• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 23, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Konviktorët nga rrethet, si Peço Fidhi, Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., ne studentët shkodranë, do t’i quejshim ‘SS-ët e Partisë’, pasi ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e njëzetegjashtë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhëtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindët që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

                                                  Vijon nga numri kaluar

                                                Në Gjurmët e një ditari

                                    Shkodra në vitet e para nën komunizëm

Lëvizja antikomuniste e gjimnazit të Shkodrës  

Për këtë gja Zef Vila e Agostin Dema, arritën të merrshin fshehtas makinën e shkrimit të drejtorisë së muzeumit Shkodër, të cilën e përcollën menjiherë për në Mirditë për te Gjon Marka Ndoj. Traktet vazhdimisht kanë qenë konceptue prej Et’hem Bakallit dhe kanë qenë shpërnda në Shkodër e Tiranë, si edhe nëpër Kelmend e Mirditë. Traktet nga Shkodra do t’i shpërndante në Tiranë Ndoc Ljarja qe ishte nxanës i “Teknikumit 7 Nandori”. Përveçse nga Shkodra, në Tiranë u dërgojshin trakte edhe nga Mirdita. Nëpër Malsi patëm shpërnda të shtypun elegjinë kushtue Preng Calit, të cilën e pat sjellë prej Vuklit, Zihni Baja, kur atje ai ishte mësues.

Studentë të grupuem në organizatën “Përpjekja Shqiptare” në të dy periudhat e veprimtarisë së saj, d.m.th., për te gjallë të Bardhosh Danit e edhe mbas vdekjes së tij, figurojnë: Ismail Baruti, Gjon Marka Ndoj, Viktor Luka Et’hem Bakalli, Nihat Bakalli, Xhevat Gjyrezi, Nexhip Osmani, Bardh Shiroka, Mërgim Dani, Rrok Jubani, Njazi Uruçi, Injac Kujxhia, Ferit Myftia, Pjerin Vata, gë pa përjashtim do t’u arrestojshin ma vonë e të vuejshin vite burgu, kurse pjesëtarë të organizatës që atëhere e pak ma mbrapa qenë arratisë, do të ishin: Bep Vila, Ali Llukaçi, Lec Vasia, Nihat Bakalli, Zef Shllaku, Donat Rexha, Anica Maloku e ndoshta edhe ndonji tjetër. Ramadan Lumani e Rrik Prendushi, ish-pjesëtare te organizatës, do t’u arrestojshin tek po përpiqeshin me kalue kufinin.

Nuk qenë arrestue gjithashtu ish-pjesëtarë të organizatës, studentët: Karlet Luka që do t’u internonte familjarisht për të kalue atje nji jetë e nuk do t’u burgosshin as Agostin Dema, Sheuki Anamali, Sheuki Mati, Gjovalin Ujka, Rrik Kraja, Ramadan Sokoli, Shefik Jubica, Beqir Sekniqi, si dhe Hilmi Hoxha. U përjashtuen me atë rast me në krye Terezina Babën, nji nga vajzat ma të shqueme në lëvizjen tonë edhe kêta studente e studente: Emil Prendushi, Suzana Kraja, Gjovalin Koçi, Kolec Simoni, Rrik Kraja, Çiljeta Simoni, Gjystina Kapedani, Alfred Marashi, Gjyljana Misloci, Madalena Misloci, Lali Glasovi, Albina Marashi, Anisa Maloku, Terezina Dajçi, Gjina Dajçi, Rrexhina Kola e Marjeta Kiçi.

Konviktorët, si edhe ma parë, do të vazhdojshin të vijshin nga viti në vit për të nënështrue studentët e pabindun shkodranë e, t’u quejshin prej këtyne tê fundit “SS-ët e Partisë”, mes të cilëve do t’u shquente mbi gjithë të tjerët nji farë Peço Filit e me radhë: Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., kurse Aleksandër Coku kishte qenë ai konviktor qe kishte pasë ba kauzë me studentët antikomunistë shkodranë”.

Edhe mbas grupeve të mësipërme, shpirti i luftës kundër diktaturës do të vazhdonte edhe për disa vjet tjerë në gjimnaz të Shkodrës. Për mbas studentëve të organizatës “Përpjekja Shqiptare”, në burg do të binte edhe grupi i studentëve të tjerë, me Muhamet Fejzon, Bernard Dabërdakun, Merxhan Smajlin e Leonard Ljarjen, për t’u ndjekë përsëri nga nji grup tjetër, në përbamje të të cilit do të ishin Rauf Uruçi, Xhahid Xhaferi, Sheuqet Kraja, Lin Martini, Qemal Elezi, Ymer Smajli e Ndoc Ndoja.

Dy grupe te tjerë studentesh antikomuniste, por që nuk do t’u zbulojshin e që në ketë mënyre s’do të pësojshin as burg, si mbas radhës, do të ishin ai me në krye Pjeter Filipin (Arbnorin), Adnan Mukën, Gjovalin Prekën e Bep Jubanin, dhe i fundit fare, viti 1953, tjetri me pjesëtarë, Llesh Topallajn, Ali Spahinë etj., që do të mbyllte me lavdi ciklin e luftës prej tetë vitesh, që studentët e gjimnazit të Shkodrës kishin zhvillue thuejse pa ndërpremje e në kushte tepër të vështira, luftën e tyne me veprimtari e akte të shumta guximi e qëndrese, me mbi gjashtdhetë të burgosun e me katër dëshmorët e saj; Bardhosh Danin, Brahim Dërgutin, Mark Cacën e Asim Rusin.

Kemi rastin të shprehim edhe njiherë respektin e mirënjohjen për ish-profesorët tonë të nderuem, për ata modele të seriozitetit e të ekzigjencës, sikurse edhe të kujdesit e tolerancës, që në heshtje, por me dhimbje të dukshme, na patën ndjekë së afërmi, e që me qëndrimin e tyne të përgjithshëm, qenë ba vërtetë mbështetje e fortë morale për ne.

E ata qenë: Rexhep Neziri, Agetina Ashiku, Petro Fundo, Kolë Alimhilli, Gaspër Jakova, Hydajet Ceka, Menduh Agolli, Kolë e Ndoc Kamsi, Filip e Gjina Ndoci, Abdyl e Eqrem Rusi, Adem Bazhdari, Zyhdi Sokoli, Tomor Dani që atë kohë punonte ne sekretari të gjimnazit, e sidomos, Preng Kaçinari e Qemal Draçini, sa t’ishin pa u burgosë. Profesorët tonë të nderuem, pa përjashtim, me qëndrimet e tyne , bashkë me mirësinë, do të reflektojshin vazhdimisht edhe nji hidhnim që fytyrat ua tregojshin se e mbajshin ndry.

Grupi “Social Demokrat”, siç e përmendëm ma nalt, për kryetar kishte pasë Mark Shllakun, i cili do t’u dënonte me vdekje e t’u pushkatonte. Pjesëtar i atij grupi do të ishte edhe Kolec Pikolini, i lidhun me të arratisunit e Mirditës. Dënimin me vdekje Kolecit, do t’ia kthejshin në të përjetshëm.

Në nji ditë të vitit 1952, kund mbas nja tri vjetësh që Koleci ishte burgosë, kur po punonte si mekanik në “Burgun e Artizanatit” Tiranë, do t’u arratiste e, mal mbas malit, do të arrinte në Mirdite e prej andej ne Jugosllavi, për të përfundue nji ditë ne SHBA-ës.

Pjesëtar tjetër i këtij grupi, do të ishte edhe Martin Shyti, i cili do të arrinte me u arratis prej hetuesie, por pa shpëtue me jetë, sepse në tentativën e tij për të kalue edhe kufinin në zonë të Oblikës, do t’u vriste. Tjetër pjesëtar i këtij grupi, do t’ ishte edhe Martin Camaj, shkrimtari e poeti i ardhshëm, që në këtë kohë do t’u arratiste në Jugosllavi, si dhe rrobaqepësi brun e simpatik, Isa Beqiri, që do t’u dënonte me burg.

Atë natë të fundit buzë vortret me tim atë

Prindit tonë të mirë, edhe kur qëlluan që t’ishin më pak shkollë-si puna e tim et, që në kohë të Turqisë kishte pasë ndjekë vetëm shkollën turke prej gjashtë klasësh, e quejtun “Shkolla e Harapit”, që vite ma vonë, mbas pavarësisë, do të ishte ajo me emnin “Shkolla e Parrucës” – ose edhe pa fare shkollë, por që jetën e tyne të thjeshtë e të fitueme jo pa mundim, ditën me e çue përherë me rregull e faqe të bardhe.

Ata, nën nji modesti shumë të natyrshme, do të ndërhyjshin në vetvete vlera të mëdha njerëzore. Komunizmi do të ishte nji befasi e mundim i madh për ta, që do t’u mohonte çdo dëshire për jetën, por jo detyrimin deri në do sakrificë që ata do të bashin për njerëzit e tyne, si dhe për emnin e mirë që duhet të ruante shtëpia para nji vendi me tradita aq të forta, siç ishte Shkodra ndër ato kohë, aq sa edhe kur nji ditë të vdisshin, të na dukej se me vete po merrshin shumë idhnim e merak për ne, që po na lejshin si në gojë të ujkut.

Si përgjithësisht në Shkodër, edhe në shtëpinë tonë gjatë dimnit, ndeja, sidomos në mbramje, u bante në nji odë të vogël, si ma e mbledhun dhe e mbyllun që ishte. Ajo odë e vogël, e ngrijtun me katër kambë shkallë mbi nivelin e dyshemesë së shtëpisë dhe e vendosun në anë të nji çardaku të madh, – që dikur duhet të kishte kenë nji qoshk i hapun- me shkallën e gjanë prej guri që prej poshtë saj zbriste në oborr, kjo odë pra, për të cilën thuhej se “mblidhte nji oborr”, d. m. th., se ditën bashkonte vajzat e, disa herë edhe gratë e katër familjeve që banojshin aty me nji oborr të madh e nën të njajtën çati, kurse në mbramje, vetëm ne bashke me të hallës, me çardak të përbashkët, që përsëri u bajshim shumë, gjashtëmbëdhjetë.

Ndërkohë që mbrëmja e 19 janarit të vitit 1948, ishte errë e zymtë e me shumë lagështi e kur edhe nana, motrat, po edhe gjyshja e dy hallat e veja, po merrshin masat e fundit me u bajtë prej kuzhinës së madhe për në atë odë të vogël, – ku rregullisht u hante darka e ku vazhdonte mandej ndeja deri vonë- papritmas ndërhynë im atë që me za të ulët, do të më thonte: “Ahmet, po rrimë pak njitu…”?

U ulëm të dy përfund votret e me shpinë kah zjarrmi, ku pa përkujdesjen e askujt vazhdonte t’u digjte nji dru i fundit. Nuk kishte ndodhë ndonjëherë që im atë t’mos rrinte në vendin e tij të zakonshëm, aty në krye të votrës, mbi “shilte” a “post” të trashë dashi, të vendosun mbi nji mindere të ultë që dilte rrash me votrën, sikurse nuk kishte ndodhë ndonjiherë, që ai të kishte fshie me mue atë vijë të rreptë “demarkacioni”, që si rregull, tradicionalisht kishte nda deri atëhere babë e bir.

Po rrijshim pra, si asnjiherë tjetër “gju m’ giu” e “frymë për frymë”, që si gja e pazakontë që ishte, njerëzve të shtëpisë, që ende shkojshin e vijshin me punët e bartjes për në odën e vogël, u kishte futë shumë frikë, gja që ua tregojshin fytyrat e tyne të zbehta, si dhe do lëvizje jo mirë të kontrollueme prej tyne. Nji heshtje e thellë, e ngarkueme me trishtim e frikë, kishte mbulue njerëz e shtëpi

Qyshkurse ishin arrestue dy shokët e mij, Xhevat e Remzi Quku, burgosja e ime kishte shtri hijen e saj të zezë për të gjithë të rriturit e shtëpisë, ndonëse nga frika, ata nuk e kishin bisedue atë gja asnjëherë me mue dhe as mes tyne. Im atë, tue u shtërngue me mbulue tronditjen ma të thellë të jetës së tij, kishte gjetë në vetvete aq forca, sa të më fliste me qetësi e fare pa autoritetin e prindit të asaj kohe, e jo ndrysh, por si t’ ishte nji vëlla i imi ma i madh.

Edhe toni i të folunit tê tij në atë mbramje, ishte jo vetëm i butë e i shtruem, por edhe i afrueshëm e miqësor. Ndërkaq unë, tue dijtë qyshë ne fillim se biseda duhet të kishte të bajë me mundësinë e burgosjes time, po përballojsha në heshtje nji ndjenjë të fortë dhimsunije për të e familjen.

Atë mbas dite, nji polic kavajas që shërbente në Sigurim,- mik i shtëpisë së Jukejve qysh me prind e ndoshta edhe me gjysha -, ku unë kisha të martueme nji hallë – kishte pasë njoftue për arrestimin tim të shpejtë. Im atë, tue besue se ajo natë në shtëpi mund t’ishte e fundit për mue, po u nguste të më jepte porositë e fundit, që si mbas tij, ishin te domosdoshme, e njiherit edhe të merrte impenjimin tim, lidhun me to.

Dialogu mes babës e meje u zhvillue i shkurtë, i thjeshtë e në konfidencë të plotë, tue konsistue pak a shumë në këto pyetje e përgjigje: “Ahmet, a keni ba gja”? do të ishte pyetja e tij e parë, se cilës unë do t’iu përgjigjsha: “Përsa kemi qenë nisë, ajo që kemi ba, nuk ka qenë ndonji gja e madhe”! Dhe mbasi të më tregonte çfarë kishte ndigjue atë mbas dreke në shtëpi të Jukejve, do të vazhdonte: “Po tash që po të marrin, ça ke ndër mend me ba? Ça don me u thanë atyne”?!

Si shumë i premë që ishte në fytyrë, mbi ballin e tij të randuem nga mendime të dyshimta, çoi vetullat hark përpjetë, në pritje të përgjigjes time, e cila qe: “Kam vendosë mos me pranue asgja”. Pata përshtypjen se im atë u çlirua disi nga ai zor i madh i pak çasteve ma parë, e si duket, tue pasë marrë edhe zemër prej përgjigjes time, e me fytyrë tashmë te çelun, ai do të vazhdonte: “Po, mor Ahmet, njashtu pra, duhet me duru, ça kena me ba”?

Dhe vazhdoi: “Aman Ahmet, mos qit kend, mos t’bahna me marre si i biri i X efendisë që pat qitë dynjanë e për të cilin sot flet tanë Shkodra” dhe si gjithnji kur binte në mendim, çoi përsëri vetullat përpjetë e tue tunde kryet, e gjithashtu edhe tue pasë mshehe me siguri përbrenda nji brengë të madhe prindi, shtoi: “Ça kena me ba, ça kena me ba”?! Ndërkohë unë, tue kërkue me qenë i sinqerte deri në fund me të për çdo të papritun që mund të më ndodhte në Sigurim, vazhdova si me dyshim: “Më ka tregue nji shok, se nji ndër torturat që të bajnë atje, asht edhe ajo që të çajnë me bajonete mishin e kofshës e, mandej të hedhin krypë në plagën e hapun”!

Im atë, ndonëse i patundun në kërkesën e tij kategorike, por tashti me ton edhe ma të butë e me shikim lutës drejt meje, do të më fliste për herë të fundit: “Aman Ahmet, mos na korit. Na ka xanë tash, ça kena me ba, duhet me i durue te tana, ça kena me ba, ça kena me ba”!

Ishte hera e parë në jetën time që im atë, ndrysh nga sa më kishte porositë sa herë që t’isha largue prej Shkodret, nuk po më thonte ma që të kisha kujdes e t’u ruejsha, përkundrazi, edhe pse me kishte të vetëm si djalë e që deri atëhere çfarë s’kishte ba për mue, ai me stoicizmin e qytetari që respekton pa lëkundje kodet e rrepta të traditës, ishte i detyruem të më shtynte drejt rrezikut, po t’ishte e nevojshme.

Nana në mënyrë mekanike shtroi sofrën dhe unë, si për të tregue se s’kishte ndodhe asgja, zuna vend ma i pari e mbas meje, pa folë e si me përtese, baba e mbas tij të gjitha me radhë. Ndërkohë, sa pa fillue me ngranë, njenës prej motrave i plasë vaji, vaj e dënesë, që në çast bani të përloten të gjitha sa ishin. Fjala njatë, e ajo motër që kishte nisë të qante e para, ishte zhdukë tue marrë me vete për gjatë shtëpisë vajin e saj të pandalshëm e, fill mbas saj, si ajo, të gjitha motrat njena mbas tjetrës.

Ende pa qitë fjalë prej gojet, im atë braktisi bukën por jo edhe sofrën, po ndërkaq nana, gjyshja e dy hallat me lot ndër sy e tue u dridhë buzësh, u ngritjen përfundimisht prej sofret. I fundit u ngrita unë dhe bashkë me nanën vrapuem për në odën e madhe ku motrat e mia po qajshin tashma secila ma shumë se tjetra, gja që në fakt më ligështoi edhe mue, por që megjithatë, ia dola të përmbajsha veten, tue u shtërngue me i qetësue me fjalët: “Pushoni, mos bani kështu”! Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Rojën e qëllova me qytën e pushkës, pasi kur i tregova se kisha hall të madh dhe doja me u arratis në Jugosllavi me gruan e tre fëmijët, ai...”! / Dëshmia në hetuesi e Hamit Myrtja, që e ktheu UBD-ja, në tetor ‘76

Next Post

“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe...”! / Dokumenti sekret i janarit 1979

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979

“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe...”! / Dokumenti sekret i janarit 1979

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!