• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Kur e pyeti shërbëtorin e ambasadës britanike, Qazim Kukeli, se ç’mund të bënte për të, ai i tha; asgjë, vetëm fol mirë për Shqipërinë…”! / Historia e rrallë Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Faik Konica tha; Mbreti Zog, është personaliteti me më rëndësi, si në Shqipëri e tek ne shqiptarët, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
“Feja kryesore në Kosovë ka qenë dhe është nacionalizmi shqiptar, ku ka ortodoksë, katolikë e myslimanë…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Emnin e trimit Esat Pasha, e njeh Shqypnia dhe bota mbarë, kur bani luftra të rrepta në mbrojtje të Shkodrës…”/ Shkrimi i panjohur i ‘Përlindja e Shqypniës’ në 1913-ën

Nga Zylyftar Hoxha

Memorie.al / Megjithëse kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, të pakrahasueshëm, nga shumë diplomatë dhe albanologë, miq e dashamirë të huaj për Shqipërinë, në fillim koloneli Aubrey Herbert, me ndihmën e paçmuar ndaj delegacionit tonë në Londër, në vitet 1913-1914 dhe në të tjera çështje shqiptare dhe, më pas, pas vdekjes së tij, e ëma e tij Ledi Carnarvon, e cila, si një misionare e shquar niveli botëror, asistoi dhe ndihmoi muhaxhirët kosovarë që erdhën në Shqipëri gjatë viteve 1923-1929, financoi me fondet e veta spitale e qendra shëndetësore, hapi një qendër të madhe kulture me një bibliotekë të pasur në Tiranë, fatkeqësisht sot pothuajse janë harruar nga shqiptarët.

Fshati me 50 shtëpi kosovare që ngriti kontesha Carnarvon në Kavajë dhe që ajo i vuri emrin e të birit, Herbert, si duket nuk i rezistoi kohës, dhe tani thirret Qerret; qendra kulturore dhe biblioteka “Carnarvon”, në ish- godinën e kinema “Agimit”, u grabit dhe u shkatërrua gjatë luftës, ndërsa tani, së fundmi, është shndërruar në “shesh ndërtimi”, për grataçielin e radhës; dy rrugëve, rrugës “Carnarvon” dhe rrugës “Herbert”, iu është ndryshuar dy herë emri, në fillim me “Punëtorët e Rilindjes” dhe më pas, me emrin rruga “Xhorxh Bush”.

I vetmi vlerësim për familjen fisnike Herbert-Carnarvon, është dekorata më e lartë e kohës, ”Oficere e Madhe e Urdhrit të Skënderbeut”, e dhënë me dekret Mbretëror më 12 maj 1929, dhe më pas asgjë tjetër. Ka diçka të re që tregon vëmendje, por kjo është nga ana angleze: jo shumë vite më parë Parlamenti Anglez botoi librin “Miku më i madh i Shqiptarëve, Sir Aubrey Herbert” (Albania’s Greatest Friend) që përmban shënime, ditarë, artikuj të Herbert, libër tepër interesant në shumë kuptime që është përkthyer edhe në shqip.

Gjithashtu mund të lexoni

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

Kush është Aubrey Herbert? 

Sir Aubrey Herbert (1880-1923) kishte prejardhje të aristokrate angleze, me mbi 15 000 hektarë tokë, prejardhje që nuk e pengoi atë të bëhet një njeri me famë, aktiv në jetën politike të vendit dhe në atë botërore. Karrierën e filloi si diplomat dhe vazhdoi të shërbente si oficer ushtarak në Irish Guards, kurse më vonë shërbeu 12 vite, deputet i Parlamentit Britanik nga radhët e Partisë Konservatore.

Në vitin 1904, Herbert filloi punën e atasheut të nderit në Stamboll dhe nga ky moment e, deri në vdekje (1923), ai nuk iu nda aktiviteti të tij për promovim të nacionalizmit shqiptar. Herbert ishte i rëndësishëm edhe në jetën britanike. Figura e tij hyri në amshim letrar, me anë të personazhit të Sandy Arbuthnotit, në serinë e novelave Greenmantle të autorit John Buchanan. Aubrey Herbert, diplomat, udhëtar, oficer zbulimi, studiues, poliglot, politikan – mik i shqiptarëve, dy herë iu ofrua froni i Shqipërisë, por konjukturat politike bënë të mos i pranonte.

Ai u bë nxitës i pasionuar i pavarësisë së Shqipërisë, pasi vizitoi vendin për herë të parë në vitin 1907. Gjatë qëndrimit në Tiranë ai u bë mik i Esad Pashës. Kur delegatët shqiptarë shkuan në Konferencën e Londrës 1912-1913 ata gjetën ndihmën e Herbertit si këshilltar. Një nga personat me të cilët Aubrey Herbert mbajti kontakte të vazhdueshme ishte albanologia Edith Durham. Herbert kishte ngritur më 1912 një shoqëri filo-shqiptare, me parlamentarë, dijetarë dhe gazetarë, për të kontribuar për pavarësinë e Shqipërisë.

Sir Herbert ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare, në vitin 1923 dhe misionin e tij në Shqipëri, e vazhdoi kontesha Carnarvon. Në kujtim të të birit ajo organizoi Komitetin shqiptaro-britanik në ndihmë të refugjatëve nga Kosova, që i strehuan në fshatin afër Kavajës, që mori emrin Herbert, (sot Qerret), si dhe disa fshatra në Myzeqe, që edhe sot janë me banorë me origjinë kosovare dhe serbo-boshnjake. Aty hapën shkollën, luftuan malarien, ngritën ambulanca me mjekime dhe barna falas etj. Aubrey Herbert ishte edhe poet.

Në vitin 1926, Mit’hat Frashëri shkruante për kontributin e familjes aristokrate angleze në Shqipëri: “Mirënjohja nuk është vetëm një cilësi që i ushqen, i shton virtytin njeriut, po është edhe një detyrë. Janë do njerëz vepra dhe ndihma e të cilëve, vlen një ushtri të tërë. Kështu qe për ne shqiptarët, i ndjeri Aubrey Herbert”!

Siç ka ndodhur edhe me të tjerë, por më tepër me Erbert, është bërë një padrejtësi e madhe, duke e lënë atë në harresë një njeri që gjatë lindjes së shtetit të ri shqiptar, më 1912, kishte punuar aq shumë, sa imagjinata e shumicës së shqiptarëve të sotëm nuk e rrok dot. Emri dhe veprat e mikut më të madh të Shqipërisë vlen më shumë se një përmendore, më shumë se një emër institucioni apo rruge, mbi të gjitha, mirënjohje historike.

Mik i shqiptarëve të shquar

Herbert ka qenë një nga miqtë më të afërt dhe më të sinqertë të shqiptarëve dhe veçanërisht i figurave të shquara të kombit tonë, si; Ismail Qemali, Mithat Frashëri, Dhimitër Berati, Pandeli Vangjeli, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Mehmet Konica, Faik Konica, Çarles Telford Erikson etj.

Ai deri në vdekje punoi pa pushuar për çështjen shqiptare dhe për pranimin e saj në qarqet politike e diplomatike britanike, ku kërkohej zgjidhja adekuate. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur ndonjëherë mik më të madh se Abrey Herbert. Edhe pse nga shtresat e pasura, ai ishte i përulur ndaj shqiptarëve.

Shtëpia e kolonelit Aubrey Herbet, ruhet edhe sot siç ishte në atë kohë, kur ai ndërroi jetë në vitin 1923. Në shtëpinë e Herbertit, në të cilën për ditë me radhë bujti Isa Boletini, edhe sot gjenden fotografi, kostume dhe relike që kanë të bëjnë me lidhjet e tij me popullin shqiptar.

“Fol mirë për Shqipërinë”!

Lidhja me Shqipërinë qe e rastit, por e fortë dhe e qëndrueshme deri në vdekje. Qazim Kukeli, një shqiptar nga Dibra, ishte shërbëtori në ambasadën britanike në Stamboll. Qazimi është shkaku që Herbert hyri në botën e komplikuar shqiptare, që nga dita e parë që u takuan. Qazim Kukeli, siç përshkruhet nga Abrey Herbert, ishte një njeri impozant në të gjitha pikëpamjet, të cilit vështirë se i gjendet shoku edhe në filmat më epikë të Holivudit. Në ditarin e Herbertit, Qazimi zë një vend të rëndësishëm.

Qazimi do ta shoqëronte “zotëriun” e tij anglez, gjatë tërë qëndrimit në Stamboll, udhëtimeve në Ballkan, në vende tjera, e deri në Britani të Madhe. Qazim Kukeli ishte ndihmë shumë e madhe në të gjitha aspektet e jetës së përditshme të Herbertit. I mrekulluar për këtë, Herbert një ditë e kishte pyetur Qazimin, se; ç’ka mund të bënte për të si shpërblim. Asgjë për mua. Fol mirë për Shqipërinë, kur të jepet rasti, i ishte përgjigjur Qazim Kukeli. Dhe, Herbert e bëri këtë punë, duke lobuar gjatë tërë jetës së tij për Shqipërinë.

Aktiviteti i Herbert për vendin tonë

Për të mbrojtur çështjen shqiptare, Herbert ngriti në Londër një komitet, qëllimi i të cilit ishte të ndikonte te Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve, që do të mbahej në Londër. Që në fillim të punës, përfshiu 12 anëtarë nga deputetët e Parlamentit Britanik, dy funksionarë të lartë qeveritarë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, krye-shefin e rabinëve dhe shumë dinjitarë tjerë. Puna rreth krijimit dhe vendosjes së kufijve të Shqipërisë do të shkonte edhe më keq, sikur të mungonte ndikimi i Komitetit në krye me Aubrey Herbertin.

Komiteti ishte pritës dhe organizator i delegacionit shqiptar që erdhi në Londër në janar të vitit 1913, në përbërje të të cilit ishin Mehmet bej Konica, Rashit bej Dino dhe Filip Noga. Pasi që qeveria e Shqipërisë ende nuk njihej ndërkombëtarisht, ndihma e Herbertit dhe e Komitetit që i ofroi delegacionit, ishte e madhe.

Ndihmë e pakrahasueshme u ofrua edhe gjatë punëve të Konferencës së Ambasadorëve, kur në Londër (29 prill 1913) erdhi delegacioni i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë. Delegacioni kryesohej nga Ismail bej Qemali dhe shoqërohej edhe nga Isa bej Boletini, të cilin shtypi dhe opinioni britanik, e njihte si udhëheqësi i gueriles shqiptare të Kosovës, që në Qeverinë e Vlorës kishte marrë funksionin e komandantit të Milicisë Kombëtare të Shqipërisë.

Aubrey Herbert mbi shqiptarët

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë dhe janë adhurues të zjarrtë të truallit dhe shkëmbinjve të tyre, dhe mënyra e tyre e jetesës qe ndërtuar mbi to. Qe një sistem i vështirë, por u shkonte njerëzve për shtat; çdo njeri qe polic i aftë i vetvetes dhe hakmarrja ka qenë kodi i tyre i pranuar. Atë që Europa do ta kishte cilësuar si hakmarrje, ata e kanë quajtur drejtësi.

Nga pikëpamja e vendeve të qytetëruara, Shqipëria qe një vend pa ligje, por krimet më të ulëta që njollosin kronikat e gjykatave penale të Europës Perëndimore qenë të rralla. Mbi Kodin shqiptar mund të thuheshin shumë gjëra. Edhe pse nuk kishte hekurudha, kalorësia e Mesjetës vazhdonte të ekzistonte.”

Biblioteka “Carnarvon”: Një dhuratë e çmuar angleze për shqiptarët

Aty ku dikur ka qenë kinema “Ali Demi” dhe ku një ndërtesë nga ato të të sotmet, të mëdhatë, nuk kanë lënë asnjë gjurmë të vjetër ka qenë “Biblioteka Carnarvon”, e ndërtuar në vitin 1928 dhe e përuruar më 1929, si dhuratë e familjes së lordëve (Earls) anglezë Herbert dhe personalisht e bamirëses së madhe filo-shqiptare, konteshës Carnarvon, e quajtur nga vetë shqiptarët “Nëna e shqiptarëve” dhe e dekoruar me Urdhrin “Skënderbe”, më 1929.

Kjo bibliotekë i përkushtohej të birit, mikut të madh të Shqipërisë, avokatit dhe mbrojtësit të të drejtave të shqiptarëve, Sir Aubrey Herbert (1880-1923). Biblioteka arriti në një  koleksion prej 5.000 librash, në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhë klasike etj., u shndërrua për Tiranën në bibliotekën e dytë të rëndësishme, pas asaj Kombëtare. Biblioteka kishte një sallë të madhe leximi, 26 sergjenë për libra me 7 dollapë secili.

Në sallë ndodhej edhe një oxhak me portretin e Aubrey Herbert, gdhendur në gur. Kontesha Carnarvon e kishte zgjedhur këtë vend nën kurorën e dendur të ullinjve, si kult në kujtim të të birit, por fatkeqësisht, ndërroi jetë pak ditë para inaugurimit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi...”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

Next Post

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij...”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

“Fishta, Mjeda, Gurakuqi e Logoreci, i dërguen një telegram jezuitëve, për vendimin e alfabetit, madje Fishta, i shprehu konsullit austriak për Mjedën…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 17, 2025
“S’na intereson, sa ka shkruar Lenini, por çka bërë ai për Shqipërinë dhe…”/ Historia e panjohur e deputetit rebel, pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit, që anatemohej si aventurier, se s’martohej dhe Enveri e dënoi me vdekje
Personazh

“Ishte Enver Hoxha në krye të PKSH-së, që mallkoi ‘Mukjen’, që heshti për masakrën e Tivarit, që çoi repartet partizane për…”/ Refleksione rreth librit ‘Ideali i papërfunduar kombëtar’ të Hysni Shaqirit

June 14, 2025
“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës   
Personazh

“Kur Boçi na dha lajmin; vdiq Enver Hoxha, kalova përball disa burrave ku ishte edhe i plotfuqishmi i zonës dhe u futa në shtëpi, ku i thashë Gimit; Ngordhi, ngordhi, por ai…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës  

June 12, 2025
“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Personazh

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës

June 11, 2025
“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit
Personazh

“Nikollë Marka Toma, duke i dëgjuar për vuajtjet e familjes së vet, i armatosur mirë, hyri në kufirin e Shqipërisë, në Selcë dhe shkoi te shtëpia e tij, ku…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit

June 9, 2025
“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
Next Post
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij...”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme