• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kryetari i Këshillit, Jaho Kasa, i kërkoi Komitetit të Partisë së Librazhdit, të na lironin nga internimi, kurse normistja e sektorit, Hamide Zhari, vinte…”/ Dëshmia e rrallë e Destan Biçakut nga fshati Letëm

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Historitë e zonjave shkodrane që me strajca në krah, shkonin në këmbë në burgun e Burrelit, ku…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi

Nga Ali Buzra

Pjesa e katërmbëdhjetë

                                                  –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE –

                                                   (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                                                                     Bedri Kaza

                                                       Vijon nga numri kaluar

Kalojnë rrëketë e përrenjtë malorë me ujë deri në brez, e djali i gjorë shoqëronte nënën për krahu e cila vetëm rënkonte. Shpesh kthehej edhe te babai për t’a kaluar në përrenjtë me ujë shumë. Në vendin e quajtur “Qafa e Gajorit”, Tahiri mbeti, këmba i dhimbte e nuk ecte dot. “Më lini këtu” – u drejtohet ai policëve, por askush nuk donte t’ja dinte, të paktën t’a hipnin në mushkë. Mbas 3 orë udhëtimi, në kushte të vështira të motit arrijnë, në Gurshpatë natën vonë. I vendosën në një dhomë të vogël 3 x 4 metra, pranë zyrave të sektorit të kooperativës.

Aty ndodhej një stufë e vjetër teneqeje, por pa bërryl. Vjen Ramazan Tanushi, që ishte i vëllai i kafsharit me të cilin erdhën nga Babja dhe u sjell një krahë dru, për të ndezur zjarrin. Ky ishte kuzhinier sektori. U thotë që të marrin ushqim, por ata nuk morën. I shtrydhin rrobat e bëra qull nga shiu e i veshin prapë. Nënën e sëmurë, e që rënkonte, Destani e mbulon me jorganin gjysëm të lagur.

Në mëngjes vijnë përsëri vëllezërit Tanushi. Samiu u sjell bukë e u thotë se përse nuk morën ushqim në darkë. “Merrni bukë, – u thotë ai, – mos rrini pa ngrënë, se ju presim për lekët, në qoftë se nuk i keni në dorë”. Në fakt e vërteta ishte se edhe lekë nuk kishin. Destani dëgjon tek bisedonin vëllezërit jashtë, ku njëri prej tyre shprehet; se si kanë gdhirë këta njerëz sonte, “epo nuk del shpirti me zor”, ia pret tjetri.

Tashmë Destani fillon të kuptojë se vëllezërit Tanushi, ishin burra të mirë e bujarë. Pra, tani është Destani, djali i vogël i Tahirit, që shoqëron prindërit e moshuar e, do të punojë atje për t’i mbajtur. Djali i madh Samiu, që qe i ndarë ende pa u liruar nga burgu i ati, kishte një tufë me fëmijë, që mezi i mbante me bukë thatë, e çka mund të bënte. Djali tjetër Ismeti, ishte bari në Mal të Letmit.

Atë, megjithëse ishte mjeshtër si blegtor, nuk e çonin në Mal të Zgoshtit me barinjtë e tjerë, sepse ishte kufiri afër e dyshonin se mund të arratisej. Aty, tek ruante tufën e bagëtive, kalon një fshatar e i tregon se prindërit ia kanë larguar nga shtëpia. Niset djaloshi me ankth në zemër për të marrë vesh në shtëpi, se çfarë kishte ndodhur. Kur hyn brenda, gjen të shoqen, me nusen e të vëllait, Servetit e me fëmijët e vegjël pranë, duke qarë.

I pyet se ku janë prindërit, ndërsa ato me dhimbje në shpirt i përgjigjen, se nuk dinë ku i kanë dërguar. “Destani ka shkuar me ta”, – i rrëfejnë ata. E çfarë të bënte?! Qëndron pak e niset përsëri në mal me lot në sy e brengë në zemër. Duhet të shkonte, delet i kish lënë pa njeri. Drejtuesit e sektorit, e kishin lënë atë të vetëm atje. Vëllai tjetër, Serveti, punonte larg në Korçë, në shtyllat e tensionit të lartë.

Ai nuk dinte gjë. Mbas disa ditësh vjen në shtëpi rastësisht. Aty mësoi se prindërit janë internuar në Gurshpatë. Niset menjëherë. Udhëton gjithë natën më këmbë e rreth orës 7 të mëngjesit, mbërrin atje. Takon prindërit, e vëlla Destanin, e nuk mund të durojë, por qan nga dëshpërimi kur i sheh në atë gjendje. Qan edhe nëna bashkë me të, ndërsa babai e Destani, e mbanin veten e përpiqeshin t’ua lehtësonin mërzinë e dhimbjen.

Të qarat në dhomën e të internuarve i dëgjon, Jaho Kasa, kryetar i Këshillit Popullor të fshatit, që ndodhej aty pranë te zyrat e sektorit. Ky i fundit afrohet e më pas hyn brenda. “Çfarë ka ndodh, përse qani, – u thotë ai me keqardhje”. Serveti i tregon, se kish vajtur në shtëpi, në Letëm, nuk i gjen atje prindërit e familjarët vajtonin. Jahoja përpiqet t’i qetësojë e t’ua lehtësojë dhimbjen. Ai u thotë se i ka dërguar një deklaratë Degës së Punëve të Brendshme në Librazhd, për të parë mundësinë e lirimit të tyre.

Vërtet ai kishte kërkuar këtë gjë dhe në letrën e shkruar këmbëngulte që të paktën të lirohej gruaja e sëmurë, për të cilën nuk kishte as kushtet minimale, për të qëndruar atje në Gurshpatë, duke hyrë garant se ajo nuk do të bënte asgjë kundër shtetit. Njëra nga bijat e Tahirit, Trëndafilja, ishte e martuar në Çermë të Lushnjës, me Rrahman Sinën. Ky i fundit kishte një kushëri që e kish marrë nusen në Letëm. Kur shkon me gruan atje, merr vesh për internimin e Tahirit, e ia tregon këtë gjë Rrahmanit.

“Më bëj gati ushqime, – i thotë ky së shoqes, Trëndafiles, – se do të shkoj në zbor ushtarak”, duke mos i treguar të vërtetën gruas për prindërit e saj. “Erdhi në Gurshpatë, Rrahman Sina, – tregon Destani, – më 27 nëntor, i pari nga të afërmit e tij, me afro 30 kg. ushqime”. Gjithë atë dimër. Destani fjeti në çimento mbi një copë kompensatë që e shtronte mbi të, mbasi minderi prej dërrase. u mbeti te gjeologjia në Babje. Kur iu dha rasti të shkojë për ta marrë, pa se ai qe kalbur jashtë, nga shirat. Prindërit i vendosi në një minder me llastiqe e lecka. Vendosi në një cep të dhomës një kompesatë, që të ndërronte teshat nëna.

Kur shkuan, brigadieri i lagjes e pyet Destanin, se çfarë pune mund të bënte. “Çfarëdo lloj pune që të keni” – i përgjigjet ai. Fillimisht punon në brigadë, në bujqësi e më pas kryesisht kafshar. Arrin të realizojë deri në 900 ditë punë në vit (Dita e punës në kooperativë ishte e barasvlershme me një normë ditore) Normat e punës ishin të larta, por Destani ishte i ri e i fuqishëm, ndërkohë kishte dy prindërit për të mbajtur, jo vetëm me bukë e me ushqime, por edhe me ilaçe, që i blente çdo muaj. Më pas ai mori edhe mushkën e vet nga shtëpia në Letëm, të cilën e përdorte atje, duke realizuar dy e më shumë norma në ditë.

“Gurshpata, na ka respektuar e na ka mbajtur sipas mundësive që kishin” – tregon ai. Në ditët e para të qëndrimit atje, kalonin njerëzit pranë zyrave e qëndronin me kureshtje për të parë “kriminelët e rrezikshëm”, siç qenë etiketuar nga pushtetarët që i sollën. “Në fakt shkuam si ‘armiq’ e u trajtuam si miq”, – tregon Destani. Personalisht kam kontaktuar rastësisht me disa gurshpatas e, duke qenë në procesin e punës me librin, i kam pyetur ata për Tahir Biçakun. Çdo njëri prej tyre shprehet se, fillimisht nuk kishim njohje me këtë familje të sapoardhur.

Nga punonjësit e Sigurimit thuhej se janë kriminelë të rrezikshëm. Më pas u pa se kishim të bënim me një familje serioze e fisnike. Plaku Tahir, ishte një burrë i matur, i drejtë e krenar. Pavarësisht nga vuajtjet që kish kaluar e kalonte, kush futej në bisedë me të, ballafaqohej me një burrë shumë gazmor e të dashur. E shoqja Hamide, fillimisht bëri mjaft ditë që nuk doli nga dera, jo vetëm se ishte e sëmurë, por edhe se i vinte zor që ishin etiketuar si “armiq të popullit”.

