• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 5, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Kont Urani, njeriu me republikë mbi krye

Kont Urani, njeriu me republikë mbi krye
Kont Urani, njeriu me republikë mbi krye
Kont Urani, njeriu me republikë mbi krye
Kont Urani, njeriu me republikë mbi krye
0
Shares
497
VIEWS

Nga Visar Zhiti

Më vjen të vë titullin “Kont” kur them emrin Uran Kostreci, jo vetëm pse kemi një Kont Urani në historinë e lavdishme të Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, të atij burrit plot besë, që i qëndroi në krah Heroit Kombëtar dhe, edhe kur Sulltan Murati I-rë, i II-të a të dy ishin gati që t’i jepte mushka me florinj, që ta shiste Skënderbeun dhe ai s’u korruptua kurrë, por kështu dhe Urani im, i qendroi besnik vuajtjes së tij, burgut, idealit, nuk u korruptuar asnjëhere, i pa epur deri në ashpërsi, nga shkaku i drejtësisë, i dhëmbshur deri në lotë, nga shkaku i mirësisë, poet, madje i sonetit, tringëllimës në shqip, që e shkruajti pa ndërprerje, e buronte, me një begati rimash, duke e bërë armën e tij, si një shpatë argjendi marçiale, plot gurë të çmuar, me atë godiste të keqen që i dilte përpara dhe nderonte si një kalorës virtytet dhe emrat e lartë, ata të nacionalizmit. Secilit më të shquarve u ka kushtuar nga një sonet, që ua ka dhënë si dekorate.

Vërtet Uran Kostreci kishte diçka kalorsiake prej konti, një vetmi fisnike dhe me miq plot, bredharak dhe i qendrueshëm, që s’të falte dhe falës, zë lartë dhe i urtë, dinjitoz e i hijshëm, i gjatë, me një kapele republike mbi krye, si një enigmë, me një shkak. Dhe me mendime republikane, konservatore, me cigaren në buzë si një shpotí, duhej ca tym, duhej.

Portret dhe poeti dhe ashtu ishte. I përkiste letërsisë tjetër, asaj që erdhi nga burgjet dhe internimet. Dhe në librin tim, në sprovën “Kartela të Realizmit të Dënuar”, është dhe ajo e ustait të soneteve, qendrestarit të burgjeve që tha: “burgu s’më bëri asgjë mua”. E gjithë vuajtja për këtë sfidë… .

Gjithashtu mund të lexoni

“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog

“Në ’88-ën, kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi, më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës, …”/ Dëshmia e rrallë e Petro Markos

KARTELA E DHËMBSHME

E URAN KOSTRECIT

…pasionanti i soneteve të klasicizmit, i atyre tringëllimave që duket se u krijuan qysh në shekullin XIII për t’i kënduar dashurisë dhe gëzimeve, por që në poezinë moderne shqipe, në letërsinë tjetër, u kthyen në klithma apokaliptike.

Që i vogël Uran Kostreci u njoh me persekutimin komunist, i arrestojnë babanë si nacionalist antikomunist, i nxjerrin nga shtëpia familjarisht… duke u rritur, duke iu shtuar dëshira për shkollë, ia del të mbarojë “Normalen” e Elbasanit, bëhet dhe mësues, por do të shkruante keq në një poezi për Enverin, vetëm arratisja do të mund ta shpëtonte, por e kapin në Liqenin e Pogradecit dhe e dënojnë me burg, e mbyllin në Burrel…!

I burgosuri Ejëll Çoba i dha mësime italishteje dhe Danten, Koço Tasi i bëri filozofi, Kudret Kokoshi i përforcoi sonetin dhe nacionalizmin, ndërsa rebelin e kishte vetë në gjak.

Kur ishte në vitin e 15–të, e dënojnë prapë me 8 vjet të tjera, me akuzën se kishte sharë Enverin, hakamarrje për poezinë që nuk ia gjetën dikur. Mbas 20 vitesh burg, e lirojnë, sipas tij nga shkaku i “Lëvizjeve në Kosovë”. Punon hamall dhe e arrestojnë prapë dhe prapë në internim dhe ai prapë do që të arratiset dhe arrestojnë në tren dhe ai u ikën prapë… kur përmendet nga goditja me hekur në kokë, e sheh veten me pranga në duar. Mbas torturave të shpejta, një gjyq i shpejtë në Elbasan dhe e dënojnë me 3 vjet të tjera burg.

“Epopeja e karkalecave”, poemë e Uran Kostrecit doli nga burgu bashkë me të, jo e shkruar, e kishte në mbamendje dhe u bë e njohur si satire. s’bëhet fjalë për epideminë e karkalecëve, që ra kur komunistët morën pushtetin, por është si një kacafytje letrare me një satirë tjetër të një shkrimtari të socrealizmit, e cila qe futur dhe në tekstet e shkollave, nga që përqeshte patriotët dhe luftën e tyre duke shtrembëruar të vërtetat historike.

Urani i soneteve, i zgjedhur dhe si kryetar i Partisë Demokratike në Elbasan, i përvishet punës së antigenocidit, heton nga ata që ishin përgjegjës për persekutimet komuniste, nja 30 të tillë i bëjnë gati dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, por lirohen shpejt nga rrëmujat e ’97-ës dhe mbetet i rrezikuari përsëri Urani i burgjeve dhe ikën, tani ia del, shkon në SHBA-ve, kërkon strehim politik dhe strehohet te shoqata Shqiparo–Amerikane “Vatra”. Në 2007 kthehet në atdhe, boton një libër me sonete dhe një novelë. Shkruan sonete vazhdimisht, edhe tani që është 80 vjeç, ja atje mes njerëzve te një tryezë në kafenenë “Piazza” në qendër të Tiranës dhe nuk e heq nga kryet borsalinën.

Ca kuqo artistë, a për frik’ a për pare,

Kur ferr qe Atdheu, iu lëpin tiranit:

Ja shitnë ata, gjer dje, shpirtin shejtanit!

Duke u tërhequr… këmba–dore zvarrë,

 

Bënë ata filma e rrejtën ashiqare,

Se kuqot gjasme i dhan’ dërmën gjermanit..

Ndonse vran’ shqipo për qejf të Dushanit!

Çka u bë dje, s’po thotë askush gjë fare,

 

Po qysh dhe sot… ca filma me kulakë,

Spiunë amerikanë e priftërinj,

Prap’ shfaqen… çoroditin mjaft të rinj,

 

Që s’njohin komunizmë e s’dinë aspak

Qysh kuqua Atdhen burgosi, derdhi gjak

E n’ internim ai vrau dhe çiliminj.

Ishte soneti ‘ÇORODITJE’, por a dini pse e mban borsalinën, nuk do që t’i duket në kokë një vragë e thelluar plumbi. E ka që nga atëhere, kur e qëlluan rojat në burg, teksa u ishte hedhur përsipër telave me gjëmba të ferrit për t’u vrarë, xhupi i të burgosurit iu shpupurit nga plumbat duke shpërndarë copëza pambuku të zi si pendë korbash dhe ai ra i vrarë.

Kur ia zvarritën kufomën për te një nga birucat, një Zot e di se ç’engjëll erdhi dhe e ringjalli…! Që të mos duket as si hero dhe as si viktimë, – shkruan studiuesi Uran Butka, – ai mban atë kapele republike.

 *   *   *

Kaq herë i bëri dredha vdekjes dhe s’ja kishte frikën asaj. Dilte nga spitali si më buzagaz, pas çdo operacioni, Edhe me Covid-19 sikur tallej. Le të rivinte. E donte jetën, por më shumë nderin e saj. I pa lodhur, më së fundmi vendosi të shplodhej. 83 vjeç mbylli sytë përgjithmonë, sot, dje, nesër, s’ka rëndësi, rëndësia ka që ai pa, edhe ferr edhe parajsë dhe sytë i xixëllinin njëlloj.

Në fakt tek ai më shumë panë…! Ndizte një cigare dhe nën tymin e saj shkruante një sonet tjetër. Ai vërtet u bë një lloj konti i vonë i sonetit të harruar. Atdhetar së pari. Dhe shkruante dhe për Kosovën, dhe për Çamërinë, për demokracinë, SHBA-në, për burrat sërisht, për politikën e ditës… sonete morali, Si porositë. Pa zor. Dhe si të ishin frymëmarrja e fundit. Si poet ai ka shumë frymëmarrje të fundit.

Lajmi u dha se do të ketë homazhe në nderim të tij. Dhe ku? Në Godinën e ish të Përndjekurve Politikë. Atje,.. një tjetë trishtim dhe ky, i përndjekur deri në vdekje. I ndarë. Atje…. Duket sikur homazhet kështu mund të bëheshin njëlloj dhe në qelitë e burgut të Burrelit.

A s’kishte shteti salla institucionesh të kulturës, ku nën hijen e Flamurit Kombëtar, të silleshin dhe kurorat me lule, se Uran Kostreci u bë emër i njohur i poezisë së tanishme, mediatik me intervistat, emblematik si qendrestar, zë i kujtesës së vuajtjes së madhe, që përbashkon dhe jo që e ndan popullin. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ne, deputetët e komunizimit flisnim ‘në emër të popullit’, si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të rrethit të Krujës, që votonte e fundit

Next Post

Kalendari Historik 14 Korrik

Artikuj të ngjashëm

“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog
Personazh

“Nisur nga veprimtaria politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, në 1973-in, Sigurimi i Shtetit, me dy vrasës me pagesë, qëlloi major Rauf Fratarin dhe…”/ Historia e panjohur e besnikut të Mbretit Zog

June 3, 2023
“Në ’88-ën, kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi, më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës, …”/ Dëshmia e rrallë e Petro Markos
Personazh

“Në ’88-ën, kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi, më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës, …”/ Dëshmia e rrallë e Petro Markos

June 2, 2023
Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit
Personazh

“Ndërsa pas burgosjes së djalit na u larguan të gjithë, dëgjoi Shuteriqin, që na bënte me dorë nga ballkoni dhe kur na doli para, më tha; Petro, mbaje kokën lart…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur

June 1, 2023
“Kur u punua ‘Letra e hapur e Partisë’ në fshatin Dhërmi, isha në presidium, por më kritikuan shumë, ndërsa për një komunist që kishte përdhunuar një vajzë të vogël…”/ Kujtimet e Petro Markos
Personazh

“Kur u punua ‘Letra e hapur e Partisë’ në fshatin Dhërmi, isha në presidium, por më kritikuan shumë, ndërsa për një komunist që kishte përdhunuar një vajzë të vogël…”/ Kujtimet e Petro Markos

May 30, 2023
“Vjershën ‘Lotët e mërgimtarit’, botuar në 1936, e ribotuan te ‘Drita’, por faqosësi, gabimisht e futi te cikli që sapo kisha dorëzuar dhe kur e pa Mehmet Shehu, tha…”/ Kujtimet e Petro Markos
Personazh

“Vjershën ‘Lotët e mërgimtarit’, botuar në 1936, e ribotuan te ‘Drita’, por faqosësi, gabimisht e futi te cikli që sapo kisha dorëzuar dhe kur e pa Mehmet Shehu, tha…”/ Kujtimet e Petro Markos

May 29, 2023
Memorie.al
Personazh

“Në Shtëpinë Botuese, punoja në një zyrë me kolegun, që unë e kisha futur në punë, por ai më spiunoi te Sigurimi, sikur kisha folur kundra pushtetit dhe…”/ Kujtimet e Petro Markos

May 28, 2023
Next Post
Korrik

Kalendari Historik 14 Korrik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!