NIKOLLË LOKA
Av. ALFDRED DUKA
NIKOLIN KURTI
Pjesa e njëzet e tetë
-VRASJA E PARALAJMËRUAR E NJË KLERIKU RILINDËS –
Memorie.al / Përpara se të fillojmë të analizojmë përciptazi dosjen hetimore e gjyqësore në ngarkim të pandehurit Shtjefën Kurti e të tjerë, për lexuesin do të bëjmë një parantezë të të drejtës dhe historisë se saj në shoqërinë njerëzore, me qëllimin e përqendruar për të ardhur tek e drejta jonë penale e procedurale, që në fillimet e saj dhe përgjatë viteve të diktaturës.
Një rishqyrtim i gjykimit të parë, për të kuptuar gjyqin e dytë
I pandehuri Mark (Bardhok) Marku shpjegon:
“… Nё bisedat qё kemi bёrё unё, Shtjefёn Kurti, Fran Noci, Agustin Preҁi, Pjetёr Biba, Zef Nishi e Ndue Leti, herё me njёrin e herё me tjetrin sipas rastit, kemi paraqitur gjendjen ekonomike tё vendit tonё tё keqe, se populli vuan pёr bukёn e gojёs dhe kjo vjen si rezultat i zbatimit tё poltikёs se Partisё nё drejtim tё kolektivizimit, se kooperativat nuk janё pёr tё mirёn e popullit, se kёto e kanё varfёruar popullin, pra nuk duhet tё ekzistojnё fare…! Kemi ngritur lart nivelin e jetesёs tё masave punonjёse nё vendet perёndimore dhe nё ato revizioniste…!
Shpesh kemi biseduar me njёri- tjetrin pёr ndryshimin e shpejtё tё situatёs nё Shqipёri dhe pёrmbysjen e pushtetit, si rezultat i ndёrhyjes ushtarake tё Bashkimit Sovjetik, ashtu siҁ pushtoi Çekosllovakinё do tё pushtojё menjёherё edhe Shqipёrinё…! Nё darkёn qё kemi bёrё nё shtёpinё e Shtjefnit, ky na ka thёnё se nё katёr anёt e botёs ka shpёrthyer lufta dhe ne kёtё luftё do tё fitojnё dy shtetet e mёdha – Amerika dhe B.S., tё cilat do ta ndajnё botёn nё dysh. Shqipёriai takon Bashkimit Sovjetik. Ne tё gjithё ishim dakort me fjalёt e Shtjefnit…! Shpesh kemi dёgjuar radiostacionet e huaja dhe kemi biseduar rreth lajmeve qё dёgjonim…”.
Ndёrsa i pandehuri Agustin Preҁi nё hetuesi ka shpjeguar:
“…Duke biseduar pёr pushtimin e Çekosllovakisё nga forcat sovjetike, unë, Frani e Bardhoku thonim, se ishalla po pёrmbyset kjo qeveri edhe tek neve, se kёta na morёn shpirtin, nuk ka lёnё asgjё mbas shpirtit dhe nuk sigurojmё dot jetesёn. Jemi shprehur pёr prishjen e sistemit kooperativist dhe pёr kthimin nё pronёn private, se nё vendet kapitaliste njeriu ёshtё i lirё, atje ka zhvillim mё tё madh, ka liri dhe njerёzit jetojnё shumё mirё. Pjetёr Biba, duke folur kundёr pushtetit ёshtё shprehur: kёta janё tё poshtёr, mendojnё vetёm pёr ti pirё gjakun popullit, varfёruan popullin dhe nuk i lanё asgjё…!
Nё bisedё me Shtjefёn Kurtin, ky mё ka thёnё se s’ka si tё qёndrojё mё ky pushtet nё kёmbё, zoti do ta shembё se kёta janё njerёz tё pa fe. Lum kush punon kundёr kёtyre se do tё shkojё nё parajsё. Zoti nuk do tё durojё padrejtёsitё e kёtyre dhe dikur do tё hakmerret. Kur unё e pyeta Shtjefnin se, si i duron zoti komunistet qё luftojne luftojnё fenё, ai mё foli nё gjuhёn fetare se ndёshkuesit i dёrgon zoti, por edhe ndёshkuesit i dёnon zoti. Ndёshkuesit pёr neve janё komunistёt, pra zoti do ti dёnojё edhe kёta ndёshkues komunistёt….
I pandehuri Pjetёr Biba, ka pohuar nё hetuesi:
“…Nё takimet me Shtjefёn Kurtin, Mark (Bardhok) Markun, Zef Nishin, Agustin Preҁin e tё tjerё, si nё takimet individuale, nё takimet nё shtёpinё timё dhe tё Shtjefnit e nё mulli, kemi folur vazhdimisht kundёr pushtetit, se nuk mund tё jetojmё nё kёtё pushtet ku sundon skamja dhe padrejtesia, ku nuk ka liri dhe njerёzit vuajnё edhe pёr bukёn e gojёs.
Fajtore pёr prishjen e marёdhёnieve me Bashkimin Sovjetik, ёshtё Shqipёria. Pёr masat qё mori Partia ndaj fesё, kemi folur duke i konsideruar kёto tё padrejta dhe thoshnim se ishalla pёrmbyset ky pushtet dhe vjen ndonjё qeveri tjetёr, nё mёnyrё qё tё na hapen kishat. Kemi biseduar pёr ndryshimin e situatёs, ndёrhyrjen e Bashkimit Sovjetik si fuqi e madhe dhe se kёtu tё marrё fund puna, ashtu siҁ ndodhi nё Çekosllovaki.
I pandehuri Fran Noci nё hetuesi ka thёnё:
“… Nё biseda me Agustinin, Bardhokun, Pjetrin dhe me Ndue Letin, kemi folur pёr jetёn nё vendin tonё, duke e paraqitur atё tё keqe, dhe pёr jetёn e mirё qё bёhet nё vendet e Perёndimit. Kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllovakinё, kemi thenё se sovjetikёt do t’i bien Shqipёrisё, do tё rrёzohet ky pushtet, thoshnim qё kёtё qё po mbjellim sivjet, ta korrnim pёr veten tonё mot. Kur bisedonim pёr shkatёrrimin e kooperativёs unё, u thoshja se do tё marr 40 dylym tokё dhe dyqanet e mia dhe nё kёtё mёnyrё kam pёr tё jetuar mirё. I kam thёnё Agustinin se, do t’a bёja dhe atё ortak…”!
“…Nё njё takim me Agustinin, ky mё tha qё tё minosnim monumentin e Stalin nё Tiranё dhe tё arratiseshin nё Greqi ose nё Jugosllavi. Agustini mё tha se dinamitin e kam unё, ndёrsa fitilin e ke ti, pёr tё bёrё minosjen. Unё i thashё se jam dakord ta minosim monumentin Stalinit dhe tё arratisemi, por nuk i kam konditat se, nuk kam kё tё lё nё shtёpi. Minosja e monumentit Stalinit, do tё na shёrbente si garanci pёr neve, nё mёnyrё qё tё mos na kthenin prapё nё Shqipёri, kur tё arratiseshim…”!
I pandehuri Zef Nishi shpjegon nё hetuesi: “…Nё bisedё me Shtjefёn Kurtin, Mark (Bardhok) Markun e Pjetёr Bibёn, nё takime nё mulli, nё shtёpitё tona, kemi folur se nё vendet e Perёndimit dhe ato revizioniste ka liri fjale, shtypi, liri organizimi nёpёr parti dhe jo si kёtu tek neve qё ka diktaturё e, nuk tё lё kush tё shkruash e tё flasёsh lirisht. Kemi folur pёr ndryshimin e situatёs sё pushtetit, do tё ndrojё nga ndёrhyrjet e shteteve tё tjera, siҁ ndodhi nё Çekosllovaki. Kemi biseduar pёr t’u arratisur, kemi folur kundёr masave revolucionare, duke i quajtur kёto tё padrejta dhe se ishin bёrё jashtё dёshirёs tё popullit…”
I pandehuri Ndue Leti, nё nё vazhdim tё veprimtarisё sё tij armiqёsore, nё takimet me tё pandehurit Bardhok Marku, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Fran Noci dhe dёshmitarin D.M., ka folur keq pёr gjëndjen ekonomike tё vendit tonё, se sistemi koperativist nuk ёshtё pёr tё mirёn e fshatarit, mbasi, sipas tij, ky e varfёron popullin. Kanё dёgjuar dhe komentuar radiostacionet e huaja, ka biseduar pёr ndryshimin e sistemit ekonomik socialist dhe kthimin nё pronёn private kapitaliste, si dhe pёr ndryshimin e pushtetit si rezultat i ndёrhyrjes sё shteteve tё huaja.
Duke folur keq pёr gjëndjen ekonomike nё Shqipёri, kanё mburrur mёnyrёn e jetesёs nё vende revizioniste e kapitaliste. Tё tilla biseda armiqёsore, tё cilat synonin nё dobёsimin e minimin e pushtetit popullor, i pandehuri Nue Leti, ka zhvilluar deri nё kohёn e arrestimit tё tij.
Lidhur me sa mё sipёr, i pandehuri Bardhok Marku shpejgon:
“…Ne bisedё me Ndue Letin, kemi thёnё se sistemi kooperativist nuk ёshtё pёr tё mirёn e popullit, por e bёn popullin tё vuajё…! Tё dy kemi thёnё se ky sistem nuk ka pёr tё qёndruar mё kёshtu, se do tё ndёrhyjё Bashkimi Sovjetik dhe Kina ёshtё larg e, nuk ka si tё ndihmojё, se sa tё vijё ndihma nga Kina, puna kёtu ka marrё fund.
Duke folur pёr ngjarjet nё Çekosllavaki ne, e kemi quajtur kёtё ҁlirim të Çekosllovakisё, gjё qё e kemi dёshiruar pёr Shqipёrinё dhe kemi thёnё se do tё ndodhё edhe tek ne, do tё biem ndonjё natё me fjet dhe nё mёngjes do tё gjejmё pushtet tjetёr…! Kot i thonё se nё Shqipёri, bёhet ҁdo gjё me diktaturё, pa vullnetin e popullit…”!
I pandehuri Nue Leti, duke folur nё hetuesi pёr bisedat armiqёsore tё zhvilluara prej tij kundёr pushtetit, nё hetuesi thotё:
“…Si unё, Bardhoku dhe Pjetri, kemi biseduar shpesh herё nё mulli, nё shtёpinё e Pjetrit pёr jetёn e keqe nё kooperativё. Kemi thёnё se kolektivizimi nuk ёshtё pёr tё mirёn e popullit, se ky sistem e varfёron popullin dhe kemi qёnё mё mirё kur ishim privat…! Kemi biseduar se kёtu ka diktaturё tё fortё, se shteti e ka mbledh popullin si nё grusht dhe nuk e lё tё bёjё si tё dojё. Ne jemi shprehur pёr mё tepёr liri, qё populli tё jetojё si tё dojё dhe tё marrё pёrsёri pronat…”!
Tё pandehuri Pjetёr Biba e Fran Noci, shpjegojnё se me Ndue Letin, kanё dёgjuar emisionet e radiove tё huaja nё gjuhёn shqipe dhe kanё biseduar se nё Bashkimin Sovjetik, nё Jugosllavi e vende tё tjera, fshatarёt jetojnё mё mirё se tek ne sepse, ata kanё tokat e tyre, e kane quajtur tё vёshtirё jetesёn nё kooperativa bujqёsore dhe kanё thёnё se mё parё kanё jetuar mё mirё. Duke biseduar nё kёtё mёnyrё janё shprehur se kooperativat nuk kanё pёr tё vazhduar gjatё.
Por harrojnё tё pandehurit, se populli ynё i bashkuar si njё trup i vetёm rreth Partisё e pushtetit popullor, theu dhe bёri shkrumb e hi, tё gjitha komplotet dhe intrigat qё imperialistёt dhe revizionistёt kurdisёn kundёr vendit tonё. Kjo forcё e madhe dhe e pathyeshme e popullit tone, i’u tregoi vendin dhe juve kёlyshёve tё imperalizmit dhe revizionizmit, duke u vёnё nё bangon e tё akuzuarve pёr tё dhёnё llogari pёr krimet e kryera nё dёm tё Partisё, pushtetit dhe popullit tonё. Ja po u themi edhe njёherё, tё pandehurve se ku qёndron forca e pushtetit tonё popullor.
I pandehuri Ndue Leti, pёrveҁ veprimtarisё armiqёsore tё agjitacionit dhe propagandёs kundёr pushtetit, qё u shpjegua mё sipёr, duke filluar nga viti 1962 deri nё vitin 1969, ka vazhduar veprimtarinё kriminale nё grupe tё ndryshme duke pёrvetёsuar pasurinё socialiste herё pas here.
Veprimtaria e tё pandehurit pёr pёrvetёsimin e pasurisё socialiste, ёshtё konkretizuar gjatё hetimit nё kёto episode:
Nё vitin 1962 ka bashkёpunuar me tё pandehurin Pjetёr Biba nё mullirin e kooperativёs bujqёsore Gurëz dhe kanё vazhduar deri nё vitin 1965, kohё nё tё cilёn janё lidhur dhe me tё pandehurin Mark (Bardhok) Marku dhe konkretisht, duke vjedhur tepricat e krijuara nё blojen e drithit pёr kooperativёn dhe nё ujemin e realizuar. Tё pandehurit Ndue dhe Pjetёr, nё vitin 1962-1963, kanё shitur miell misri 200 kg. Pashkё Mirit, 150 kg. Fran Nokёs, 100 kg. Baft Ali Hysenit, 100 kg. Bajram Cafit. Kurse nё vitin 1964-1965, i kanё shitur miell misri 150 kg. përsëri Pashkё Mirit dhe, në bashkёpunim me tё pandehurin Mark Marku, i kanё shitur 300 kg. miell misri Martin Rrokut, ndёrsa 200 kg. misёr Bjaram Cafit.
I pandehuri Ndue nё vitin 1966-1967, nё bashkёpunim me tё pandehurin Fran Ndoci, tё ndihmuar edhe nga Bajram Cafi, kanё vjedhur natёn nё magazinё tё brigadёs III-tё 700 kg. misёr dhe tё hollat e realizuara nga shitja e tij, i ndanё nё mes tyre.
Nё vitin 1968 i pandehuri Ndue, nё marrёveshje me Gjok Nikёn, nё mullrin e kooperativёs bujqёsore Gurëz, kanё vjedhur nё katёr raste 330 kg. misёr nga tepricat e krijuara nё bloje dhe ujem, duke i ndarё midis tyre.
Vetёm i pandehuri Ndue ne vitin 1969, duke qenё mullis i kooperativёs nё Fush-Milot, ka vjedhur 14 thasё qё ju kapёn nё banesё gjatё kontrollit, 90 kg. grurё e 30 kg. misёr, qё ia ka shitur Kol Shtytit dhe 116 lekё realizuar nga ujemi, datё 28/11/1969, prej kooperativёs bujqёsore tё Ishull-Lezhёs.
Duke llogaritur vleftёn mbi bazёn e ҁmimeve shtetёrore tё shitjes lirё, i pandehuri Ndue, ka pёrvetёsuar nё bashkёpunim 5.954 lekё, ndёrsa pёrfitimi i tij, ёshtё 3.573 lekё, duke konsumuar kёshtu njё nga elementёt e krimit qё parashikohet nga neni 80/1, nё kombinim me nenin 12 tё Kodit Penal.
Fajёsia nё ngarkim tё tё pandehurit Ndue Leti, provohet me pohimet e tij nё hetuesi, me atribuimet dhe ballafaqimet me tё pandehurit e implikuar, me thёniet e dёshmitarёve tё pёrmendur, me kuponin e ujemit dhe me thasёt qё ruhen si provё materiale.
Gjithashtu, tё pandehurit Ndue Leti dhe Pjetёr Biba, akuzohen se pёr njё periudhё tё gjatё deri nё arrestimin e tyre, kanё lujatur bixhoz me persona tё tjerё, lojё tё cilёn e kanё realizuar nё disa vende nё Gurëz, nё natyrё e nё banesa, nё Tiranё nё banesa e nё hotel “Vollga”. Mjete pёr lojё kanё qenё domino tё dhe letrat tё sajuara prej tyre, si dhe letra tё desitnuara pёr lojё bixhozi. Interesi nё kёtё lojё, ka qenё pёrdorimi i lekёve, ku herё kanё fituar e herё kanё humbur, veҁanёrisht nё lojёn e 31-shit.
Nё kёto kushte, tё pandehurit kanё konsumuar elementёt e krimit tё parashikuar nga neni 285/2 i Kodit Penal.
Fajёsia nё ngarkim tё tё pandehurve Ndue dhe Pjetёr, provohet nё pohimet dhe atribuimet e tyre tё bёra nё hetuesi dhe nё thёniet e Mark Markut dhe D.M.
Veprimtaria sabotuese dhe e agjitacionit e propagandёs armiqёsore, si dhe pёrvetёsimet e kryera nga tё pandehurit e mёsipёrm, paraqesin rrezikshmёri tё theksuar shoqёrore, sikurse dhe vetё tё pandehurit pёr faktin se ato kanё synimin nё minimin e ekonomisё kooperativiste, nё minimin e dobёsimin e shtetit popullor.
Tё gjithё tё pandehurit kanё pranuar fajёsinё e tyre dhe kanё dhёnё shpjegime nё hetuesi, ndёrsa i pandehuri Fran Ndoci, duke treguar edhe njё herё frymёn e vёrtetё tё njё armiku tё tёrbuar tё pushtetit popullor, ёshtё munduar tё zvogёlojё veprimtarinё e tij sabotuese ndaj ekonomisё kooperativste.
Fajёsia e tё pandehurve pёr krimin e sabotimit, agjitacionit e propagandёs armiqёsore kundёr pushtetit, tё pёrvetёsimeve tё pasurisё socialiste dhe tё luajtjes sё bixhozit, provohet plotёisht nga thёniet e dёshmitarёve, provat dhe dokumentet shkresore, pohimet e tё pandehurve dhe atribuimet qё i bёjnё njёri tjetrit.
Nga sa u tha mё sipёr:
1) SHTJEFЁN KURTI, i biri i Jakut dhe i Katerinёs, i datёlindjes 1898, lindur nё Prizren Jugosllavi, banues nё Gurëz, shtresё e pasur, me arsim tё lartё Teologjik, ish-prift, pa parti, i pa martuar, i dёnuar me 25 vjet heqje lirie si agjent i Zbulimeve tё huaja, i arrestuar mё 11-6-1970:
2) MARK (BARDHOK) MARK NIKOLLA, i biri i Markut dhe i Maries, i datelindjes 1934, lindur nё katundin Ras i But Mirdit, banues nё Gurëz tё rrethit Krujё, shtresё e varfёr, me kombёsi dhe shtetёsi Shqiptare, me arsim autodidakt, pa pasuri, i martuar dhe me dy fёmijё, bujk anёtar i kooperativёs bujqёsore, arrestuar me 11/3/1970;
3) AGUSTIN PREÇI– i biri i Markut dhe i Mrikёs, i datёlidjes 1939, lindur dhe banues nё fshatin Gurëz tё rrethit Krujё, shtresё e varfёr me kombёsi dhe shtetёsi shqiptare, me arsim shtatёvjeçar, pa parti, i martuar dhe me dy fёmijё, arrestuar me 4-9-1970;
4) PJETЁR BIBA– i biri i Markut dhe i Diles, i datёlindjes 1921, lindur nё Fan tё Mirditёs dhe banues nё Gurëz tё rrethit Krujё, shtresё e varfёr me kombёsi dhe shtetёsi shqiptare, i martuar dhe me tre fёmijё, i pёrjashtuar nga partia, i arrestuar mё 26-2-1970;
5) ZEF NISHI, i biri i Gjekёs dhe i Lukёs, i datёlindjes 1937, lindur dhe banues nё Gurëz tё rrethit Krujё, me kombёsi dhe shtetёsi shqiptare, shtresё e mesme, me arsim shtatёvjeçar, i martuar dhe me tre fёmijё, me profesion motorist, i padёnuar, pa parti, arrestuar mё 7/2/1970.
6) FRAN NDOCI, i biri i Ndues dhe i Mrikёs, i datёlindjes 1943, lindur dhe banues nё Gurëz tё rrethit tё Krujёs, me kombёsi dhe shtetёsi shqiptare, shtresё e mesme, me arsim shtatёvjeçar, pa parti, i padёnuar, i martuar dhe me 5 fёmijё, anёtar i kooperativёs bujqёsore, arrestuar mё 11-6-1970.
7) NDUE LETI, i biri i Lleshit dhe i Prenёs, i datelindjes 1928, fshatar i varfёr, lindur dhe banues nё Gurëz tё rrethit Krujё, me arsim fillor, me kombёsi dhe shtetёsi shqiptare, i pёrjashtuar nga partia, i padёnuar, i martuar dhe me gjashtё fёmijё, i arrestuar mё 11-4-1970;
A K U Z O H E N:
1) Tё pandehurit SHTJEFЁN KURTI, MARK MARKU, AGUSTIN PREÇI, PJETЁR BIBA, ZEF NISHI E FRAN NDOCI, nё bashkёpunim me njёri- tjetrin kanё kryer vepra sabotimi pёr tё dёmtuar dhe shaktёrruar kooperativёn bujqёsore tё Fush Milotit. Kanё zhvilluar agjitacion dhe propagandё armiqёsore kundёr pushtetit popullor, vepra kёto qё parashikohen si krime prej neneve 72 dhe 73/I nё kombinim me nenin 12 tё Kodit Penal. I pandehuri Pjetёr Biba edhe pёr krimin e parashikuar nga neni 285/2 i Kodit Penal.
2) I pandehuri NDUE LETI, nё bashkёpunim me tё pandehurit e tjerё, ka zhvlluar agjitacion dhe propagandё armiqёsore kundёr pushtetit popullor dhe ka kryer pёrvetёsime nё pёrpjesёtimё tё mёdha nё dёm tё ekonomisё tё kooperativёs bujqёsore “Ndoc Deda” si dhe ka luajtur bixhoz, vepra kёto tё parashikuara si krime nga nenet 73/1, 80/1 nё kombinim me nenin 12 tё Kodit Penal si dhe nga neni 285/2 K.Penal.
Duke e konsideruar hetuesinё e kёsaj çёshtje tё pёrfunduar dhe provat e mbledhura tё mjaftueshme pёr t’ja dёrguar çёshtjen gjyqit, nё mbёshtetje te nenit 202 tё Kodit tё Proçedurёs Penale vendosa qё dosjen hetimore nr.117 nё ngarkim tё tё pandehurve Shtjefёn Kurti, Mark Marku, Agustin Preçi, Pjetёr Biba, Zef Nishi, Fran Ndoci dhe Ndue Leti, t’ja dёrgoj Prokurorisё sё rrethit Krujё, pёr ta aprovuar akt-akuzёn dhe pёr tu pёrcjellё çёshtjen pёr gjykim.
Akt-akuza u pёrpilua nё Tiranё, mё 26/11/1971. Memorie.al
H E T U E S I
Koço Josifi
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016