendonte ai. Natyrisht ai ka të drejtë. Unë shoh ata ushtarët atje që qëndronin në derën e hapur, përpara meje, me sy të shqyer, pamje të prekura dhe pamje të tmerruar të fytyrës. Nuk kishte asgjë të neveritshme, ose të pa dëshirueshme në atë tmerr.
Të llahtaris, sepse burra të shenjtë, nëpërmjet artit magjik, dëshmojnë relacionet e tyre me Allahun dhe profetin e tij. Ata ishin gati, të bien në gjunjë dhe të puthin duart e dervishëve. Është kjo mënyra, që masa reagon gjatë seancave të tmerrshme të Rufaive. Po të mos ishte, që mund të hante qelq dhe shpohet me thika në bark, një burrë i shenjtë dhe objekt i mirësisë së Allahut? Një burrë të këtillë, duhet ta dëgjosh, natyrisht edhe të ndjekësh këshillat e tij. Një dervish është besniku i Zotit.
-Po si e shpjegoni ju mjeshtërinë e dervishëve, pyeta unë. Atë me gjilpërat mirë, atë e kam parë më përpara në forma të ndryshme, por qelqin? Dhe thikat?
-Nuk mund të shpjegohet, thotë ciceroni im. Doktorët tonë qëndrojnë krejtësisht të pa kuptueshëm ose nuk kanë mund të japin fare ndonjë shpjegim, sado pak të pranueshëm. Shkencëtarët e huaj, që ndonjëherë rrallë kanë ardhë këtu, qëndrojnë njësoj pa gojë. Por pse pra duhet të shpjegohet çdo gjë? Mjafton të konstatohet, që e gjithë kjo është e krupshme dhe duhet të hiqet.
Ai më jep një cigare dhe shkrepësja e tij hedh një rreth ndriçues mbi gropat e rrugës.
Pse duhet të shpjegohet çdo gjë? Ja, pse duhet? Dhe unë mendova, se pikërisht atë përgjigjen dhe atë qëndrim kundrejt mistikës së Rufaive, tregon se ky shqiptari i ri, ishte një oriental safi dhe kjo është me të vërtetë, mjaft e çuditshme si pak fjalë të gojës, mund të hedhin një vetëtimë të papritur, midis orientit dhe aksidentit.
***
Më vonë unë pyeta një përfaqësues manastiri, në afërsi të Shkodrës, se si është puna me katolicizmin në vend.
-Shkëlqyeshëm, më siguroi ky zotëria. Katolikët arrijnë në numër të rrumbullakët rreth pesëdhjetë përqind.
Një pop, në kufirin e jugut të Shqipërisë, bëri këtë deklaratë:
-Besomë mua, grek-ortodoksia, fiton terren për çdo ditë që kalon. Tashmë ne jemi në gjashtë dhjetë përqind e lart, por shifra rritet pa ndalim.
Ose me fjalë të tjera: numri i anëtarëve të besimtarëve shqiptar, së bashku do të arrinte deri në dyqind e dhjetë përqind të popullsisë së vendit. Gjendja e rregullt është afërsisht 600.000 myslimanë, 150.000 katolik dhe 250.000 ortodoks.
Por gjendja e vërtetë është edhe kjo, se të tre këta religjione, humbin gjithnjë e më shumë ndikim. Gjeneracioni i ri paraqet tendenca të theksuara antifetare dhe në vend të sajë, adhurojnë një lloj etatizmi të llojit, që është në vende si Turqia dhe Gjermania. Veçanërisht kryesore për këta të rij, që janë shkolluar jashtë shtetit dhe llogariten si aristokracia e re e vendit, është të vihen në krye të aksioneve anti-religjioze. Ata kërkojnë përparim, efektivitet dhe të heqin menjëherë çdo gjë, që nuk ka vend në një shtet “modern”. Por në fakt kjo rinia intelektuale, përbën një rrezik të madh, për mbarëvajtjen e këtij progresi, të cilin ata e kërkojnë. Edhe ndonjë dhjetëvjeçar, kur kjo rini është rritur dhe forcuar në pozita, mund të ndodhin konflikte mjaft të papritura, midis të vjetrës dhe të resë. Ndoshta tensionet bëhen më të mëdha, që ky shteti i ri mund të përballoj.
Kur ne vizituam Klubin e Tenisit, qendra e takimit të rrethit diplomatik dhe shoqërisë së lartë të vendit, s´pati asnjë masë matje, të kufirit të krenarisë. Fëmijët mbas banakëve të thjeshta të zinkut, përbënte mishërimin e kulturës dhe përparimit perëndimor. Kur më dha një “Gin Fizz” të përzier keq që mbajë në dorë, qe kjo dëshmia e të ardhshmes së shpejtë të Shqipërisë.
Por edhe nëse Shqipëria është në rrugë drejtë një jete krejt të lirë fetare, t´a gjykosh sipas gjeneracionit të ri, nuk duhet të ketë ndonjë dyshim për këtë gjë, nuk do të thotë përfundimi i zakoneve dhe moralit. Theksimi i Dr. Ramës, thjeshtë i traditave të brendshme të vendit dhe traditave të vjetra, që përmban doktrina morale, është fare e drejtë. Ndjenja fort e zhvilluar e drejtësisë shfaqet në forma të ndryshme. Këtë e gjenë në ato ligje, të cilat parashihen në institucionin e mikpritjes. Këtë e gjenë edhe megjithëse në forma të çuditshme, gjakmarrjen. Por para së gjithash e gjenë në ndershmërinë, kjo ndershmëria shqiptare është shumë e adhurueshme dhe shumë e përmendur.
Unë, kurrë gjatë vizitës time në Shqipëri ndonjëherë dhe në ndonjë formë, jam provokuar për mashtrim pagese. Kontrasti midis Italisë dhe Shqipërisë në lidhje me këtë, është i një arti ngadhënjyes. Italia është vendi irritues i mashtrimeve të vogla. Në Shqipëri akoma nuk e kanë hedhur krenarinë në det dhe as që besohet, se do t´a bëjnë. Sa më shumë e njeh këtë popull, po aq më shumë bindesh në këtë mendim. Ata janë të gjithë njësoj: karrocier, kamerier, nëpunësa, ushtar, xhandar. Ndoshta shumë herë është një ndershmëri naiviteti, por kjo veti kontribuon në pajisjen e një freskie speciale. Unë do të mundesha me dhënë shembuj të panumërta për këtë pohim, por dy intermexo janë të mjaftueshme:
E para shkon pas në vitet e afërta pas mbarimit të Luftës Botërore dhe e ka treguar Lordi i famshëm Carnarvon. Lordi ishte me të vërtetë një admirues i madh i Shqipërisë dhe si shenjë të kësaj miqësie i ka dhuruar një bibliotekë të vogël të bukur, e cila është krenaria e Tiranës dhe e vendit. Udhëtimet e shumta të tij shqiptare i bënte me automobil dhe në një nga këto udhëtime, kishte pasur një valixhe të vogël të lidhur mbi karroceri të veturës. Lidhja s´kishte qenë e sigurt dhe kur arriti në destinacionin e udhëtimit, detyrohet të konstatoj se valixhja kishte ra dhe kishte humbur. Humbja bile ishte harruar shpejt, dhe Lordi vazhdoi ne një qytet në jugun shqiptar, ku ai qëndroi një kohë të gjatë.
Disa javë më vonë e kërkon një bujk shqiptar, i cili tërhiqte gomarin për kapistre dhe kishte valixhen të lidhur në samar. Replikën e katundarit, kur ai i dorëzoi valixhen të zotit, është më e përshtatshme të ri thuhen me vetë fjalët e Carnovarons:
-Ai falënderoi Allahun, që unë qëndrova në këtë qytet dhe jo menjëherë vazhdova rrugëtimin tim, sepse ai nuk do të arrinte në shtëpi për të korrat, te cilat zonja e tij nuk mund t´i përballonte vetëm. Kjo qe pikëpamja e tij e vetme dhe ndonjë kompensim nuk pranoi të marrë.
Intermexoja tjetër është veç një vit e vjetër. Një avullore e madhe turistike gjermane, ankoroi jashtë qytetit bregdetar të Vlorës, për çudi të pa përshkruar të banorëve, sepse ishte hera e par,ë që një grup aq i madh turistësh, nderonte qytetin e tyre me një vizitë. Pasagjerët dolën shpejt në tokë, ishte një ditë e nxehtë, ata u drejtuan direkt për në plazhin e bukur. Përgjegjësit e banjës, besuan se filloi të binin peshqeshe prej qiellit dhe me që ata ushqenin mendimin se turistët janë milioner, e panë të udhës që të ngrinin pak taksën e zakonshëm të banjës. Turistëve nga ana e tyre i u duk gjithsesi e lirë, paguan dhe u rikthyen në vaporin e tyre, i cili u zhduk në horizont.
Por pas asaj rrodhi pasoja. Rritja e taksës u muarr veshtë në popull, u raportua në vesh të autoriteteve dhe shkaktoi një nervozitet të pa besueshëm. Me që nuk besohej, se turistët do të ktheheshin përsëri dhe do të kërkonin gjakmarrje për këtë fyerje, që i u kishin shkaktuar, duhet që nderi i dëmtuar të riparohej nëpërmjet një iniciative shqiptare. Autoritetet mbyllën në burg funksionarët e banjës, llogaritën shumën që kishte dhënë ngritja dhe dërgon shumën në fjalë, në kantierin detar të vaporit. Kantieri u përgjigj modest por i vendosur, se lundrimi kishte përfunduar dhe pasagjerët, me kohë ishin shpërndarë nëpër vende të ndryshme.
Autoritetet i shkruan prapë dhe lajmëruan se shteti shqiptar qëndron se pa asnjë kusht, duhet t´u jepen parat në fjalë pasagjerëve sipas adresave, që kanë lënë në kantier. Dhe ashtu u bë. Nëpunësit e kantierit u tërbuan mbi këtë ndershmërinë shqiptare, por çdo pasagjer mori pesëdhjetë qindarkat e veta dhe sigurisht u çuditën njësoj si kantieri i irrituar. Por në Shqipëri këtë gjë të kotë e morën shumë seriozisht dhe shteti emëroi një inspektor të posaçëm, me detyrën e vetme të shkojë rreth vendit dhe të porosisë se taksat e vendosura, të mos tejkalohen. Dhe aty këtu nëpër qytetet shqiptare më tregonin mua me shumë seriozitet një shpallje zyrtare, ku autoritetet t’ue i’u referuar ngjarjes së Vlorës, theksonin, secili që kërkon më shumë nga një i huaj, se sa nga një shqiptarë, ofendon “nderin e atdheut dhe ligjin e bujarisë”! /Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016