• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Komandanti ka urdhëruar përgjimin e ambasadës egjiptiane në Tiranë, për problemin e anijeve tona në Kanalin e Suezit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, tetor ‘82, me porosinë e Enver Hoxhës

“Vitali Paska dhe Zhak Jumba, me shtetësi kongoleze, agjentë të Zbulimit amerikan, jugosllav, grek, italian e turk…”/ Letra e Hekuran Isait dhe e Pëllumb Kapos në ’82-in
“Komandanti ka urdhëruar përgjimin e ambasadës egjiptiane në Tiranë, për problemin e anijeve tona në Kanalin e Suezit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, tetor ‘82, me porosinë e Enver Hoxhës
Ramizi në Byro: “Sigurimi në gjumë në ikjen e 9 vetave, por në esfelt shkofshin këta dhe 90 si këta! Me vagabondët s’mbahet Shqipëria…”/ Analiza e arratisjes së “Dukati”-t
“Kur kryetari i gjykatës e akuzoi Kadri Hazbiun se kishte pasur plane të vriste Enver Hoxhën, ai i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Ramizi në Byro: “Sigurimi në gjumë në ikjen e 9 vetave, por në esfelt shkofshin këta dhe 90 si këta! Me vagabondët s’mbahet Shqipëria…”/ Analiza e arratisjes së “Dukati”-t
Memorie.al

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Ashtu siç ndodhte rëndom gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore dhe jo vetëm, edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit së tij, Ramiz Alia, pothuaj gjatë gjithë periudhës së sundimit të tyre, një prioritet të veçantë kishin edhe përgjimin e selive diplomatike të akredituara në Tiranë, si dhe banesat ku ishin sistemuar trupi diplomatik i huaj. Kjo gjë duket qartë nga ky dokument arkivor që po publikojmë, i cili i përket muajit tetor të vitit 1982, ku oficeri i Sigurimit të Shtetit, Hasan Ulqinaku, me anë të një letre me siglën “Sekret”, informon ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, lidhur me problemin e përgjimit me teknikë operative, të ambasadës egjiptiane në Tiranë, e cila ndodhej në një vilë në Rrugën “Qemal Stafa”, (ngjitur me murin e “Shkollës së Kuqe”), godinë e cila është edhe sot aty.

Dokumenti në fjalë me letrën e Hasan Ulqinakut, i është dërguar ministrit të Brendshëm të asaj kohe, në kuadër të hetimit të ashtuquajturit; “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, i cili sapo ishte arrestuar (me 10 tetor 1982) dhe mbahej nën masa të rrepta sigurie në Burgun e Tiranës (Reparti 313), ku prej kohësh në qelitë e tij ndodheshin të arrestuar e në proces hetimor, edhe disa prej ish-funksionarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe njëkohësisht bashkëpunëtorë të ngushtë të Kadri Hazbiut ndër vite, si; Feçor Shehu, zv/ministër dhe ministër i Brendshëm në periudhën 1979-1982, Mihallaq Ziçishti, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Llambi Peçini, ish-kryetar i Degës së Sigurimit dhe Ruajtjes Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, Elham Gjika, ish-shefi i Hetuesisë pranë Ministrisë së Brendshme, Kristofor Martiro, ish-hetuesi kryesor i “Grupit të Beqir Ballukut”, Gani Kodra dhe Ali Çeno, ish-komandantë të grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut, etj.

Po ashtu në qelitë e “Repartit 313”, (siç quhej ai burg që njihej ndryshe edhe “Kaushi i Tiranës”), në atë periudhë  mbaheshin të izoluar dhe në proces hetimor, edhe Fiqret Shehu, bashkëshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ish-ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nesti Nase, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

Për hetimin e këtij “Grupi armiqësor të kryesuar nga Kadri Hazbiu”, me porosi të udhëheqjes së lartë dhe personalisht të Enver Hoxhës, ishte formuar një “Grup Operativ Special”, që kryesohej nga zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, që nën kujdesin e udhëzimet e ministrit të Brendshëm Hekuran Isai, (i sapo emëruar në atë post ministror), kishin si detyrë: “Hetimin dhe zbardhjen e veprimtarisë armiqësore të Grupit të Kadri Hazbiut e Mehmet Shehut”.

Në këtë kuadër, i është dërguar Grupit Operativ Special edhe letra e oficerit të Sigurimit, Hasan Ulqinaku, lidhur me problemin e përgjimit me teknikë operative të ambasadës egjiptiane në Tiranë, me qëllim fajësimin e ish-ministrit Kadri Hazbiu, që sipas tyre, nuk kishte lejuar përgjimin e asaj ambasade, në një kohë që sipas asaj që kishte deklaruar punonjës i Sigurimit, Dajlan Hajdari, urdhri ishte dhënë personalisht nga “Komandanti”, siç quhej në atë kohë Enver Hoxha.

Por edhe pse në shënimin e tij me shkrim dore, në krye të raport-informacionit në fjalë të Hasan Ulqinakut, ministri i Brendshëm Hekuran Isai, është munduar të fsheh atë gjë, duke shkruar se; “Komandanti nuk ka dijeni”, shumë më e besueshme është ajo çka ka dëshmuar Dajlan Hajdari, pra fakti se ambasada egjiptiane në Tiranë, është përgjuar me teknikë operative, me urdhër të Enver Hoxhës. Por për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë, që është marrë dhe de-klasifikuar nga fondi i Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili publikohet nga Memorie.al

RAPORT-INFORMACIONI I OFICERIT TË SIGURIMIT TË SHTETIT, HASAN ULQINAKU, DËRGUAR MINISTRIT TË BRENDSHËM HEKURAN ISAI, LIDHUR ME PËRGJIMIN ME TEKNIKË OPERATIVE TË AMBASADËS EGJIPTIANE NË TIRANË

                                                                                                             “S e k r e t”

                                                                                                    Ekzemplar një i vetëm

                                                                                                    Tiranë më 22.10.1982 

                                                   I N F O R M A C I O N

Mua, Hasan Ulqinakut, vitin e kaluar gjatë kohës që isha me punë në Degën e V-të, duke biseduar mbi arsyen e heqjes së përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës franceze, shoku Dajlan Hajdari, më ka thënë edhe këtë problem:

“Ka mundësi që heqja e përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës franceze, mund të jetë si problem i heqjes apo mos përgjimit me teknikë operative ndaj ambasadës egjiptiane. Këto masa ndaj ambasadës egjiptiane, u bënë në atë kohë (sipas Dajlanit), sepse ishin urdhëruar nga Komandanti (Enver Hoxha, shënimi ynë), me qëllim që ta kishin të sigurt kalimin nga Kanali i Suezit, sepse në të kundërtën, po të na gjenin teknikën operative në ndërtesën e tyre, do të merrnin masa ndaj nesh, duke na prerë kalimin e anijeve tona nga Suezi”.

(Më hollësisht, kam mendimin të pyetet shoku Dajlan, nga unë apo ndonjë shok tjetër).

Duke e parë sot këtë problem, mendoj se shtrohet pyetja; A ka dijeni komandanti për këtë çështje? Në rast se po, bie ky problem, në rast se jo, mos vallë në atë kohë ka qenë për armikun Kadri Hazbiun dhe armiqtë e tjerë e nevojshme që të mos ambasada egjiptiane?

                              Punëtori Operativ

                                Hasan Ulqinaku

SHËNIMI ME SHKRIM DORE NË RAPORT-INFORMACIONIN E OFICERIT TË SIGURIMIT HASAN ULQINAKU, NGA ANA E MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, HEKURAN ISAI

Interesant!

Shoku Hasan

Bisedoni me Dajlanin. Ne për problemin e ambasadës franceze, jemi mbledhur disa herë, por asnjëherë nuk më është thënë, se kjo qenka lidhur me ambasadën egjiptiane, Suezin dhe se gjoja paska urdhër nga Komandanti.

Një gjë të jesh i sigurt, se Komandanti nuk ka dijeni, prandaj çojeni deri në fund këtë me Dajlanin./Memorie.al

             Hekuran Isai

              23.10.1982

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur shkonte një herë Enveri, për në Gjirokastër, pyeti: ‘Ç’janë këto varre këtu mo’?! Dhe kur i thanë se janë të atyre të kampit, ai...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit në Tepelenë

Next Post

Nga Kongresi Amerikan u miratua me shumicë vote, Rezoluta H.R. 5349, “Akti vendimtar për Mësimin e së vërtetës rreth komunizmit në shkollat amerikane”-

Artikuj të ngjashëm

“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
Next Post
Nga Kongresi Amerikan u miratua me shumicë vote, Rezoluta H.R. 5349, “Akti vendimtar për Mësimin e së vërtetës rreth komunizmit në shkollat amerikane”-

Nga Kongresi Amerikan u miratua me shumicë vote, Rezoluta H.R. 5349, “Akti vendimtar për Mësimin e së vërtetës rreth komunizmit në shkollat amerikane”-

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!