• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime I lumi Dom Shtjefën Kurti

“Kur i’u dha dënimi me vdekje, Dom Shtjefën Kurti na tha; dije zoti kryetar, se kjo luftë që po bëni ju për zhdukjen e kundërshtarëve tuaj, është si…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-gjyqtarit Paskal Haxhi

“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e priftit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
“Dom Shtjefni shkoi dy herë në Beograd me i’u ankue qeveris për krimet ndaj popullsisë shqiptare dhe me at rast, takoi Zogun në ‘Bristol’, të cilit i tha…”/ Historia e priftit që u pushkatua në ’72-in në Krujë
“I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire”/ Dosja Shtjefën Kurti – Vrasja e porositur e një Rilindasi –
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra

NIKOLLË LOKA

Av. ALFDRED DUKA

NIKOLIN KURTI

Pjesa e tridhjetë e shtatë

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

                                  -VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –

Memorie.al/ Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Deklaratat e ish-prokurorëve dhe gjykatësve që dënuan me vdekje Dom Shtjefën Kurtin

                                                Reflektimi i ish-gjykatësit Paskal Haxhi

“Çështja e priftit në Gurëz. Mbaj mend se prifti i fshatit Gurëz akuzohej për sabotimin e ekonomisë së kooperativës, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe vjedhje të pasurisë socialiste. E gjykova dhe vendosa kthimin e çështjes për plotësim hetimesh. Ai ishte me arsimim fetar dhe kryeprifti i  Kishës Katolike të rëndësishme të Shëna Ndout në Laç. Ai, sigurisht, nuk e pranoi akuzën dhe deklaroi se ishte viktimë e luftës së ashpër të klasave, si shumë të tjerë. –‘Por dije z. kryetar, se kjo luftë për zhdukjen e kundërshtarëve, i ngjason luftës, që bënim ne në kohën tonë kundër komunizmit. Kjo luftë, që bënim ne, nuk u pasua me zhdukjen e kundërshtarëve, por me shumëzimin e tyre. Kështu do të ndodhë edhe me luftën kundër nesh nga komunistët, pra, kjo luftë i shumëzon kundërshtarët. Dhe kjo do ndodhë deri në përmbysjen e këtij sistemi’. Kur ri erdhi dosja e plotësuar, unë isha transferuar në Tiranë në Gjykatën e Lartë. Priftin e shkretë dhe të pafajshëm e dënoi me vdekje pasardhësi im”.

Ky është një pasazh, nga libri me kujtime i profesorit të Fakultetit Juridik, Paskal Haxhi. Si gjyqtari i parë që ka marrë kontakt me këtë dosje, pas studimit të saj, ai ka kryer një veprim procedurial, i cili pavarësisht se ishte i parashikuar në Kodin e Procedurës Penale të kohës, përbënte një rast shumë të pazakontë, veçanërisht për ato “krime” që parashikoheshin si “krime kundër shtetit”. Mjafton ky veprim procedurial i gjyqtarit që do të gjykonte atë çështje, pavarësisht se për arsye që nuk vareshin prej tij, ai nuk arriti ta gjykonte, për ta provuar pathemelësinë e të paktën akuzës për “sabotim”, ngritur ndaj Dom Shtjefën Kurtit, që, ashtu siç kemi theksuar shpesh herë më lart, përbënte “mjetin ligjor”, për ta shpënë në plumb atë.

Këtu mund të bëjmë një hamendje, e cila pavarësisht mungesës së provave për ta deklaruar zëshëm, rezulton e provuar se ndoshta transferimi i Paskal Haxhit, ka qenë i lidhur me faktin se ai nuk paraqiste garancitë e duhura, për t’a përmbushur porosinë e partisë në lidhje me dënimin me vdekje të priftit Dom Shtjefën Kurti! Kemi theksuar me prova se në gjykimin e çështjes në ngarkim të Dom Shtjefën Kurtit, partia dhe sigurisht udhëheqësi Enver Hoxha, patën “sakrifikuar” me punë fizike në fshatin Gurëz, zyrtarin e lartë të parties, Vait Lama, për “ndjekjen” dhe mbikëqyrjen e këtij procesi gjyqësor! Ky fakt i provuar, sigurisht që nuk ndodhte rëndom. Ky fakt na bën të kuptojmë se ai proces nuk ishte i zakonshëm, por shumë i rëndësishëm. Prej këtej vijmë në përfundimin logjik se, partia kërkonte një gjyqtar të sigurt për ta shpënë në plumb Dom Shtjefën Kurtin, dhe ky gjyqtar mund të mos ishte Paskal Haxhi.

Fraza e Dom Shtjefën Kurtit, drejtuar kryetarit të gjykatës së rrethit të Krujës e mbetur në memorien e zotit Haxhi, për afër një gjysëm shekulli se: “Por dije z. kryetar, se kjo luftë për zhdukjen e kundërshtarëve…”, përtej pafajësisë së tij, demonstron dinjitet njerëzor e burrëror, duke e paralajmëruar dënuesin e tij, se ai i njihte qëllimet e tyre për ta dënuar me vdekje, por se një ditë, e cila nuk do të ishte e largët,  ai, dënuesi pra, do të gjendej në anën e gabuar të historisë dhe të vërtetës!  Fraza përmbyllëse e ish gjyqtarit të asaj çështje se: “Priftin e shkretë dhe të pafajshëm e dënoi me vdekje pasardhësi im”, përbën një akt – akuzë të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të Drejtësisë, për aq sa mund të quhet i tillë ai i kohës së diktaturës, por edhe të pasardhësit të tij, i cili më shumë se gjyqtar, kishte qenë një vegël e ndyrë e diktaturës, pa përjashtuar këtu gjithë zinxhirin e shkallëve të gjykimit, duke përfunduar, Presidiumin e Kuvendit Popullor, i cili kishte fjalën e fundit për të dënuarit me vdekje. Përmes këtij kujtimi që gjendet në librin e tij, Paskal Haxhi, demaskoi regjimin, që ai vetë i kishte shërbyer. Mbase kaq mund të bënte!

DOSJA OPERATIVE E DËNIMIT TË DYTË

Sekret

Fletë kontrolli në Kartotekë

Lutemi kontrolloni dhe na njoftoni nëse figuron i regjistruar n’evidencat operative, personi i poshtë shënuar:

Mbiemri: Kurti

Emri: Shqefën

Atësia: Jak

Dat-lindja: 1898

Vendlindja: Prizren

Vend Banimi: katundi Gurëz rrethi Krujë.

Qendra e punës: Kooperativa bujqësore “Ndoc Deda” Milot.

Profesioni: Ish prift e tash punëtor

Kombësia: shqiptar

Shtetësia: shqiptar

Punëtori Operativ                                                                      

Qemal Karamani 

Kryetar Degës P. Brendshme

Dhosi Pecani  

Ju njoftojmë se personi i kërkuar nga ju ka qenë

Thanas Doko

Krujë me 16.4.1970

DOKUMENTE QË E KOMPROMETOJNË RËNDË GJYKIMIN E SHTJEFËN KURTIT

Shtojcë në pikën e 7-R Ditës të mbledhjes dt. 23/9/1971 ora 11.00

Relacion: Mbi të dënuarin me vdekje Shtjefën Kurti

Lindur në Prizren – vjeç 73-Prift katolik, me arsim të lartë Teologjik.

Gjykata e rrethit të Krujës me vendimin nr. 54 dt. 31.7.1971, ka dënuar të gjykuarit: Shtjefën Kurti me vdekje me pushkatim, Bardhok (Mark) Nikolla me 18 vjet heje lirie, Pjetër Biba me 13 vjet heqje lirie, Zef Nishi me 14 vjet heqje lirie, Agostin Preçi me 12 vjet heqje lirie, Fran Ndocin me 14 vjet heqje lirie, për krimin e sabotimit dhe të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, ndërsa Ndue Letin me 10 vjet heqje lirie, për krimin e përvetimit në mënyrë sistematike të pasurisë socialiste dhe të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor.

Është vërtetuar gjatë gjykimit se i sipërmi ka qenë klerik katolik, i dënuar në vitin 1947 nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me 20 vjet heqje të lirisë, si bashkëpunëtor në grupin tradhtar të Sami Qeribashit. Mbasi ka vuajtur dënimin, është dërguar si klerik në fshatin Gurëz të rrethit të Krujës.

I mbrojtur me armiqësi të thellë kundër pushtetit, menjëherë mbas masave revolucionare të mira kundër fesë, ay përsëri është hedhur në një veprimtari të tillë. Në biseda me të gjykuarit e sipërm dhe me dëshmitarët e pyetur nga gjykata, ai ka errësuar realizmin tonë socialist, dhe ka bërë fjalë për nivelin e ulët të jetesës tek ne, veçanërisht për gjendjen e varfëruar të fshatit, duke konsideruar si shkaktar të saj sistemin kooperativist bujqësor. Ai thoshte se në vendin tonë nuk ka liri, se masat e mara kundër fesë, janë një “mohim i grimcës së fundit të lirisë” dhe njëkohësisht, ka mburrur jetën në vendet kapitaliste. Duke dëshiruar, rrëzimin e pushtetit popullor, ai ka përshëndetur të ashtuquajturën “Pranvera e Pragës”, dhe ka uruar që, ato të përshëndeste sa më parë edhe vendin tonë.

Mbasi është vënë në dijeni se të dënuarit e tjerë përvetësonin në dëm të kooperativës bujqësore me qëllim sabotimi, shumë shpejt ai u bë një një frymëzues dhe nxitës i kësaj veprimtarie, një drejtues me përvojë i saj. Në biseda të herë mbas hershme, ay ka orientuar të dënuarit Bardhok, Pjetër e Zef, që përveç tyre, të ngrinin edhe persona të tjerë për të vjedhur, mbasi në këtë mënyrë do të pakësoheshin t’ardhurat e kooperativës, do të nginte krye populli e do të shkatërrohej kooperativa.

Ai shtonte se duke bërë populli i pakënaqur dhe duke u revoltuar kundër pushtetit, do të justifikohej edhe ndërhyrja nga jashtë për rrëzimin e tij. Me qëllim organizimi të mëtejshëm të kësaj veprimtarie, në vitin 1969, këta kanë organizuar një darkë në banesën e të dënuarit Shtjefën Kurti, ku është vendosur që të shtohej numri i vjedhjeve dhe i veprimtarive të tjera sabotuese.

Me të vërtetë mbas kësaj, në kooperativë vihet re një rritje e përvetimeve dhe i dëmtimeve të prodhimeve bujqësore si dhe një shtim i personave të implikuar në vjedhje. Për të justifikuar këtë veprimtari armiqësore, ai u thoshte të gjykuarve të tjerë se po të vidhnin kooperativën bujqësore, nuk bënin ndonjë gjynah dhe nuk ndalohej nga feja, mbasi kështu merrnin mundin e djersën e tyre, që iu mbahej pa të drejtë.

Vendimi i sipërm, është lënë në fuqi nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Republika Popullore e Shqipërisë

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret

                  Për falje dënimesh

Në mbështetje të nenit 58, pika 7, të Kushtetutës,

Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë

Vendosi:

1) Filip Anastas Gjergos, nga Berati, dënuar me vendimin nr. 35 dt. 28/12/1963 të gjykatës së rrethit Berat, t’i falet mbetja e dënimit.

2) Nuri e Rushit Kastrati, nga Jugosllavia e banues në Kavajë, dënuar me vendimin nr. 266 dt. 27/10/1957 të Gjykatës së Lartë, t’i falet mbetja e dënimit.

3) Kujtim Haxhi Okës, nga kat. Ponçarë-Korçë, dënuar me vendimin nr. 4 dt.11/4/1970 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së rrethit Korçë, t’i falet mbetja e dënimit.

4) Dane Feta Amollarit, nga kat. Barç-Skrapar, dënuar me vendimin nr. 9. dt. 9/5/1959 të gjykatës së qarkut Berat, t’i falet mbetja e dënimit.

5) Ded Shyt Ndojës, nga kat. Gjegjan-Pukë e banues në Shkodër, dënuar me vendimin nr. 4 dt. 31/I/1969 të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e dënimit.

6) Gjon Pjetër Dedës, nga kat. Thumanë-Krujë, dënuar me vendimin nr. 16 dt. 17/5/1969 të gjykatës së rrethit Krujë, t’i falet mbetja e dënimit.

7) Nikollë Dod Bibës, nga Shkodra e banues në Pukë, dënuar me vendimin nr.14 dt. 9/7/1969 të gjykatës së rrethit Pukë, t’i falet mbetja e dënimit.

8) Sali Qemal Salirajt, nga Vlora, dënuar me vendimin nr.6 dt. 28/5/1969 të gjykatës së rrethit Durrës, t’i falet mbetja e dënimit.

9) Fitim Musa Dacit, nga Tirana, dënuar me vendimin nr. 223 datë 6/11/1970 të gjykatës së rrethit Tiranë, t’i falet mbetja e dënimit.

10) Xhafer Sulejman Hodës, nga kat. Cernalevë-Kukës, dënuar me vendimin nr. 316 dt. 18/12/1969 të gjykatës së lartë, t’i falet mbetja e dënimit.

11) Xhavit Hamdi Rubjekës, nga Kavaja, dënuar me vendimin nr. 13 dt. 3/6/1966 të gjykatës së qarkut Durrës, t’i falet mbetja e dënimit.

12) Dylber Ramis Çarkanjit, nga kat. Gjerbës-Skrapar dhe banues në Tiranë, dënuar me vendimin nr. 232 dt. 15/5/1969 të gjykatës së lartë t’i falet mbetja e dënimit.

13) Bejto Lan Ulajt, nga Shkodra, dënuar me vendimin nr.12 dt. 24/6/1969, të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e dënimit.

14) Bedri e Maksut Rustemit, nga Libohova-Gjirokatër, dënuar me vendimin nr.2 dt. 1/2/1965 të gjykatës së rrethit Gjirokatër, t’i falet mbetja e dënimit.

15) Gjon Nik Trinës, nga kat. Prekal dhe banues në Shkodër, dënuar me vendimin nr.78 dt. 10/10/1964 të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e dënimit.

16) Dhimitri Konstandin Ballabanit, nga kat. Kosinë-Përmet, dënuar me vendimin nr.30 dt. 20/7/1965 të gjykatës së rrethit Vlorë, ti falet mbetja e dënimit.

17) Enver Ismail Nekiut, nga kat. Qinam – Kolonjë, dënuar me vendim nr.17 dt. 30/10/1970 të gjykatës së rrethit Kolonjë, t’i falet mbetja e dënimit.

18) Kujtim Jonuz Bilbilit, nga kat. Mjedë-Shkodër, dënuar me vendim nr. 88. dt. 24/5/1971 të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e dënimit.

19) Bajram Ramadan Kërmeshtës, nga Shkodra, dënuar me vendimin nr.186 dt. 25/11/1970 të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e dënimit.

20) Sinan Vesel Elezit, nga kat. Larushk-Krujë, dënuar me vendimin nr.39 dt. 15/6/1971 të gjykatës së rrethit Krujë, t’i falet mbetja e dënimit.

21) Vasilika Arqile Madhit, dega Korça, dënuar me vendimin nr.28 dt. 20/4/1971 të gjykatës së rrethit Korçë, t’i falet mbetja e dënimit.

22) Ferid Gani Varoshi, nga Kruja, dënuar me vendimin nr.50 dt. 20/7/1964 të gjykatës së qarkut Tiranë, t’i falet mbetja e dënimit.

23) Lekë Pjetër Lleshit, nga Qafë–Mli-Pukë, dënuar me vendimin nr.15 dt. 7/8/1970 të gjykatës së rrethit Pukë, t’i falet mbetja e dënimit.

24) Lutfi Qasim Kucajt, nga kat. Pobrat, e banues në Gradishtë të Lushnjes, dënuar me vendim nr.13. dt. 5/7/1963 të gjykatës së qarkut Berat, t’i falet mbetja e dënimit.

25) Kapllan Abedin Grezdës, nga Kosova e banues në Tiranë, dënuar me vendimin nr.5 dt. 6/2/1964 të gjykatës së qarkut Tiranë, t’i falet mbetja e dënimit.

26) Lirije Ramadan Zenelajt, nga Kopliku-Shkodër, dënuar me vendimin nr.79 dt. 8/5/1971 të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e dënimit.

27) Neki Ismail Çobës, nga kat. Mifol-Fier, dënuar me vendimin nr.79 dt. 13/7/1971 të gjykatës së rrethit Fier, t’i falet mbetja e dënimit.

28) Hasan Teki Koçiut, nga Hormova-Tepelenë e banues në Kavajë, dënuar me vendimin nr.32 dt. 5/8/1971 të gjykatës së rrethit Lushnje, t’i falet mbetja e dënimit.

29) Angjeliqi Jani Boboshticës, nga Korça, dënuar me vendimin nr. 20 dt. 1/3/1970 të gjykatës së rrethit Korçë, t’i ndryshohet dënimi në 1 vit punë korrektonjëse me ndalimin e 1/6 të rrogës.

30) Isa Bajram Dullës, nga Libofsha-Fier, dënuar me vendimin nr.7 dt. 7/7/1971 të gjykatës së rrethit Fier, t’i ndryshohet dënimi në 1 vit punë korrektonjëse me ndalimin e 1/6 të rrogës.

31) Frosina Llambi Bulgarecit, nga Korça, dënuar me vendimin nr.26 dt. 10/4/1871 të gjykatës së rrethit Korçë, t’i ndryshohet dënimi në 1 vit punë korrektonjëse me ndalimin e 1/6 të rrogës.

32) Ilirjan Mehmet Lamajt, nga Patosi e banues në Berat, dënuar me vendimin nr.3 dt. 14/2/1970 të gjykatës së rrethit Berat, t’i falen 4 vjet nga dënimi.

33) Ahmet Ibrahim Lleshit, nga kat. Remull-Mat, dënuar me vendimin nr.27 dt. 1/3/1962 të gjykatës ushtarake Tiranë, t’i falen 4 vjet nga dënimi.

34) Tefik Selman Vendreshës, nga kat. Pobrat e banues në Lushnje, dënuar me vendim nr. 6 dt. 13/2/1964 të gjykatës së qarkut Durrës, t’i falen 2 vjet nga dënimi.

35) Refik Izet Pitarkës, nga Dibra e banues në Tiranë, dënuar me nr.161 dt. 29/7/1969 të gjykatës së rrethit Tiranë, t’i falen 2 vjet nga dënimi.

36) Fetah Rexhep Hysës, nga kat. Grykë-Nok Dibër, dënuar me vendimin nr.18 dt. 26/9/1966 të gjykatës së qarkut Tiranë, t’i falen 2 vjet nga dënimi.

37) Shaban Myslim Jançellarit, nga kat. Vloçisht-Korçë, dënuar me vendimin nr.41 dt. 1/10/1964 të gjykatës së rrethit Korçë, t’i falen 2 vjet nga dënimi.

38) Reshat Agush Metës, nga Çamëria e banues në Fier, dënuar me vendimin nr.9 dt. 19/3/1963 të gjykatës Vlorë, t’i falen 2 vjet nga dënimi.

39) Arif Tafil Qoshit, nga kat.Zgoxhdë-Librazhd, dënuar me vendimin nr.20 dt. 9/11/1967 të gjykatës së qarkut Durrës, t’i falen 2 vjet nga dënimi.

40) Myzejen Zenel Sojatit, nga Zaloshnja e banuese në Dobrushë-Skrapar, dënuar me vendimin nr.234 dt. 29/8/1966 të gjykatës së rrethit Tiranë, t’i falet mbetja e detyrimit.

41) Mitro Filip Vasit, nga Tirana, dënuar me vendimin nr.458 dt. 20/X/67 të gjykatës së rrethit Tiranë, t’i falet mbetja e detyrimit.

42) Hysen Mehmet Hamzait, nga kat.Pollozhan-Dibër, dënuar me vendimin nr.14 dt. 26/4/1957 të gjykatës së rrethit Peshkopi, t’i falet mbetja e detyrimit.

43) Arshin Skënder Fejzos, nga kat. Drenovë-Berat, dënuar me vendimin nr.8 dt. 12/8/1964 të gjykatës së rrethit Berat, t’i falet mbetja e detyrimit.

44) Faik Reshit Kazës, nga kat. Steferan-Elbasan, dënuar me vendim nr.112 dt. 29/7/1965 të gjykatës së rrethit Elbasan, t’i falet mbetja e detyrimit.

45) Aleksandra Kosta Laros, nga kat. Goranxi-Gjirokastër, dënuar me vendimin nr.26 dt. 29/8/1969 të gjykatës së rrethit Gjirokastër, t’i falet mbetja e detyrimit.

46) Pandeli Kiço Doganit, nga Gjirokastra, dënuar me vendimit nr.19 dt. 26/4/1968 të gjykatës qarkut Gjirokastër, t’i falet mbetja e detyrimit.

47) Hilmi Met Sulo Hoxhës, nga Shkodra, dënuar me vendimin nr.82 dt. 17/7/1952 të gjykatës rrethit Pukë, t’i falet mbetja e detyrimit.

48) Beqir Nezir Krajës, nga Shkodra, detyruar me vendimin nr. 1000 dt. 25/12/1969 të gjykatës së rrethit Shkodër, t’i falet mbetja e detyrimit.

49) Llambi Thimjo Maksakulit, nga Delvina-Sarandë, dënuar me vendimin nr.7 dt. 24/2/1955 të gjykatës së qarkut Gjirokatër, t’i falet mbetja e detyrimit.

Me zbatimin e këtij dekreti, që hyn në fuqi menjëherë, ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Gjykata e Lartë. Memorie.al

Tiranë, më 23/9/1971

Nr.i dekretit: 4872

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Të Shqipërisë

  Sekretari:                                                          Kryetari:                                                                     

(Bilbil Klosi)                                                   (Haxhi Lleshi)                                                            

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 05 Korrik 2022

Next Post

Dëshmia e ish-zv/ministrit të Brendshëm: “Kur u vra Nako Spiro, ne qanim, kurse Nesti Kerenxhi, fishkëllente.…”! / Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 - ’49, ku ish-krerët e Ministrisë, akuzonin njeri-tjetrin

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
Dëshmia e ish-zv/ministrit të Brendshëm: “Kur u vra Nako Spiro, ne qanim, kurse Nesti Kerenxhi, fishkëllente.…”! / Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ’49, ku ish-krerët e Ministrisë, akuzonin njeri-tjetrin

Dëshmia e ish-zv/ministrit të Brendshëm: “Kur u vra Nako Spiro, ne qanim, kurse Nesti Kerenxhi, fishkëllente.…”! / Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 - ’49, ku ish-krerët e Ministrisë, akuzonin njeri-tjetrin

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!