• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Kur Masar Shehu deklaronte veterane të Luftës “armiken e popullit”, Vanda Çorati…?!

Kur Masar Shehu deklaronte veterane të Luftës “armiken e popullit”, Vanda Çorati…?!
Kur Masar Shehu deklaronte veterane të Luftës “armiken e popullit”, Vanda Çorati…?!
8
Shares
2.2k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Vanda Çoratit, ish-pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste në radhët partizane të Grupit të Pezës, e cila në vitin 1983, kërkoi statusin e veteranes së Luftës dhe 100 lekëshin që jepej si shpërblim, por ajo gjë nuk iu aprovua nga organet kompetente dhe Seksioni i Kuadrit i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, që i ktheu përgjigje negative, edhe pse ajo kishte dorëzuar një deklaratë të marrë në vitin 1952, nga Masar Shehu, ish-Komisar Politik i Grupit të Pezës dhe Sekretar i Qarkorit Komunist të Durrësit, që prej vitesh ishte shpallur i padëshiruar dhe shihej si armik i popullit nga regjimi komunist…?!

Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës me përjashtim për ish-funksionarët e lartë partiakë dhe shtetërore, shpërblimi më i madh që iu dha atyre që morën pjesë në Luftë në radhët partizane ishte 100 lekëshi i Luftës, mbi pensionin e pleqërisë. Por jo të gjithë e gëzuan atë shpërblim. Kështu në fillimin e viteve ’80-të brezi i atyre që kishin qenë pjesëmarrës në Luftën Antifashiste në radhët partizane, po u afronte mosha e pensionit dhe në bazë të ligjit të asaj kohe, ata përfitonin një shpërblim mujor në vleftën 100 lekë (të reja) mbi pensionin e pleqërisë. Por për të përfituar atë, nevojiteshin një sërë dokumentesh për statusin e veteranit të Luftës, ku kryesori dhe më i rëndësishmi ishte deklarata e lëshuar nga dikush (zakonisht nga ish-kuadro të Luftës) që vërtetonte pjesëmarrjen në Luftën Antifashiste të personit që kërkonte atë deklaratë.

Në fakt shteti i kishte të gjitha dokumentet zyrtare për ta vërtetuar atë gjë, pra pjesëmarrjen në Luftë të çdo personi, që kishte qenë realisht në radhët partizane, por ai rregull, pra deklarata nga dy apo tre persona që të vërtetonin pjesëmarrjen në Luftë të një personi, ishte bërë me qëllim dhe në mënyrën më djallëzore, nga regjimi komunist në fuqi: në mënyrë që ata ish-partizanë apo pjesëmarrës me kontribut gjatë Luftës që ishin dënuar më pas (pas vitit 1944) për arsye nga më të ndryshmet, me burgje, internime apo ishin shpallur të padëshiruar nga regjimi komunist në fuqi, të mos ta përfitonin 100 lekëshin e Luftës. Kjo pasi, kësaj kategorie personash që kishin probleme me pushtetin, apo më saktë pushteti kishte problem me ta, nuk guxonte njeri që t’ju jepte deklaratë që të vërtetonte pjesëmarrjen e tyre në Luftë, pasi ata nuk mund të dilnin dot me Partinë që i kishte dënuar ata. Dhe nisur nga kjo gjë, ajo kategori personash nuk e përfitonin statusin e veteranit dhe as shpërblimin prej 100 lekësh mbi pensionin e pleqërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Po kështu përveç dokumenteve për statusin e veteranit të Luftës, deklarata për pjesëmarrje në radhët partizane nevojiteshin dhe kërkoheshin edhe për raste të tjera, si emërime në vende pune, dhënie të drejtash studimi, apo kur situata e ndonjë personi apo familje rëndohej politikisht etj., etj., dhe ai dokument, pra deklarata që vërtetonte se dikush kishte qenë pjesëmarrës në Luftë, kërkohej për të rregulluar disa biografinë.

Por ka pasur raste, ndonëse tepër të rralla, kur ish-kuadro të Luftës partizane të lëshonin deklarata për pjesëmarrje në Luftë edhe të personave që ishin dënuar nga Partia! Një nga ata ka qenë edhe Masar Shehu, ish-Sekretar i Qarkorit Komunist të rrethit të Durrësit dhe Komisar Politik i Grupit Partizan të Pezës, i cili në vitin 1952 i ka lëshuar një deklaratë Vanda Çoratit, ku ai vërtetonte pjesëmarrjen dhe kontributin e saj në radhët partizane.

Ajo gjë ishte më se e vërtetë, pasi Vanda Çorati, ishte motra e Agron Çoratit, një nga eksponentët e Qarkorit Komunist të Tiranës dhe shtëpia e tyre ishte një nga bazat kryesore ku strehoheshin komunistët ilegalë dhe eksponentët më të lartë të njësiteve guerile të atij qarkori. Vanda vetë kishte qenë në radhët partizane në Grupin e Pezës, kurse e motra, Mila, kishte qenë përgjegjëse e Rinisë në Brigadën e 23 Sulmuese. Po kështu Agroni me dy motrat e tij, Vandën dhe Milën, veç të tjerave njiheshin edhe për aksionin e rrëmbimit të vajzës së Man Kukaleshit, shefit të Policisë së Tiranës, ku synonin t’i bënin presion që ai të lironte nga burgu, komunistin Shyqëri Ishmi…?!

Pra kontributi i asaj familje në Lëvizjen Antifashiste dhe në radhët partizane ishte jashtëzakonisht i madh, por tashmë (pas vitit 1944) ato “ishin harruar” dhe as guxonte njeri t’i përmendte më, pasi Agron Çorati në pranverën e vitit 1944, i zhgënjyer dhe me bindjen e plotë se Partia Komuniste Shqiptare kishte tradhtuar Luftën Antifashiste, u tërhoq nga Lufta, madje duke dalë publikisht me një trakt ku akuzonte hapur PKSH-në! Dhe pas kësaj ai u largua nga Shqipëria duke shkuar për studime në Austri, nga ku u kthye në vitin 1946 dhe u arrestua menjëherë porsa mbërriti në atdhe.

Edhe pse pas një farë kohe ai u largua nga burgu si i pafajshëm, trakti me akuza që ai kishte hedhur në Tiranë në vitin 1944, do ta ndiqte si hije nga pas, ashtu siç ndodhi në të vërtetë, pasi ai vite më vonë u arrestua dhe u internua në ishullin e Zvernecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-eksponentët më të lartë të Partisë Komuniste (Zef Mala, Xhavit Qesja, Kristo Budo etj), që tashmë ishin shpallur “armiq të popullit”.

Nisur nga sa kishte ndodhur me Agron Çoratin dhe situatën në të cilën ndodhej familja e tij në vitin 1952, (në vitin 1951, Mila Çoratit iu dënua bashkëshorti, Isuf Keçi me 10 vjet burg politik), deklarata e Masar Shehut ku vërtetonte se Vanda Çorati kishte një kontribut të madh gjatë Luftës, përbënte një herezi të vërtetë. (Vetë Masari pas tre vitesh, në Konferencën e Partisë së Tiranës në 1956-ën pas një debati me Nexhmije Hoxhën do të shpallej element antiparti dhe më pas do etiketohej si “armik i popullit”)

Deklaratën që Vanda Çorati morri nga Masar Shehu në vitin 1952, e përdori në vitin 1983 kur plotësoi moshën e pensionit në Institutin e Higjenës dhe Epidemiologjisë ku punonte, në mënyrë që të përfitonte 100 lekëshin e Luftës, por pa rezultat, pasi ai dokument “nuk pinte më ujë” dhe përgjigja që i erdhi nga Seksioni i Kuadrit i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës ishte negative.

Me një vëlla (Agon Çorati) që kishte qenë i internuar në Ishullin e Zvërnecit dhe që kishte ndërruar jetë në vitin 1977 duke punuar si hamall, me një motër (Mila Çorati), që në vitin 1973 Sigurimi i Shtetit i kishte arrestuar bashkëshortin (mjeku me origjinë hebreje, Natan Schancher, ish-partizan i Brigadës së Parë Sulmuese të Mehmet Shehut), dhe që kishte vdekur në tortura në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit, Vanda Çoratit kurrsesi nuk mund t’i jepej statusi i veteranes së Luftës, nga e cila mund të përfitonte shtesën prej 100 lekësh në muaj mbi pensionin.

Po kështu pozita e Vanda Çoratit rëndohej më shumë edhe nga personi që kishte lëshuar deklaratën, pasi Masar Shehu (një intelektualë me bindje të majta, por i formuar në Perëndim) nuk ishte më ai i vitit 1952 kur punonte gazetar te “Zëri i Populli”?! Që nga viti 1956 kur ai ishte një nga mbështetësit kryesorë të atyre që u ngritën në Konferencën e Tiranës kundër privilegjeve të Bllokut dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së, madje duke debatuar ballë për ballë me Nexhmije Hoxhën në organizatën bazë të Partisë të “Zëri i Popullit”, prej vitesh ishte shpallur si person antiparti dhe ishte lënë si mësues i thjeshtë në një shkollë të Tiranës ku survejohej e shikohej si “armik i popullit”, siç dhe e kishte etiketuar vetë Adil Çarçani publikisht në një mbledhje të organizatës sw Fronti Demokratik në lagjen ku ai banonte?!

Aq më shumë dhënia e statusit të veteranes Vanda Çoratit ishte në kufijtë e së pamundurës pasi në vitin 1982, në librin e tij, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, në akuzat që Enver Hoxha kishte bërë ndaj Mehmet Shehut dhe bashkëshortes së tij, Fiqretit, ai akuzonte ashpër dhe familjen Çorati. Kësisoj, deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1991, Vanda Çorati nuk e përfitoi asnjë herë statusin e veteranes së Luftës dhe as 100 lekëshin që i takonte si pjesëmarrëse në Luftë, gjë e cila iu njoh asaj vetëm pas vitit 1992 së bashku me statusin e të persekutuarës nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç dhe ishte në të vërtetë ajo dhe familja e saj. Lidhur me sa më sipër tregohet edhe nga këto dokumente që Memorie.al publikon për herë të parë në këtë shkrim për lexuesit e saj.

                                                                          D e k l a r a t ë

I nënshkruari Masar Shehu, anëtar Partie i vjetit 1941, vërtetoj se shoqen Vanda Çorati, e kam njohur qysh kur kam qenë sekretar Politik i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste për Durrësin. Gjatë periudhës 1942-1943 shoqja Vanda shpesh herë ka kryer detyrën si korriere duke sjellë në Durrës nga Tirana material propagandistik ilegal si dhe korrespodencën, gjithashtu anasjelltas shpinte edhe nga Durrësi për në Tiranë.

Por sidomos shoqja Vanda Çorati ka qenë shumë aktive prej korrikut 1944, kur kjo ka ardhur vullnetarisht në Grupin partizan të Pezës, ku i nënshkruari në këtë kohë ka qenë Komisar Politik i Grupit të Pezës. Në Pezë shoqja Vanda ka punuar pa u lodhur me organizatën e pionierëve, dhe shpesh herë duke mos marrë parasysh rrezikun, fuste në Tiranë material propagandistik si komunikata e të tjera që shtypeshin në teknikën e Partisë që aso kohe ndodhej në Pezë.

Puna e shoqes Vanda Çorati në organizatën e Pionierëve të Grupit të Pezës dhe në rrethin e saj ka qenë e çmuar dhe e lavdëruar.

I lëshoj këtë deklaratë, në bazë të kërkesës së saj për ta përdorur kur ta lyp nevoja.

Tiranë, 16 shkurt 1952            D e k l a r u e s i

                                  Masar Shehu

Vërtetohet nënshkrimi i shokut Masar Shehu

Anëtar Partisë që bën pjesë në organizatën

Bazë të “Zërit të Popullit”./Memorie.al

Sekretari i Organizatës Bazë të

         “Zëri i Popullit”

          Vasil Prifti

 

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

 

Share8TweetPinSendShareSend

Previous Post

Si i eliminoi Enveri të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste, duke filluar që nga periudha e Luftës me….

Next Post

Dëshmia e grimierit të Televizionit: Natën e vdekjes Enverit iu bë operacion sekret ne morg, kurse me dy kolegë ia rregullonim fytyrën çdo ditë për…

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Memorie.al Mond Lako Maska e Enver Hoxhes

Dëshmia e grimierit të Televizionit: Natën e vdekjes Enverit iu bë operacion sekret ne morg, kurse me dy kolegë ia rregullonim fytyrën çdo ditë për…

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!