• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, January 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço

“Te studio, gjeta rojën e Klubit të Shkrimtarëve, F.C., që bënte sikur rregullonte çelësin e derës dhe mes agjentëve të tjerë të Sigurimit, dallova sekretarin e Lidhjes…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të Edison Gjergos
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço
“Kur disa miq i thanë se po arrestoheshin njerëz, ai u tremb e i theu të gjitha nudot, por duhet thënë, se ai u eliminua nga nxënësit e tij, pasi…”/ Historia e trishtë e mjeshtrit të skulpturës, Janaq Paço

Nga Elsa Demo

Memorie.al / Bashkëshortja e skulptorit rrëfen për herë të parë se çfarë ndodhi në vitin 1975, në jetën dhe në studion e Janaq Paços. Ka zhvillime për të cilat vdekja duket e vetmja përgjigje. Artistit, vdekja mund t’i ngrejë lavdinë që nuk e pati në gjallje ose, të ndodhë që t’ia marrë famën që kish gëzuar dikur. Ka artistë që për shkak të zhvillimit të ngathët dhe të paqëndrueshëm të shoqërisë shqiptare, si “të pafe” ndodhen në një rreth Purgatori, as të gjallë as të vdekur, as të njohur as të panjohur. Një ndër ta është skulptori Janaq Paço, emri i të cilit del nganjëherë si legjendë e artistit që theu me dorën e vetë ciklin e nudove të krijuara në dekadën e zymtë për artin shqiptar, vitet ’60 – 70-të. Ishin nëntë shtatore për të cilat u padit në kohën e plenumit IV-ët të Komitetit Qendror të Partisë së Punës Shqipërisë.

Nga trupat e zhveshur kanë shpëtuar kokat, që për çudinë tonë rrinë mbi dollapin e rrobave të Lida Paços, në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kavajës”. Është e shoqja 85-vjeçare e skulptorit. Themi për çudi, duke mos e ditur që jeton akoma një njeri që ka ndarë jetën me Paçon dhe është trashëgimtare e veprës. Fëmijët janë në emigrim, Lida është gjithë kohës në shtëpi, por në këtë derë nuk ka trokitur ndonjëherë ndonjë studiues, ndonjë galeri apo ndonjë institucion arti. Një vepër apo katalog njohës është gjëja më e vogël dhe e më e fundit, që nuk kemi nga Paço.

“Veç atyre që janë vepra publike, apo që ndodhen në Galerinë Kombëtare, veprat e Janaqit janë në një magazinë tek ‘Kodra e Priftit’, dhe shumë janë të shpërndara. Nuk ka asnjë katalog dhe asnjëherë nuk kanë ardhur studiues që të interesohen. Nuk pati një studio për të qenë. Donte një studio ku të ekspozonte punët që i fuste njëra mbi tjetrën si në bodrum. Disa i kemi hedhur, se ishin prishur nga lagështira”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë

Lida, motra e pianistes Lola Gjoka, e shkolluar tek “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës, tani është disi më e qetë dhe i duket se e vlerëson më mirë kontributin dhe artin e të shoqit. Dikur çdo gjë ka qenë luftë, prandaj shton: “Ju nuk dini asgjë se si ka qenë. Radhët, triskat, ishte një problem i madh”!

Paço ishte një natyrë e mbyllur dhe që nuk fliste as me Lidën për punën e tij, madje kjo grua nuk i ka parë kurrë nudot që mbaheshin të fshehura me perde në studio. “Shkoja në studion e tij, por ai nuk kishte shumë qejf t’i ndërhyje në punë. As nuk e dija që kishte punuar nudo. Ai ka mbajtur gjithçka për brenda. Nudot nuk i kam parë as atëherë kur u hap ekspozita më 1993.

Thyerja e nudove ka qenë një moment shumë i vështirë për familjen tonë. Ai u mbyll në vetvete. Thoshte që më ndjekin. Kishte idenë sikur dikush e ndiqte. Ishte nervoz dhe më pas i ra parkinsoni. Kokat e nudove mbetën në studio deri kur i doli pronari i tokës. Veprat i shpërndamë andjej këndej deri sa i sollëm në shtëpi”!

Që nga momenti kur theu nudot Janaq Paço, e kishte të vështirë të ngrinte kokë. Nuk ftohej më nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe vetvetiu ai u tërhoq. Ndërsa sistemi po shkonte drejt fundit, dukej që ç’kishte për të realizuar, e kish realizuar. Pengu ishte ekspozimi. Lida nuk e ka dëgjuar këtë peng me zë të lartë e thënë nga goja e tij, por siç do ta shohim dhe në intervistën me pedagogun e skulpturës Fatos Kola, Janaq Paço ishte tërhequr totalisht për të krijuar atë që donte. Vitet ‘70-80-të, janë goditje e fortë për të dhe njëherësh ai është shumë prodhimtar.

Ja çfarë kujton Naxhi Bakalli, miku dhe kolegu i tij: “Ky njeri fjalëpak nga ata që siç thotë populli ‘flet e njet’, ky njeri i matur dhe i drejtpeshuar vërente e gjykonte pa u rrëmbyer nga vorbulla kalimtare e rrethanave. Ai më thoshte se në moshë të rinisë, e kishte të vështirë frenimin e energjive ‘që më gëlonin brenda; ndërsa, me kalimin e kohës sikur po i shkarkoj ngarkesat e tepërta dhe pyes vetveten: Vallë duke u pjekur, a u bëmë më të zgjuar, apo ndoshta mund të jetë e kundërta?! Natyrisht, duke u plakur, lodhemi e dëshirojmë një jetesë më të qetë. Fati i gjithsecili në këtë botë rrenacake nuk u parashikuaka dot, sado që të rrekemi për ta hamendësuar’. Kështu dora dorës, Janaqi u hap plotësisht”.

U hap plotësisht me veten. Hesapet me shoqërinë dukej sikur t’i kishte larë që në vitet ’40-të, kur kishte konceptuar një qendër Tirane, në kompleksin e ministrive të dekoruar me skulptura dhe vepra arti, gati-gati një aromë “Fontana di Trevi”. Ky projektim fle në shtëpinë e Lidës, ndërsa misterin skulptori e mori me vete përgjithmonë.

Përveç 30 a më shumë skulpturave që ruhen në Tiranën e vjetër, janë “Gladiatorët” dy monumente gjigantësh për të cilët nipi i skulptorit, Nikolin Kurti, po përpiqet t’i shohë një ditë në publik. Që kur u krijuan më 1973, me dëshirën për t’u vendosur në hyrje të amfiteatrit të Durrësit. Dy vjet pas vdekjes, gladiatorët u vendosën në Muzeun Arkeologjik, po në Durrës. Familja ia fal shtetit me kusht që të derdhen në bronz. Secila nga veprat është 3.5 m e lartë, peshon 250 kg.

Në pasaportën e objekteve të inventarizuara si pasuri kombëtare, është cilësuar 100.000 euro. Ato janë pronë në emrin e Lida Paços. Kurse Nikolini tani ngre pyetjen: “Janaq Paço nuk i piu një kafe veprës së tij. Po me këtë vepër çfarë duhet të bëj unë”?! Galeria Kombëtare e Arteve ka refuzuar të ndërmarrë ndonjë projekt për ekspozimin e tyre. Por Paço nuk çan dot membranën e harresës në institucionet e formimit të artistëve të rinj, në Akademinë e Arteve, ku ai nuk studiohet.

Biografi

Janaq Paço u lind në Konicë më 1914, vazhdoi shkollën e mesme në Selanik dhe më 1933 hyn në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Pati fatin të studionte dhe të punonte me nxënësin e Rodenit, Kostandin Dimitriadhis. U kthye në atdhe më 1941. Mbas çlirimit punoi mësues skulpture në Liceun artistik në Tiranë. Këtu doli në pension. Nga 1949 deri më 1959, punoi për monumentin “Skënderbeu”, i vendosur në Krujë.

Më 1968 u inagurua vepra “Skënderbeu” i Tiranës, ku ai ishte bashkautor me Odise Paskalin dhe Andrea Manon. Në vitet ’60-’70-të, realizon një cikël nudosh të cilat më 1975 do t’i thyente me dorën e tij. Realizon dy buste të Fan Nolit të përfunduara më 1960, një bust të Aleksandër Moisiut.

Më 1973 përfundon “Gladiatorët” (3.5 m) të parashikuar për t’u vendosur hyrje të Amfiteatrit antik të Durrësit. Më 1982 përfundon grupin skulpturor “Skënderbeu me popullin”, që është vendosur në hyrje të Muzeut Historik të Krujës. Në moshën 70 vjeçare, iu dha titulli “Skulptor i Popullit”. Në ekspozitën “Pranverë 90”, në Galerinë Kombëtare të Arteve, fitoi çmimin e parë me “Portret vajze”, e cila në vitin paraardhës nuk ishte lejuar të ekspozohej, e cilësuar “vepër moderniste”. U nda na jeta më 11 korrik 1991.

Intervista me skulptorin Fatos Kola, ish – nxënës i Janaq Paços

Ka fituar anti-forma, kemi humbur Paçon. Ju thoni se Janaq Paço u harrua për së gjalli?

Janaq Paço së bashku me Odise Paskalin janë krijuesit e skulpturës së re shqiptare të shekullit XX-të. Të dy sollën aromatikën e skulpturës botërore, Paskali nga Italia, Paço nga Greqia, pra nga dy vende atdhe të skulpturës. Të dy ishin krijues të shkollës së parë shqiptare në kohën e Mbretërisë, kur forcat krijuese patën një zgjim. Paço kishte qenë nxënës i Kostandin Dimitriadhis, nxënës i August Rodenit. Nga vitet ’40-’70-të, Paço ka një rol të madh si artist dhe mësues, prej tij kanë dalë të gjithë skulptorët shqiptarë.

Cila është vepra më e arrirë?

Kryevepra e tij është “Skënderbeu” në Krujë, realizuar në vitet ’50-të, kur po ngjizeshin hapat e parë të skulpturës të vendosur në sheshe qytetare. Kjo vepër u bë lavdia dhe drama e tij. Ishte arritje për mënyrën se si vendoset një vepër në hapësirë, se si projektohet në mjedis, një harmoni midis jetës së monumentit dhe mjedisit ku ai jeton. Pas kësaj lind drama. Xhelozia, egoizmi i atyre njerëzve që lypin lavdi, por kur s’kanë mundësi, fillojnë ta arrijë nëpërmjet mjeteve të tjera.

E keni fjalën për atë që ndodhi në vitet ’70-të?

Jo, unë do thoshja më përpara ka filluar, pikërisht se Janaqi i takonte shkollës dhe kulturës perëndimore. Pas viteve ’50-të, Paskali dhe Paço gjithnjë e më shumë tërhiqen. Atyre pothuajse s’iu besohet më asnjë vepër publike. Janaqin nuk e kemi më në sheshe, përveç dy busteve për Qemal Stafën dhe Avni Rustemin, që janë një shembull i shkëlqyer i portretit në hapësirë. Brezit tim, gjatë viteve akademike, asnjëherë nuk na flitej për ta.

Ju e keni njohur nga afër?

Po, kam pasur fatin ta njoh. Unë i kam filluar studimet në Liceun Artistik më 1972, kur ai ishte mësues atje. Tre ishin mësuesit e mëdhenj në atë lice; Janaq Paço, Naxhi Bakalli dhe Ramadan Sokoli, të cilët rrezatonin një tjetër lloj mësimdhënie. Janaq Paço thoshte: “duhet të heshtësh vetë, që të flasë vepra”.

Unë e kam njohur në fundin e tij, në lavdinë e tij, kur ai iu çlirohet të gjitha detyrimeve, duke lënë përfundimisht atë modë të skulpturës që erdhi nga shkolla Lindore dhe shkon me besimin nga vetvetja. Në vitin ’81, kam mbrojtur diplomën me shkrimin teorik mbi Janaq Paçon.

Veprat që ai i theu me dorën e tij ju i kishit parë?

Në shkrimin tim teorik, unë desha t’ju përmend mësuesve të mij, një mjeshtër që ata nuk e përmendnin kurrë në mësimin tonë akademik. Pas daljes në pension, fillon heshtja mortore për të. Kam qenë një prej atyre që e adhuronin skulpturën e tij, adhuronim atë si qenie që me heshtjen dhe misionin e tij, përjashtonte nga kafkat tona edukimin politik dhe ideologjik. Ky ka qenë një mësim i madh që ka lënë Janaq Paço. Në vitet ’60-’70-të, nisën ta përjashtonin pikërisht për këtë mësimdhënie jashtë kodeve ideologjike dhe pastaj nuk i besuan më asnjë monument.

Atëherë ai i besoi vetvetes. Filloi të mbyllej brenda në studio, nuk komunikonte me asnjë, kishte frikë nga ai ideologjizëm që u ngrit në këmbë, ishin vite kur filluan të dënoheshin artistët. Pikërisht në këtë moment ai realizon këto figura njerëzore.

Pikërisht këtu kemi rizgjimin e tij si artist. Vitet ’70-’80-të, janë vitet kur ai kulmohet në vetmi, me qëllim ikjen nga detyrimi. Këtu marrin krahë studimet të tij, që ishin projektime për hapësira të shesheve, një mori skulpturash që i krijoi dhe që ne nuk i kemi më.

Flitet për nudo, por aty kemi të bëjmë me figura që i çlirohen të gjitha gravurave sipërfaqësore dhe mund të vendoseshin në mjedise të brendshme. Aty është çlirimi i bukurisë, marrëdhënia e të dashuruarit, sepse ka shumë skena të të dashuruarve, jo dashuri në mullarët e kashtës, jo dashuri në torno, pra Janaq Paço i çlirohet dashurisë. i beson asaj që është më e çuditshmja gjendje dhe e vërtetë e qenies, dashurisë. Këto vepra nuk kanë shoqe në artin shqiptar.

Bota nuk e njeh akoma Janaq Paçon tonë, ndoshta njeh vetëm dramën e thyerjes së veprave, të bukurive të tij. Është drama e një kombi që thyen bukuritë që i mbajti të fshehura, sepse kërkohej nga ata kasnecët që donin të dinin, se ç’mendon dhe ç’ndien artisti?! Kështu pra i zbuluan Janaq Paços ato që kuptonte dhe ndiente dhe ai guxoi që t’i rrëfente në disa miq dhe shokë, që shkojnë dhe lajmërojnë: “Janaq po arrestohen njerëz”. Dhe ai siç duket këtu u tremb. Kemi të bëjmë me një dramë që filmat nuk mund ta japin dhe goja ime nuk mund ta rrëfejë, se ç’ka ndjerë dhe ka hequr!

Pas një kohë dramatike një pjesë e mirë e artistëve shqiptarë u eliminuan, një pjesë i morën me vete gjërat në varr, Janaqi ishte një prej tyre dhe kjo ishte drama. Ajo që kemi humbur prej tij, është shumë më e madhe se ajo kemi ruajtur. Është e vërtetë që ai i theu vetë veprat e tij, po e merrni me mend se ç’do të thotë të thyesh shpirtin tënd. Cinikët mund të thonë vetë i theu se ne s’ia thyem. Në vitin 1993, u hap e para dhe e fundit ekspozitë me veprat e thyera, “Nudot dhe diktatura”

Pata fatin t’i restauroj në vitin ’91, kur u hap ekspozita e parë me veprat e thyera të tij dhe ato nuk janë vetëm nudo. Janë krijime të mirëfillta plastikore, krejtësisht moderne. Ai nuk ishte nudist, botëkuptimi i tij synonte idealen e figurës njerëzore. Kam parë ndërsa ia restauroja se si sendërtohej një skulpturë e vërtetë, jashtë çdo mode, i pa detyruar nga modat evropiane, nga shkolla greke, nga skulptura klasike. Të tjerët bënë art për të tjerët. Në këtë kontekst ishte një shpirt i lirë i raportuar me absolutin.

Frymëzimet e Paços nuk vinin nga paradigma konceptuale ideologjike, që jetoi në shekullin më dramatik të jetës së shqiptarëve. Fatkeqësisht ai u eliminua nga nxënësit e tij, heshtja ndaj tij është heshtje që akuzon. Një nga format e eliminimit është të të krijojnë psikozën e asgjësimit. Dhe këtë ia realizuan Janaq Paços. Sot është humbje dhe dramë e madhe që një artist si ai mbetet me fare pak vepra. Dhe vepër publike kemi vetëm një ndërkohë që Shqipëria është e mbushur gjithë lapidarë, gjithë anti-forma, gjithë ideologjizma, anti-frymëzime të cilat nuk kanë të bëjnë fare me humanitetin dhe me dashurinë.

Pra, artisti i dashurisë u asgjësua me paramendim dhe fituan pseudo-artistët. Veprat e tij të thyera janë simbol i të vërtetës dhe dramës dhe nuk ka nevojë t’i referohemi asnjë artisti tjetër në këtë vend, ku për 50 vjet u projektua dhuna më e tmerrshme. Së fundmi për Janaq Paçon nëse do të heshtim, është e vërtetë ajo që thonë të mençurit që “Një popull i cili nuk ka ndërmend të nxjerrë mësime nuk i takon e drejta të jetojë në këtë epokë ku asgjësohen kulturat dhe kombet”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 28 Janar 2026

Next Post

“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti...” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

Artikuj të ngjashëm

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!
Art & Kulture

“Piktori i Merituar” Shaban Hysa, mitiku i skenografisë shqiptare, autor i mbi 250 punëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas e Baletit!

January 21, 2026
“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë
Art & Kulture

“Ndalova më gjatë tek pjesa e muzeut ku ishin një seri ‘vip’ nga ‘Flamuri i kuq’, njëra prej të cilave në vitet ’60-të, erdhi si dhuratë për Enver Hoxhën…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur nga vizita në Kinë

January 19, 2026
“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Teatri Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”/ Dëshmitë e rralla të kolegëve; si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri

January 16, 2026
Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!
Art & Kulture

Gegnishtja dhe liria e asocimit: nji paradoks shqiptar!

January 6, 2026
“Gjon Mili punoi si fotoreporter e gazetar, sidomos në revistën e njohur ‘Life’, ku arriti të vizitonte vende të ndryshme dhe…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të famshëm me origjinë shqiptare

January 5, 2026
“Unë isha bërë ‘kontrabandist’ poezie, arrita t’i nxjerr fshehurazi nga burgu, gjatë takimeve me nënën, vëllezërit…”/ Dëshmia e Visar Zhitit në Universitetit Illionis të SHBA-ës, i ftuar te “Klinika e Poezisë”

December 27, 2025
Next Post
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti...” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme