• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 30, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Në kampin e Bedenit ku ishte komandant Haxhi Pela, një të dënuar nga fshati Bushkash, e lidhën pas shtyllës dhe aty ai…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Sulço begu, natën për acar, doli i vetëm prej shtëpisë së nipit ku ishte fshehë, por fuqitë e lanë te porta e komunistit Ramiz Mustafa, ku nana e tij po komuniste, e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut
Memorie.al
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Naim Staravecka, Halil Zenuni, Moisi Mirakaj, Genc Pervizi, Gazmir Kaloshi, Lek Previzi, Lek Mirakaj dhe Tomorr Dosti (anash në të djathtë të fotos me lopatë në dorë), gjatë ceremonisë së varrimit të një bashkëvua
“Në kampin e Bedenit ku ishte komandant Haxhi Pela, një të dënuar nga fshati Bushkash, e lidhën pas shtyllës dhe aty ai…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Nga Ahmet Bushati

Pjesa e dyzeteshtatë

Memorie.al / Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindit që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

                                           Vijon nga numri kaluar

                                           Në Gjurmët e një ditari

Gjatë gjithë asaj kohe, policët nuk do t’u bajshin të gjallë. Me sa dukej, edhe shumica e tyne kishte shqetësimet e veta, pregatitja për nji nisje të paparalajmrueme, ndamja me familjen e me Shkodrën e “lumtunisë” së tyne, që ma të shumtët, as e kishin pa në andërr. Mbas disa orë rrëmuje e emocioni, mbas dreke burgu, disi i lodhun e i trishtuem, do të binte si vetvetiu në nji qetësi të pakëndshme, në pritje të sinjalit të fundit për nisje, sinjal që dikur prej nji tellalli, do të ushtonte prej poshtë oborrit: “Atyne që u kanë dalë emnat, të dalin jashtë me gjithë plaçka”.

Tue marrë me dalë prej dhomës, vërejtëm se si disa të burgosun, prej emocionit, përpiqeshin me na përshëndetë me sa ma pak fjalë e buzëqeshje të pafuqishme, gja që natyrisht na bante përshtypje edhe ne që po largoheshim, po edhe ma prekës do t’ishte momenti kur para se të kalojshim dy portat e hekurta, për me dalë përfundimisht në oborr të madh, do të kthejshim shikimet tona kah dritaret e mbushuna plot me fytyra të padallueshme të burgosurish që na urojshin; “Udha e mbarë, udha e mbarë”! ndërkohë që ne, me sa za kishim, do të përsëritshim disa herë me radhë:”Lamtumirë, lamtumirë”! Përshtypja që unë provova tue kalue prej burgut në oborr, që se po m’u duk se largimi jonë po i merrte atij burgu energjinë e jetën që kishte pasë e se atë burg po e lejshim në boshllëk e ftohtësi.

Në oborrin e madh të burgut do të qëndrojshim shumë orë tue pritë, derisa afër mesnate, t’u ndigjojshin se makinat po vijshin për të ndalue në rrugë, diku përtej murit rrethues të oborrit të madh të tij. Si mbas radhës na hypën nëpër karroceritë prej dërrase të makinave ruse të markës “Zis”, ku edhe na lidhën shoq me shoq në rreshta të shtërnguem, me qëllim që t’u shmangte çdo mundësi për ikje. Në cep të çdo karrocerie, do të kishte nga dy policë. Makinë plot me policë para autokolonës e nji tjetër gjithashtu plot me policë përmbrapa. Të fundit do të vijshin makinat me plaçkat tona e, me nga tre-katër policë mbi to. Në çastin që u dha sinjali për nisje e, kur rropama e gjithë motorrave të ndezun njiherit prishi brutalisht qetësinë e thellë të natës, sytë prej së largu na dalluen nëpër terr silueta njerëzish, që filluen të lëvizshin si hije diku përpara.

Kishin qenë familjarë të burgosurish, të cilët, mbasi kishin pritë gjatë disa orëve nisjen tonë, po dilshin prej skutave ku deri atëherë kishin qenë mshehe prej të ftohtit të natës, si dhe prej frikës së policëve a spiunëve të mundshëm. Kur makina e jonë, – që ishte e fundit në radhë – po merrte kthesën e “Parrucës”, ne pamë grupe të vegjël femnash – që gjithnji nuk u dallojshin mirë – që shikojshin në drejtim tonë, pa guxue të çojshin as edhe nji dorë për të na përshëndetë, ndërsa shumë shpejt unë e të tjerët do të ndigjojshim zanin e plotë të nji grueje që po ecte paralel e fare pranë makinës tonë e cila, me një za të plotë, tha: “Udha e mbarë mor bir, t’marrsha t’keqen”! Unë që u ndodhsha i mbështetun për spondën e mbrapme të makinës, solla kryet menjiherë e pashë se gruaja që sapo kishte folë, ishte e gjatë dhe e veshun në të zeza e, që po vazhdonte te ecte gjoja në punën e saj.

Mbrapa do të mësojshim se ajo grue kishte qenë e ama e Kolë Kurtit. Tue mos u largue nga këto momente me emocione të mëdha për familjet tona, me jetët e të cilave po luente barbarisht diktatura, pikërisht për këtë rast, do të më shkruente nji motër e ime pak dit mbrapa: “Kah e vona, u kthyem në shtëpi e ndejtëm në çardak deri që u nisën makinat. Te ne atë natë ndejt edhe e shoqja e Çeskut. Sa ndiem se po u nisshin makinat, kena plasë të tanë në vaj, deri edhe Mina – baba – nuk muejt ma me u përmbajt”!

Nuk kemi qenë largue ende prej “Parrucet”, kur tue pasë vërejtë prej së largut njerëzit tonë që po na përcillshin në atë orë të vonë, e tue përfitue prej faktit se policët shoqnues ndër makina nuk ishin ata të rreptët e burgut, por të tjerë të sjellun vetëm për atë rast, makina jonë ka fillue të këndojë, “Porsi fleta e ejllit’ Zotit”, e me radhë kangë tjera patriotike, deri në dalje të “Baçallekut”, prej ku mandej, tue pasë lanë Shkodrën të zhytun në errsinë e heshtje të thellë, edhe na vetë, të lodhun siç ishim nga qëndrimi i gjatë në kambë e nji ditë të ngarkueme me aq shumë emocione, do të bijshim përnjiherë në qetësi. Bajram Xhemaliu që ishte i lidhun me mue, herëmbashere do të më nxirrte gjumin tue më thanë: “Ahmet, të hidhemi, të hidhemi”, gja me të cilën unë nuk kam qenë pajtue asnjiherë, tue pasë pasë parasysh se në atë rast, do t’m’u internonte familja.

Makinat ecshin ngadalë e ndonjiherë edhe ndalojshin për të marrë kontakt mes tyne. Drita na zbardhi në hymje të Fushë-Krujës dhe kur unë pa qëllim ktheva kryet mbrapa, sytë e mij papritmas do të takojshin ata të Qemalit, policit të mirë, që nji vit e gjysẽ ma parë, për shkakun tim e patën largue prej shërbimit në Sigurim. Në fillim ai më vërejti me vëmendje, por nga frika se mos e shifshin të tjerët, shumë shpejt ktheu kryet në anën tjetër. Kështu kaluem Durrës e kaluem Kavajë, dhe kur patëm kalue edhe Peqinin, shumë shpejt makinat braktisën rrugën kryesore e, tue dredhue majtas nëpër nji rrugë të pashtrueme që ngjitej për anë nji kodre të ultë, në fund të së cilës s’do të vononte të na u shfaqte nji kamp i rrethuem me tela me gjemba, kur edhe përfundimisht na do të kuptojshim destinacionin tonë.

Kampi i Urës së Bonos

Ende pa zbrit prej makinave, na vërejtëm se në çdo cep të kampit kishte nga nji si kullë vrojtimi, sipër së cilës qëndronte nga nji polic me mitraloz në drejtim të kampit. Brenda rrethimit me tela me gjemba, baraka të rëndomta të vendosuna në sistem, të veshuna me dërrasa e të mbulueme me letër katrama. Dita ishte e vranët e kishte mundësi që aty gjatë natës të kishte ra shi, sepse terreni brenda kampit u dukte i zhytun në baltë. Të burgosun të shumtë ishin afrue pranë telave të rrethimit, tue kërkue të dijshin se të cilit burg ishim. Të burgosurit e Tiranës, po edhe ata të Durrësit, Vlonës e Gjinokastrës, do ta pohojshin sa herë, se dëshira e tyne ishte gjithmonë që t’u ndodhshin në nji kamp me të burgosurit e Shkodrës.

Përballë kampit të të burgosurve e në distancë rreth 40-50 metra, ishte vendosë komanda e kampit mbi nji terren pak ma të naltësuem se i të burgosurve, e me radhë, kompleksi i barakave të policëve e i nji pjesë të familjeve të tyne. Ky kamp do t’u quente i Urës së Bonos, tue e pasë marrë emnin prej nji vendi ku kalonte lumi Shkumbin, e ku ishte ndërtue nji urë e madhe për hekurudhën, këndej e andej s’cilës na do të kryejshim punime shumë voluminoze dheu. Kapanonet e të burgosurve ishin ngritë mbi nji sipërfaqe dheu, brenda të cilëve shkonte prej fillimit në fund nga nji korridor po prej dheu, djathtas e majtas të të cilëve do të kishte dy kate të ultë shtresash prej dërrase, mbi të cilët, si fiq ndër vargje, do të zgjateshin jastëkët e të burgosurve me rreth 0.7-0.8, gjanësi sejcili.

Të burgosurit ishin të organizuem në tri brigada të mëdha, brenda-përbrenda së cilës, si në ushtri, do të kishte disa kompani, që edhe këto do të përbëheshin prej disa skuadrave me komandantët e tyne përkatës, si dhe nga nji polic përgjegjës. Përgjithësisht numri i të burgosurve të nji kampi u sillte rreth shifrës së 2000 vetëve. Në brigadën e parë ku më kishin caktue, si shokë nga të burgut të Shkodrës, do të kisha Hilmi Kamatën, Çesk Gjelucin, Gjovalin Zezajn, Ahmet Koplikun, Myhit Bushatin, sikurse edhe disa të tjerë, me të cilët kampi po më njihte për herë të parë, siç ishin Kolë Kurti, Dedë Gjo Marku, Zef Mirdita, priftënt Patër Gardini, Patër Dioniz Maka, – që u dallonte për i fuqishëm në punë – Patër Filip Mazrreku -i cili prirjen e tij të artit e kishte degradue në retushim skarpatash dheu kur disa të burgosun t’mos arrijshin me u dhanë atyne trajtat e duhuna të pjerrësisë- Dom Injac Gjoka, -që çonte uratë ma shumë se çdo prift tjetër e që vetëm ngacmimet e Dajës {Hilmi Kamatës, që ashtu do t’u quente edhe prej ma pleqve të kampit), do ta bajshin që ai t’u shkrinte gazit, aq sa nga kënaqësia, t’ia hidhte edhe dorën në qafë, siç nuk ishte zakoni i tij.

Në nji brigadë me ne do të ishte edhe Dodë Nushi me vëlla, prej katundit Rragam, dashamirës të mi që do të shquheshin vazhdimisht si njerëz shumë të mirë e kurajozë. Me këtë rast, më duhet të përmend edhe nji djal të fortë e të zjarrtë prej Lumet, nji farë Asllan Sulet, shok me ne e me moshë pak ma të madhe se timen, i cili ende pa kenë rritë mirë, kishte pasë marrë pushkën përmbas Muharrem Bajraktarit, e për të cilin mund të them se edhe pa kenë në luftë, i provohej trimnia. Tjetër natyrë kishte vëllau i tij ma i madh, Muhameti, edhe ai i burgosun, të cilit kur t’i shkojshim ndonjiherë për vizitë te vendi, do të na imponohej shumë me qëndrimin e tij sa dashamirës, aq edhe të matun, tue na pasë kujtue ndoshta në njifarë mënyret burrat e traditës.

Nga të burgut të Tiranës aty do të njifshim dentistin simpatik nga Durrësi, Hasan Jerën, që në atë kamp po shërbente si sanitar me çantë në krah. Vite ma parë kishte mbarue në Paris e mbas burgut të parë prej pesë vitesh, do të hynte prap në burg, e të shkonte nji jetë brenda, tue mos dalë prej andej, veç se në prag të fitores së demokracisë e pikërisht rreth jo ma shumë se gjashtë muej mbasi që i kishte pase vdekë e shoqja, e cila aq gjatë e kishte pasë pritë e dishrue.

Po nga të burgut të Tiranës, në atë brigadë do të njihshim Atif Toptanin, që ndoshta kishte pasë mbarue për agronomi; farmacistin Hasan Menikun, bashkë me të nipin Mas’harin, ish-futbollist i ekipit të Tiranës, si dhe intelektualët e tjerë ma të rij, si vëllaznit Asllan e Tomor Ypin, Felatun e Zafer Vilën, Genc Pojanin, Haki Karapicin, që kishte mbarue për drejtësi, si dhe gazetarët Beqir Ajazi e Koço Seminin, që si ish nxanës i Shkollës Teknike dikur, kishte ken kryeredaktor i gazetës së saj “Laboremus”. Në nji brigadë me ne do t’ishte dhe studenti durrsak Balto Vlashi, që punonte bashkë me Genc Previzin, djal i Preng Previzit, për të cilin thuhej se e kishte kalue kufinin me Greqinë i veshun si gjeneral.

Në këtë brigadë tonë do të ishin edhe ish-oficerët Gjon Llambushi e Ali Çiftja, i pari prej Shkodret e tjetri prej Elbasanit, që hajshin bashkë, si dhe Gjon Kacaroci me trup të vogël e gjithmonë tue qeshë, të cilit prej diellit i shndriste tulla e tij e kuqe, ma shumë se nji pasqyrë. Hajro Plaku, dhandërr i Dan Hasanit, nji njeri jashtëzakonisht i mirë e paqësor, bante pjesë gjithashtu në brigadën tonë. Ndër të tjerë, do t’ishte edhe nji burrë me mbiemnin Frashëri, që ndoshta emnin e pat Andon, me kulturë të gjanë letrare, që për disa kohë kishte jetue në Boston të Amerikës e ku, tue pasë qenë i lidhun sidomos me Nolin, mes tjerash, do të më tregonte se si Noli e respektonte shumë Konicën e, se si ai, Noli pra, te gota e venës kishte pasë gjetë vazhdimisht forcë e frymëzim, për shkrimet e tij. Nga të burgut të Burrelit kishim disa, po unë s’pakut po përmend Ylber Starovën, që duhet t’ishte diçka ma i madh se unë me moshë.

Në brigadën e dytë, ku na kishim shokët si Injac Serreqin, Gjon Kovaçin, Viktor Kujxhinë e Çesk Hilgegën, u ndodhshin edhe shkodranët e burgut të Tiranës, si Myfit Myrto Bushati e Hamdi Hoti, e si këta edhe të rinjtë e tjerë ballistë, si Petrit Toto, Islam Lleshi, Teufik Gabrani, Niko Qirko, Ylli Selenica, Burim Kokoshi e të tjerë. Me këtë të fundit ndoshta qeshë lidhe diçka ma shumë se me të tjerët, për nji lloj romantike me të cilën ai, si shumë idealist që ishte, po përcillte ditët e shumta të burgut. Kur do t’u afronte vjeshta, kohë kur do të ndaheshim për t’u kthye si mbas burgjeve, Burimi, që kishte ndigjue për burgosjen e studentëve të tjerë në qytetin e Vlonës, do të më thonte: “E kam mendjen te studentët e rinj që do të takoj në burgun e Vlorës e, s’dij kur po vjen ajo ditë”! Edhe unë nga ana e ime qendrojsha me idenë e gëzueshme, se kur t’u kthejshim në burg të Shkodrës, do të gjejsha studentë të rinj prej ish-grupit të Bardhosh Danit, për të cilët patëm ndigjue se ishin dënue ndër ato ditë.

Në atë brigadë të dytë u ndodhte edhe ish-studenti tiranas, Petrit Berisha, nji i ri shumë simpatik, me bindje të forta monarkiste e, që në burg do të shkonte nji jetë të tanë. Edhe në brigadën e tretë u ndodhshin shumë shkodranë, por unë kështu kalimthi mund të kujtoj disa, si shokët tonë; Remzi e Xhevat Quku, Rrok Pali, Maliq Teta e mandej ma të rritunit, si Maliq Bushati, Qamil Nikshiqi, Xhevat Meta e Ruzhdi Çoba, që ishin të nji sofre; sikurse edhe Patër Donat Kurti, Xhevat Dani, Zef Toni, nji njeri ky pak si i mbyllun, por jashtëzakonisht korrekt e objektiv për çdo gja dhe shumë i dashtun për ata që i qëndrojshin pranë, si unë e ndonji tjetër. Në atë brigadë bante pjesë edhe Zija Çausholli, Shyqyri Shpuza, Xhelë Baci e Ramadan Drishti, që ndonjiherë edhe na qethte shoqnisht. Nga ajo brigadë kujtoj nji burrë serioz nga Gjinokastra me emnin Sami Koka, që si ushtarak, kishte pasë gradën kolonel.

Po ashtu njifarë Skënder Kuqit prej Krujet, nji çift burrash simpatikë e disi karagjozë, me emnat Ramazan Tabaku prej Tiranet e Ram Marku prej Shijakut, që kishte qenë shumë i pasun e që luftën Nacionalçlirimtare e kishte ndihmue si askush tjetër. Këta të dy ishin vazhdimisht me humor të mirë e bisedat e tyne gjithmonë me të tallun e za të naltë, do t’u ndigjojshin nga nji kapanon i tanë. Në atë brigadë, nga Berati ishte Teufik Çepelja e shumë e shumë të tjerë, nga jugu e veriu, që unë i kujtoj për figura, por jo ma nga emnat, për kohën e gjatë që ka kalue e që në fund të fundit, jo në të gjitha rastet i shërbejnë qëllimit të këtij punimi. Në atë kamp u ndodhte edhe i fuqishmi nip i Namik Xhelilit, Myfit Shehu, që ndonjiherë shkruente edhe poezi.

Punimet u drejtojshin nga inxhinierët e burgosun, si tiranasi Abdulla Muça e ish-nxanësit e zot të dalë prej shkollës së Fultz-it, siç do të ishin Stavri Bojaxhiu, Mark Dindi, Namik Xhelili – që ndonëse nga Vlona, qëndronte nji legalist i bindun. Ishte gjithashtu dhe nji tjetër me mbiemnin Merlika, që administronte mirëmbajtjen e vagonave me të cilët u transportonte dheu si dhe disa mekanizma.

Për komandant kampi kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, qyshë në atë kohë anëtar “Byroje” e në krah të Enver Hoxhës. Ndonëse ky Tasi, për aq kohë që t’ishte komandat i jonë, do të sillej mirë, emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, të dy viteve ma parë, komandant i të cilit ai kishte qenë. Po si Rita me pozitë e emën, ashtu edhe Tasi, s’do të dijshin gja prej gjaje e, të shkojshin nga të frynte era. Tue e pasë fjalën për Tasin, të burgosurit në tallje, do të thojshin: “nji ndezë, nji në vesh e, nji tue e dredhë”, me të cilën gja nënkuptojshim Tasin, që gjithmonë do të shihej tue dredhë cingare, edhe pse nji tjetër e kishte në vesh, veç nji të tretë që gjithmonë do ta kishte të ndezun.

Brenda kampit kishim edhe nji komandant të brendshëm, i burgosun, që në dallim prej atyne të brigadave, u quente i përgjithshëm, pra njifarë Hamdi Lenet prej Mallakastret i cili, tue pasë qenë shef Sigurimi në Korçë, kishte pasë vra për xhelozi të fejuemen. Rreth këtij personi pak si të mbyllun e që nuk kërkonte t’u ekspozonte shumë, u sillshin spiunët që ai i drejtonte, të cilët, pa asnji përjashtim, ishin ordinerë. Brigada jonë e parë për komandant kishte njifarë Kamber Backet, skraparlli, që në Shkodër kishte qenë shef policie me gradë kapiten e që, me sa më kujtohet, në burg kishte ra si i lidhun me Mestan Ujaniun nacionalist, njenin prej luftëtarëve ma të shquem gjate Luftës për zonën e Beratit, i shpallun anmik mbrapa prej Enver Hoxhës.

Nji ose dy ditë mbas nesh, ishte nisë për Peqin edhe im atë, i ngarkuem me ushqime e ndonji plaçkë për mue. Nata e kishte pasë zanë në qytetin e vogël të Peqinit, ku jeta përjashta u shuente që në orët e para të mbramjes. Para nji lokali që po donte me mbyllë e, ku im atë kishte pasë zanë vend, kishte kalue nji burrë i madh me trup, i veshun me brakushe e qylah të naltë mbi krye, që tim atë e kishte pasë pyetë: “Nga t’kemi”? e “Ç’hall t’ka sjellë këtej”?! Mbasi që baba i kishte shpjegue se vinte prej Shkodret, përmbas nji djali që e kishte të burgosun diku përtej Peqinit, ai burrë bujar kishte arrijtë që mbas shumë kundërshtimi nga ana e tim eti, ta merrte tim atë në shtëpinë e tij.

Tue fillue nga ky rast e mbrapa, gjatë gjithë viteve të burgut tim e përgjithmonë, me këtë burrë që u quente Ramazan Bica e me shtëpinë e tij, do të na lidhte nji miqësi e madhe. Gjatë tre vjetëve që unë do t’isha me kampe në zonë të Peqinit, shtëpia e Ramazan Bicës me profesion kasap, do t’i priste krahë hapët njerëzit e mi, që më ndiqshin mbrapa me ushqime. Kaq shumë qe lidhë miqësia mes dy familjeve tona, sa njerëzit e mi do të ishin të ftuem edhe te të bijat e tyne të martueme në Kavajë, Rrogozhinë e Lushnje, si dhe në disa miq e të afërm të tyne. Nëse ndonjiherë njerëzit e shtëpisë time, të kishin thye me tri-katër ditë rregullin e ardhjes me ushqime, Ramazan Bica do të niste telegramin me përgjigje për Shkodër, që të mësonte shkakun e mos ardhjes së tyne në kohë.

Pavarësisht mjerimit të thellë të jetës e ashpërsimit të luftës së klasave që u zhvillonte me egërsi në atë kohë, nën nxitjen e kontrollin e pushtetit, karakteri e zemra e bardhë shqiptare, nuk do të braktisej nga shumë individë e shtëpi, nji prej të cilave do të ishte edhe ajo e Brisqeve prej Shirqit të Bregut të Bunës, e si dikur, të vazhdonte me ruejtë respekt e miqësi për shtëpinë time, e njeni bir i saj, Ymeri, tue pasë kenë ai që disa herë, i ngarkuem me ushqime për mue, do të shoqnonte babën apo nanën, bashkë me nji motër time, ndër kampet e largët të Urës Vajgurore, Vlashukut, Beratit e Shtyllas-it të Fierit. Po ashtu, sa herë që gjatë katër viteve ndër kampe njerëzit e mi të më sillshin ushqime, bashkë me to do të ishte rregullisht edhe 500 lekshi prej Zades, nanës së furrtarit Ali Hoxha, te Çinari.

Gjithashtu, sa kanë kenë ata shoferë që familje të caktueme të burgosurish do të lajmojshin rregullisht për ditën kur ata do të bajshin rrugë për Berat, Burrel etj., ku ato shtëpi kishin njeriun e tyne në burg ose kamp, sikurse kështu ka pasë edhe shitës, që nji a dy ditë para se të nxirrshin për shitje makarona, gjizë a tjetër gja, do të lajmonin mësheftas familjet tona, që ato mandej do të zejshin radhë qyshë me natë.

Në dy muejt e parë në këtë kamp, puna dhe jeta e jonë patën vështirësitë e veta, ku janë për t’u përmendë, të ftohtit e natës që hynte prej dërrasave të papuquna mirë të kapanoneve, si dhe shiut që disa herë na kishte zanë në punë e, mbi të gjitha, ushqimi i pamjaftueshëm, sidomos në raport me punën që duhet të kryejshim. Megjithëse kërkesa për realizimin e normës do të ishte vazhdimisht serioze e konstante, trajtimi nga ana e komandës ishte mjaft i zbutun, ma i zbutuni në të gjithë historinë e kampeve të mia.

Në mëngjes ende pa zbardhë dita, na jepshin nji supë bollguri, gjellë që unë s’pakut, s’e kisha ndigjue as për emën. Në drekë groshë, hera-here edhe me ndonji copë të vockël mishi, kurse në darkë, çaj me shije si të tharptueme prej shumë pak sheqer që kishte brenda. Ndonjëherë ky çaj u shoqnonte edhe me nji copë marmelate të fortë. Fillimisht na patën dhanë edhe dhjetë vezë në muej, për t’i ndërpre mbas pak kohe. Racioni i bukës u lëkundte, nga 700-800 gram, për të burgosun.

Ushqimi i pamjaftueshëm përkundrejt konsumit të madh të energjive për realizimin e nji norme të madhe, i kishte shtye disa të burgosun, sidomos ata ordinerë, që t’u vejshin mbas gjuetisë së breshkave, të cilat, gjatë orarit të punës, do t’i kërkojshin e gjejshin nëpër ferra ku ato u mshehshin, ose në shtratin e lumit, ku duhet të shkojshin për me pi ujë. Këta të burgosun mandej në mbas dreke, do t’i shikojshe diku mbrapa kapanoneve, tue i gatue ato breshka në do gaveta prej xinkati jeshil e, me trajtën e pjatave katrore të thella. Kishte raste që ndonjeni prej tyne të ndjente turp, po që se u kapte në befasi nga kalimi i papritun i ndonji shoku, apo i nji të johuni të tij, dhe si për të justifikue padurimin e tij, do t’i thonte: “S’ka asgja të keqe, absolutisht asgja, mishi i saj asht krejt si mishi i pulës”!

Hajdar Kollaku, ndoshta nga fshatrat e Elbasanit, hajdut me famë e që s’kërkonte me e fshehë vesin e tij të vjedhjes. Sa herë që të kalonte pranë vendit tonë, do të ndalonte për pak e me humorin e tij të përhershëm, do të na tregonte për disa prej “aksioneve” të tij, ashtu si normalisht nji njeri tregon për punën që ka ba për të jetue, dhe në fund të bisedës së tij të shkurtë, do të shtonte: “Ju mos u rueni prej meje, ju nuk ju prek”! Nji ditë Hajdari kishte arriftë të kapte nji dhelpën e ta sillte atë me krenari në kamp, dhe mbasi ta priste, do ta varte në nji vend të dukshëm diku në mes të kampit e, ta ripte ashtu siç rjep kasapi nji qingj. Mbasi ta gatuente, do ta hante në sy të të tjerëve e, do të ironizonte ata që i kishin thanë se mishi i dhelpnës, ishte gjoja si ai i qenit.

Kur të vinte pranvera, na, si të thuesh, do të merrshim frymë edhe ma lirisht. Njohjet e reja me shumë të burgosun, lëvizjet e pakufizueme nëpër kamp deri me nji e dy orë mbasi të kishte ra nata, vetë peizazhi me shtëpi të bardha, shpërnda aty-këtu nëpër do kodra të gjelbrueme e me konture të butë, që në shpirt më ngjallshin aq ndjenja të qeta, si dhe letrat që aty vijshin përditë e pa pengesë prej jashtë, kishin ba që s’pakut na të rinjtë, t’u ndjejshim mjaft mirë e të kishte prej atyne që atë kamp, tue e krahasue me Vloçishtin e Bedenin, ta konsiderojshin “vilexhiaturë”. Vetëm çanga për gjumë do të na mbyllte përfundimisht ndër kapanone. I fundit që hynte në kapanon do të ishte Gjon Kovaçi, i cili, disa herë edhe mbasi të kishte ra çanga e fundit, ai do t’u ndigjonte tue imitue me za hutin, sa në nji cep kapanoni, aq në tjetrin. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Nga familja Agaj, Shaska, Luzi, Velaj, te Alemi, Xhindi, Çeprati, Bollano e Çeloaliaj.../ Zbulohet dokumenti sekret i Komisionit të Internim-Dëbimeve i vitit 1967, për fiset e njohura të Vlorës

Next Post

“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë...”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.

Artikuj të ngjashëm

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Gjyla Leci nga Buçaj e Tropojës, ka të arratisur burrin e saj, Isuf Lecin, dhe kunatin, Shabanin, më pas u arratis në Jugosllavi kunata e saj, me 4 djemtë…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 29, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur Smajl Baruti me të motrën Olimbinë, po delshin prej shpisë së Asim Rusit, ku ishin mshehë, oficeri i Sigurimit, Shaban Sahiti, afrue me revole në dorë…”/ Historia e trishtë, e dy bijve të kolonel Ali Rizait

May 29, 2025
“Refije Hana Malaj (Koculi), 90 vjeç, lindur në Shkozë të rrethit Vlorë, me banim në Tiranë, është gruaja e Qazim Koculit, ish-eksponent i Ballit Kombëtar…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

Nga familjet Macaj e Mirditës, Runa e Tepelenës dhe Xhindole e Lushnjes, te Beçi e Përmetit, Papa e Sarandës, e Alliu të Krujës… / Kush ishin familjet e njohura “reaksionare”, që u internuan në 1967-ën?

May 29, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shef Degës Brendshme, Hilmi Seiti, si ish-student i gjimnazit të Shkodrës, disa prej ish-bashkënxanësve të tij, do t’i gjente në burg…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 29, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967

May 28, 2025
Next Post
“Skena e tmerrshme e arrestimit të dytë të Fatbardh Abaz Kupit, kur atij i vunë prangat në duar aty në internim dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të persekutuarit politik

“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë...”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!