• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, April 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur e ëma më tha në telefon, se Gjergjin e arrestuan në Vlorë dhe Sigurimi po i kontrollonte shtëpinë, mbusha pistoletën dhe me një ushtar të armatosur, shkova aty…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-ushtarakut madhor

“Në maj 1972, pas një stërvitje në Durrës, në prani të anëtarëve të Byrosë Politike dhe të drejtuesve të Ushtrisë, Enveri e mbuloi me puthje Gjergj Titanin dhe…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Në maj 1972, pas një stërvitje në Durrës, në prani të anëtarëve të Byrosë Politike dhe të drejtuesve të Ushtrisë, Enveri e mbuloi me puthje Gjergj Titanin dhe…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Kur e ëma më tha në telefon, se Gjergjin e arrestuan në Vlorë dhe Sigurimi po i kontrollonte shtëpinë, mbusha pistoletën dhe me një ushtar të armatosur, shkova aty…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-ushtarakut madhor
“Kur Pepe Kantozi, një oficer me origjinë hebre, i degës së kuadrit në Ministri, e akuzoi Hito Çakon; ‘Ti në ushtri, ke mbajtur oficerë me gra ruse’, ai i tha; O çifut…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të lartë
“Me urdhër të Enverit, u vra vëllai im, komandant i ‘Çetës Plakë” të Vlorës, kur rrethuan fshatin, partizanët këndonin; ‘Djemtë e Gjormit ku vane…” / Dëshmia e rrallë

Nga Novruz Zejnati

“Në Komitetin Qendror, Gafur Çuçi dhe Mihal Bisha, më thanë: Ju mbrëmë keni kryer një veprim skandaloz, keni shkuar i armatosur në shtëpinë e armikut të partisë dhe popullit Gjergj Titani”!

Memorie.al / Doktor Profesor Gjergj P. Titani, u lind në Korçë në 23.1.1937, në gjirin e një familje me tradita të shquara atdhetare dhe antifashiste. Ai ishte veteran më i ri i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, poet, publicist, historian dhe një nga ushtarakët më të talentuar të ushtrisë shqiptare. Arsimin fillor e mori në Korçë. Në vitin 1950, hyri në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë dhe dy vjet më pas, në 1952, në shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” (sot Akademia Ushtarake e Trupave Tokësore “Skënderbej”). Në vitin 1954, titullohet oficer dhe dërgohet për studime të larta ushtarake në Riga të Letonisë, në ish- Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1959, diplomohet në Baku të Azerbajxhanit. Gjergji ishte vazhdues dhe trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Luftës Nacionalçlirimtare.

Në këtë mjedis, Gjergji skënderbegas, farkëton karakterin sipas parimeve diogjenike se pasuria që duhet të mbajë me vete njeriu është drejtësia, edukata, vullneti dhe guximi. Por mbi të gjitha, ai bëri aty miq, të cilët nuk i ndau asnjëherë nga vetja. Në bankat e kësaj shkolle, ai rrënjosi një herë e mirë mendimin filozofik se miqësia është më tepër se shfaqja e virtytit, ajo është vetë virtyti.

Gjithashtu mund të lexoni

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

“Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qenë a, është…”? / Refleksione mbi librin e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Me këto vlera njerëzore, Gjergji shpalosi gjithçka në këto vite, si kur çdo gjë po ecte normalisht në jetën e tij, ashtu edhe kur fati i kthehu krahët. Ai u shndërrua në një simbol, në një figurë emblematike për të gjithë vëllazërinë e atyre që studiuan me të në shkollën e papërsëritshme, “Skënderbej”.

Pas kthimit në atdhe, nis shërbimin në Kepin e Rodonit, Sazan, Tiranë, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë në funksionin e Shefit të Shtabit të Korpusit të Mbrojtjes Bregdetare. Në vitin 1968, përfundon me rezultate të shkëlqyera, Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu” në Tiranë. Në 1 shtator 1973, fillon kalvari i dhimbshëm i persekutimit në moshën 36-vjeçare, me akuza të ngritura nga lart nga partia, të pa faktuara nga organet partiake.

Ai përjashtohet nga partia dhe lirohet nga ushtria, si “i padëshirueshëm”. Në 17 gusht të atij viti, më merr në telefon duke qarë, Vitua, nëna e Gjergjit dhe më thotë se Gjergjin e kanë arrestuar në Vlorë, ku ishte me shërbim dhe në shtëpi kanë ardhur katër ushtarakë të Ministrisë së Brendshme dhe po bëjnë kontroll banese.

Siç isha, zbres menjëherë nga makina, mbush pistoletën me fishek në gojë dhe i them ushtarit që më shoqëronte me automatik: Nuk do të kryesh asnjë veprim, pa ardhur unë! Shkova në shtëpi, aty ishte një gjendje shumë e rëndë. Sokoli dhe Irma, ishin shumë të vegjël dhe qanin. Po ashtu edhe nëna e tij, Vitori Titani, ish-infermiere partizane, që i kishte shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm Enver Hoxhës, ndërsa babai, Petraqi, kishte qenë komunist i ‘Grupit Komunist’ të Korçës.

