• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Kur populli i Tiranës i shkruante Zogut: “Naltmadhëni, na shpëto nga fajdexhinjtë-deputetë…”/ Historia e panjohur e moratoriumit që s‘u votua në ‘36-ën

ahmet-zogu-dhe-drejtues-te-shteti-shqiptar
Kur populli i Tiranës i shkruante Zogut: “Naltmadhëni, na shpëto nga fajdexhinjtë-deputetë…”/ Historia e panjohur e moratoriumit që s‘u votua në ‘36-ën
“Banka Kombëtare e Shqipërisë është bërë si ‘Dullë Huta’ tregtari fajdexhi tiranas, që…”/ Kriza e thellë ekonomike në periudhën e Monarkisë së Zogut
‘Kur Banka Kombëtare e Shqipërisë me bashkë drejtor, italianin Gradudenzi, publikonte bilancet e kënaqshme financiare, që kishin ardhur nga…’/ Shtypi i Monarkisë në vitin 1938
Shkoder
Reagimi i botuesit Nebil Çika/“Gjersa Këshilli Ministruer vë dorë drejt për drejt mbi gazetat ose revistat, nuk mund të pretendohet se liria e shtypit është e respektuar…”
“Zoti Dibra, keni abuzuar me fondet, ngritët një vilë dhe punësuat kunatin tuaj arkëtar…”/ Akuzat e botuesit të njohur ndaj deputetit e ministrit të Financave të Zogut
Kur populli i Tiranës i shkruante Zogut: “Naltmadhëni, na shpëto nga fajdexhinjtë-deputetë…”/ Historia e panjohur e moratoriumit që s‘u votua në ‘36-ën

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të lulëzimit të fajdeve në periudhën e Monarkisë së Zogut në fillimin e viteve ’30-të, ku në disa qytete dhe fshatra të Shqipërisë, si Tirana, Kavaja, Korça, shumë pronarë tokash, dyqanesh, punishtesh e fabrikash, apo dhe njerëz të thjeshtë, nga dëshira e madhe për t‘u pasuruar sa më shpejt, i humbën të gjitha ç‘kishin, duke i lënë ato peng te fajdexhinjtë, pasi nuk kishin para për të paguar interesat e larta. Ky fenomen, I njohur si “epidemia e fajdeve”, shkaktoi një tronditje të madhe edhe në klasën politike të asaj kohe, pasi si rezultat i protestave të mëdha, nga rrethe të ndryshme të vendit, si edhe shtypit të kohës, si gazeta “ARBNIA” me botuesin dhe publicistin e njohur, Nebil Çika, që përkrahu pa rezerva njerëzit e thjeshtë, qeveria e asaj kohe u detyrua të hartonte një moratorium për shtyrjen e afatit të borxheve ndaj fajdexhinjve. Por ky moratorium nuk u miratua nga Parlamenti, ku vetëm 13 deputetë e votuan atë!

                          Gazeta “ARBNIA”: Deputetët refuzuan Moratoriumin

              (Në seancën e djeshme, vetëm 13 deputetë ishin me popullin!)

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

Nga ta filloj punën besa as unë nuk e di. Lloj lloj mendimesh vijnë vërdallë në mendjen time. Trazirë e madhe. S‘arrij dot t‘a shpjegoj vetes pse shumica e madhe e deputeteve e refuzoi projektin e Qeverisë për Moratoriumin. Logjika hesht në këtë çështje. Aq më tepër kur unë e di se disa nga deputetët që votuan kundër moratoriumit, kanë qenë dhe janë me shpirt, anëtarë të moratoriumit. Mister! Por le të përpiqemi ta zbërthejmë këtë mister, të zbulojmë të vërtetën. Jemi përpara një historie që s‘është shumë e vjetër: vjet po këta deputetë që formojnë Parlamentin t‘onë, votuan një ligj e cila u jepte një vit afat borxhlive që të mos paguajnë borxhet e tyre. Pse e votuan këtë ligj? Sepse ishte konstatuar se borxhlinjtë nuk ishin në gjendje që të paguajnë borxhet e tyre nga shkak i rrethanave që ekzistonin. Logjika na shtyn të mendojmë kështu. Deputetët kur e votuan këtë ligj, menduan-si ç‘e tregoi dje Eshref Frashëri-se pas një viti mund të ndreqen punët e ekonomisë e të tregtisë, në mënyrë që borxhlinjtë të vinë në gjendje të paguajnë borxhet e tyre. Q‘atëhere shkoi një vit. U konstatua se gjendja ekonomike dhe tregtare jo vetëm që s‘u përmirësua, po përkundrazi u keqësua. Qeveria, duke marrë parasysh, pra, lutjet e shumta që i bënë borxhlinjtë, bëri një projekt dhe i propozoi Parlamentit që afati i dhënë vjet të shtyhet edhe për mot-motnë. Shtoi në projekt vetëm një gjë: kërkoi që shitjet me të drejtë riblerjeje të quhen, edhe këto, si borxhet e kontraktuara me hipotekë. Shumica e deputetëve e refuzoi projekt-ligjin e Qeverisë, d.m.th. nuk deshi që afati i pagesës që ishte vendosur vjet prej Parlamentit, të shtyhej edhe për një vit. Pse refuzoi? Ja këtu pushon logjika. A u ndërruan rrethanat që shkaktuan vjet dhënien e një afati për një vit? A u përmirësua gjendja pakëz? Atëhere, domethënë se shumica e deputetëve e kundërshtuan vet-veten. Me votën e tyre të djeshme, treguan të mirën që ua bënë vjet borxhlinjve të shkretë, sivjet nuk deshën t‘ua bëjnë. Pse e bënë vjet dhe sivjet jo? Pse u ndryshua shpirti i tyre? Këtu është nyja. Pse sivjet shumica e deputetëve u bënë aleatë të fajdexhinjve? Pse vjet këta deputetë ishin përkrahës të borxhlive? A thua se vjet kishin frikë nga z. Musa Juka dhe Abdurrahim Dibra? A thua se sivjet patën frikë po nga këta persona, të cilët sivjet jo vetëm që nuk janë në “Qeveri”, po janë edhe kundra “Qeverisë”? Nga do ta kapim çështjen, nuk del në favor të tyre çështja e djeshme e shumicës së deputetëve. Përkundrazi, sjellja e tyre e djeshëm, e tregon se ata-me hir ose me pahir, – janë po n‘atë kohë në favor të fajdexhinjve që pinë gjakun e popullit dhe kundra Qeverisë që erdh në fuqi me vullnetin e Mbretit. Vetëm 13 deputetë kanë qenë me popullin dhe kanë respektuar vullnetin e N. M. së Tij, Mbretit. Krejt paradoksale kjo punë, shqip: krejt e çmendur. Janë kundra Qeverisë, thamë, pse ndryshe nuk shpjegohet se si e refuzuan një afat të cilin vjet po ata vetë ua dhanë borxhlive. Rrethanat, si thamë më sipër, janë po ato? Dhe me qenë se rrethanat s‘janë ndryshuar as pak nga vjet e gjer më sivjet, atëhere kuptohet se deputetët t‘anë vjet e kanë votuar dhënjen e afatit pa dashje. Dy deputetë të mençur, muarmë vesh se dje në mëngjes, kanë shkuar te Kryeministri dhe i kanë thënë se zoti Koço Kotta ka siguruar një shumicë të jetë kundra moratoriumit dhe se pro këtij moratoriumi, s‘janë veçse 14 ase 15 deputetë. Dhe i kanë propozuar që ta marrë prapa projektin. Z. Mehdi Frashëri s‘e ka pranuan propozimin. Ka bërë shumë mirë. Pse ai s‘bën “diplomaci”. Është i sinqertë. Ka thënë ndofta me mendjen e tij: Le të mos e votojnë deputetët projektin. Ta kuptojë populli se me ç‘deputetë ka të bëje!” Dhe populli-që i di mirë punët-kuptoj edhe njëherë se me ç‘deputetë ka të bëjë! Tani dy pyetje: a) Këta deputetë ç‘i duhen popullit, dhe a ka mundësi që Qeveria e re, miku i popullit, të mbështetet dot në bashkëpunimin e tyre. b) Po halli i popullit ç‘bëhet me refuzimin e moratoriumit? Do t‘i përgjigjemi vetëm pyetjes së dytë: Populli le të flerë i qetë. Në mos ja duan të mirën deputetët-të cilët janë aleat të fajdexhinjve-dhe në mos ia dhanë moratoriumin që priste me pa-durim ani s‘ka gajle. Ka kush ua jep këtë moratorium. Pak durim vetëm…(Nebil Çika)

Pakënaqësitë e mëdha nga mosmiratimi i moratoriumit

Korça plakë proteston kundër deputetëve që s‘mbrojnë interesat e popullit. (Një përfaqësi katundarësh në zyrat e ARBNISË)

“Gjendja nuk është alarmante, siç tha z. Kryeministri, dhe nuk ka ndonjë rrezik që të shiten me mijra pasuria…” Këtë deklaratë bëri në Parlament njëri nga deputetët e Korçës, kur po m’pronte tezën e fajdexhinjve, dhe ata që nuk e kishin studiuar çështjen ndofta kishin formuar mendimin se si kryeministri ashtu dhe “ARBNIA” i kishin ekzagjeruar faktet dhe e kishin paraqitur gjendjen jo si ishte në realitet. Ky mendim dukej edhe si i justifikueshëm, pse deputetët e Korçës ishin ata që kundërshtuan rreptësisht projektin qeveritar për lehtësimin e popullit dhe nga ana tjetër, kryeministri, po atë qark, qarkun e Korçës, e kishte sjellë si shembull për të provuar gjendjen e mjeruar të shumicës shqiptare. Mirëpo pa kaluar pesë ditë, populli i qarkut të Korçës, katundet sidomos, i përgënjeshtruan në mënyrën më kategorike pretendimet e deputetëve të tyre dhe në mënyrë të prerë deklaruan se ta kanë vepruar jo në bazë të interesës së popullit, por në bazë të interesës së tyre personale dhe, katundarët e Korçës, me plotë gojë i deklarojnë qeverisë dhe popullit, se: “Deputetët që nuk dinë të mbrojnë interesat vitale të popullit, nuk meritojnë aspak që të konsiderohen më si përfaqësues të popullit dhe prandaj ua ngrijnë mandatin dhe përfaqësimin që u kanë dhënë”.

Protestimet e Korçës: populli kundër deputetëve

Siç lajmëruam disa ditë përpara, pas refuzimit nga ana e Parlamentit të masës qeveritare, e cila kishte për qëllim që t‘a mbrojë popullin kundra fajdexhinjve, i gjithë qarku i Korçës, edhe katundi më i vogël, me anën e kryepleqësive të tyre u mblodh në Korçë dhe i dorëzuan Prefektit një lutje për Kryeministrinë. Me anën e kësaj lutje, Korçarët, pasi përshkruajnë gjendjen e tyre të mjerueshme, e cila e ka detyruar Shtetin që t‘iu ndajë edhe misër gratias për t‘i shpëtuar nga mjerimi, theksojnë se deputetët e tyre nuk muarën parasysh interesat e shumicës kur kundërshtonin masën qeveritare, dhe shtojnë: “Është për t‘u vënë re, nga deputetët e Korçës që kanë kundërshtuar projektin qeveritar disa janë fajdexhinj që kanë lëshuar të holla me kamata të mëdha në bazë të akteve që figurojnë direkt mbi emrin e tyre ose të miqve të gjinisë së tyre; deputetët që për të spekuluar në kurriz të popullit fukara dhe të ngratë kanë blerë me çmime të ulta sasira të mëdha mbjell nga shoqëritë gjeneral e Elektrikut në Korçë dhe e kanë mbyllë në depo për ta shitur me çmime më të nalta se ky i sotmi-mbasi nuk u ngopet syri i tyre i pangopur kurrë- dhe disa që janë bërë vegël e fajdexhinjve me shpresë që të sigurojnë se populli është injorant dhe patjetër duhet të veprojë si mbas dëshirës së kapitalistëve. Tjetër lloj nuk mund të justifikohet sjellja e tyre në atë mënyrë, sidomos në këto kohëra kur dëshira e vullneti i përgjithshëm i gjithë popullit mbarë të Shqipërisë ka qenë dhe është akordimi i një afati të arsyeshme për pagimin e detave (kësteve të borxhit), – sikur provohet me lutjet e ndryshme adresuar dhomës së deputetëve dhe qeverisë Mbretnore, të cilat janë zënë në gojë prej Shkëlqesisë s‘uaj me rastin e përkrahjes së projektit qeveritar. Me mospranimin nga ana e Parlamentit pra, të projektit qeveritar, qeveria e cila ka në programin e vet shpëtimin e popullit, e ka për detyrë kryesore që të bëjë hapat e duhura për shpërndarjen e Parlamentit, i cili tash e mbrapa nuk mund të përfaqësojë më popullin dhe nuk mund të jetë interpreto i ndjenjave dhe vullnetit të tij, që kështu të mos i jepet rasti fatal (ish-përfaqësueseve tanë), për të sakrifikuar popullin tuaj ja marrë atij pasurinë dhe t‘ja japi disa të pakë fajdexhinjve sikurse ka kërkuar një deputet ish-ministër dhe disa nga deputetët e Korçës dhe me atë mënyrë të na shtypin. Neve si popull i vobektë, porse besnik deri në minutën e vdekjes për të sakrifikuar jetën për Mbret e Atdhe, sikurse e kemi provuar sa herë që është ç’faqur rasti, dëshirojmë që qeveria jonë, për hir të shpëtimit të popullit nga mjerimi, të marrë një masë të tillë të ngutshme për t‘ë ardhë në fuqi një Parlament që të përfaqësojnë opinionin e popullit. Ky asht zëri i popullit. Me këtë rast shtojmë se mbasi deputetët dolën kundra projektit qeveritar për arsyna që shumë lehtë kuptohen nuk dëshirojnë të mbrojnë interesat dhe të drejtat e popullit, t‘atij populli që i ka nderuar pa ndonjë meritë me votën e vet, u ngremë (u‘a heqim mandatin), mandanë dhe përfaqësimin që po e përdorin n‘emën të popullit deri më sot”.

Dhe Kavaja proteston

Por, nuk është vetëm Korça, është e gjithë Shqipëria që është ngritur më këmbë pas refuzimit të masës qeveritare nga ana e Parlamentit. Dhe ajo që është për t‘u shënuar, veçanërisht është se nuk janë vetëm qytetarët, por janë katundarët, domethënë populli i thjeshtë. Katundarët, baza e shtetit t‘onë, janë ngritur më këmbë kundër 50 fajdexhinjëve dhe kundra shumicës së deputetëve që preferuar të mbrojnë fajdexhinjtë në kurriz të popullit shqiptar. Dje na erdhi një përfaqësi e qarkut të Kavajës, me një letër të firmosur nga pleqësitë e qytetit të Kavajës dhe të katundve: Bago, Kalush, Sefere, Tillaj, Harizaj, Synej, Ballutaj, Agonas, Shardushe, Çete Leshtej-Çollak, Gërmaj, Petrovë, Zhabjak, Habilaj, Hajdare, Patke, Sterbek, Luzi i Vogël, Luz i Madh, Domen, Kryemdha, Kryeluzaj, Mamël, Helmës, Kryevidh, Gulemas, Lekaj, Kanaparaj, dhe Shtovri. Me fjalë të prekshme na kanë përshkruar gjendjen e mjerueshme të tyre dhe na deklaruan se katundarët është e pamundur që t‘u përgjigjen kamatave të mëdha që paguajnë dhe se nuk mund të paguajnë asnjë lek për borxhet e tyre. Kështu do të realizohet dëshira e zotit Lame Kareco, dhe pasunin e tyre do t‘iu marrin disa fajdexhinjve për hiçgjë. Dhe Kavajasit na luten që të ngremë zërin t‘onë për shpëtimin e popullit. Veçanërisht na kërkuan që të theksohet se populli fukara shpëtimin e tij e pret nga N. M. e Tij, Mbreti, i cili është i Vetmi q‘ia di hallin fukarasë.

Letra e popullit të Tiranës drejtuar Mbretit Zog

Më se 330 familje nga kryeqyteti kërkojnë shpëtimin nga N.M. e Tij, Mbreti. “Nuk kemi asnjë besim në deputetët”, thonë ata në telegramin e tyre. Më se 330 familje nga më të njohurat e kryeqytetit, me anë të një telegrami i luten N. M së Tij, Mbretit, që të shpëtoj popullin e tij nga fajdexhinjtë gjakpirës. Midis firmave që figurojnë në telegram, shihen emra njerëzish që kanë një histori, dhe janë përpjekur si në luftë për pamvarsinë kombëtare, ashtu dhe në modernizimin dhe zhvillimin e këtij vendi, Këto familje i deklarojnë Mbretit të Shqiptarëve se, Populli nuk ka asnjë besim në deputetët tanë dhe prandaj i sillet drejt N. M. së Tij, Mbretit të Tij të Madh, me bindjen se vetëm tek Ai do të gjejë mprojtësin e vërtetë të interesave të tij”. Pas Beratit, Vlorës, Korçës, Elbasanit, vjen sot Tirana dhe u jep përgjigjen më të fortë avokatërve të Parllamentit. Dhe kështu nuk janë aq të pazotë ata që përgjigjen në këtë mënyrë, nuk janë ata as një shumicë e vogël që dekllarojnë në këtë mënyrë, vetëm se deputetët nuk përfaqësojnë më veç se interesat e tyre personale dhe ato të 50 fajdexhinjve. Është tërësija e popullit shqiptar, janë katundarët, bujqërit, janë pronarët e tokave, janë tregtarët, janë pjesa më e madhe e vendit. Janë ata që në ndonjë rast rreziku të madh, do të rrëmbejnë pushkët për të kopjuar faqe të artë të historisë kombëtare. Po të tjerët…Të tjerët janë ata që blejnë villa në Korçë dhe në akte shkruajnë shuma mikroskopike, me franga Svicerane dhe lira, sterlina, pse…këtë e lejojnë ligjet në fuqi. Po qeveria ç‘bën? Ç‘mendon qeverija para kësaj gjendje?

Teksti i telegramit të kryeqytetasve

Nalt Madhëri. Morëm guximin t‘u përshkruajmë Nalt-Madhënisë s‘Uaj këtë telegram me bindje të plotë se do të kini mirësinë ta merrni në studim dhe se nuk do të mungoni të jipni urdhrat t‘Uaja të Naltë për rregullimin e çështjes s‘onë, e cila është edhe çështja më vitale e të gjithë popullit të Nalt Madhënisë s‘Uaj. E gjejmë të tepërt që të bëjmë historinë e çështjes s‘onë. Fakt është se sot jemi të mbytur në borxhe me kamatat kolosale dhe ekzistenca jonë varet nga mëshira e disa “fajdexhinjve”, të cilët kanë vendosur që të na rrëmbejnë për hiç gjë pasurinë t‘onë dhe të na bëjnë skllav të tyre. Qeverija e Nalt Madhënisë s‘Uaj duke konstatuar këtë të vërtetë, shpejtojë që t‘i propozojë Parlamentit një masë, e cila deri diku lehtësonte gjendjen t‘onë të vështirë. Mirë po shumica e Deputetëve, ndërsa mburren se përfaqësojnë popullin dhe interpretojnë dëshirat e shumicës së tij, nuk e pranuan këtë masë, ndofta se e gjejnë më të favorshme për Mbretërinë t‘Uej, siç deklaruan, që pasunija të shkojë në duart e fajdexhinjve gjakpirës. Populli Shqiptar, kurdoherë jetën e tij e ka bazuar në zotësinë e Mbretit të tij. Shpëtimin e tij e pret nga sovrani i tij. Nuk ka asnjë besim te Deputetët që guxojnë të pretendojnë se është më mirë të shkojë pasuria në duart e zuzarëve, dhe prandaj i sillet drejt për drejt Mbretit të tij të Madh. Ka bindjen se vetëm tek Ai do të gjejë mbrojtjen e interesave të tij. Kryeqytetasit, të cilve u janë dhënë shumë raste për t‘a çmuar dëshirën që Nalt Madhënija e Juaj ushqen për popullin, ju sigurojmë se Deputetët gënjejnë kur thonë se interesa e vendit e lyp që të mos bëhet moratorium. Deputetët nuk mprojnë interesat e vendit, por interesat e tyre personale dhe të 50 fajdexhinjëve që spekullojnë në kurriz të popullit, në kurriz të Nalt Madhënisë s‘Uaj. Kryeqytetasit ju parashtrojnë lutjen ta shpëtoni popullin t‘Uaj duke urdhëruar hë për hë ndalimin e ekzekutimeve dhe pastaj shërimin njerëzor të sëmundjes së tij. Jemi të bindur se do të denjoni ta merrni në konsiderasjon lutjen t‘onë dhe se, Nal Madhënija e Juaj, që ka shpëtuar popullin shqiptar nga armiqtë e jashtëm, do ta shpëtojë edhe nga armiqtë e mbrendshëm”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 5 Mars

Next Post

“Këta palo udhëheqës të Kosovës na thonë ne, ‘mos e shani Titon, se’…”/ Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

Artikuj të ngjashëm

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!
Dossier

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

May 19, 2025
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit
Dossier

“Deda, i biri i Gjon Markagjonit, lindur në Orosh dhe me banim në sektorin Gjazë të rrethit të Lushnjes, t’i ndalohet qarkullimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe…”/ Vendimi i Komisionit të Internim-Dëbimeve, shkurt ‘72

May 19, 2025
Next Post
“Këta palo udhëheqës të Kosovës na thonë ne, ‘mos e shani Titon, se’…”/ Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

“Këta palo udhëheqës të Kosovës na thonë ne, ‘mos e shani Titon, se’…”/ Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!