• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur ishim në spital në Paris, Hysniu më shprehu dyshimet e tij për Ramizin, duke më thënë; po ky…?! Kurse për Nexhmije Hoxhën, unë e dija vetë se ajo…”! / Dëshmitë e rralla dhe akuzat e Vito Kapos

“Vitet e fundit , udhëheqësi kryesor, nuk vinte të pushtonte të vila e Ujit të Ftohtë, ajo frekuentohej nga fëmijët, të cilët…”/”Reportazhi i panjohur i gazetarit të “Mediterane”
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Kur ishim në spital në Paris, Hysniu më shprehu dyshimet e tij për Ramizin, duke më thënë; po ky…?! Kurse për Nexhmije Hoxhën, unë e dija vetë se ajo…”! / Dëshmitë e rralla dhe akuzat e Vito Kapos
“Kur ishim në spital në Paris, Hysniu më shprehu dyshimet e tij për Ramizin, duke më thënë; po ky…?! Kurse për Nexhmije Hoxhën, unë e dija vetë se ajo…”! / Dëshmitë e rralla dhe akuzat e Vito Kapos
“Kur ishim në spital në Paris, Hysniu më shprehu dyshimet e tij për Ramizin, duke më thënë; po ky…?! Kurse për Nexhmije Hoxhën, unë e dija vetë se ajo…”! / Dëshmitë e rralla dhe akuzat e Vito Kapos

Nga Aristir Lumezi

“Pas vdekjes së Hysniut, me porosi të Ramizit, mua më vunë spiunë nga pas, për të më bërë të flisja kundër Mehmet Shehut”

Memorie.al / Vito Kapo, bashkëshortja e Hysni Kapos, numri dy i kupolës komuniste, këmbëngulte se ai u eliminua nga Ramiz Alia, në një klinikë mjekësore në Paris, ku kishte shkuar për ekzaminime dhe mjekime. Në moshën 98 vjeçe, me një kujtesë të admirueshme, zonja Kapo tregonte peripecitë dhe rraskapitjet e të shoqit në klinikën franceze, ku asnjëherë nuk u dha përgjigjja, se nga se vuante, ndërsa pas vajtjes së Ramiz Alisë atje, Hysni Kapo u sfilit nga analizat dhe një moment i shkëputën ilaçet dhe oksigjenin. Në intervistën e saj, Vito Kapo risillte fjalët e fundit të Hysni Kapos, para Ramiz Alisë dhe ndarjen misterioze të tij nga jeta. Zonja Kapo tregonte dhe jetën e saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së, si marrëdhëniet me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë.

Znj. Kapo, Nexhmije Hoxha ka dëshmuar në librin e saj të fundit se ka qenë porosi e Enver Hoxhës që mos të mos ju vinin ju në dijeni për sëmundjen e Hysni Kapos, me qëllim mos lëndimin tuaj. Si ka qenë e vërteta?

Gjithashtu mund të lexoni

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

Hysniu ka qenë sëmurë që kur ishte në Shqipëri. Ai e hiqte veten sikur ishte krejtësisht i shëndoshë, e mbante veten dhe mua nuk më binte në sy. Ne vajtëm në Pogradec dhe për dy javë, unë kisha marrë përsipër që të bëja raportin e Kongresit të Bashkimit të Grave. Ai qëndroi aty për dy muaj, sa ç’e kishte me rregull qëndrimin në Pogradec dhe mua nuk më ra në sy fare, edhe pse nuk ndihej mirë. Kur më përcolli në rrugë, më tha: “Shiko çfarë kanë bërë, e kanë mbushur me makina. Ç’më duhen mua gjithë këto makina, gjithë kjo përkujdesje”?!

Ndonjëherë më kërkonte t’i fërkoja mesin, se ndihej i lodhur dhe unë me shaka i thosha: “U plake Hysni”. Mua nuk m’u ankua asnjëherë dhe kam qenë “budallaqe”, që nuk e kuptova që ai vuante. Unë duhej të shkoja në Shkodër, për të paraqitur një raport dhe Hysniu më tha; “Shko, mos e lër punën; se unë jam mirë”. Unë nuk kisha kuptuar asgjë.

Edhe në Pogradec ku qëndruat, nuk pati shenja lodhjeje, ankesash shëndetësore?

Hysniu qëndroi dy javë me shokun Enver në Pogradec dhe bënin çdo ditë shëtitje. Një ditë, shoku Enver i tha: “Hysni, unë lodhem sepse dhe flas shumë, prandaj ndalojmë, të mos ecim kaq”. Një ditë ai më tha se ndihej i lodhur dhe donte të shtrihej. Unë doja ta lija vetëm, ai nuk donte, “do qëndrosh me mua”, më tha. Nuk donte të ndahesha prej tij.

