• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, May 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur filloi shfaqja dhe në skenë doli ‘Dhimitri’ me ‘Olimbinë’, që salla i shikonte me admirim, në galerinë qëndrore u dëgjua zëri Demirit, sekretarit të Partisë…”/ Historia e trishtë e “familjes reaksionare”!

“Kur Afërdita i tregoi diplomën e maturës dhe për të shoqin që kishte vdekur në burg, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, heshti pak dhe i tha…”/ Historia e trishtë e diktaturës komuniste
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Fotografi me pamje nga Vlora
“Pasi vuri nga një buqetë me lule te prindërit, Roberti shkoi te varri i mikut të tij, por shtangu dhe nga pas dëgjoi zërin e rojtarit; kam 35 vjet në këtë punë, por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Dy oficerët e Sigurimit në Degën e Krujës, më mashtruan dhe firmosa dokumentin sikur isha i dërguari i UDB-së për…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që u arratis në 1960-ën
“Kur filloi shfaqja dhe në skenë doli ‘Dhimitri’ me ‘Olimbinë’, që salla i shikonte me admirim, në galerinë qëndrore u dëgjua zëri Demirit, sekretarit të Partisë…”/ Historia e trishtë e “familjes reaksionare”!

Nga Reshat KRIPA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Arbëri qëndronte në qoshkun e tij në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra, nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me radhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfarëdo tjetër gjë, që të mundësohej. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë, nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

Vitin e tjetër Arbëri dhe Petriti filluan klasën e parë të shkollës shtatëvjeçare. U ulën që të dy në një bankë. Zoti u kishte falur një inteligjencë të jashtëzakonshme. I kapnin shpjegimet që jepte mësuesja dhe përgjigjeshin aty për aty pa u menduar fare. Kjo bëri që shpejt të dilnin në krye të shokëve dhe shoqeve. Ata kishin një natyrë të veçantë. Asnjëherë nuk dinin të grindeshin apo të ngatërroheshin me shokët. Mësuese kishin Elvirën, mamanë e Petritit, e cila i trajtonte njësoj si të gjithë nxënësit e tjerë të klasës.

Elvira rridhte nga një familje intelektuale që gjatë Luftës kishte mbajtur një qëndrim asnjanës, pa u përzierë me asnjë krah. I ati ishte një tregtar çerturinash, që me punën e tij mbante familjen, e përbërë nga ai me bashkëshorten dhe dy fëmijët, Naimin, që ishte më i madhi dhe që kishte mbaruar për financë në Itali dhe punonte në drejtorinë e financës së Komitetit Ekzekutiv, si dhe Elvirën. Nga paraardhësit e tyre, kishin përfituar një shtëpi, ku banonin dhe një dyqan të vogël ku i ati ushtronte aktivitetin e tij.

Ishte viti 1952, dyzet vjetori i pavarësisë kombëtare. Andrea mendonte që, me këtë rast, me një grup mësuesish dhe nxënësish të shkollës, të vinin në skenë një dramë me temë patriotike nga e kaluara e vendit. Për këtë kishte zgjedhur një dramatizim të romanit, “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit, vënë në skenë dhjetë vite më parë, në shkollën “Nana Skanderbeg”. Ai mendonte se dramatizimi duhej të ishte më impulsive, gjë që sipas tij, i kishte munguar atij të mëparshmit.

Mendonte që ngjarjet e atij dramatizimi, t’i përshtateshin plotësisht këtij përvjetori. Kështu që duhej ripunuar. Por ishte në dilemë se kujt t’ia ngarkonte ripunimin e tij. Vetë kishte mbaruar për matematikë. Mësuesit e letërsisë së shkollës, nuk i dukeshin të përshtatshëm. Donte ta bisedonte me të shoqen, Elvirën.

Trokiti porta.

“Hyni”! – thirri ai

Dera u hap dhe hyri Elvira. Andreas i çeli fytyra.

“Sa mirë që erdhe”, – i tha. – Ty të kisha ndërmend. Dua të bisedojmë për një çështje”.

Dhe i tregoi projektin e tij duke kërkuar opinionin e saj. Elvirës i shkrepi diçka në mendje.

“Unë kam një mendim, por nuk e di nëse të duket i arsyeshëm. Personi më i përshtatshëm për atë rol është Afërdita”.

“Afërdita”?

“Po. A ju kujtohet se me sa pasion recitonte poezitë e autorëve te mëdhenj shqiptarë dhe të huaj, kur u shpjegonte nxënësve për ta? Dukej si një aktore e vërtetë, madje ajo e ka luajtur këtë rol edhe para dhjetë vitesh, kur ishte në vitin e fundit të shkollës ‘Nana Skanderbeg’”.

Heshtja pasoi fjalët e Elvirës. Andreas iu shfaq para syve një skenë e para shtatë viteve, ku Afërdita, në përvjetorin e poetit Vaso Pasha, në mes të një grumbulli kolegësh, recitonte me pasion:

“Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,

Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,

Asht tok’ e jona, prindt na e kanë lane,

Kush mos na e preki, se desim t’tanë

Desim si diqnë burrat qëmotit 

Dhe mos marrohna përpara zotit“.

Uli kryet dhe qëndronte i heshtur. Elvira kishte të drejtë. “Por, a do të mundesh”?

“Pse mendohesh”? – i tha ajo

“Të rrosh a të mos rrosh?” – përsëriti Andrea monologun e Hamletit, pa e gjetur enigmën e këtij problemi.

“Në këtë dilemë jam edhe unë. Ti më kupton”.

“Mendoje dhe vendos”, – i tha Elvira.

Andrea ndodhej me të vërtetë para një dileme. Karakteri i tij e shtynte që të pranonte propozimin e Elvirës, por një zë i brendshëm i fliste:

“Mos u nxito! Thellohu, shqyrtoje mirë rastin dhe pastaj vendos! Mendo pasojat”.

Ky mendimi i fundit e shqetësonte më tepër. I dilte para syve refuzimi që i kishin bërë personat me të cilët kishte biseduar për kërkesën e tij për kthimin e Afërditës si arsimtare. Por i dilte para syve edhe një rast tjetër me të cilin ishte ndeshur kohët e fundit. Një miku i tij, drejtor i një punishteje rrobaqepësie, kishte emëruar në postin e brigadieres së repartit të këmishave për gra dhe burra, një grua që kishte përfunduar një kurs rrobaqepësie dhe ishte shumë e talentuar.

Ajo me fantazinë e saj kishte projektuar disa tipe këmishësh që kërkoheshin tepër nga tregu. Por, për fatin e keq, vëllai i saj ishte dënuar me dhjetë vjet burg, për agjitacion e propagandë. Një gjë e tillë kishte bërë që ta shkarkonin nga detyra e drejtorit, duke e detyruar së fundi të largohej nga ndërmarrja. Këto mendonte edhe Andrea në ato çaste. Mos vallë edhe ai do të kishte të njëjtin përfundim? Çështjen e bisedoi edhe me të atin. Roberti po e dëgjonte me vëmendje, në heshtje.

Së fundi i tha: “Dëgjo mor bir. Në botë ka tre lloje njerëzish. Të parët janë ata që i venë vetes një qëllim dhe nuk tunden nga ai parim, natyrisht kur ai është i arsyeshëm dhe moral. Çfarëdo rrethane që t’u paraqitet, ata nuk lëkunden nga parimet. Duan të urdhërohen vetëm nga vullneti i tyre dhe askujt tjetër. Duan të udhëhiqen nga arsyeja e tyre dhe askujt tjetër. Duan të drejtojnë veten dhe jo t’i drejtojnë të tjerët. Duan të vendosin vetë dhe jo të vendosin të tjerët. Me pak fjalë, duan të jenë dikushi, duke marrë parasysh çdo lloj çmimi që duhet të paguajnë.

Të dytët janë sharlatanët, hipokritët, servilët, që janë gati të shesin moralin e tyre, për një post apo përfitim, jo të ligjshëm. Ata nuk kanë fytyrë, nuk kanë ndërgjegje, janë kthyer në kameleonë. Për fat të keq, ata i gjen me shumicë në botën e sotme dhe me veprimet e tyre bëjnë që jeta të mos shkojë në rrjedhën e saj.

Kurse të tretët, janë një tip i veçantë nga dy të parët. Tek ata mbizotëron urrejtja për çdo kundërshtar dhe që i ka bërë egoistë, sadistë, kriminelë. Ata janë të gatshëm të përdorin mjetet më mizore për të arritur qëllimet e paracaktuara. Ndjejnë kënaqësi, kur shohin të derdhet gjaku i tyre. Kjo është e vetmja ndjenjë që iu zotëron zemrat dhe kjo i bënë ata që të jenë më cinikë. Kështu, mor bir, pyete ndërgjegjen tënde se cilit grup i përket dhe vepro siç të thotë ajo”.

Nuk foli më, por për Andrean kishte folur mjaft. Vendosi të vepronte. I dërgoi Afërditës të paraqitej në drejtori. Kishin përfunduar orët e mësimit. Nxënësit dhe arsimtarët ishin larguar. Afërdita, si zakonisht, po kryente pastrimin e shkollës. U habit me këtë thirrje.

“Përse”? – pyeti veten e saj.

Kur hyri në drejtori dhe kur pa se atje ishte edhe Elvira, ndjeu një lehtësim. Ndrojtja i kishte kaluar.

“Urdhëroni, zoti drejtor”! – i tha.

Ishte hera e parë që i drejtohej me këtë emërtim.

“Mos m’u drejtoni më zoti drejtor. Unë kam një emër. Kemi vite që jemi kolegë”.

Qëndruan disa çaste në heshtje, pastaj Andrea vazhdoi:

“Ju e dini se po afron kremtimi i dyzetvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Me këtë rast së bashku me Elvirën, kemi menduar që të vemë në skenë dramatizimin ‘Lulja e Kujtimit’ dhe kemi menduar që përpunimin e tij ta bëni ju, madje edhe të luani rolin e Olimbisë, si dikur para dhjetë vitesh”.

Afërdita shtangu. As që i kishte shkuar kurrë ndër mend një propozim i tillë. Ajo, një pastruese shkolle, të kthehej në rolin e një shkrimtareje dhe aktoreje teatri.

Një ndjenjë e çuditshme filloi ta pushtojë. Para syve i doli fëmijëria e saj, kur pasioni kryesor ishte, të bëhej një aktore e njohur. Iu kujtua historia kur dhjetë vjet më parë, drejtoria e shkollës kishte organizuar, sikurse tani, shfaqjen e romanit “Lulja e Kujtimit”, dramatizuar nga një figurë e njohur.

Afërditës i kishin dhënë rolin e Olimbisë. Në fund të shfaqjes të gjithë e kishin duartrokitur nxehtësisht interpretimin e aktores së re, madje nëpër gazetat e kohës kishte filluar të shkruhej, se ajo do të bëhej një aktore e madhe. Ngjarjet e mëvonshme e kishin shndërruar rrjedhën e jetës së saj. Ajo, nxënësja e shkëlqyer e shkollës “Nana Skanderbeg”, kishte përfunduar si një pastruese e thjeshtë shkolle.

Ndaj ishte në dilemë. Një zë i thoshte se duhej ta pranonte, pasi vetëm kështu mund të realizohej ëndrra e fëmijërisë, për t’u bërë dikush, ndërsa zëri tjetër i pëshpëriste, se kjo ishte e pamundur sepse, duhej të shikonte edhe pozicionin në të cilin ndodhej.

“Do më lejoni të mendohem”? – i tha drejtorit

Ai nuk e kundërshtoi dhe kështu u ndanë.

                                                                                     * * *

“Përse mendohesh? –  e pyeti e ëma Afërditën.

“Sepse jam në udhëkryq”, – ishte përgjigja.

“Dhe ti nuk je në gjendje ta zgjidhësh”? 

“Ndodhem midis dy rrugëve, njëra të shpie në parajsë dhe tjetra në ferr”.

“Rruga e ferrit është e hapur dhe mund të shkosh kur të duash, ndërsa për të shkuar në parajsë, duhet të kalosh nëpër gërxhe dhe shkrepa që duhet mund dhe vullnet për t’i kaluar. Po ty, a mos vallë të mungon ky vullnet?Dikur Migjeni shkruante:

“0 vullnete të ndrydhuna!

0 vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! 

E me britmë ngadhnyese,

Me hove viganash, dëshirash flatruese,

Turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni

ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni”,

Vullnetet e mia janë ndrydhur, Unë nuk kam forcë që t’i shkund ato, siç thotë poeti. Ç’mund të bëj unë për t’u çliruar nga kjo ndrydhje? A mundem vallë? Migjeni shkruante:

“Shkundni prangat të mbrapshta”!

“Por a kam unë fuqi për këtë”?

“Folmë bijë, folmë! Tregomë ku qëndron çështja”.

Afërdita i tregoi për propozimin e drejtorit të shkollës. I tregoi edhe pse hezitonte ta pranonte. Ajo ishte bashkëshortja e një të vdekuri në burg, si armik i popullit, ndaj i ishte mohuar edhe e drejta e profesionit. Si do ta priste publiku daljen në skenë? Nëna ndenji disa minuta pa u përgjigjur. Së fundi tha:

“Mos u druaj bija ime. Pranoje propozimin. Ti e ke luajtur edhe disa vite më parë atë rol dhe dole e shkëlqyer, megjithëse ishe ende e re. A të kujtohet se si të ngritën në krah spektatorët? Tani ke rastin t’u tregosh se cila je. Mos e ul kokën. Askush nuk mund të thyejë krenarinë tënde”.

Afërdita vendosi. Të nesërmen i tha Andreas se pranonte.

“Rrofsh Afërditë! Të siguroj se kjo do të jetë kthesa e rrugës tënde në jetë”.

“A thua”?

“Sigurisht. Të premtoj se shpejt do të arrish në vendin që meriton”!

“Faleminderit”!

Afërdita u kthye në shtëpi dhe hapi romanin. Para syve i dilnin skenat e tij. I dilte Dhimitri, një djalë i ri që punonte si kryeshërbëtor në dyqanin e zotit Kristo dhe dashuronte vajzën e tij të vetme, Olimbinë, e cila edhe ajo e donte. Për këtë arsye zoti Kristo, së bashku me sekretarin e tij, Nikon, bënin plane për ta larguar nga Korça, duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke, si njeri kryengritës dhe që kishte marrëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet dhe niset për në Manastir, ku njihte mjaft kryengritës. Mirëpo ishte natë e egër dimri dhe atij i del një tufë ujqërish, të cilët ia shqyejnë kalin. Ai vetë mezi shpëton gjallë, me ndihmën e kryengritësve të asaj ane, që vepronin atje.

Në këtë kohë në Korçë përhapet lajmi, se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e mori vesh këtë Olimbia, dëshpërohet aq shumë, sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një ditë, “Lulja e Kujtimit”, që ia kish falur Dhimitri, i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete.

Ky subjekt i doli para syve Afërditës. I dukej i ngjashëm me fatin e saj me Sokolin. Edhe atë e kishin rrethuar ujqërit dhe e kishin gllabëruar, madje nuk kishte asnjë varr ku ta vajtonte apo, t’i çonte një tufë me lule. Në vend të “Lules së Kujtimit”, ajo kishte fotografinë ku ai kishte dalë duke brohoritur me duart lart.

“Interesant, – mendonte Afërdita, – edhe atëherë kishte smirëzinj që përpiqeshin të shkatërronin ëndrrat e të tjerëve”.

Dhe sillte ndër mend intrigantët e kohës në të cilën jetonte. U ul dhe filloi të punojë. Mori dramatizimin e parë dhe filloi ta rilexojë. Atje ku mendonte se skenari çalonte, bënte ndonjë korrigjim apo shtesë. Ishte zhytur në botën e fantazisë. Për të nuk ekzistonte më asgjë, përveç ngjarjeve të dramës. Ambienti rreth e rrotull nuk ekzistonte. E ëma e shikonte dhe mundohej t’i fliste, për ta shkëputur nga kjo gjendje, por me kot. Ajo kishte humbur në botën e saj. Së fundi e përfundoi.

Të nesërmen ia dorëzoi dramën Andreas. Ai i hodhi një sy shpejt e shpejt dhe i tha:

“Faleminderit, të lumtë! Ke bërë një kryevepër”.

Menjëherë filluan përgatitjet për shfaqjen. Andrea bisedoi me një regjisor të njohur të qytetit, i cili mori përsipër  vënien në skenë. U zgjodh edhe ekipi realizues, skenaristë, kompozitorë, piktorë. U zgjodhën gjithashtu edhe interpretuesit. Rolin e Olimbisë, e mori Afërdita, ndërsa atë të Dhimitrit, një mësues i ri, Skënderi, që kishte ardhur atë vit në këtë shkollë. Rolet e tjera u caktuan nga radhët e maturantëve.

Andrea kishte vetëm një dyshim. A do ta lejonte praninë e Afërditës sekretar Demiri? Ai e dinte opinionin e tij për pastruesen. Por fati e ndihmoi. Demiri kishte shkuar për një kurs partie, në kryeqytet. Kështu që rruga ishte e hapur.

                                                                          * * *

Së fundi, erdhi edhe dita e festës së madhe. Qyteti zhurmëronte nga brohoritjet e banorëve që derdheshin rrugëve dhe nga fjalimet e autoriteteve, midis të cilave edhe ajo e përfaqësuesit të lartë, të ardhur nga kryeqyteti. Tingujt e bandës së qytetit, mbulonin zhurmat e njerëzve. Në mbrëmje, shfaqja e dramës së mirëpritur. Turmat drejtoheshin drejt sallës së teatrit, që u mbush plot e përplot.

Në galerinë qendrore, përfaqësuesi i lartë i ardhur nga Tirana, Sekretari i Parë i Partisë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe kuadro të tjera. Midis tyre edhe Demiri, që kishte përfunduar kursin. Në galeri ishte ulur edhe drejtor Andrea. Në shfaqje kishin ardhur edhe nëna e Afërditës, me Arbërin e vogël.

Shfaqja filloi. Në skenë Dhimitri me Olimbinë, një çift të dashuruarish, që dukej sikur do ta përpinin njeri – tjetrin. Salla i shikonte me admirim. Në galerinë qendrore filloi një lëvizje.

“Kush ia ka dhënë këtë rol asaj”? – iu drejtua Demiri Andreas.

Spektatorët që ishin pranë galerisë, kthyen kryet. Sekretari i Parë, i bëri shenjë Demirit, që të heshte. Andrea bëri sikur nuk e dëgjoi.

Shfaqja vazhdonte. Skena tjetër. Zoti Kristo dhe sekretar Nikua, bëjnë plane për ta dorëzuar Dhimitrin, tek autoritetet turke. Olimbia i dëgjon dhe i lutet të atit, por ai nuk tërhiqet, atëherë lajmëron të dashurin, i cili largohet nga qyteti. Së fundi shfaqet një lajmëtar, që sjell lajmin e kobshëm, Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit.

Një klithmë therëse dëgjohet. Është Olimbia që këlthet. Salla pret e shtangur rrjedhën e ngjarjes. Zëri i saj buçet me duart lart: O Zot, ku je”? Memorie.al                      

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 26 Nëntor 2024

Next Post

“Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë...”/ Polemika e historianit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
Next Post
“Baba na thoshte; due të vdes, para se të fitojnë komunistët, por megjithatë, kur kushërini im ‘komunist’, kërkoi strehim në shtëpinë tonë, ai…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ës

“Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë...”/ Polemika e historianit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!