Destani, një djalë i shkathët e punëtor i gjallë, shumë shpejt fitoi respektin e njerëzve me të cilët punonte. Destani flet me shumë konsideratë për banorët e fshatit Gurshpatë. – “Me kalimin e kohës ata na respektonin e, nuk na përbuznin”, – shprehej ai. Megjithëse në kushtet e diktaturës, kishte prej tyre, që edhe patën reaguar. Kështu, njëri nga banorët i thotë të plotfuqishmit, operativit të zonës, se; “ky është krimineli juaj, me një këmbë të thyer e gruan të sëmurë”?!

Kryetari i Këshillit të fshatit, Jaho Kasa, i shkruan edhe Komitetit të Partisë së Rrethit, se ai është i mendimit, që të internuarit të lirohen e të shkojnë në shtëpitë e tyre, por siç u pa deklarata e tij, nuk u mor parasysh. Hamide Zharri, që ishte normiste sektori, duke parë gjendjen mjerane të tyre, i shkonte shpesh në dhomë Hamidesë së sëmurë, i çonte dru, e në disa raste i ndizte zjarrin.

“Bëj kujdes, – i thonë ata, – se mos të të heqin nga puna”. – “Le të më heqin, – u thoshte ajo, – unë do t’a ndihmoj, se kjo është e sëmurë”! Pasi kaluan disa muaj, të internuarit blenë një lopë, të cilën e kullotnin në lagjen e fshatit. Destani, shpesh ndihmonte barinjtë e Dumresë, që kishin stanet në Malin e Polisit, duke u transportuar materialet me mushkën e tij. Ata i jepnin copa livadhesh të cilat i kosiste natën me hënë, e i transportonte në afërsi të banesës, duke siguruar ushqim për lopën e mushkën përgjatë dimrit.

Në pesë vitet e internimit, për asnjë çast nuk u nda nga ata, djali i tyre, Destani, i cili la edhe shkollën e mesme, që e vazhdonte me sistem nate në Letëm. Ai ishte i fejuar me një vajzë nga Serbishti. Prindërve të saj, si edhe vetë vajzës, disa herë u bënë presion dhe u kërcënuan nga pushtetarë, që të prishnin fejesën me djalin e Tahir Biçakut, por kjo familje malësore e me tradita, i qëndroi fjalës së dhënë, duke ruajtur miqësinë e lidhur me familjen e lartpërmendur dhe vajza ndenji 5 vjet e fejuar. Më 9 tetor 1988, Destani martohet. Dasma u bë në fshatin e tij, Letëm.

Iu bë kërkesë Dëgës së Punëve të Brendshme dhe u bë e mundur t’u jepej leje prindërve të tij, që të marrin pjesë në martesën e djalit. Aty morën pjesë edhe mjaft dasmorë nga Gurshpata, të cilët u ftuan nga familja Biçaku. Ata siguruan dhe sollën ushqime për dasëm. Në atë kohë, ushqimet ishin problem. Familjet fshatare dhe qytetare, furnizoheshin me sheqer, oriz, miell, kafe etj., me racion të përcaktuar sipas numrit të frymëve. Në çdo njësi ushqimore, furnizimi me ushqime, bëhej sipas listave të përpiluara nga këshillat e lagjeve e të fshatrave përkatëse.

Në fshatra furnizimi me mish bëhej 2-3 herë në vit në raste festash, me nga 300 gramë për frymë. Për dasma e gosti, nuk planifikohej gjë, por fshatarët ndihmonin njëri- tjetrin, duke sakrifikuar racionin e tyre për fqinjët dhe të afërmit. Haki Tarillari, një burrë serioz e i ndjeshëm, që në atë kohë ishte kryetar i kooperativës bujqësore të Lunikut, ku përfshihej edhe fshati Letëm, i ndodhur atë ditë në sektor, sheh banorët e Polis Gurshpatës të vijnë me ushqime të ngarkuara në kuaj. Ai i thotë njërit prej punonjësve të administratës, se nuk është mirë për ne, që të vijnë ushqimet e dasmës nga Polisi.

Kështu, ai urdhëron të thërrasin Ismetin, djalin e Tahirit, që ishte blegtor, duke i thënë se çfarë i mungonte për dasmën, mund t’i merrte në sektor. Ky i fundit, duke i falënderuar, u thotë se e kanë sjellë gjithçka nga Gurshpata. Mbasi mbaroi dasma, prindërit shkuan përsëri në vendin e internimit, ndërsa Destani qëndroi një javë në shtëpi e, më pas shkon përsëri te prindërit. Mbasi mbushën pesë vitet e internimit ata u kthyen në shtëpinë e tyre, në Letëm. Shëndeti i nënë Hamidesë, me gjithë kujdesin e vazhdueshëm të tyre, nuk u përmirësua.

Ajo mbeti e përvuajtur në shumë vite të jetës së saj. Për afro 20 vjet, kur i shoqi ishte në burg, ajo rriti fëmijët me mjaft mundime. Në pesë vitet e internimit, e detyrojnë, ashtu të sëmurë, të qëndrojë larg fëmijëve të saj, me zemër të brengosur pa asnjë arsye. Jetoi me kënaqësinë e një nëne, vetëm në dy vitet e para të demokracisë. Ndërroi jetë në qershor të vitit 1993. I shoqi i saj Tahir Biçaku, që nga viti 1945 e, deri në vitin 1962, mbeti njeriu i dyshuar e i survejuar nga Sigurimi i Shtetit, si pinjolli i familjes Biçaku në Letëm.

Punoi bashkë me të vëllanë, Shebritin, për ngritjen e shtëpive të reja, mbasi të vjetrat u qenë djegur në fund të vitit 1944. Afro 20 vjet i kaloi në burgjet e diktaturës, ndërsa pesë vitet e tjera, në internim, duke u cilësuar gjatë gjithë kësaj kohe si armik e kriminel. Vërtet e çuditshme dhe krejt paradoksale, kur kujtojmë, se si i viheshin këto epitete, një personi i cili nuk kishte asnjë lidhje me ato çka përflitej e akuzohej.

Megjithëse në mbi 40 vite të jetës, provoi egërsinë e dhunën e shtetit komunist, ai mbeti një vigan i pamposhtur, e sfidues i diktaturës. Ashtu si dhe shumë të persekutuar të tjerë, ai e priti me kënaqësi përmbysjen e komunizmit në Shqipëri. Tahiri i jetoi afro 14 vite të demokracisë, pa kryelartësi, pa mburrje, duke pritur e përcjellë miq e dashamirës të tij, nga e gjithë krahina.

Dëshiroj të ndaj me lexuesin kujtimet e mia në dy raste që kam takuar Tahir Biçakun, në vitet e demokracisë. Në rastin e parë e takoj atë në vitin 1993. Mbasi mësuam për vdekjen e së shoqes, babai im, i cili qe i pamundur, më tha të shkoja për ngushëllim. Atë ditë u bëmë 6-7 veta nga Gizaveshi, shumica ishin të moshuar, e u nisëm më këmbë për në Letëm. Pas afro një orë e gjysëm udhëtimi mbërritëm atje. Në shtëpinë e tij dykatëshe prej guri, u futëm në dhomën e pritjes, e cila ishte plot me burra vendas e të ardhur, ku kundërmonte era duhan. Nga të sapoardhurit, unë isha më i riu në moshë. Gjatë rrugës e mendoja dhe kisha dëshirë të komunikoja me Tahirin, të cilin nuk e njihja, por sapo hymë, mendova, se në një mjedis të tillë me shumë njerëz e me kohë të kufizuar, do të ishte e pamundur.

Djemtë e tij dhe të afërmit në moshë të re, qëndronin në këmbë, si mbas zakonit, që në një farë mënyre ruhet edhe sot në fshatrat tona, duke shërbyer me kafe, cigare e ujë të freskët. Tahirin, tashmë 72 vjeçar, e mora me mend se cili ishte, mbasi ngjante me të vëllanë e tij Shebritin, i cili ndodhej aty. E ndiqja me vëmendje. Ai u përshëndet me secilin prej nesh, me shumë respekt e dashamirësi. E them këtë sepse, vallë a do të shkonin gjithë këta njerëz për ngushëllime në shtëpinë e tij disa vite më parë!?

