• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime ENSO - Skica, esse, rrëfime

“Ah mor bir, unë të solla vetë në der të burgut, që më mirë të sillja ushqime këtu, se sa lule te varri…”! /  Kujtimet e ish-prokurorit, për ngjarjen më të tmerrshme të punës së tij, në hetuesinë e Shkodrës

Hysen Tabaku: Tentativa e arratisë më 1957-ën në Peshkopi, shokët m’u vranë në kufi afër klonit?!
“O Zan Rragami, a ju kujtohet ajo ndeshje, kur tifozit, Him Kastratit, i ra hemorragji cerebrale në stadium dhe ju me ekipin…”? / Kujtimet e panjohura të ish-prokurorit liberal, miku i legjendave të “Vllaznisë”!
“Kufitarë e popull, gjithnjë pranë njëri tjetrit” (foto nga periudha e komunizmit)
Dëshmia e emigrantit nga SHBA-ve: “Me Banushin u konfliktuam fizikisht afër klonit në Hanin e Hotit, pasi ai më…”/ Ngjarja e bujshme ku u arrestua ‘atentatori i Enver Hoxhës’ në ‘75-ën
“Si u arratisëm me varkë nga liqeni i Pogradecit, 16-të pjestarët e familjes në korrikun e 1975-ës”/ Dëshmia e ish-deputetit të Parlamentit për aventurën e rrallë që iu kushtoi…
Letra për Enverin: “Në pikën kufitare Zogaj, edhe pse pesë herë u ndez prozhektori, dy armiq nuk u zbuluan dhe të asgjesoheshin…”/ Raporti sekret i Feçor Shehut në 1980-ën

Nga Sokol Parruca

Pjesa e gjashtë

– Dëshmitë e rralla të juristit të njohur Sokol Parruca, për ikonat e futbollit shkodran ndër vite, si; Halepiani, Hasa, Rragami, Rakiqi, Bizi, Dani, Zhega, etj.,artistëve si Vasija, Tërshana, Aliaj, Ljarja, etj., si dhe personazhe të tjerë emblematikë të atij qyteti, etj. –

Memorie.al / E vështirë të shkruash për ish-futbollistët e ekipit “Vllaznia” të Shkodrës ndër vite, pa qenë studiues dhe specialist futbolli, por unë po hedh impresionet, për ata që njoha, preka e i pashë, për trajnerët e moshave, pa pretenduar se po them gjithçka që meritojnë. E padyshim gjykoj se është e pamundur të mos përmendsh, Ernest Halepianin.  Kam qenë rreth 9 vjeç, nuk e mbaj mend me cilin shok të lagjes kam shkuar për herë të parë, te “Parku i Pionierëve”, pranë ish-shkollës “11 Janari”, për të filluar stërvitjen në sportin e futbollit. Aty ishte trajner për fëmijët, një burrë i shkurtër, flokë me kaçurrela të imët, me një fytyrë që i ndrinte nga mirësia.

Gjithashtu mund të lexoni

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

                                                              Vijon nga numri i kaluar

NGJARJE E JETUAR

Doja të isha i pranishëm, në një veprim hetimor procedural ballafaqimi, pse jo, isha kurioz të dija, çfarë e kishte shtyrë këtë nënë të kallëzonte të birin e saj, se do të arratisej jashtë shtetit, një gjë që nuk më kishte ndodhur gjatë gjithë karrierës sime profesionale.

Për më tepër, e njihja. Ishim rritur e jetonim të dy në një qytet. Ishte sportiste. E dija, se disa vite më parë i ishte arratisur i shoqi dhe se kishte mbetur e vetme me të birin. Nuk kishte fëmijë tjetër. Djali donte dhe dy-tre muaj të mbushte 16 vjet. Ky ballafaqim ndërmjet djalit (të arrestuar) dhe nënës, bëhej i domosdoshëm për arsye hetimi.

E vendosëm të nesërmen, ora 10. Fiks, në orar ajo erdhi. Dhoma ishte ngjitur me birucat e burgut, përdorej, për pyetjen e të arrestuarve. Nuk ndryshonte shumë me ato, pa dritë, pa ajër dhe me lagështirë. Ajo, sa u fut, bëri dy-tre hapa drejt të birit dhe u shemb përdhé. Djali, tmerrësisht i tronditur u përkul dhe i trembur i thërriste:

– “Nanë, nanë, nanë moj…”!

Zëri i të birit e solli shpejt në vete. Ashtu, të ulur pranë njeri-tjetrit, përkëdheleshin e fshinin lotët. Loti i saj në syrin e tij, loti i tij në syrin e saj. Ata u futën tërësisht në botën e tyre, një botë e mbushur me dashuri e dhimbje. Aty poshtë, teksa qëndronin ulur pranë, m’u duk si një hapësirë e pafund, ku ishte mbledhur e gjithë dashuria e një bote.

Pashë të dilte një afsh nxehtësie, ishte afshi i nënës për birin e saj dhe anasjelltas, i birit për nënën e tij. Pak nga pak, në fillim, m’u duk sikur belbëzonin, pastaj fjalët morën formën e artikulimit më të kuptueshëm dhe ndërmjet tyre filloi një dialog, që nuk e kisha dëgjuar as lexuar kurrë më parë. Fjalët ngjanin sikur shpirtit i kishin dhënë zë dhe na përcillej ne, si rënkime, si mallkime.

– “Ah, mor bir, unë të…, – dhe mbytej nga ngashërimi. – Unë të solla në derë të burgut. A të thashë o bir, të më merrje me vete, derisa të kaloje kufirin, të të mbroja, o bir, nga plumbat e tyre! Se këta të vrasin o bir! Ani le të qëllonin mbi mua, vetëm ti të ikje e mos pësoje gjë.

Jeta jote do të shuhej e, vrasësi ushtar, do të dekorohej. Më mirë, o bir, të të sjell ushqime në burg, se lule te varri…! Po ç’them unë, këta të lënë dhe pa varr o bir, kushedi ku do ta hidhnin trupin tënd”!

Djali, qante pa zë, i strukur pranë së ëmës, dukej dhe më i vogël se ç’ishte. Si një psherëtimë e dalë nga shpirti mezi arrinte të dëgjohej:

– “Si mund të të merrja, moj nanë! Si mund të lija ashtu shtrirë me gjak nga plumbat e ushtarëve e unë të vazhdoja rrugën! Zemra ime e di, si do të lija në shtëpi të vetme e, jo ma të lija në vijë të kufirit pa jetë.

Kaq u desh. Nuk mund të shqitesha nga çfarë po shihja e dëgjoja, kuptova se ishte e pamundur, që ky oaz dashurie të mos arrinte gjer tek unë, të mos më përndizte e të mos më përfshinte dhe mua, sado që përpiqesha të mbaja emocionet, por ishte e pamundur.

Ata dy trupa të bërë njësh, sollën para meje një mal dashurie, një botë e tërë ndjenje sublime që dhe të vdekurin do ta ngrinin nga varri, jo më mua, njeri i një gjaku dhe mishi si ata.

I lamë gjatë, ashtu nënë e bir. Hetuesi, një djalë i ri nga Tirana, më shihte, në kuptimin se çfarë do të bënim. Heshtja ime e tregonte. Si u qetësuan, ikëm pa shkruar asnjë rresht. E ç’vlerë kishte një akt procedural, para një akti, që sapo kishim parë e përjetuar. Dola jashtë, dielli ishte në pikun e të nxehtit të tij e megjithatë, unë seç ndjeja të ftohtë.

Ishin ethet e ca çasteve më parë që më shoqëronin dhe që më kishin ngrohur e dhënë një dritë të ndritshme emocioneve e gjendjes sime shpirtërore. Për herë të parë, m’u duk kaq e ngrohtë ajo dhomë burgu, ku si prushi i një tangari të ndezur ishte dashuria njerëzore.

E ashtu, duke ecur mendueshëm, më vinin ndër mend copëza të dialogut që sapo kisha dëgjuar. Ato më vinin kaq ëmbël, herë si mërmërima, herë si cicërima zogjsh e herë si fjalë të pakuptueshme të një gjuhe hyjnore. E teksa ecja mendjehumbur, pa parë kalimtarët, të njohurit, e kuptova, ndofta për herë të parë, që kisha zgjedhur profesionin e gabuar. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Gjinishi ndërpreu Enverin, duke i thënë; po ty kush ta ka dhënë të drejtën ta shesësh Shqipërinë, Mehmet Shehu nxori pistoletën dhe...”?! / Dëshmia e rrallë, për përplasjen në Kongresin e Përmetit

Next Post

Kalendari Historik 11 Prill 2024

Artikuj të ngjashëm

“Prof. Selman Riza më tha në burg, se ai aprovonte plotësisht ideologjinë e veprimtarinë e komunistëve…”/ Dëshmia e rrallë, e Ejëll Çobës
21 Vjet burg komunist

“Thoma D., ish shoku i klasës, një dallkauk i ndyrë që bridhte gjithë kohën pas femrave, edhe në Budapest ku u diplomua, tashmë si kryeinxhinier i ‘21 Dhjetorit, erdhi te kamp-burgu jonë e, kur më pa…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg
21 Vjet burg komunist

“Kur i dënuari Aqif Selimja, ish-oficer, shkoi te qelia dhe e pyeti Bedri Spahiun, se kush ishte më kriminel, Mehmet Shehu apo Enver Hoxha, Bedriu i tha…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës, që vuajti 22 vite burg

July 7, 2025
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
21 Vjet burg komunist

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 7, 2025
Memorie.al
21 Vjet burg komunist

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 7, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
21 Vjet burg komunist

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
21 Vjet burg komunist

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 7, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Prill 2024

Kalendari Historik 11 Prill 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme