• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, November 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Gjinishi ndërpreu Enverin, duke i thënë; po ty kush ta ka dhënë të drejtën ta shesësh Shqipërinë, Mehmet Shehu nxori pistoletën dhe…”?! / Dëshmia e rrallë, për përplasjen në Kongresin e Përmetit

“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
“Kur Gjinishi ndërpreu Enverin, duke i thënë; po ty kush ta ka dhënë të drejtën ta shesësh Shqipërinë, Mehmet Shehu nxori pistoletën dhe…”?! / Dëshmia e rrallë, për përplasjen në Kongresin e Përmetit
Mustafa Gjinishi
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!
Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!

Nga Bedri Çoku

Memorie.al / Aqif Selimi, nga Elbasani, ish – adjutant dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mustafa Gjinishit, para disa vitesh, kur ishte në moshën 83 vjeçare, i ftuar në një emision televiziv tregonte se, në Operacionin e Dimrit, pas shpartallimit të forcave partizane nga gjermanët, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dha urdhër që të gjithë partizanët e çetave, të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre, (me leje), për t’u rikthyer në një kohë të pacaktuar, vetëm kur do ta shikonte të përshtatshme Shtabi i Përgjithshëm, në ilegalitet.

“Unë, – thoshte Aqif Selimi, – isha gjithë kohën prapa Mustafa Gjinishit, i cili komunikonte me të gjitha forcat ushtarake partizane, kundra pushtuesve. Me ballistët, zogistët, me këshilltarët anglezë dhe kryesisht me Shtabin e Përgjithshëm të Nacional-çlirimtares. Ai (Mustafai), nuk ishte komunist me bindje, por ishte atdhetar nacionalist dhe luftonte për çlirimin e vendit nga okupatorët.

Në Kongresin e Përmetit, (më 24 maj 1944), ai bëri atë që, deri më sot, nuk ka guxuar njeri nga pjesëmarrësit që ta tregojë. Për shkak të ndërhyrjes së Mustafait, gjatë kohës që zhvillohej Kongresi, mbledhja u ndërpre gati një çerek ore. Ndërprerja ndodhi, ndërkohë që Omer Nishani, po lexonte rezolutën me tre pika, e cila thoshte se:

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

  1. Shqipëria shpallet Republikë.
  2. Ndalohet kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri.
  3. Shqipëria njeh kufijtë e vitit 1939…!

Pikërisht kur po lexohej pika e tretë, Mustafa Gjinishi thërret nga mesi i sallës: “Stop!… Stop”! Gjithçka në sallë u mpi…! Gjinishi i drejtohet Enver Hoxhës, me gisht, duke i thënë:

– “Po ty, kush ta ka dhënë të drejtën, që ta shesësh Shqipërinë, mor’ tradhtar…?! Kush ta jep të drejtën, të pranosh kufijtë e saj të përgjysmuar, ëë”?!

Ndërkohë, ndërhyn Mehmet Shehu kundra Mustafait, duke e akuzuar për “shovinist”!… Ky (Gjinishi), nxjerr koburen dhe i përgjigjet menjëherë…! Edhe Mehmeti nxjerr koburen e tij me shpejtësi. Njiheshin dhe ishin trima të dy…!

– “Ti, kriminel, mbylle gojën!- i thotë Mustafai…! Sepse je i dënuar me vdekje, për vrasjen e 80 myzeqarëve të pafajshëm…! Por çfarë t’u bëj këtyre unë…”?! Dhe ndërkaq drejtohet nga Mugosha, Miladin Popoviçi dhe Myslim Peza…! Ndërhyjnë të gjithë, për të zbutur gjakrat…!

Ndërkohë, Mustafai priti që ta përkrahnin delegatët e tjerë, sidomos Koço Tashko dhe Sejfulla Malëshova. I kishte shumë miq. Por ata nuk u ndjenë…! Mustafa Gjinishi u largua nga seanca e Kongresit i zemëruar, gati me të gjithë…!

Konferenca miratoi vendimet e shpallura, sipas interesit të serbëve që e kishin organizuar atë…! Mustafai priti sa mbaroi konferenca dhe iu derdh Myslim Pezës, tek i cili kishte mbështetje dhe besim të madh:

– “A u binde tani… se ata të gjithë janë kundra Shqipërisë….se po realizojnë ëndrrën serbe për të zhvatur Kosovën”?! Por Baba nuk u ndie fare!

“Nga shënimet në bllokun e Mustafait, kam lexuar me sytë e mi, – tregonte Aqif Selimi në atë emision – se Myslim Peza ishte në një mendje me Mustafa Gjinishin, por ai asnjëherë nuk e mbështeti patriotin e flaktë, për çështjen e shqiptarizmës.

Edhe kur, pas ca ditësh, Mustafanë e lajmëruan se transferohej për në Veri, gjoja me shërbim të posaçëm, ai e paralajmëroi Myslim Pezën, duke e bërë me dije se, transferimi i tij për në Veri, po bëhej për qëllime të errëta…!