Gjithkush e dinte, po kështu dhe ai vetë, se në fakt nuk do të shkonim. Me të gjithë personat me të cilët unë shkova, ai i takoi dhe u përshëndet me emër, sepse i njihte, ndërsa mua më takoi duke më thënë: – “Si jeni, more djalë”? Ndërkohë që pinim kafetë, u ngrit nga vendi e u ul përballë meje këmbëkryq, më dha edhe njëherë dorën e, duke më vështruar me vëmendje, më tha: “Unë ty, nuk të njoh! Cili je dhe i kujt je”? I tregova emrin, duke i thënë se i kujt isha. Buzëqeshi me kënaqësi, më nxori cigare nga paketa e tij e më pyeti për babanë, familjen, e ku punoja. I tregova se isha mësues në fshatin tim.

“Kam qenë shumë vite larguar, – më tha, e moshën e re nuk e njoh”. – “Ju faleminderit”, – i thashë. – “E kam për detyrë të interesohem, se cili më vjen në shtëpi, e nga më vjen. Në vitet e burgut, kam punuar e jetuar me shumë të shkolluar që vuanin dënimin bashkë me mua. Mësova shumë prej tyre. Ata ishin dënuar si intelektualë, se nuk e donin komunizmin”, – vazhdoi ai. U shkëput nga biseda me mua dhe u afrua afër qoshes së konakut, ku gjithë çiltërsi u jepte muhabet të ardhurve, ndërkohë vërente djemtë që qëndronin në këmbë, në po u shërbenin mirë miqve.

Disa prej të ardhurve dolën para nesh. Tahiri, megjithëse i moshuar, nuk i takonte brenda. Ai i përcillte jashtë në oborr, ndërsa djemtë e tij më tej. Kështu veproi edhe me ne, që dolëm njëherësh. Kur erdha në shtëpi, i solla babait të falat nga Tahiri, e i shpjegova për respektin e vëmendjen që ai tregonte ndaj miqve. Babai më tha se ajo është një derë fisnike. Ata kanë qenë e janë burra që dinë të njohin, të vlerësojnë e të respektojnë mikun. Fjalët e babait përmbanin në heshtje edhe një farë qortimi ndaj meje.

Disa vite më parë, gjatë bisedave me të, nuk ndanim të njëjtën qëndrim, veçanërisht për periudhën e Zogut, ndoshta edhe për historikun e familjeve fisnike të krahinës. Babai, në kohën e Mbretërisë shqiptare, ka qenë student në gjimnazin e Tiranës. Duke banuar në shtëpinë e Ymer Kozës, mikut të babait të tij, një ish oficer i xhandarmërisë së kohës, fliste shpesh me nostalgji për kujtimet e fëmijërisë në Tiranë, për martesën e Mbretit Zog, manifestimet e nxënësve të shkollave në raste festash etj.

Në një farë mënyre, ashtu si dhe shumë bashkëmoshatarë të mi, qemë të ndikuar nga ideologjia komuniste. Për organizatën e Ballit Kombëtar dhe eksponentët e saj, ndaja qëndrim negativ. Babai, jo vetëm që nuk ndante të njëjtin qëndrim me mue, por në bisedat që bënim pa praninë e të tjerëve, ishte i prerë në qëndrimet e tij antikomuniste. Ai shprehej, se; regjimi komunist, nuk është më i miri siç propagandohet.

“Dëgjo bir, – më thoshte, – ky shtet, nuk të lejon të shtrish këmbët në tokën tënde, por t’i bëji hyzmet punës e, mos u merr me politikë, mbasi politika e këtyre të han kokën”. Babai ndërroi jetë në vitin 1997. Ai e jetoi me shumë kënaqësi përmbysjen e regjimit. Në ato 6-7 vite të pas rënies së diktaturës, bisedat tona, pothuaj për çdo natë, ishin me tematikë historike, për ngjarje e episode të së kaluarës, si dhe të traditave të zonës.

Aty nga viti 1999, e takoj përsëri Tahir Biçakun në qendër të qytetit Librazhdit. Ish-“armiku” i popullit, tashmë futej lirshëm në zyrat e pushtetit. Merrej me dokumentet e dëmshpërblimit të viteve të burgut. Ajo që më bëri përshtypje, ishte se ai nuk shfrynte me ashpërsi e fyerje, me gjithë vuajtjet e hequra. Është veçori dhe karakteristikë e mjaft prej ish-të persekutuarve, të cilët me fisnikëri e dinjitet, nuk flasin për hakmarrje, por kërkojnë që të mos mbulohen krimet e komunizmit. Mes të tjerash, në vija të përgjithshme, më tha se ne vuajtëm jo vetëm vetë, por edhe fëmijët. Këto gjëra duhet të dihen, të përmenden e të shkruhen, jo për hakmarrje, por që ta dinë ata, që do të vijnë pas jush, se ç’ka qenë komunizmi. “Shpresoj, se do të shkruhen”, – i thashë, duke u ndarë me të aty për të fundit herë.
Tahir Biçaku, ndërroi jetë në vitin 2004. Destani, djaloshi fisnik e i guximshëm, që sakrifikoi për prindërit e tij në moshën me të re, duke u qëndruar pranë në vitet e internimit, si dhe gruaja e tij besnike lindën e rritën 4 fëmijë; 3 djem e një vajzë. Fëmijët, u shkolluan në vitet e demokracisë, e sot punojnë brenda e jashtë vendit, në sektorë të ndryshëm, ndërsa prindërit vazhdojë të qëndrojnë në fshat duke u marrë me punë bujqësore e blegtorale. Edhe Samiu, djali i madh i Tahirit, jeton aty në Letëm, ndërsa dy djemtë e tij ndodhen me punë në Gjermani. Ismeti banon në Fier, ndërsa Serveti në Elbasan. Shebriti, burri që sakrifikoi e mbajti me punë e sakrifica dy familjet Biçaku, ndërroi jetë në vitin 1994. Djemtë e tij, kanë lëvizur nga Letmi e jetojnë në Durrës, Kavajë e Elbasan, ku me punë e përpjekje kanë rregulluar jetesën mjaft mirë. / Memorie.al

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kadare ka përdorur edhe armën e artit për ndonjë koleg, madje i ka shndërruar në personazhe të koduar, që bartin tipare të atyre që e kishin zhgënjyer, si p.sh....”/ Ana e panjohur e shkrimtarit të famshëm

Next Post

“Që nga vitet e rinisë sime, kur shërbeja si zyrtar-operativ në SDB-në jugosllave, nga viti 1972, kisha një ndjesi të veçantë, pasi ...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi, Nafi Çegrani, i dënuar si agjent i CIA-s

Artikuj të ngjashëm

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!
Dossier

Si u organizua nga KGB-ja vrasja e Trockit, kundërshtarit të stalinizmit, që jetonte ekzilin në Meksikë dhe si u mbajt sekret edhe mbi pllakën e varrit në Moskë, emri atentatorit, pasi vuajti 20 vite burg?!

October 8, 2025
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës
Dossier

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

October 9, 2025
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

October 7, 2025
“Te kulla e sahatit, vigjilonte një ushtarak i armatosur, disa vajza të reja të bukura, punëtore rrobaqepësie, mbajtur nga gishti i vogël, prapa statujës së Stalinit…”/ Aventura 60 ditore e francezit në Shqipëri, në 1964-ën
Dossier

“Te kulla e sahatit, vigjilonte një ushtarak i armatosur, disa vajza të reja të bukura, punëtore rrobaqepësie, mbajtur nga gishti i vogël, prapa statujës së Stalinit…”/ Aventura 60 ditore e francezit në Shqipëri, në 1964-ën

October 7, 2025
“Në kampin e Tepelenës, gratë e vajzat familjeve, Dobra, Alla dhe Biçaku, u sillnin fëmijëve gorrica të egra, por u diktuan nga polici, që ua mori dhe ua hodhi derrave…”/ Historitë e trishta të komunizmit
Dossier

“Në kampin e Tepelenës, gratë e vajzat familjeve, Dobra, Alla dhe Biçaku, u sillnin fëmijëve gorrica të egra, por u diktuan nga polici, që ua mori dhe ua hodhi derrave…”/ Historitë e trishta të komunizmit

October 7, 2025
“Shtabi i Përgjithshëm Enver Hoxhës, ngarkoi Sami Bahollin e Kadri Hoxhën, të bisedonin me vëllezërit Balliu, për t’i kthyer me Partinë Komuniste, por ata…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Funarësi
Dossier

“Në Letëm, sollën Medi Canin nga Borova, të lidhur me litar dhe e pushkatuan e, pas tij edhe Ahmet Hoxhën, i cili kishte jetuar me Azis Biçakun…”/ Historia e panjohur e familjeve “reaksionare” të Librazhdit

October 8, 2025
Next Post
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

“Që nga vitet e rinisë sime, kur shërbeja si zyrtar-operativ në SDB-në jugosllave, nga viti 1972, kisha një ndjesi të veçantë, pasi ...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi, Nafi Çegrani, i dënuar si agjent i CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme