• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, March 24, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet rezultatet e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve ” Të gjithë bashkë për Shqipërinë”

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet rezultatet e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve ” Të gjithë bashkë për Shqipërinë”
0
Shares
75
VIEWS

Gjithashtu mund të lexoni

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

Tiranë, 19 Shkurt 2020

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet rezultatet e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve ” Të gjithë bashkë për Shqipërinë”
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet rezultatet e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve “Të gjithë bashkë për Shqipërinë” të zhvilluar më 17 Shkurt në Bruksel, ku premtua shifra rekord e donacioneve prej 1,15 Miliard Euro, të cilat mbulojnë dëmet materiale në zonat ku goditi tërmeti tragjik i datës 26 Nëntor 2019.
Kjo Konferencë me jehonë në politikën, publikun dhe median ndërkombëtare dëshmoi sërish se aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Evropian, SHBA-të organizatat më të mëdha ndërkombëtare financiare dhe shumë partnerë të tjerë nga e gjithë bota iu ndodhën pranë popullit dhe vendit tonë dhe gjatë atyre momenteve tejet të vështira e në vazhdim.
Zhvillimi i kësaj Konference në Bruksel, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Presidentes së re të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Charles Michel dhe me mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian, pas publikimit më 5 Shkurt të Metodologjisë së re të Zgjerimit drejt Ballkanit Perendimor dhe mesazhet premtuese për çeljen e negociatave tregojnë qartë dhe bindshëm se të gjitha vendet antare të BE-së, pavarësisht ndonjë rezerve të çastit, janë dashamirës dhe mbështetës të antarësimit të vendit tonë dhe të rajonit.
Ky solidaritet i jashtëzakonshëm ngroh zemrat dhe ngjall shpresa të mëdha te gjithë populli ynë, e në radhë të parë për ato mijra familje shqiptare të prekura më rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit.
KASH i bashkohet mirënjohjes dhe falenderimeve për të gjitha vendet donatore, pa përjashtim dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për solidaritetin e shfaqur qysh më 26 Nëntor dhe bujarinë e jashtëzakonshme të treguar dhe më 17 Shkurt në Bruksel.
Falenderime të veçanta shkojnë për vëllezërit tanë të Kosovës dhe për të gjitha vendet fqinje.
Me këtë rast, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përgëzon, qeverinë dhe të gjitha institutionet e vendit, të përfshira aktivisht në këtë proces, ambasadat dhe Përfaqësitë tona diplomatike, për sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të çdo vendi mbi pasojat tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit, lobimin efektiv dhe bashkëpunimin e frutshëm me agjencitë ndërkombëtare për vlerësimin e saktë të dëmtimeve dhe shkatërrimeve të mëdha.
Merita të mëdha me ndihmesën e tij të çmuar ka dhe komuniteti shqiptar kudo në botë, me personalitetet dhe sidomos artistët e tij të njohur. Në imazhin tejet pozitiv të shpalosur për vendin tonë me këtë rast pati ndikimin e vet të madh edhe konsensusi politik mbarëpartiak dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve dhe faktorëve të tjerë institucionalë, brenda dhe jashtë vendit.
Duke vlerësuar pozivisht këtë ngjarje me rrjedhoja të pritshme pozitive, KASH mendon gjithsesi se nuk ka kohë dhe arsye për eufori, propagandë dhe protagonizëm; përkundrazi, të gjithë e sidomos qeveria dhe agjencitë e saj ndodhen përpara sfidës dhe përgjegjësisë akoma më të madhe historike që në vazhdën e bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtare dhe donatorët të bëjnë pa vonesa dhe me profesionalizëm saktësimin e kategorive të donacioneve, në grante, hua dhe kredi bashkë me specifikimet teknike; sidomos të kredive të premtuara që duket se zenë peshën më të madhe të shumës prej 1,15 miliard Euro.
Mbi këtë bazë, të realizohet sa më parë disbursimi i fondeve, sipas destinacionit dhe dhe projekteve përkatëse.
Ashtu siç u theksua dhe nga Presidentja e Komisionit Evropian dhe Komisioneri i Zgjerimit, në bashkëpunim me agjencitë e specializuara kërkohet detyrimisht eficiencë, por mbi të gjitha transparencë maksimale, me qëllim që të shmanget çdo shfaqje korrupsioni, për të mos kompromentuar dhe cënuar suksesin historik i 17 Shkurtit.
Duke shprehur besimin e tij të plotë, KASH kërkon nga Qeveria dhe agjencitë e saj përkatëse që të bëjnë gjithçka, që ky rast madhor solidariteti të kthehet në një histori të vërtetë suksesi të administrimit dhe menazhimit efektiv.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Enveri ka gisht në vrasjen e Vojos te Kodra e Kuqe dhe ai spiunoi Koci Xoxen te italianët, t’i zinte vëndin në krye të Partisë”/ Dëshmia e rrallë e kolonelit që shërbeu si Shef i Zbulimit…

Next Post

Foto të panjohura të 20 shkurtit 1991/ Nga protesta e qyteti “Studenti”, te tanket në Bulevard dhe përleshjet me policinë te Sheshi “Skënderbej” duke rrëzuar monumentin e diktatorit

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Të Ndryshme

ZVICERANËT QË VIZITUAN BURGUN E SPAÇIT. KTHIMI I POEZIVE ATJE KU DOLËN, NË VENDIN E KRIMIT…

October 17, 2022
EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT
Të Ndryshme

EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

August 27, 2022
“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë
Të Ndryshme

“Në Shqipëri, jeta e njeriut vlen shumë pak, më pak se gjysma, madje më pak se ngritja në ajër e një helikopteri, apo aparatura e munguar e një ambulance…”/ Refleksionet e emigrantit, pas humbjes së shokut të fëmijërisë

August 23, 2022
Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”
Të Ndryshme

Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”

May 15, 2022
Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik
Të Ndryshme

Sergej Lavrov, ky Fernandél tragjik

April 21, 2022
Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare
Të Ndryshme

Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare

March 23, 2022
Next Post
Foto të panjohura të 20 shkurtit 1991/ Nga protesta e qyteti “Studenti”, te tanket në Bulevard  dhe përleshjet me policinë te Sheshi “Skënderbej” duke rrëzuar monumentin e diktatorit

Foto të panjohura të 20 shkurtit 1991/ Nga protesta e qyteti “Studenti”, te tanket në Bulevard dhe përleshjet me policinë te Sheshi “Skënderbej” duke rrëzuar monumentin e diktatorit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!