Në këtë situatë hyra në shtëpi dhe bëra çmos për t’i qetësuar. Përgjegjësi i grupit të ushtarakëve që kryente kontrollin, më njihte, por as më foli dhe as unë nuk i fola. Bie telefoni i shtëpisë, e merr përgjegjësi i grupit dhe aty urdhërohen, që të largohen nga shtëpia. Unë qëndrova në shtëpinë e Gjergjit. Në atë kohë, isha komandant i Brigadës së Parë.

Të nesërmen, oficeri i drejtimit i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, Koli Bita, më thotë se; “në orën 12.00, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, duhet të jeni në Komitetin Qendror tek Gafurr Çuçi dhe Mihal Bisha”.

Shkova të nesërmen në orarin që më kishin caktuar dhe pasi u përshëndeta me ta, më thanë: “Ju mbrëmë keni kryer një veprim skandaloz, keni shkuar në shtëpinë e armikut të partisë dhe popullit Gjergj Titani”. “Po, – u thashë, – tek kjo familje kam vajtur, sepse kisha një detyrim moral ndaj Gjergjit, sepse me të jam rritur”.

“Gjykata do ta dënojë atë, në bazë të provave dhe fakteve si armik. Ne dinim se kishe shkuar i armatosur aty dhe nëse nuk do të ndërhynim ne, a e kupton se çfarë mund të ndodhte? Po sikur të hapej zjarr nga të dy palët”? – më pyesnin ata.

Unë e dija, fishekun e fundit, mund ta përdorja në kokën time, ushtarët nuk mund të kapnin të gjallë gjeneralët. Për këtë faj që kisha kryer, Ministri i Mbrojtjes më dha masën: “Vërejtje e rëndë, me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

Në 17 gusht 1977, Gjergji arrestohet e dënohet me 18 vjet burg politik, nga një gjyq, pa fakte e prova, i kryer në bashkëpunim nga gjyqtarë e prokurorë, që jepnin vendime të pabazuara. Në 30 prill 1990, lirohet nga burgu i egër i Burrelit, ku e vuajti të gjithë dënimin. Gjendja e tij morale, ishte mjaft e lartë, por nga shëndeti ishte dobët.

Ditën e daljes nga burgu, kemi biseduar gjatë për problemet tona. Pas një jave erdhi në shtëpinë time në Durrës dhe qëndroi dy ditë. Nuk donte të takonte njeri, donte vetëm qetësi. I them: “Kur ishim me shërbim në Flotën Luftarake, në ishullin e Sazanit, ti shpeshherë më thoshe: Lirinë e Zotit nuk e dua, lirinë e falur, nuk e pranoj, për lirinë shpirti dhe zemra më vlon, o e fitojmë, o në ferr do shkojmë”.

Këto pak vargje ia shkrova në një letër, kur ishte në burg, bashkë edhe me 500 lekë të asaj kohe, ia dërgova me një oficer që ishte në shërbim në burgun e Burrelit. E pyeta: “T’i dha, apo jo”? Gjergji pohoi me kokë; ‘po’. “Dëgjo vëllai im i dashur, Titanët nuk mposhten. Ah, ta dish, sa të dua e sa më mungon”!

Gjergj Titani ishte vital, veprimtaria e tij pas dënimit është puna studimore shkencore, duke filluar nga aktiviteti në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si anëtar aktiv i “Amnisty International”. Ai është ndër themeluesit e shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë dhe fillimisht sekretar i saj.

Në 23 janar 1996, fitoi gradën “Doktor i Shkencave”, ishte nënkryetar i Forumit Mbarëkombëtar të Intelektualëve të Shqipërisë, themeluar në Stamboll, kryetar i Shoqatës së Historianëve Ushtarakë të Shqipërisë dhe asaj “Miqtë e Pushkinit”.

Ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Holandë, Rusi, Itali, Greqi, Jordani, Bullgari, Turqi, Hungari, etj, është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme, që nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë, me dy medalje, nga presidenti i Federatës Ruse, Boris Jeltsin.

Ka botuar shumë artikuj, referate e kumtesa. Libri i tij i parë me poezi titullohet: “Metaforat e dhimbjeve”, i cili është përkthyer në Rumani, Çeki, Holandë e Poloni. Libri i fundit është “Baladat e shpresës”, ndërsa libri i fundit historiko-ushtarak, titullohet: “Personalitete ushtarake shqiptare në vite”, dhjetor 1912-1997.

Ai u nda nga jeta në 17 nëntor 2011 dhe mbi të gjitha, mbeti një ushtarak i përhershëm i atdheut të vet dhe do të nderohet e kujtohet me respekt. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Hila i tha, se me sqeparin bënte nallane, polici shfryu; S'kena nevojë as për nalla! Partëja ka ngrit fambrika p’kucësh, n'Tiranë e n'Korçë, e n'Shkodër, me vesh tanë dynjanë...”! Rrëfim, i ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

Kalendari Historik 8 Tetor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Personazh

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 17, 2026
“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!
Personazh

“Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qenë a, është…”? / Refleksione mbi librin e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 16, 2026
“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve
Personazh

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

April 16, 2026
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
Personazh

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 15, 2026
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
Personazh

“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

April 16, 2026
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2024

Kalendari Historik 8 Tetor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme