• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kola nuk u shpëtoi dot procedurave hetimore dhe në një proces-verbal të vitit 1950, nga organet lokale në Shkodër, atij i drejtohen disa pyetje për…”/ Historia e panjohur e “pionerit” të arsimit shqiptar

“Një ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje, ishte Imzot Pal Kamsi, famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë që u caktua nga Papa Benedikti XIV-të, si Ipeshkëv dhe…”/ Historia e panjohur e fisit të famshëm
“Një ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje, ishte Imzot Pal Kamsi, famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë që u caktua nga Papa Benedikti XIV-të, si Ipeshkëv dhe…”/ Historia e panjohur e fisit të famshëm
“Një ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje, ishte Imzot Pal Kamsi, famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë që u caktua nga Papa Benedikti XIV-të, si Ipeshkëv dhe…”/ Historia e panjohur e fisit të famshëm
“Para ekzekutimit, Patër Çipriani më tha; ti je i ri e, një ditë do të lirohesh, prandaj të lutem, tregoje të vërtetën për Klerin Katolik, se ne nuk…”/ Dëshmitë tronditëse të ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja
“Drejtori thirri disa profesorë reaksionarë dhe njërin e kërcënoi, duke e kapur për gryke, kurse nxënësve, ua përplasi kokën për muri dhe…”/ Zbulohet dokumenti tronditës, për Shkodrën e vitit 1948
“Një ndër figurat më të shquara të kësaj familjeje, ishte Imzot Pal Kamsi, famullitar i Kishës së Zojës së Shkodrës në Tophanë që u caktua nga Papa Benedikti XIV-të, si Ipeshkëv dhe…”/ Historia e panjohur e fisit të famshëm

Nga Enxhi Beka

Pjesa e tretë

                  -Kolë Kamsi, intelektuali që i kushtoi jetën arsimit dhe kërkimit shkencor –

Memorie.al / Në këtë punim do të hidhet dritë mbi Kolë Kamsin, një intelektual që i ka kushtuar jetën arsimit në Shqipëri, për të cilin pak është shkruar deri më sot. Analiza e figurës së Kolë Kamsit, kryesisht do të zhvillohet përmes analizës krahasimore të burimeve arkivore dhe shkrimeve mediatike e, artikujve të botuar mbi të. I lindur më 23 shtator 1886 në Shkodër, babai i tre fëmijëve, Paolinit, Karlos dhe Terezina Kamsit, me një origjinë shoqërore prej tregtari të vogël dhe me profesion arsimtar, ka dhënë kontributin e tij në fushën e arsimit dhe të kulturës kombëtare. Personalitet shkencor, folklorist, mësues dhe pedagog i gjuhës shqipe, hartues tekstesh shkollore, përkthyes, prozator, fabulist, publicist, redaktor, studiues i shquar i gjuhës shqipe dhe i traditave shoqërore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Këto tekste u përdorën nga nxënësit për tridhjetë vjet (1915-1945) dhe u hoqën nga kurrikula shkollore në vitin 1945, vit në të cilin po instalohej diktatura komuniste. Krahas teksteve shkollore, Kamsi botoi sistematikisht artikuj metodikë për mësimdhënien me karakter shkencor-arsimor, për zbërthimin e temave mësimore sipas metodologjive të reja, në revistat dhe gazetat e periudhës 1907 1960, brenda dhe jashtë vendit.

Mjafton të përmendim disa prej tyre, si: revista Albania duke përdorur pseudonimin Komneni (Londër, 1897-1907, 1909), revista Corriere della Puglie (numër i posaçëm mbi Shqipërinë, 1917), revista Kuvendi (Romë, 1919), revista Hylli i dritës (Shkodër, 1913-1914, 1921-1924, 1930-1944), revista Kalendari Kombiar (Sofje, 1912), revista Përparimi (Shkodër, 1914 1916), gazeta Përlindja e Shqipënies, revista Agimi (Shkodër, 1919-1922), revista Shkolla e re (Shkodër, 1921), revista Leka (Shkodër, 1929 1940, 1943-1944), revista Shejzat (1957-1974, 1978), revista Kalendari i veprës Pijore (Shkodër, 1927), Diturija (Tiranë, 1928), Edukata e re (Tiranë, 1930), Shkolla shqiptare (Tiranë 1941), Buletin për shkencat shoqërore (Tiranë, 1956), Buletin për shkëmbimin e eksperiencës (Shkodër, 1954), Nëndori (Tiranë, 1955-1960), Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore (Tiranë, 1957-1960).

Në bazë të kërkimeve arkivore, kam mundur të studioj disa nga dorëshkrimet e Kolë Kasmit mbi arbëreshët e Italisë, por jo vetëm për të parë kështu më nga afër kontributin e tij. Një shkrim të posaçëm Kolë Kamsi, i ka kushtuar figurës së Milo Duçit, i njohur ndryshe si “Sulo Malësori”. Në shkrimin e tij ai e quan atë si një famullitar të vjetër të Rilindjes Kombëtare, duke nxjerrë në pah kontributin e tij. Kolë Kamsi shkruan: “Ka qenë një puntuer i palodhur që me pendë ka ndezë e mbajt gjallë në kolonin e shqiptarëve të Misirit, flakën e atdhedashurisë e i ka sjellë shërbime të mëdha çështjes shqiptare e gjuhës shqipe”. Njëkohësisht, Milo Duçi është autor i një numri veprash, duke pasur meritime jo vetëm si gazetar, por dhe si shkrimtar i dialektit tosk.

Një tjetër shkrim i Kolë Kamsit, është edhe ai mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në shkrimin e tij Kamsi shkruan për dhuratën që Ferdinanti I-rë i bën Skënderbeut, qytetin e Tranit, për ndihmën që i dha kundër armiqve të tij. Kamsi bën me dije se: “Në Palatinë fisi i Kastriotëve, qindra deri në vjetin 1539, nën titullin marchesi”. Më tej shkruan se si një pjesë e popullsisë shqiptare zhvendosen nga krahina e Leçes në Kalabri. Kamsi i referohet edhe autorit Milan Shuflaj, në librin e vet ‘Serbët dhe shqiptarët’, ku thotë se; “farefisi i Gjon Kastriotit, mbaroi në shekullin e XVI-të, qindvjetë”. Një moment interesant që zë vend në shkrimet e Kamsit, është edhe Udhëtimi i Skënderbeut në Romë, më 1465, ku i kërkon Papës ndihmë në të holla dhe njerëz. Skënderbeu pritet me nderime të larta: “Nji mori njerëzish kish ranë n’at qytet t’amshueshem, për të pa me sij luftanin ma të madh të asaj kohe”. Madje, kujtimi i heroit mbeti i gjallë në Romë, afër Quirinalit gjendet një rrugë me emrin; “Rruga Skanderbeg”.

Një tjetër shkrim i Kolë Kamsit është edhe ai mbi Pashko Vasën dhe botimet e tij. Në shkrimet e tij ai e cilëson Pashko Vasën, si një ndër pionierët e parë të Rilindjes Kombëtare. Më tej ai fokusohet te karriera e tij, duke përmendur këtu ndikimin që pati te Vasa letërsia frënge e italiane, për të përmendur më tej kontributin që ai ka dhënë si pjesëmarrës në luftën për lirimin e Venedikut. Ajo se çfarë është interesante në shkrimin e Kamsit, janë fjalët që Pashko Vasa i transmeton Sulltanit për propozimin si Vali i Kosovës: “Madhni, jam nji nëpunës i Perandorisë e, mundohem me i shërbye me zell të sinqertë, por jam shqiptar e, në më detyroftë Madhnija e Juej me shkue atje, më shtrëngon të baj nji tradhti. Do të tradhtoj Perandorin, ose do të tradhtoj atdhen tim”. E më tej Kamsi vjen me veprat dhe rëndësinë e përhapjes së gjuhës shqipe nga Pashko Vasa.

Një tjetër shkrim i Kamsit është edhe ‘Gjuha e malli i Atdheut’, është fjala pikërisht për shqiptarët e Italisë. Kamsi e vendos theksin në ruajtjen e traditave dhe rëndësinë e gjuhës, si i vetmi element përbashkues. Sigurisht, të bashkëjetosh me një komunitet të huaj, ka edhe ndikime që mund të synojnë zhdukjen e gjuhës, por që nuk kanë mundur të arrijnë plotësisht. “Katundet shqiptare të Kalabrijes së Veriut e të Basilikatës, e ruejten ma tepër karakterin e tyre etnik” dhe kjo për shkak të pozicionit gjeografik. Sipas shkrimeve të Kasmit, gjuha shqipe nuk flitej vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë. Sipas tij vihet re veçanërisht në shtresat e ulëta të popullsisë. Madje, ruajtja e dialektikës, i ka sjellë mjaft dobi gjuhës kombëtare, për shkak se kanë mundur të nxjerrin fjalë të reja, që kanë qenë të moçme.

Faktori i martesave është edhe një element që ka ndikuar në humbjen e gjuhës. “Vërtetë një Kathedër e vorfën për mësimin të gjuhës shqipe e të letërsisë shqipe, u themelue mbas përpjekjeve të poetit të madh Jeronim de Radës, në vjetin 1822”. Por nuk arriti të funksiononte. Vite më vonë, ngrenë zërin edhe shkrimtarë italianë, për rëndësinë e gjuhës dhe kjo për hir të studimit si shkencë. Arbëreshët respektojnë edhe kultin e të parëve, në çdo shtëpi shihen simbolet shqiptare. Një aspekt ku fokuson shkrimin e tij, janë edhe doket e arbëreshëve. Kështu, në doket e morteve, autori citon: “Porsa nji pjesëtar familje ndahet kso jete, grat zhgrehen në vaj e, thërrasin me fjalët më të mallnghyme, i puthin duer e faqe tue derdhë mbi te lot.

Burrat nuk qajnë for pse e kanë për marre. Gratë rrahin kryet me grushta e zhgulin prej kras flokë që i hjedhin përmbi kufomë”. Rite të tjera që Kolë Kamsi na i bën të njohura ishin edhe ato tek Uji i Bekuem që ishte pagëzim i Jezu Krishtit, rite për Shën Lazarin etj. Kremtja e Rrëshajave ishte një tjetër rit që lidhej me pushtimin e tokave nga Turqit. Veç këtyre, kanë mundur të mbajnë gjallë ritet e martesës. Një tjetër shkrim përbëjnë edhe Bestytnit dhe Lojët Kombtare, të cilat janë ruajtur tek arbëreshët. Kështu, për shembull, besonin te shtrigat, thyerja e pasqyrës konsiderohej fatkeqësi. Interesante është mbajtja pastër e ambientit në rastin e lindjes së fëmijëve. Pakënaqësia e njerëzve mund të sillte fatin e zi te fëmija. Shkrime interesante të Kolë Kamsit, janë edhe proverbat apo aforizmat. Të tilla janë për fenë:

Zoti e për gjithkënd (Shkodër), Zoti s’harron, por vonon (Shkodër), për gjendjen e jetës së njerëzve, si: Mos ha çka të shohç, por ha çka të kesh, Mos më thuej si kje, por më kallxo si je (Shkodër), për gjumin e pushimin, si Gjumi i tepërm, rroba të vjetra, Gjumi nuk ka besë, etj.

Shkrimin e radhës ia kushton listës së revistave shqiptare të botuara nga arbëreshët e Italisë, ndër to janë:

L’Albanese d’Italia, në Napoli;

Fiamuri i Arbërit, numri i parë më 20 korrik 1883, në dy gjuhë;

Arbri i ri, ku Gustav Meyer bën një studim mbi shqiptarët;

Ylli i Arbreshvet;

La Nazione Albanese, daton më 15.12.1924, me karakter politik e letrar;

La Gazzetta Albanese, botohet në Romë, Itali, më 1904;

Albania, u botua më 24.12.1929 në shqip e italisht, dhe në anglisht në Nju-Jork, u bë e përmuajshme; dhe shumë revista e gazeta të tjera.

Një studim tjetër Kamsi ia dedikon edhe Marko Boçarit, ku me anë të këngës popullore synon të ngrejë lart figurën e tij. Kontributi i shqiptarëve të Italisë për Rilindjen Shqiptare, mbetet sërish në vëmendjen e Kamsit. Këtu ai u referohet kontribuuesve të huaj, si Meyer, apo autorëve të tjerë për u kthyen në kërcënim, por fatmirësisht Kolë Kamsi mendimet rreth popullit shqiptar. Si më të vjetrin dokument italo-shqiptar që njihet deri më sot është Doktrina e krishterë e Lukë Matrangës, si vepër e parë, u botua më 1592. Te ky dokument vërehet rëndësia si vepër e dialektit të arbëreshëve të Sicilisë. Kontribut dhanë De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi etj.

Një moment historik përbëjnë absolutisht dy kongreset linguistike, ndër vendimet që ata marrin janë: themelimi i një Shoqërie Kombëtare, përdorimi i vetëm një alfabeti, botimi i një reviste italo-shqiptare. Arbëreshët kontribuuan edhe në çështje politike të Shqipërisë, duke lobuar për mbrojtjen e saj. Së fundmi, Kolë Kamsi flet edhe për momentet e vështira të arbëreshëve, madje shumë prej tyre u dënuan, për kontributin që dhanë në çështjen shqiptare. Piemonte do të bëhej qendra e arbëreshëve. “Ndër 70 vetë, që u gjykuan prej nji gjykatorje së posaçme në Cosenza, ma tepër se 40, qenë italo-shqiptarë”.

Kolë Kamsi gjatë regjimit komunist

Kolë Kamsi jetoi brenda një harku kohor prej 74 vjetësh. Një pjesë të jetës së tij ai e kaloi nën regjimin komunist, një ndër regjimet më të ashpra që përjetoi Shqipëria. Aq ashpër u instalua ky regjim, saqë një prej grupeve më të përndjekura të këtij regjimi diktatorial, ishin edhe intelektualët. Shumë prej tyre u dënuan pa gjyqe, u persekutuan, pasi Partia këta persona i shikonte shumë më tepër të arsimuar, sesa ajo vetë do të donte. Shumë prej tyre u kthyen në kërcënim, por fatmirësisht Kolë Kamsii mbijetoi persekutimit dhe përndjekjes, duke qenë se u fokusua tërësisht në punën e tij akademike dhe arsimore.

Gjithsesi, brenda kësaj “lirie të ndrydhur” që instaloi regjimi, shumë veta vazhduan të shkruanin të lirë, kjo në lëmin e letërsisë, historisë, folkloristikës, pra në aspektin e kontributit atdhetar. Megjithatë, edhe Kamsi nuk u shpëtoi dot procedurave hetimore dhe në një proces-verbal të vitit 1950, nga organet lokale në Shkodër atij i drejtohen disa pyetje të karakterit biografik, për shembull, “pjesëmarrja në Luftën Nacional-Çlirimtare”. Arsimtari Kamsi nuk ka marrë pjesë as në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, madje nuk ka kryer as shërbimin ushtarak. Në pyetjen e radhës që i bëhet se në cilën organizatë ke bërë pjesë para çlirimit, ai përgjigjet në formë mohuese, pra nuk ka qenë pjesë e asnjë organizate.

“Si arsimtar kam qenë anëtar i partisë fashiste dhe Bashkimin Profesional në organizatën e Frontit Demokratik në Kryqin e Kuq në Lidhjen Kulturore”. Kamsi nuk ka qenë dënuar asnjëherë nga gjyqet. Duket se Kamsi ka qenë larg shembujve të internimit të intelektualëve të tij, ai bënte një jetë familjare. E shoqja Gjyzepina Kamsi, ishte shtëpiake, djali, Paolin Kamsi, ishte mësues në Rrëshen, djali tjetër, Karlo Kamsi, ushtronte profesionin e kursistit në Tiranë. Vajza e familjes, Terezina, ishte nxënëse në Shkodër dhe në vlerësimin final të proces-verbalit, Kamsi etiketohet si njeri i sinqertë.

Kështu, Kolë Kamsin më 19 tetor 1957, me dekret numër 2544, me propozimin e Ministrisë së Arsimit e Kulturës, presidiumi i Kuvendit Popullor, e dekoron me “Urdhrin e Flamurit” me motivacion: “Për kontributin e vlefshëm në edukimin e brezave të rinj, gjatë 50 vjetëve punë të rregullt e të pa ndërprerë në sektorin e arsimit”. Ndërsa në demokraci, Kamsi u dekorua më 1993 dhe iu dha titulli “Mësues i Popullit”, me motivacion: “Mësues i fillimeve të arsimit kombëtar shqiptar, studiues i pasionuar i gjuhës dhe historisë, i kulturës dhe traditave kombëtare, botues veprash dhe artikujsh shkencorë, shembull qytetarie, shpirt demokratik e përparimtar”.

Këshilli i Bashkisë Shkodër, me vendim nr. 52, datë 29 qershor 2005, pasi mori në shqyrtim kërkesën e komisionit të vlerësimit të titujve dhe emërtesave, si dhe kërkesën e Sindikatave të Pavarura të Arsimit, vendosi miratimin e titullit “Kolë Kamsi” për profesionin e mësuesit dhe “Mirënjohja e qytetit të Shkodrës”.

Më 25 shkurt 1960, personaliteti i shquar Kolë Kamsi, ndahet nga jeta, duke lënë të përjetshme veprat e tij dhe kontributet në fushën e arsimit. Kamsi u përcoll për në banesën e fundit, me një ceremoni madhështore organizuar nga intelektualë të fushave të ndryshme të vendit, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Instituti i Shkencave Tiranë, intelektualë nga Instituti Pedagogjik dhe Gjimnazi i Shtetit, të cilët së bashku me nxënës shkollash dhe student, shoqëruan kortezhin e përmortshëm me kurora në duar, nën tingujt e bandës së qytetit përgjatë bulevardit.

Pas vdekjes së tij shumë shkruan për figurën e tij. Ja se si do të kujtohej Kol Palokë Kamsi, nga rrethi i ngushtë:

“Unë po rënkoj fort Kolë Kamsin, mikun besnik, shkencëtarin e palodhur. Vdekja e tij është një humbje e madhe për shkencën, për kombin, për familjen, për miqtë, më dhimbset zemra”. (Prof. Maksimilian Lambertz, Leipzigt, 1960.)

“Vdekja e ish-nxënësit tonë të dashur Kolë Kamsit, është një humbje e madhe të një shkrimtari të dalluem e punëtori të palodhun”. (Prof. Aleksandër Xhuvani, 1960.)

“Figurë intelektuale për t’u vu në pah. Kolë Kamsi përfaqëson një ndër personalitetet më të spikatura të kulturës shqiptare, në gjysmën e parë të këtij shekulli”. (Papa Zef Faraco, 1980.)

“Kolë Kamsi, iu pat kushtu krejtësisht e më gjithë shpirt arsimit, pa pritë shpërblime, pa kërkue lavdërime e çmime. Punonte në heshtje, punonte me sistem e pa u lodhë, prandaj puna e tij, ka lanë gjurmë në historinë e arsimit kombëtar dhe të letërsisë shqiptare”. (Prof. Karl Gurakuqi.)

“Kolë Kamsi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkollës shqipe e, të arsimit kombëtar, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në disa fusha me rëndësi jetike për periudhën në të cilën jetoi. Kamsi gjatë gjithë kohës që jetoi, u dallua për kthjelltësinë e tij mendore, fuqinë e analizës dhe sintezës, për thellësinë e problemeve. Njëkohësisht, gëzonte autoritet në rrethin shkollor dhe intelektual për karakterin e tij burrnor, vullnetin dhe seriozitetin e çështjeve që trajtonte. Ai gëzonte, përveç stimës dhe respektit, edhe dashurinë e të rinjve, si dhe kolegëve për esprin që e karakterizonte”. (Jup Kastrati, 1960.)

Sipas librit “Intervistë me vetveten”, të Petro Markos, “Kamsi ishte i heshtur, por punëtor i madh. Ai bënte gjuhësi, gramatikë, lexim dhe hartim. E them me plot gojën se, na mësoi shqipen mirë: gramatikën, poetët tanë, historinë e shkrimit të shqipes dhe kulturës tonë”.

Përfundime

Edhe gjatë regjimit komunist, Kolë Kamsi nuk e ndërpreu rrugëtimin e tij për kontribute të tjera në fushën e arsimit. Madje, në këto vite, Kamsi emërohet në Institutin e Lartë të Studimeve, konkretisht më 1950. Ai nderohet me “Urdhrin e Flamurit”. Duket se Kolë Kamsi ishte një nga intelektualët e paktë, i cili nuk u persekutua në kampet e egra të regjimit komunist, qoftë edhe nuk u dyshua për diçka të tillë. Kamsi nuk u kthye asnjëherë në rrezik apo kërcënim, për ideologjinë e asaj kohe, ai mund të jetonte edhe nën këtë sistem, i lirë ose jo në të menduarin e tij.

Synonte vetëm një gjë: çfarë mund të bënte ai më shumë për vendin e tij, si mund të kontribuonte? E kjo mund të vinte vetëm nëpërmjet studimeve të tij. Një komb mund të përmirësojë të ardhmen e tij, fatin e tij dhe mund të jetë më shpresëdhënës, vetëm me anë të arsimimit. Një komb i arsimuar, rrjedhimisht, është dhe një komb i lirë në mendim dhe në shkrim. Ndoshta çdokush në komunizëm zgjodhi një formë të jetesës, një formë motivimi. Kamsi zgjodhi pikërisht dijen dhe studimet e mëtejshme duke i shërbyer popullit të tij. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mentor Xhemali këndoi këngën e famshme: ‘Mora rrugën për Janinë’, jam ndjerë ligsht. Ndonëse e admiroja si artist gjenial, me zërin e papërsëritshëm në llojin e vet, por...” /Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Next Post

“Procesit të Prizrenit’ në 1955-’56, i parapriu ‘Grupi i shehlerëve’, prej 14 vetash, të akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe Sigurimin e Shtetit, ku ishin...”/ Historia e panjohur e represionit të UDB-së

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Procesit të Prizrenit’ në 1955-’56, i parapriu ‘Grupi i shehlerëve’, prej 14 vetash, të akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe Sigurimin e Shtetit, ku ishin…”/ Historia e panjohur e represionit të UDB-së

“Procesit të Prizrenit’ në 1955-’56, i parapriu ‘Grupi i shehlerëve’, prej 14 vetash, të akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe Sigurimin e Shtetit, ku ishin...”/ Historia e panjohur e represionit të UDB-së

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!