• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, February 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Këta të sëmurë, më mirë të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre…”/ Zbulohet letra e ministrit Josif Pashko, dhjetor 1955

“Këta të sëmurë, më mirë të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre…”/ Zbulohet letra e ministrit Josif Pashko, dhjetor 1955
“Këta të sëmurë, më mirë të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre…”/ Zbulohet letra e ministrit Josif Pashko, dhjetor 1955
“Më 27 shkurt 1950, ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, u largua urgjent nga një mbledhje, dhe kur u kthye pas një ore, tha se ministri i Transporteve, kishte vrarë veten…”/ Dokumentet e deklasifikuara të CIA-s
“Këta të sëmurë, më mirë të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre…”/ Zbulohet letra e ministrit Josif Pashko, dhjetor 1955
“Poezitë që shkruaja kundër regjimit kur isha i internuar në Shtyllas, ja tregova një bashkëvuajtësi, por ai shkoi menjëherë në Degën e Brendshme dhe…”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën

Memorie.al / Ata mund të ishin intelektualë, përkthyes, artistë, shkrimtarë, fizikantë, inxhinierë, mjekë, juristë, profesorë, etj., por pas humbjes së lirisë, me futjen e tyre në burg, regjimi komunist i shndërronte në punëtorë krahu, pothuajse të gjithë. Ata thanin këneta, hapnin kanale, zhytur në baltë gjer në brez, ngrinin me krahë mijëra metër kub dhè, ndërtonin rrugë, pallate, ura, uzina e fabrika. Të burgosurit politikë në Shqipëri, gjatë viteve të regjimit komunist, trajtoheshin si skllevër. Ata janë shfrytëzuar ekstremisht si forcë pune, madje edhe në kushtet kur ishin të sëmurë e të pamundur për të punuar. Ky është tashmë një fakt i vërtetuar katërcipërisht, jo vetëm përmes dëshmive të të mbijetuarve, por edhe nga një varg dokumentesh zyrtare, ku shpjegohet në detaje se si ngriheshin e më tej, si funksiononin kampet e punës së detyruar për të burgosurit dhe si shfrytëzoheshin ata për punë në frontet më të vështira, e të pamundura për t’u mbuluar nga punëtorët e lirë.

Pas publikimit të dokumenteve mbi hapjen e një kampi të ri pune për të burgosurit në Zadrimë, në fund të vitit 1955, po sjellim sot një tjetër dokument, po nga kjo periudhë, që merr shkas nga e njëjta temë dhe që zbulon në detaje, se si ngriheshin kampet e punës së detyruar, me ç’kosto dhe si bëheshin planet për të shfrytëzuar me detyrim të burgosurit si forcë pune?

Dokumenti mban datën 8 dhjetor 1955 dhe dërgohet në Kryeministri, nga ministri i Ndërtimit, Josif Pashko. Duke vënë në dijeni edhe ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, në këtë dokument, Josif Pashko parashtron me hollësi një plan, se si mund të shfrytëzoheshin  më mirë forcat e të burgosurve dhe se nga viti në vit, kostot për lëvizjen e të burgosurve nga një kamp te një kamp tjetër, ishin rritur shumë.

Pasi liston gjithë kostot për ngritjen e një kampi si ai i Zadrimës, por edhe i Kamzëz dhe Tiranës, të cilët do të shfrytëzoheshin për punë gjatë vitit 1956, Josif Pashko shkruan: “Lidhur me karakterin e punimeve t’ona dhe për një shfrytëzim më racional të forcave, të shihesh mundësia për të krijuar kampe më të shumta dhe me më pak njerëz, mbasi kështu ato mund të shfrytëzoheshin më mirë dhe nuk do rrinin kot punëtorë, sikundër rrinë sot në objektin e Kamzës, ku nga 1.000 veta, ne sot përdorim rreth 500, për mungesë front pune nga stina e keqe, etj., sepse i tillë është karakteri i punimeve t’ona që në tremujorin e e I-rë dhe në të IV-tin, mund të përdorim më pak punëtorë dhe në tremujorin e II-të dhe në të III-tin më shumë”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen, asnjë ndërtim të mos u bëhet, disa mund të kthehen në vepra muze, nëse i do populli, të tjerat të bëhen depo…”/ Urdhri i Enver Hoxhës, në 1967

“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

Përgjatë gjithë dokumentit, fakti që bie në sy, është shfrytëzimi maksimal i forcës së të burgosurve dhe ulja e kostove të ndërtimit, për të mos e rënduar buxhetin e regjimit. Më poshtë, e sjellim të plotë dokumentin e nënshkruar nga Josif Pashko, më 8 dhjetor 1955:

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                           Sekret

MINISTRIA E NDËRTIMIT                                                   Tiranë, me 8/XII/1955

Drejtoria Organizim – Kontrollit.

Nr. 929 Prot.

LANDA: Mbi ndërtimin e kampit të ri në Zadrimë për vitin 1956, si edhe për Kamzë dhe për Ndërmarrjen “21 Dhjetori” Tiranë.

SHOKUT GJENERAL BEQIR BALLUKU

       ZAV/KRYEMINISTËR

Për njoftim:

SHOKUT GJENERAL KADRI HAZBIU

MINISTËR I P. TË BRENDSHME

                                     TIRANË

Sikundër Jeni në dijeni, Ministria e Ndërtimit përdorë një numër të konsiderueshëm të burgosurish në punimet e saja. Gjatë vitit 1955, ne kemi patur tillë forca në Zadrimë, Kamzë dhe Tiranë dhe parashohim që po në këto qendra të kemi dhe për vitin e ardhshëm, mbasi punimet në këto objekte do vazhdojnë.

Në këtë rast deshim të Ju vejmë në dijeni, se nga viti në vitë përdorimi i këtyre forcave është duke u bërë gjithnjë më pak i leverdisëshëm për ndërtimin dhe i shtrenjtë për ekonomin e shtetit, nga fakti se kërkesat e Ministrisë së P. të Brendshme në lidhje me trajtimin e tyre dhe të forcave të Policisë shoqëronjëse, kanë ardhur gjithnjë duke u shtuar.

Përveç fjetoreve të burgosurve për të cilët ka normativë, ne ndërtojmë brenda rrethimit dhe shumë objekte të tjera si zyra, kino-theatër, rrobaqepësi, këpucari, berber, kuzhinë, infermieri, depo plaçkash, godina centrali, etj., të cilat kapin rreth 41,% të gjithë sipërfaqes që ndërtojmë brenda rrethimit.

Për trup-rojet, kazermat, komandën, bibliotekën, depot, mensa, kuzhinë, stallat, etj, ndërtojmë jashtë rrethimit një sipërfaqe prej 30,% mbi sipërfaqen totale të ndërtimeve, brenda dhe jashtë rrethimit.

Përveç sa sipër, me qenë se gjithë policët marrin me vete edhe familjet e tyre, kushtimi i kampit ngrihet akoma sepse për strehimin e familjeve të tyre, jemi të detyruar të ndërtojmë dhe një sipërfaqe tjetër prej 51,% të gjithë sipërfaqes që ndërtohet përsa u përmend më sipër, brenda dhe jashtë rrethimit. Të gjitha këto kërkesa e bëjnë tani ndërtimin e kampeve shumë të kushtueshëm, kështu që për një kamp prej 1000 vetash, nevojiten të shpenzohen rreth 5.200.000 lek.

Këtu poshtë po përshkruajmë analizën komplete për ndërtimin e një kampi për 1000 veta.

  • a) BARAKE PËR KAMPIN:

– Fjetore për 1000 veta, m2 1285.

– Dhoma shërbimi (zyra, kino-teatër, rrobaqepëse, këpucëtari, berber, etj) 576.

– Kuzhinë 105.

– Infermieri 105.

– Depo plaçkash 70.

– Godinë centralit 60.

  Shuma m2 2201.

  • b) POLICIJA:

– Trup roje 4 copë, m2 64.

– Kazermë policësh 206.

– Oficer roje 41.

– Kazermë sigurimi 105.

– Komanda 158.

– Biblioteka 104.

– Depo 126.

– Mensë, kuzhinë, depo 100.

– Stallë për kafshë 18.

Shuma m2 922. 

  • c) FAMILJARËT:

– Dhoma për 60 familje m2   1500.

– Dyqan 60.

– Magazinë 20.

– WC, totale 45.

 Shuma m2 1605.

Gjithsej si totale m2, 4728 x 1100 lek/m2. = 5.200.000.

Ne mejtojmë se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të rishqyrtojë kërkesat e saja, si edhe organikat e forcave në frymën e shkurtimit të shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative, sigurisht pa dëmtuar sigurinë e nevojshme.

Sidomos e kemi fjalën për forcat im-produktive të shumta që grumbullohen ndër kampet t’ona, të cilat shpesh harrojnë edhe mbi 20% të forcave totale. Ne mejtojmë që shpenzimet t’ona dhe të tyret administrative, rriten dhe më tepër në këtë mënyrë duke ndenjur këta punëtorë të sëmurë dhe të pa aftë nëpër kampe, si p.sh. në Tiranë dhe në Zadrimë dhe do t’ishte më e leverdishme që këta të rrinin nëpër burgje, sesa të transportohen poshtë e lart, këto dhe teshat e tyre, të sigurohen për to drutë e ushqimi dhe forcat për ruajtjen e tyre.

Ministria e Punëvet të Brendshme duhet të marrë masat e nevojshme për zëvendësimin e tyre, në mënyrë që përqindja e të pa aftëve të mos kalojë 5 %.

Duke marrë parasysh sa më sipër, ne mejtojmë gjithashtu që lidhur me karakterin e punimeve t’ona dhe për një shfrytëzim më racional të forcave, të shihesh mundësia për të krijuar kampe më të shumta dhe me më pak njerëz, mbasi kështu ato mund të shfrytëzoheshin më mirë dhe nuk do rrinin kot punëtorë sikundër rijnë sot në objektin e Kamzës, ku nga 1000 veta, ne sot përdorim rreth 500, për mungesë front pune nga stina e keqe, etj., sepse i tillë është karakteri i punimeve t’ona, që në tremujorin e e I -rë dhe në të IV –tin, mund të përdorim më pak punëtorë dhe në tremujorin e II -të dhe në të III -tin më shumë.

Përfundimisht ne kërkojmë që të vendoset ndarja e forcave të burgosurve në ndërtim për vitin 1956 dhe të mundim ne kështu të fillojmë menjëherë nga ndërtimi i kampeve. Nevojat t’ona konkrete për vitin 1956, në forca të burgosurve janë:

1) Për bonifikimin e Zadrimës, një forcë konstante vjetore në punë prej 700 veta. Sot në kampin e Zadrimës ndodhen mbi 1000 veta. Për këtë propozojmë të ngrihet një kamp për 700 veta në punë, në vendin që është caktuar bashkërisht me Ministrin e Punëvet të Brendshme, por në se kampi do të ndërtohet si mbas kërkesave të sotshme që përmendëm më lart, duke ndërtuar pranë tyre edhe barakat për strehimin e familjeve të policve, ay do të kushtojë rreth 3.350.000 lek.

Për vajtjen në vendin e ndërtimit të kampit të ri, do të nevojitet dhe meremetimi i 3 km. rrugë katundi, e cila do të kushtojë rreth 1.100.000 lek, kështu që kushtimi total i kampit të ri do të vejë rreth 4.450.000 lek, shifër mjaft e naltë.

Me qenë se në kampin ekzistues sot janë ngritur banesat e familjeve të policve dhe distanca ndërmjet kampit të ri dhe kampit ekzistent nuk është më se 13 km., ne mejtojmë dhe propozojmë që familjet e policve të mbeten atje ku janë dhe ne të ngrehim vetëm kampin për të burgosurit dhe nevojat e tjera të policisë që përmenden në pikat a) dhe b), duke mos ngritur ngrehinat e pikës c). Policët mund të transportohen herë mbas here në familjet e tyre me makinë. Në këtë mënyrë kampi bëhet më pak i kushtueshëm.

Në këtë mënyrë kushtimi i kampit do të mbërrinte në:

– Për ngritjen e kampit 2.500.000 lek

– Për ndërtimin e rrugës 1.100.000 lek

Gjithsej 3.600.000 lek

Kjo shifër mund të ulet edhe më, në se Ministria e P. të Brendshme do të pranojë të ulin pak dhe normativat e tjera të ngrehinave që përmenden në pikat a) dhe b) të analizës sipërme.

2) Për objektin e Kamzës na nevojitet një forcë mesatare në punë për 800 veta ndarë si vijon:

Tremujori I- rë 500, tremujori II-të 1000, tremujori III-të 1000, tremujori IV-ët 500. Për këtë objekt janë sot rreth 1000 veta në kamp dhe janë siguruar me baraka e tjera si mbas normativës ekzistente dhe policët, familjet e tyre dhe të burgosurit. Do të merren masa për sigurimin e mëtejshëm të barakave.

3) Për ndërtesat e banimit në Tiranë (Kantieri i Nd/jes 21 Dhjetori) na nevojitet një forcë mesatare për 300 veta në punë ndarë si vijon:

Tremujori I-rë 200 veta, tremujori II-të 400, tremujori III -të 400, tremujori IV-ët 200. Për këtë objekt janë sot rreth 400 veta, porsa shumica e tyre im-produktive. Duhet të merren masa për zëvendësimin e tyre. Atje po ndërtohet për vitin 1956 kampi dhe instalimi i tyre do të bëhet në një pjesë të ndërtesave definitive, ku ato po punojnë sot. Strehimi i tyre parashihet të bëhet brenda Dhjetorit 1955.

Duke marrë parasysh se jemi afër përfundimit të vitit, është e nevojshme që kjo çështje të shqyrtohet dhe të vendoset nga ana e Juaj, në mënyrë që ne të marrim masat e nevojshme sidomos përsa i përket ngritjes kampit të ri të Zadrimës, ku punimet e vitit 1955 parashihet të përfundojnë shpejtë dhe rrezikohet që forcat të mbeten pa punë mbasi, për ndërtimin e kampit si edhe të rrugës, do të nevojiten të paktën dy muaj.

Këto janë frontet e punës më të domosdoshme për këto lloj forcash për vitin 1956 dhe front pune tjetër për vitin 1956 të përshtatshëm për forca të tilla, kjo Ministri, nuk ka. Mbetemi në pritje të një përfundimi sa më të shpejtë të çështjes./ Memorie.al

                                    MINISTRI

                                  JOSIF PASHKO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 16 Shkurt 2026

Next Post

“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit...”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

Artikuj të ngjashëm

“Kur po na nxjerrshin prej Kuvendit Françeskan, Dul Rrjodhi, i tha Hys Zajës; Shoku prokuror, ky Zef Pllumi, ka ‘Lahutën e Malsisë’, me firmën e Fishtes: çka të bajmë…”?! / Kujtimet e fratit të famshëm
Dossier

“Shumë kisha dhe xhami po braktisen dhe po rrënohen, asnjë ndërtim të mos u bëhet, disa mund të kthehen në vepra muze, nëse i do populli, të tjerat të bëhen depo…”/ Urdhri i Enver Hoxhës, në 1967

February 15, 2026
“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali
Dossier

“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

February 16, 2026
“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol…”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu
Dossier

“Para 18 dhjetorit ‘81, motra ime Marjeta me Bashkimin, shkuan te një fallxhore në periferi të Tiranës dhe panë filxhanin, ajo u tha; një arkivol…”/ Dëshmia e rrallë e Niko Velçës, për fatin tragjik të familjes Shehu

February 15, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Familja jonë në Greqi, ka një kujtim të paharruar, emri i një njeriu të mirë, të quajtur Alizot Emiri, është i gdhendur në kujtesën tonë familjare, pasi…”/ Dëshmia e panjohur vajzës greke në Budapest

February 16, 2026
“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços
Dossier

“Dy ditë pas ngjarjes me Mehmet Shehun, kisha dasmën, por ma anuluan, kurse dy fëmijët e vegjël të Marjetës e Bashkimit, dy vjeç e gjysmë dhe 11-muajsh, njerëzit e Sigurimit…”/ Dëshmia tronditëse e Niko Velços

February 15, 2026
“Vangjeli dorëzoi në Mitropolinë e Beratit në 1957-ën, Kodikun e Manastirit të Shën Kozmait, i njohur ndryshe edhe si Kodiku i Fierit, pasi…”/ Historia e panjohur e Sotir Bitrit dhe Vangjel Lules, dy intelektualëve fierakë
Dossier

“Vangjeli dorëzoi në Mitropolinë e Beratit në 1957-ën, Kodikun e Manastirit të Shën Kozmait, i njohur ndryshe edhe si Kodiku i Fierit, pasi…”/ Historia e panjohur e Sotir Bitrit dhe Vangjel Lules, dy intelektualëve fierakë

February 14, 2026
Next Post
“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit…”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

“E kritikuan se u rezervonte libra ‘miqve’ dhe e larguan nga puna para pensionit...”/ Ana e panjohur e librarit që njihte Tefta Tashkon dhe vuri lule te varri i Migjenit në Itali

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme