• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur pyetën për fjalën e fundit, At Donat Kurti, tha; mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq, se më mbeti…”/ Historia e panjohur e mbledhësit të “Visareve të Kombit”!

At Donat Kurti
“Kur pyetën për fjalën e fundit, At Donat Kurti, tha; mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq, se më mbeti…”/ Historia e panjohur e mbledhësit të “Visareve të Kombit”!
“Gjatë darkës, u thashë bashkëfshatarëve të mi, të mos mërziten, se sapo të vdesin këta udhëheqësit e sotëm, të rinjtë që do vijnë, do të…”/ Deponimet e Dom Shtjefën Kurtit në hetuesi, Tiranë 1970
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik
“Kur pyetën për fjalën e fundit, At Donat Kurti, tha; mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq, se më mbeti…”/ Historia e panjohur e mbledhësit të “Visareve të Kombit”!
Memorie.al
“Kur pyetën për fjalën e fundit, At Donat Kurti, tha; mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq, se më mbeti…”/ Historia e panjohur e mbledhësit të “Visareve të Kombit”!
Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: “Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”

Nga At Vitor Demaj

Memorie.al / Trupi gjykues, për urrejtje kundër fesë, e akuzonte At Donat Kurtin për; “konspiracion ndaj pushtetit komunist”. Me përvujtni e shpirtin françeskan mbledhësi i përrallave kombëtare u përgjigjet: “Arma ime asht penda, me të cilën kam mbledhë e botue kangët ma të bukura të trimnisë së popullit: ‘VISARET E KOMBIT’. Kam mbledhë e botue dy vllime me ‘PËRRALLA KOMBËTARE’, aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetsia e popullit tonë, që t’u mësojë fëmijëve ma lehtë ushtrimin e virtyteve dhe luftimin e veseve”!

Republika e Shqipërisë  – Vatikan

Kujtojmë më 10 nëntor përvjetorin e vdekjes së martirit dhe dijetarit françeskan At Donat Kurtit (Shkodër, 3 shtator 1902 – 10 nëntor 1983), mësues, etnolog, folklorist, studiues i shquar, përkthyes shqiptar. Figurë e jashtëzakonshme e poliedrike, françeskani i “Visareve të Kombit”, “Vjollca e letrave shqipe”, siç e quante At Zef Pllumi, sivëllain françeskan, At Donat Kurtin, që gjithçka kishte dhe ishte vuri në shërbim të Fesë e të Atdheut, ia dhuroi Zotit e kulturës së popullit të vet shqiptar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Emni i At Donat Kurtit si studiues, del në shumë fusha të studimeve albanologjike, në atë gjuhësore, historike, etnologjike dhe kryesisht folkloristike. Jeta e këtij dijetari të urtë dhe të mençun, asht e lidhun ngusht me fatin e Shqipnisë, pse nji pjesë të mirë të jetës së tij, atë prej vjetit 1945, e deri sa vdiq në vjetin 1983, e kaloi në tortura burgime dhe në nji heshtje të plotë. U burgos dhe ju ndalue rreptësisht “fluturimi nëpër folena” të ndërtueme në maje maleve, ku hovin e “fluturimit” nuk e ndal asgja.

Në vjetin 1948, kur ishte para trupit gjykues, At Kurti në pritje të pretencës, mbasi ju dha mundsia për me thanë fjalën e fundit, deklaroi: “Prej jush, un nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot, nuk i kam ba kurrkuj keq. Mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq, se më mbeti puna përgjysë. Të gjithë jetën time, të gjithë talentin tim, e kam shkri vetëm për t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet” (At Zef Pllumi., ‘Françeskanët e mëdhaj’, Shtëpia Botuese “Ilar”, Tiranë 2001, 125-126).

Kur trupi gjykues, tue kenë i verbuem prej urrejtjes, e akuzonte At Kurtin, për konspiracion ndaj pushtetit komunist, me përvujtni dhe me shpirtin françeskan, mbledhsi i prrallave kombtare, u përgjigjet: “Arma ime asht penda me të cilën kam mbledhë e botue kangët ma të bukura të trimnisë së popullit: ‘VISARET E KOMBIT’. Kam mbledhë e botue dy vëllime me ‘PRRALLA KOMBTARE’. Ato nuk janë thjeshtë prralla, por aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetsia e popullit tonë që t’u mësojë fëmijëve ma lehtë ushtrimin e virtyteve dhe luftimin e veseve. Po të më jepni vdekjen, të gjitha punët mbeten përgjysë, ndërsa po të më dënoni me burg, un u kërkoj të lejoni vazhdimin e punës sime të deritanishme, vetëm për të mirën e popullit shqiptar!” (At Zef Pllumi., Françeskanët e mëdhaj, “Ilar”, Tiranë 2001, fq. 125-126).

Kjo ishte dëshira e At Donat Kurtit: të vazhdonte punën për mbledhjen e folklorit shqiptar, pse aty ai pat zbulue formimin e shpirtit të popullit shqiptar, prejardhjen e tij prej ilirve, autoktoninë e tij. Burgu nuk ju kursye, por as puna nuk i mbeti përgjysë, jo prej privilegjeve shtetnore, pse ato i sollën frikë vuejtje dhe tortura, por nga dëshira e këtij françeskani, për me përmbush misionin e tij, në të mirë dhe përparim të popullit shqiptar, e studimeve rreth zakoneve e dokeve të tij.

Provinca Françeskane Shqiptare, në Kolanën e Shkrimtarve Françeskan, të fillueme në vjetin 2005, në vazhdimin e botimeve të veprave të Shkrimtarëve Françeskan, botoi veprën ‘Zakone e Doke Shqiptare’, në vjetin 2010. At Donat Kurti, ketë dorëshkrim të mbledhun në disa fletore e të ngjituna bashkë, e përfundoi së shkruemi në vjetin 1967. Për shkrimin e saj, auktori hoqi jo pak mundime, për arsye të mjeteve dhe rrethanave të kohës, kur ai jetonte.

Qe, si na e përshkruen këtë vështirësi, në parathanjen që ai i bani veprës: “Mjerisht, në përpilimin e kësaj pune, unë s’kam pasë mundsí, me shfrytzue as rivistën ‘Hylli i Dritës’, as rivistat a librat, qi flasin mbí zakone e mbí jetë të popullit shqyptar. Unë kam rendue, shka kam pasë rasë me mbledhë personalisht, tuj jetue, e ma tepër, tuj ndejë me malsorë. Si hulumtues e hetues, shpesh i merzitshem, jam kujdesë me i çue çashtjet deri në fund, pa lanë gja mangut, e me i paraqitë me besnik, ashtu si i kam ndie, tuj ba deri diku edhe krahasime ndërmjet krahinave të ndryshme” (At Donat Kurti., Zakone e doke shqiptare. Bot. I-rë. Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 21).

Fatkeqësisht, auktori thotë se nuk ka pasë mundsi studimi e hulumtimi, nëpër libra që flasin dhe trajtojnë këtë çështje, por asht marrë me ato materiale, që ai vet i ka pasë mbedhë e ruejtë me vështirësi, si dhe me kërkime dhe hetime në terren, pra në bashkëbisedime me njerëz të krahinave të ndryshme, që kishin trashëgue, apo jetonin çdo ditë në mesin e këtyne zakoneve dhe traditave. Si hulumtues dhe mbledhës i censhëm e i palodhshëm, e përpiloi ketë vepër me nji mjeshtri të rrallë, tue na lanë nji monument trashëgimie kulturore. Përveç copa letrash dhe shënimesh, të ruejtuna me vështirsi, At Donat Kurti, si biliografi të zgjedhun, ka pasë njeriun e thjeshtë të maleve dhe të qyteteve veriore, ku me imtësi e ka pvetë rreth sa e sa çështjeve, që kishin të bajnë me jetën e tij”.

Vepra e At Donat Kurtit  

Qëllimi i veprës: me njoftë lashtësinë e popullit shqiptar nëpërmjet zakoneve e traditave shqiptare. Ky françeskan i mirë në shpirt, ishte i dashtunuem me jetën thjeshtë shqiptare, me burrnín, virtytet, besën, me mënyrën se si kjo jetë shfaqej në shprehi dhe harmoni të jashtëzakonshme, në të gjithë bukurinë e saj. At Kurti, në fisin shqiptarë kishte dallue shpirtin bujar e individual, iliro-pagan me zakone e doke të moçme me origjinë indoeuropiane, siç asht rasa në lindjen e diellit që shqiptari i maleve, kthehet e ban kryq (At Donat Kurti., vep. e cit. fq.168-169). Jo vetëm kaq, por asnji veprim nuk bahet as nuk punohet pa e pa njiherë proçesin mujor të hanes (Bota shqiptare. Botim i Ministrisë s’Arsimit, Tiranë 1943, 42.).

“Visari kombëtar’ – shkruen Kurti – asht i pashtershem. Sa ma tepër të jetohet në mjes të popullit t’onë, aq ma tepër gjên njeri për shka m’u bindë, shka me studjue e madjè edhe për shka m’u krenue, pse elementat e ndryshëm folkloristikë, shkojn tuj e veshë skeletin e vjetër të shqyptarit tip, e janë dishmija ma e kjarta e fisnikís e, e madhnís së tij të hershme” ( At Donat Kurti., Prralla Kombëtare, Botime Françeskane, Shkodër 2005, 5.) Për Kurtin, Palajn, Gjeçovin, etj., shpirti i shqiptarit u shfaqej para tyne, si ai lisi i motnuem që në shtresat e tij shifeshin shekuj jetë, të kalueme në perjudha të ndryshme, tallaze, vuejtje, po edhe gëzime shpërthejshin në degët e tij, si dëshmi e nji fshehtësie prehistorike, e nji fisi tipik indoeuropian.

At Donat Kurti së bashku me At Bernardin Palaj, nji tjeter françeskan, u muer me mbledhjen e kangëve të kreshnikve, kangë trimnie të ruejtuna gjatë shekujve nëper malsi, aty ku jeta modern, kishte depertue pak ose aspak. Shinjimend, në këto treva ishte ruejt shpirti dhe fizionomia tipike e shqiptarit, e panjollosun prej pushtimit pesëshekullor, anadollak. Qe, pra pse Fra Donat Kurti, iu përvesh e i hyni kësaj pune, tue e dijt se mundi nuk ka me i shkue kot.

Mozaiku nuk ishte i plotë, vetëm me “Visaret” e me “Prrallat”. Për me e plotsue ketë mozaik të madhnueshem të shpirtit shqiptar, për me njoftë brumin, me çka asht përba ai, duhej edhe nji vepër tjetër, që do të përfshinte krejt jetën shqiptare në të gjitha shpërthimet e ndiesitë e saj. Vepra, simbas mendimi tonë, ja ka arrijt qëllimit të vet, sikurse e thotë vet Kurti: “Shpresoj, se mundi nuk ka me kenë i bjerrun. Këtu gjithseicilli, ka me njoftë jetën e popullit shqyptar n’at thjeshtsín e dikurshme, në pajtim me natyrë e me virtytet ma fisnike, qi kanë kenë pështetje e qindrueshme për shekuj e shekuj, si të jetës familjare, si të jetës shoqnore”! (At Donat Kurti., vep. e cit, fq. 21).

Qëllimi i veprës, i këtij studimi, asht me njoftë jetën shqiptare në raport me vet-veten, me të tjerët, me besimin e bestytnít e tij, etj., me njoftë racën e pastër shqiptare. Kjo mbledhje me imtsi e zakoneve dhe traditave iliro-shqiptare, janë së pari nji dishmi për lashtësinë e këtij populli. ku as përhapja e kristianizmit nuk arriti t’i zhbaj, janë nji bazë për studimet e mavonshme në këtë fushë, sepse vet Kurti, na thotë: “Asht nevoja, qi zakonet t’ona, si edhe karakteristikat e Kombit Shqyptar “me të mira e me të këqija”, t’i studiojë e t’i vlersojë vetë shqyptari, studjues e shkencatar” (At Donat Kurti., vep. e cit, fq. 20).

Ky asht edhe testamenti i At Donat Kurtit. Përpara se me e gjykue, ketë apo atë zakon a traditë, si të keqe dhe shkatërruese të jetës familjare e shoqnore të popullit tonë, ose si tregues i nji qytetnimi të magët, duhet ma parë ta njofim e ta studiojmë, të kuptojmë gjendjen shoqnore e politike të popullit të maleve e, në përgjithsi të Veriut të Shqipnisë.

Në ketë vepër kryesisht, trajtohen zakonet e traditat e popullit të Dukagjinit, sepse: “Mirëpo, asht mundim i madh me i marrë neper dorë të tana këto shkrime të shkaperdame e, me i lidhë nder vedi e me i rëndue, prandaj, për me e paraqitë në mënyrë ma të përmbledhët jetën e popullit shqyptar, nder zakone të veta, kam mendue me marrë si tip, a si shembull, Fisin e Dukagjinit, qi deri sot i ka ruejtë në gjendje ma të pastër, si zakonet, ashtu edhe gojëdhanat, kangët, folkloren” (At Donat Kurti., vep. e cit, fq. 20).

E veçanta 

Nji e veçantë e këtij punimi, janë paralelizmat mes zakoneve e traditave nëpër zona të ndryshme, të njëjtat zakone dhe tradita të pame si në Dukagjin, si në Malsi të Madhe, Mirditë, Pukë, Zadrimë, Dibër, etj., tue pa kështu nji ngjashmëni të përbashkët, edhe pse neper vende të ndryshme. Tue veprue kështu, At Donat Kurti, ka arritë të paraqesë nji panoramë të përgjithshme, gjithpërfshimse të jetës shqiptare të banorve të Veriut, me zakonet, doket, e mitologjinë e tyne. Në libër trajtohet zhvillimi i jetës familjare e shoqnore: fisi, bajraku, organizimi i bajrakut, ndërtimi i shpis, e besëtytnít në raport me ketë.

Françeskani At Donat Kurti, merret imtësisht edhe me traditën e bukur shqiptare të miqësisë, pra me virtytin ma të nalt të shqiptarit. Gjanësisht analizohet dhe paraqitet fejesa e martesa, si element kryesor i jetës familjare. Në trajtimin e fejesës e të martesës, nuk mungojnë fjalët e urta e besëtytnít, ku lexuesin e çojnë në kohë të moçme, të riteve ilire. Një vend të veçantë në ketë kryevepër, xenë edhe studimi mbi kensat e trilluem, siç janë, orët, zanat, floçkat, e bukura e dheut, kulshedra, dragoni, etj.

Nji ndër gjanat që ka tërhjek vëmendjen e studiuesve të folklorit, asht edhe përziemja e festave të krishtena, me rite jo të krishtena, ilire. Hulumton mbi jetën ekonomike, për jetën kulturore të thjeshtë, por të kandshme, të malsorit. Përfundon studimin e tij me shqyrtimin e vdekjes te shqiptarët, sidomos paraqet mënyrën se si përballohet vdekja, në aspektin e traditave të moçme. Nji randësi të veçantë, kanë fjalët e urta si dhe besëtytnít, të vume në çdo fund kapitulli.

Qe, edhe nji vepër e dejë, burimore për zakonet dhe traditat tona, e mbledhun prej nji njeriu që kishte dhe ka autoritet parësor, në ketë fushë, u shtohet studimeve folkloristike dhe etnografike të popullit shqiptar.

Jetëshkrimi i At Donat Kurtit

At Donat Kurti ka le në Shkodër më 3 shtator 1903. Jeta e këtij françeskani, asht e mbushun plot me krijimtari të frytshme për Fé e Atdhe. Mbledhës i “Ciklit të kreshnikëve”, i “Prrallave”, i “Zakoneve e dokeve shqiptare”, i “Historisë së Provincës françeskane”, e asaj “Kombëtare”, hyn nder dijetarët ma të mëdhaj të kombit dhe të françeskanizmit shqiptar.

At Donat Kurti, kje rektor i Kolegjit Serafik, drejtor i Gjimnazit të shkollës fretnore “Illyricum”. Në vjetin 1937, nga Universiteti “Sant’Antonio” i Romës, i epet titulli “Doktor i Shkencave”. Kje profesor gjuhësie, dhe gjatë aktivitetit të tij, shkroi në revistat “Hylli i Dritës” dhe “Zani i Shna Ndout”. Për shkrimet e tij të bukura e me vlerë dhe për kërkimet e tij në malet e Veriut, mbi folklore, kje quejt “Anderseni Shqiptar”.

Botoi “Prrallat Kombëtare” dhe “Kangë Kreshnikësh dhe Legjenda” në bashkëpunim me At Bernardin Palaj. Për nevojat e shkollës, përktheu ose punoi mjaft libra me vlerë, si: “Gramatika latine”, pjesa I-rë, Morfologji (nga Dr. A. Shcheindler, 1933); “Sintaksi i gjuhës latine”, I 1939, (po nga nga Dr. A. Shcheindler); Vepra kulturore e elementit katolik në Shqipëri”, botim i së përkohshmes “Hylli i Dritës”, duke filluar nga nr.3, 1933, etj., si dhe mjaft studime, për probleme folklorike, gjuhësore, historike, fetare, etj.

U arrestue me 12 maj 1946 dhe kje dënue me 5 vjet burg. Gjatë seancës gjyqsore, pati deklarue: “Prej jush un nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot, nuk i kam ba kurrkuj keq. Mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna përgjysë. Të gjithë jetën time, të gjithë talentin tim e kam shkri vetëm për t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet”.

Krijimtaria e këtij françeskani, nuk u ndal vetëm në lamën letrare, por edhe në atë pedagogjike e fetare. Tue rrëmue nder dorëshkrimet e tij, ndeshemi në disa përkthime të Shkrimit Shêjtë, pregaditje katekizmi, përkthime, etj. Të gjitha këto punime, janë ba në momentet ma të vështira të popullit shqiptar. Prandej, me plot bindje mund të themi se; At Donat Kurti, ishte edhe nji profet, që me punën e palodhshme të tij, paralajmeronte ramjen e komunizmit, rikthimin e lirisë njerëzore e fetare.

Mandej, e arrestuen e u dënue me 25 vjet burg, të cilat i bani të gjitha. Kje nder të gjitha kampet e shfarosjes komuniste. Në fund u dërgue në burgun e Burrelit, prej kah dhe u lirue. Jetoi nji ksollë të vorfën, e në nji vorfni të skajme, i braktisun pothuejse prej të gjithëve. Gjatë kohës kur kje lirue prej burgut, rrugës ku kalonte, shahej, përbuzej e fyhej prej njerëzve, por kishte edhe asish, që e thirrnin “At”, e “Profesor”. Ky kje fati i këtij dijetari e françeskani. Gjatë jetës së tij, u dallue në tê shpirti i përvujtë françeskan, dashnia për të gjithë, edhe për ata që e torturuen dhe e banë me vuejtë, por kurrsesi nuk i mohoi idelatet e tij.

Vdiq në Zotin me 10 nandor në vitin 1983, në Shkodër në nji kasolle të vorfën, në moshën 80 vjeçare, prej të cilës, 62 si rregulltar dhe 56 si meshtar. Kje vorrosë në vorrezën e Stom Golemit. Mbas ramjes së komunizmit, eshtnat e tij i suellen në vorrezat fretënve, në Kishën Françeskane të Gjuhadolit.

Në vjetin 2003, u botue studimi historik i At Donat Kurtit ‘Provinca Françeskane Shqiptare’, Botime Françeskane Shkodër, nën kujdesin e Kolec Çefes. Ndërsa me fillimin e botimit të veprave të shkrimtarëve françeskan, që prej vjetit 2005, kemi botue në Kolanën françeskane, këto vepra të këtij shkrimtari: 1. Prralla Kombëtare I, Shkodër 1940. Ribotue Shkodër 2005. – 2. Prralla Kombëtare II, Shkodër 1942. Ribotue në Shkodër 2005. – 3. Visaret e Kombit, Shkodër 1937. Ribotue në vjetin 2005. – 2007, në bashkëpunim me At Bernardin Palaj, ofm. – 4. Lojët Kombëtare, Botime Françeskane, Shkodër 2007. – Zakone e Doke Shqiptare, Botime françeskane, Shkodër 2010, nën kujdesin e Provincës Françeskane Shqiptare, ku korrektore letrare e librit asht studiuesja e njohun, Ledi Shamku – Shkreli./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nxanësit lëshuen klasët, katundarë të panumërt vijshin ‘me pa çka ban Shkodra’, kalimtarët ecshin pa za, si të ishte nji proces mortor...”/ Kujtimet e emigrantit politik, nga SHBA-ës

Next Post

Kalendari Historik 24 Nëntor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 4 Nëntor 2023

Kalendari Historik 24 Nëntor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!