– “Po të gjeti gjë ty, – i tha Myslimi, – unë do ta çoj gjakun deri në gju të kalit…! Këtë duhet ta dinë mirë të gjithë, edhe Enveri me serbët që ka në Shtab…”!

“Megjithatë, Mustafai e respektoi vendimin e Shtabit të Luftës, u nis në Veri. Si gjithmonë, unë nuk i ndahesha atij asnjë sekondë, – tregonte në atë emision, 83 vjeçari Selimi. – E kisha porosinë edhe nga Myslim Peza, që ta ruaja Mustafanë. Sepse, thoshte ai: ‘E kemi si ujin e pakët, ndër shqiptarët që luftojnë për trojet tona’…!

Ndodheshim në Dibër, për organizimin e forcave partizane; ‘që do të marshonin për çlirimin e Kosovës…’! Papritur Mustafanë e thërrasin për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, me kuadrot e lartë të çetave dhe brigadave. Ishte 20 shtatori i vitit 1944. Sapo mbërritëm në Maqellarë.

Mes kuadrove të grumbulluar, ndodhej edhe Hysni Kapo, i cili e ftoi, dashamirësisht, Mustafanë të jepte mendimin e tij, lidhur me diskutimin që po bëhej rreth personalitetit të Titos dhe fitores së popujve slave, kundra nazifashistëve…!

Mustafai, i cili i kishte dëgjuar një copë herë diskutantët, flakë i kuq në fytyrë tha: – “Po si nuk ju vjen keq për popullin shqiptar, që ka pesë vjet në luftë kundra okupatorëve, për çlirimin dhe bashkimin e vendit, ndërsa juve u hapet barku më shumë, për fitoren e pansllavizmit në botë…’?!

Të gjithë ulën kokën, pa guxuar t’i përgjigjej njeri…! Pas pak aty, mu afër nesh, kaluan si në parade, Enver Hoxha me Mehmet Shehun, me gjasë po shkonin për të marrë pjesë në organizimin e Brigadës së Katërt Sulmuese. Pas tyre u nisën edhe të tjerë…!

Me kujtohet si tani që, menjëherë, pas Mustafait, u nisën Ndreko Rino me Liri Gegën. Ai para, ata pas. Pa u futur ende mirë në pyll, u dëgjua një breshëri automatiku dhe, fill pas asaj breshërie, një partizan 17-vjeçar, duke dalë nga pylli, zbrazi automatikun në ajër, për të dhënë alarmin.

Së pari ai iu drejtua Ndreko Rinos dhe Liri Gegës, që gjoja po dilnin dhe ata nga pylli, duke u thënë se; Mustafan e vranë…! Vrapova edhe unë sapo dëgjova krismat, por ishte vonë. Mustafai dergjej i pajetë në tokë. Ne trupin e tij ishte zbrazur një karikator e tërë me fishekë.

E dëgjova kur Liri Gega, gjithë indiferentizëm e ironike, pyeti djaloshin partizan: – ‘More djalosh, a e pe mirë, Mustafai vdiq, apo…vdiq krejt, ë’? Dhe vazhdoi rrugën qetë – qetë për ku qe nisur, bashkë me Ndreko Rinon”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Prill 2024

Next Post

“Ah mor bir, unë të solla vetë në der të burgut, që më mirë të sillja ushqime këtu, se sa lule te varri...”! /  Kujtimet e ish-prokurorit, për ngjarjen më të tmerrshme të punës së tij, në hetuesinë e Shkodrës

Artikuj të ngjashëm

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Kur nëna dhe gruaja me djalin dy vjeçar, u nxorrën jashtë pa marrë asnjë plaçkë, partizanët i vunë zjarrin kullës trekatëshe, por Muharremi që ishte afër…”/ Historia e trishtë e familjes Sallaku nga Librazhdi

November 3, 2025
“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës
Dossier

“Për gjithçka që ndodhte në Kosovë dhe në Jugosllavi, Fadili e informonte Enver Hoxhën, duke u ankuar se nën pushtetin e ri, shqiptarët…”/ Refleksionet e historianit të njohur, për ish-udhëheqësin e Kosovës

November 2, 2025
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

November 1, 2025
“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi
Dossier

“Tre javët e fundit të provave për paradën e 29 nëntorit i bëmë në fushën e aviacionit në Laprakë, ku kryeministri Mehmet Shehu, na tha se Beqir Balluku dhe Petrit Dume…”/ Dëshmia e mësuesit Ali Buzra nga Librazhdi

November 2, 2025
Next Post
Memorie.al

“Ah mor bir, unë të solla vetë në der të burgut, që më mirë të sillja ushqime këtu, se sa lule te varri...”! /  Kujtimet e ish-prokurorit, për ngjarjen më të tmerrshme të punës së tij, në hetuesinë e Shkodrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme