• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, September 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur më doli para ish-hetuesi im dhe më zgjati dorën, në çast, m’u kujtua 17-vjeçari nga Mirdita, që ky e la të vdiste në dëborë në kampin e Bulqizës dhe…”/ Dëshmia tronditëse e ish-të dënuarit politik

“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Kolën nga Malësia e Shkodrës, kishte një javë që e kishte zënë galeria dhe komanda s’i tregoi familjes që i erdhi në takim, por kur e nxorëm pas dy javësh…”/ Rrëfimi tronditës për burgun e Spaçit
“Si e pritëm dhe çfarë ndodhi në Spaç, kur mësuam se kryeministri Mehmet Shehu, kishte bërë vetëvrasje dhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit që u arratis në ’85-ën
“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Dridhem, kur kujtoj kocka të thyera njeriu, jo metaforike, të gjetura andej-këndej, në gropat e malit të Dajtit, në kampin e Ballshit, të Spaçit, në oborrin e burgut të Burrelit dhe…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
0
Shares
5.6k
VIEWS

Nga Reshat Kripa

– A ka vrasës midis nesh?!-

Memorie.al / Para disa ditësh, më ndaloi ish – hetuesi im. Donte të bisedonte me mua. Më zgjati dorën. Ndjeva neveri për atë dorë të përgjakur.- Ç’kerkoni? – i thashë ftohtë. – “Nuk ishte faji i ynë – u pergjigj, duke parë qëndrimin tim. – Ishte i sistemit që na bëri të tillë. Nuk kishim rrugë tjetër. Hymë në valle dhe nuk dilnim dot. Ato ligje ishin dhe ne ishim të detyruar t’i zbatonim”.

Nuk po e dëgjoja më. Ai fliste ndërsa mua me dilnin para sysh ngjarjet që ndodhën në kohën e rrëzimit të monumentit të diktatorit, kur ai dhe shokë të tjerë të tij, ngriheshin në të ashtuquajturat anti-mitingje, të organizuara nga forcat më të errëta të regjimit të përmbysur. Më dilnin para syve, të gjitha ato që më kishte punuar në shtatë muajt e qëndrimit tim në qelitë e Sigurimit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem

“Kosova, duhet të krenohet me kolosin e kinematografisë, Besim Sahatçiu, edhe për përgjigjen e merituar, që i dha Miodrag Bullatoviqit, për…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Por mbi të gjitha, më dilte një skenë mizore që lidhet direkt me të dhe të cilën nuk mund ta harroj kurrë. Ndaj nuk mund t’i besoja fjalëve të tij. Pendimi i tij ishte pendimi fallso, i një njeriu që ka humbur gjithçka dhe mundohet të shpëtojë çfarë të mundi. Papritur, ai na qenkësh shndërruar në një demokrat të madh. Dëgjoni tani historinë e dhimbshme, që ka lidhje me këtë njeri dhe gjykojeni vetë atë.

Ishim në kampin e Bulqizës. Ai ishte emëruar Operativ i Sigurimit në atë kamp. Ishte dimër. Binte borë. Acari të thante fytyrën. Sapo ishim kthyer nga puna të rraskapitur dhe prisnim të na sillnin lugën e supës me qepë, me të cilën mbanim shpirtin gjallë. Ai hyri në kapanon dhe duke iu drejtuar një djaloshi nga Mirdita, i tha me egërsi: – Përse nuk e realizove normën?!

– Isha i sëmurë zoti toger! – u përgjigj djaloshi, me gjysmë zëri. Nuk e la të mbaronte fjalën. E rrëmbeu me forcë dhe duke e hequr zvarrë, e përplasi përjashta, në borën që vazhdonte të binte. Filloi ta godiste ku mundte, me kamxhikun që mbante në duar. Pastaj duke e tërhequr gjithmonë zvarrë, e mbylli në një nga birucat e caktuara, për këtë qëllim.

Kur u err, dikush i çoi një copë buke. Nuk e kish mbaruar ende, kur ia behu krimineli. Sapo e pa, filloi ta godiste përsëri me kamxhik, duke kërkuar t’i tregonte, se kush ia kishte dhënë copën e bukës. Djaloshi nuk tregoi. Atëhere dha urdhër ta lidhnin në një shtyllë telefoni, që ndodhej afër kapanonit tonë.

Caktoi edhe dy roje, për të mos lejuar njeri t’i afrohej. Ishte thëllim. Dëgjonim rënkimet e tij të mbytura dhe nuk ishim në gjendje ta ndihmonim. Tërë atë natë, nuk mbyllëm sy duke dëgjuar rënkimet e tij. Dikur afër mëngjesit, ato pushuan. Mirditori trim, kishte ndërruar jetë. Nuk i kishte mbushur ende te shtatëmbëdhjetë vjetët.

– Shpormu nga sytë! – thirra, sapo më kaloi vegimi që m’u shfaq. Por ai e kishte kuptuar me kohë dhe ishte zhdukur. Një tronditje të thellë, ndjeja brenda vetes time. Më ishte hapur një plagë e cila kishte zënë kore. Në atë kohë, m’u kujtua një film gjerman që kisha parë në fëmijërinë time. Ishte një prodhim i pasluftës dhe titullohej “Vrasësit janë midis nesh”.

Në qendër të filmit, ishte një mjek nazist, që ndonëse në aparencë tregohej njerëzor, në të vërtetë, ishte mishërimi i mizorisë. Në laboratorët e tij, kryente eksperimente nga më monstruozet, për torturimin dhe shfarosjen e njerëzve. Pas mbarimit të luftës edhe ai si shumë të tjerë, dolën në bangën e të akuzuarve.

Kanë kaluar vite që atëherë. I kam harruar pothuajse të gjitha skenat e atij filmi. Vetëm njëra nuk me është shkulur nga kujtesa, finalja e tij. Mjeku i kapur me të dy duart pas hekurave të burgut, duke thërritur: – Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!

Ndërsa në sfond prapa tij, si përgënjeshtrim i të gjithë kësaj, shfaqeshin torturat, pushkatimet, varrosjet për së gjalli, djegiet në dhomat e gazit, që ai kishte projektuar. Një skenë e paharruar.

Një zgjidhje e përkryer regjisoriale. Duke kujtuar këtë skenë dhe atë të djaloshit mirditor, pyes:
– A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?

Përgjigja është një, dhe e prerë: Po. Janë hetuesit dhe ish- punonjësit e Sigurimit të Shtetit. Janë prokurorët dhe gjykatësit e pashpirt, që mbartin në ndërgjegjen e tyre, qindra dhe mijëra të vrarë apo të vdekur nëpër burgje, të cilëve nuk u dihen as varret.

Janë spiunët e sistemit që presin rastin, për të dalë përsëri në dritë dhe për të groposur përsëri njerëz të tjerë. Përse nuk vepron drejtësia? Përse nuk dënohen si mjeku gjerman?

Por janë edhe një lloj tjetër vrasësish, më të rrezikshëm dhe më kriminelë se të parët. Janë ata që, ndonëse sot janë të veshur me petkun e demokratit, presin ditën e nesërme, për t’i ngulur thikën pas shpine demokracisë së brishtë që po ndërtohet. Po të shohësh mirë, ata mund t’i gjesh kudo.

Mund t’i gjesh në partitë politike, në shoqatat’ bile edhe në parlament. Në vend të ndëshkimit të merituar, ata sot bredhin lirisht duke derdhur helm në ndërgjegjen e njerëzve.

Ata ngjiren duke thërritur:- Jemi te pafajshëm! Fajin e kishte sistemi i përmbysur! Sikur të mos ishin këta njerëz të pa princip që e mbajtën gjallë atë sistem për gati një gjysëm shekulli…!

Po kush pra qenka fajtori për gjithë këtë katrahurë që ka mbuluar vendin? Kush është fajtori? Mos vallë qenkemi ne që e paguam me jetët tona?! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Klerikët Katolik në Shqipëri, kanë qenë të gjithë armiq, duke rojtur në kurris të popullit, ndërsa ai vuante të zezat e ullirit dhe...”/ Akt-akuza në gjyqin ndaj 9 priftërinjve, në janar ’48, në Shkodër

Next Post

Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927

Artikuj të ngjashëm

“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem
Dossier

“Pasi Nako Spiro ndodhej në Moskë, Lef Nosin e çuam për ta fshehur te nipi i një miku të tij, personalitet i shquar, por ai, e dorëzoi te Sigurimi…”/ Kujtimet e hebreut, Marko Menahem

September 28, 2023
“Kosova, duhet të krenohet me kolosin e kinematografisë, Besim Sahatçiu, edhe për përgjigjen e merituar, që i dha Miodrag Bullatoviqit, për…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Kosova, duhet të krenohet me kolosin e kinematografisë, Besim Sahatçiu, edhe për përgjigjen e merituar, që i dha Miodrag Bullatoviqit, për…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

September 28, 2023
Akuzat ndaj ish-ministrit: “Kadri Hazbiut, megjithëse i’u kërkua që të ndihmonte Partinë dhe të hidhte dritë në këtë lëmsh agjenturor, ai…”/ Plenum i V-të i Komitetit Qendror, tetor ‘82
Dossier

“Nën urdhërat e Kiço Mustaqit, mbi 10 mijë forca ushtarake, qëndruam tre muaj në gatishmëri, në pritje të ardhjes së Xhevdet Mustafës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-komandantit të artilerisë në Durrës

September 27, 2023
“Përse gjenerali Ghinassi, i operacionit ‘Pelikan’, në vitet 1991-’93, thoshte për Feruz Matajn; Njeriu më i ndershëm e korrekt, që kam njohur në Shqipëri…”?! / In memoriam, për legjendën e punës
Dossier

“Përse gjenerali Ghinassi, i operacionit ‘Pelikan’, në vitet 1991-’93, thoshte për Feruz Matajn; Njeriu më i ndershëm e korrekt, që kam njohur në Shqipëri…”?! / In memoriam, për legjendën e punës

September 27, 2023
“Duke parë se piloti italian e kaloi vendin ku do zbarkonim me parashuta, Ndue Mëlyshi i tha ndihmësit të tij…”/ Historia e panjohur e “4 diversantëve” në Mirditë, mars ‘49
Dossier

“Enver Hoxha, ishte fare i pashpirt në luftën ndaj kundërshtarëve politikë dhe unë kam bërë disa herë debate të ashpra me të, kurse Mehmet Shehu…”/ Dëshmia e ish-misionarit britanik në Shqipëri

September 27, 2023
“Ta themi këtu midis nesh, ngjarja me bandën e Xhevdet Mustafës, ku na u vranë 6 veta, neve na…”/ Fjala e Enverit në Mbledhjen sekrete në Komitetin Qendror, 22 tetor ‘82
Dossier

“Gjatë rrugës për në Rrogozhinë, pasi më pyeti, a e njihja ambientin në Tiranë, Xhevdet Mustafa, më tha për Enverin dhe Mehmet Shehun…”/ Dëshmia e ish-policit Sokrat Biti, në hetuesi

September 26, 2023
Next Post
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927

Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!