Si u zhvilluan vizitat dhe kontrollet në Paris?

Që herën e parë që shkuam, mjekët e kontrolluan për një dhimbje që kishte. Pasi bëri analizat dhe kontrollet, mjekët i thanë që nuk ke gjë, ke kaluar një infarkt, por ka kaluar dhe tani nuk ka probleme. Por grupi i punës, që u mor me shëndetin e Hysniut, e trajtoi sikur nuk kishte asnjë problem, me shëndetin e tij. Nuk vunë re asgjë.

Mjekët e spitalit francez konkluduan në këtë përfundim?

Jo, po flas për grupin e punës nga Komiteti Qendror dhe grupi i mjekëve. Ne fillimisht, na çuan në një shtëpi pushimi, jo spital. Qëndruam disa ditë në këtë shtëpi pushimi dhe na çonin në një spital, për analiza dhe kontrolle. Qëndruam të dy në një dhomë. Hysniu këmbëngulte që të dilte, mjeku thoshte jo, se kemi dhe analiza të tjera për të bërë. Ata që na shoqëronin, na thoshin; hajdeni t’ju çojmë te hoteli, por në fakt ajo ishte shtëpi pushimi, ndërsa ne kishim shkuar për vizita dhe kontrolle në spital. Ne e morëm vesh vonë, se ajo ku rrinim,ne ishte shtëpi pushimi dhe jo spital.

Aty qëndronte dhe shefi i misionit francez në Tiranë, që ne e njihnim dhe ishte me tuberkuloz e, që më pas vdiq. Hysniu kërkoi që të iknim dhe u kthyem në Tiranë. Pasi u kthyem, unë shikoja që ai donte më shumë të pushonte, ndihej më i lodhur, por mua nuk më binte në sy. Unë bridhja nëpër Shqipëri, me Bashkimin e Grave të Shqipërisë, ndërsa ai vuante, pa më thënë asgjë. Nuk dinte të ankohej asnjëherë. Kur unë kthehesha, bënte shaka me punonjësit e shërbimit, duke thënë, se do t’i krijojmë kushte Vitos, se është lodhur, ka marrë përsipër shumë gjëra.

Si vijoi gjendja e tij shëndetësore?

Ne qëndruam në Shqipëri, nga muaji mars e, deri në korrik 1979. Pasi ikëm nga Pogradeci, shkuam përsëri për herë të dytë në Paris. U vijua për një kohë të gjatë me analizat. Madje, unë u shqetësova shumë, sepse thosha e kanë sjellë në spitalin më të mirë, i bëjnë analiza dhe nuk po i gjejnë se çfarë ka, nga i vjen kjo lodhje.

Nuk ju informonin se çfarë po ndodhte, se cila ishte gjendja?

Jo, vetëm se më thoshin që; do t’i bëjmë edhe këtë, edhe atë analizë. Hysniun vinin dhe e takonin grupe të ndryshme të huaja. Ai fliste me ata, qëndronte, por dhe lodhej shpejt. U fliste për Shqipërinë dhe më pas u thoshte që; tani do vazhdojë Vitua. Ata vinin të shikonin, se deri ku shkonte gjendja e tij. Pjesa më e madhe e tyre, ishin mjekë francezë. Ata e bënë si shok. Vinin dhe thoshin: “Ky është shoku ynë, tani do na flasësh për këtë temë”.

Nexhmije Hoxha ka thënë në libër, se Vito Kapo, me porosi të Enver Hoxhës, të mos informohej deri sa të jemi të bindur për diagnozën dhe të shohim nëse ka shërim apo jo, që të mos e rëndojmë…?!

Hysniut i kanë bërë disa herë analiza, por asnjëherë nuk më thanë se çfarë rezultati kishin analizat e tij, edhe sot nuk e di, se si kanë dalë ato analiza. Gjithmonë më thoshin; do bëjmë grafi, do bëjmë grafi dhe në fund asgjë. Mjekët shqiptarë ishin totalisht të pakujdesshëm, për të marrë dokumentet e spitalit atje. Sepse kur vajti doktor Ylli Popa, më tha mua: “Vito, nuk gjeta asnjë dokument të rregullt të pacientit Hysni Kapo”! Kjo thotë shumë, apo jo?! U bë një lëmsh i qëllimshëm që të mos gjendej asnjë gjurmë për sëmundjen e tij dhe se çfarë kishin bërë mjekët me të.

Po grupi i mjekëve që e shoqëroi, duke filluar që nga zv/ministri i Shëndetësisë e, deri te Ramiz Alia, si silleshin?

Ramizi dha urdhrin e goditjes me “armë”. Hysniu ka pasur vdekje me “armë”. E dini ju këtë?!

Ku ndodhi kjo? Në spital?!

Në spital. Hysniun e vranë me “armë”. Që nga momenti që erdhi Ramizi në Paris, Hysniut nuk i bënë asgjë tjetër, veçse analiza dhe analiza, pa marrë vesh se çfarë nxirrnin ato analiza. E lodhën dhe e rraskapitën me analiza. Një ditë, Hysniu më tha: “E ç’po bën dhe ky”?! Unë i thashë se; mbase do dalin në ndonjë konkluzion! “Rri o Vito, se mua më këputën fare me këto analiza”, më tha Hysniu.

Të shikoje t’i bënin ditë për ditë analiza të tilla, ishte çnjerëzore. E çonin nga një laborator në tjetrin, sa u lodh. Hysniu ishte aq i këputur nga analizat, sa më thoshte: Vito, mbarova tani. Një fjalë që Hysniu nuk e thoshte kurrë nga goja e tij.

Çfarë ju tha ditën e fundit në spital?

VITO KAPO: Atë ditë vjen në mëngjes doktori francez dhe i heq tubat e oksigjenit. Unë i bërtita, i thashë çfarë bëni, ai është gjallë, ka nevojë për to, po komunikon me mua. Sapo iku ai, erdhi një mjek tjetër francez, i cili i hoqi ca tuba të tjerë, me të cilët merrte ilaçe. “Moos, – i thashë, – mos ia hiq, unë po komunikoj me të”.

Unë bërtisja si e marrë në spital. Unë po flisja me Ramizin, për mjekët francezë që i hoqën aparatet Hysniut. Hysniu më tha mua: “Vito, largohu”! Atëherë, Hysniu iu drejtua Ramizit, i cili ishte aty në dhomë: “Bëjini të fala Enverit! Të rrojë Partia, të rrojë shoku Enver, të rrojë Shqipëria! Unë e di punën time, ju vazhdoni punën tuaj”! Më pa mua që bërtisja, dhe më tha: “Po fëmijët janë”? Po, i thashë, janë.

Pas këtyre fjalëve, Hysniu mbeti, ata i kishin dhënë “plumbin”. Unë shpërtheva në lot. Aty mbaroi Hysniu, para syve të mi. Se çfarë i dhanë, këtë nuk e di, por ai vdiq në moment. Hysniu mbaroi me qetësi, pa zhurmë, se si, nuk e di, por ai ishte duke folur, duke pyetur për fëmijët dhe unë isha aty, prezent.

Ju e akuzoni Ramiz Alinë për vdekjen e Hysni Kapos?! Edhe Mehmet Shehu, ka dashur eliminimin e Hysni Kapos?!

Jo, Mehmeti në fillim këmbënguli, për ta çuar Hysniun jashtë shtetit për kurim. Ishte entuziast për këtë. Ai e donte Hysniun.

Çfarë ndodhi me ju pas vdekjes së Hysni Kapos?

Pas vdekjes së Hysniut, mua më vunë spiunë. Më vinin një herë në javë, më pyesnin si ia bën me këtë, si e bën këtë, për çështje pune, më provokonin me emra të përveçëm, ky nuk është i mirë, ky ka këtë defekt, që unë të shprehesha dhe të mbaja qëndrim. Donin të më vinin kundër shokëve dhe partisë, donin të dinin, nëse unë isha kundër Mehmet Shehut, pas ikjes së Hysniut.

Dhe kuptohet se kërkohej një kundërvënie imja, ndaj Mehmet Shehut. Unë jam shprehur se; Mehmet Shehu ishte ushtarak edhe më i zoti se Hysniu, për vetë shkollimin e tij ushtarak, që ka pasur. Mehmeti e donte shumë Hysniun, kanë shkuar bashkë, në shumë udhëtime të gjata.

Kush i dërgonte këta spiunët te ju?

Komiteti Qendror i Partisë.

Ramiz Alia?

Sigurisht, Ramizi, por dhe të tjerë, por ama nga Komiteti Qendror, jo nga qeveria.

Nexhmije Hoxha shprehet se, ka pasur miqësi të madhe me ju, por sqaron se ju keni dyshime, se Hysni Kapo është eliminuar, se ju nuk jeni njohur me sëmundjen e tij, etj. Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja?

Mua, shoku Enver më ka mbrojtur shumë, në të gjitha drejtimet. Ai i tha kryeministrit, se Vito Kapo do të trajtohet si kandidate e Byrosë Politike. Nexhmija kishte punën e saj, nuk ishte dashamirëse, unë isha superior, në shumë detyra. Enveri më lavdëronte, sa herë binte rasti. Unë di të them një gjë, që Nexhmija, nuk e çau kokën për Hysniun, ndërsa Enveri, u kujdes vazhdimisht. Sa herë Enveri vinte në shtëpinë tonë, shkonte te fotografia dhe gjithmonë thoshte: “Sa më mungon, more Hysni”!

Dyshimet e Vito Kapos për “helmimin e Hysniut”

“Hysni Kapo vdiq në 23 shtator 1979, në Paris. As doktorët francezë, nuk arritën t’ia zgjasnin jetën udhëheqësit komunist. Ishte Ramiz Alia, ai që i dha lajmin e kobshëm Enver Hoxhës, përmes një radiogrami. Ky i fundit, e kishte nisur vetë Ramiz Alinë në Paris, që të mund të ndiqte nga afër, gjithë ecurinë e operacionit dhe kurimit të Hysni Kapos, ta mbante atë të informuar dhe t’i qëndronte pranë bashkëshortes së tij, Vitos”.

Këto tregon Nexhmije Hoxha, në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ku një kapitull më vete, ia kushton raportit të të shoqit me Hysni Kapon.

“Mbas përcaktimit të diagnozës së rëndë, Enveri ishte i preokupuar, se si do ta priste Vitoja atë lajm të kobshëm. Duke njohur dhe temperamentin alarmant të Vitos, ai ishte i mendimit, që ajo nuk duhej të vihej menjëherë në dijeni, pasi gjendja e saj emocionale, mund të krijonte dyshime te Hysniu, i cili duhej të mbahej në gjendje sa më të qetë, për ta përballuar situatën e rëndë”, shkruan Nexhmije Hoxha në librin e saj.

Me këtë mendim të Enverit, ishin edhe mjekët tanë, të cilët i jepnin një rëndësi të madhe, qetësisë shpirtërore të pacientit. Në letrën që i dërgon Mehmet Shehut, Llambi Ziçishti shkruan: “Bëmë çmos për të bindur profesor Aleksandrin, që të mos i tregojë shoqes Vito, diagnozën e vërtetë, siç veprohet në këto raste në Francë.

Shoqes Vito iu shpjegua, se u hoq fshikëza e tëmthit dhe u ndërhy në pankreas, për heqjen e kistit, biopsia e të cilit paraprakisht tregoi për një proces me natyrë beninje. Për patologjinë e vërtetë, janë në dijeni vetëm profesor Hoxha, doktor Gaçe, doktor Dinia dhe unë, kurse në Tiranë, e di vetëm shoku Kadri, me të cilin jemi marrë vesh, me anën e fjalëve konvencionale, që kishin përcaktuar më parë…!

Sot, gjendja e pacientit është e kënaqshme, ajo është më e qartë…por do të vazhdojë akoma të mbahet në repartin e reanimacionit…! Kemi përshtypjen se pacienti, nuk dyshon në gjë të keqe”.

Në fakt, pas kësaj letre, gjendja e Hysniut u komplikua dhe radiogramet që vinin për të, ishin të shumta, derisa mbërriti radiogrami i fundit, më datë 23 shtator, nga Ramiz Alia, ku thuhej:

“Me pikëllim ju njoftoj, se sonte, në orën 21:30, vdiq shoku ynë i dashur, Hysni Kapo”. Enveri e përjetoi me dhimbje të thellë vdekjen e Hysniut. “Nuk e shpëtuam dot, nuk ia zgjatëm dot jetën”, thoshte ai me hidhërim. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 24 Shkurt 2024

Next Post

“Gori, grueja italiane e Valentinit, pasi siguroi një leje të posaçme për një takim special, shkoi në burgun e Shkodrës dhe drejtori i futi në zyrën e tij, ku...”/ Kujtimet e 96 vjeçarit Lek Pervizi nga Belgjika

Artikuj të ngjashëm

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon
Intervista

“Kur shoqëroja Sulo Gradecin që vinte për të marrë ilaçet e Enverit, ai më tregoi se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-diplomatit shqiptar në Romë, që flet edhe për takimet me Klaudio Vilën e Mikele Placidon

March 28, 2025
“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur
Intervista

“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku …”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur

March 20, 2025
Next Post
“Gori, grueja italiane e Valentinit, pasi siguroi një leje të posaçme për një takim special, shkoi në burgun e Shkodrës dhe drejtori i futi në zyrën e tij, ku…”/ Kujtimet e 96 vjeçarit Lek Pervizi nga Belgjika

“Gori, grueja italiane e Valentinit, pasi siguroi një leje të posaçme për një takim special, shkoi në burgun e Shkodrës dhe drejtori i futi në zyrën e tij, ku...”/ Kujtimet e 96 vjeçarit Lek Pervizi nga Belgjika

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!