• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, January 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.
Memorie.al
“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970
“Pas zbulimit të ‘anijes amerikane’ me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes, u hap zjarr dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish – shefit të Ndërlidhjes së Sazanit, për incidentin e ’82-it
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Gazeta “Christian Science Monitor” në SHBA: Inxhinierët gjermanë po ndërtojnë një bazë ushtarake në Sazan me 80-të nëndetëse ruse “Father”…
“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970
“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ishulli i Sazanit dhe i gjithë Gjiri i Vlorës i cili këto dy tre ditë është bërë kryefjala e pjesës më të madhe të mediave shqiptare dhe më gjerë atyre të rajonit, për shkak të vizitës që bëri aty Ivanka Trump (vajza e presidentit të SHBA-ve) me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të shoqëruar nga një numër i madh arkitektësh, për shkak të planeve të tyre për të investuar në fushën e turizmit, nuk është hera e parë që merr një vëmendje kaq të madhe. Gjiri i Vlorës “ka parë dhe ka pritur” edhe në të kaluarën personalitete të larta nga bota, madje nga më të mëdhenjtë të globit! Siç ishte kreu i ish – BRSS-së (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), Nikita Sergejeviç Hrushov, me ministrin e Mbrojtjes, Marshallin Rodion Malinovsky, që e vizituan atë vend më 1 qershor të vitit 1959. Të shoqëruar nga Enver Hoxha, kryeministri Mehmet Shehu, ministri i Mbrojtjes Popullore, gjeneral-leitnant Beqir Balluku dhe personalitete të tjera të lartë të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe, Nikita Hrushov dhe Malinovski qëndruan gjatë në Bazën Ushtarake Detare të Pashalimanit, e konsideruar si një nga më të rëndësishmet e Traktatit të Varshëvës në Mesdhe, për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik.

Dy vjet para asaj vizite, në Gjirin e Vlorës kishte ardhur gjithashtu edhe nga ministri tjetër i Mbrojtjes së Bashkimit Sovjetik të asaj kohe, Marshalli George Zhukov, i konsideruar si Heroi i Luftës së Dytë Botërore, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri në tetorin në vitit 1957, i kushtoi një vëmendje dhe rëndësi tepër të veçantë edhe Bazës Ushtarake të Pashalimanit, që gjendet edhe sot në pjesën jugore të Gjirit të Vlorës.

Si Zhukovi, ashtu dhe Malinovski e Hrushovi, ishin të parët dhe të fundit personalitete të larta të Lindjes Komuniste që e vizituan Gjirin e Vlorës dhe objektet ushtarake të instaluara në atë zonë, pasi me prishjen e marrëdhënieve zyrtare në mes Moskës dhe Tiranës, udhëheqësit kinezë me të cilët u lidh Shqipëria më pas, si Çu En Lai, në vitin 1963, apo Presidenti i Vietnamit Ho Shi Min, në gusht 1957, gjatë vizitave të tyre në vendin tonë, nuk i kushtuan ndonjë vëmendje të madhe asaj!

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees

“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970

Por, ishulli i Sazanit dhe i gjithë Gjiri i Vlorës, që nga ajo kohë e më pas, madje deri në vitin 1991, edhe pse Shqipëria komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, ka qenë një vend tejet i izoluar nga bota dhe jashtë pakteve ushtarake të Traktatit të Varshavës e NATO-s, për shkak të rëndësisë së madhe gjeostrategjike, ai vend ka qenë objekt i dhjetrave incidenteve ndërkufitare, ku anije dhe mjete të tjera lundruese, italiane, greke, jugosllave apo dhe nga shtete të tjera nga e gjithë bota, me apo pa shkak, shkelin ujërat shqiptare në afërsi të Sazanit, madje deri në thellësi të Gjirit të Vlorës.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe më 30 prill të vitit 1970, ku një anije (peshkarexhë) italiane “Zeus-2”, jo vetëm që shkeli ujërat shqiptare, por u përfshi në një shkëmbim zjarri me anijen shqiptare (Kater Silurues), të Marinës Ushtarake-Detare, e cila tentoi ta tërhiqte atë në drejtim të Portit të Vlorës.

Për më shumë rreth kësaj, na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ndodhet komunikata operative sekrete që hedh dritë mbi atë ngjarje, e cila publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse, nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 4 MAJ 1970, MBI NGJARJEN NË AFËRSI TË ISHULLIT TË SAZANIT, ME INCIDENTIN NË MES ANIJES ITALIANË “ZEUS – 2” DHE KATERIT SILURUES TË FORCAVE LUFTARAKE DETARE SHQIPTARE

 REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                                Sekret

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                   Tiranë, më 4.5.1970

                                        KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 102

VLORA

Më datën 30.4.1970, ora 6.30, motobarka jonë e peshkimit, “Antonio Gramshi”, ka njoftuar repartin Nr. 9510 Vlorë, se në ujërat tona, 5 – 6 milje në perëndim të bregdetit Sazan – Vjosë – Seman, janë diktuar 4 peshkatore italiane, duke gjuajtur peshk. Gjithashtu njofton se me shumë vështirësi, vazhdon të ndalojë njërën nga peshkatoret italiane, e cila bën të gjitha përpjekjet për të dalë nga ujërat tonë territoriale dhe të shkëputet prej saj, sikurse bënë tre peshkatoret e tjera italiane.

Në orën 07.00, komanda e repartit të sipërm, nisi me shërbim në këtë drejtim një Katër Silurues, i cili mbas kërkimeve që bëri në atë rajon, në orën 9.55, në distancën 12.8 milje në perëndim të Kepit të Semanit, diktoi shkelësen e ujërave tona territoriale, peshkarexhën italiane pa flamur, me emrin “Zeus – 2”, e cila ndiqej nga peshkatorja jonë “Antonio Gramshi”

Kateri jonë, me sinjalizime dhe manovra të shumta, tentojë ta ndalojë atë, me qëllim që ta shoqëronte në portin e Vlorës, por peshkatorja “Zeus- 2”, vazhdoi lëvizjen për t’u larguar sa më tepër në perëndim, duke përdorur radio-lokacionin dhe zhvillonte bisedime me radiofoni me korrespodentin e saj. Meqenëse se kjo nuk iu bind sinjaleve të shumta për t’u ndaluar, Kateri jonë në shenjë paralajmërimi qëlloj me mitraloz një breshëri të shkurtër dhe pastaj tre breshëri të tjera, me gjithsej 14 fishekë.

Drejtimi i qitjes ka qenë në ajër, në kënd 60 gradë anash peshkatores italiane dhe asnjë nga predhat nuk e ka prekur atë. Në këtë kohë “Zeus-2” ndaloj, por nuk pranoj kursin në drejtim të Vlorës, duke pretenduar se kishte avari, dhe në asnjë mënyrë nuk pranoj të kapte cimën e peshkatores tonë për ta rimorkiuar. Në fakt, “Zeus-2”, nuk kishte avari dhe ajo vazhdonte lëvizjen ngadalë dhe në mënyrë të maskuar në drejtim të perëndimit.

Në orën 13.00, rreth një milje në afërsi të Katerit, fluturoj një hidroplan, i cili u largua menjëherë në drejtim të perëndimit. Në orën 15.00, në bordin e peshkatores “Zeus-2”, u akostua një motoskaf italian, i armatosur me mitraloz. Në orën 15.25, Kateri ynë u largua nga ai rajon, për arsye se nga shkarkimi i baterive u ndërpre ndërlidhja dhe u njoftua se do të dërgohej një anije tjetër për zëvendësimin e tij. Në këtë kohë peshkatorja “Zeus-2”, u largua.

Peshkatorja “Zeus-2”, ka shkelur edhe herë të tjera ujërat tona, gjë kjo që vërtetohet nga deponimet e ekuipazhit të peshkatores italiane “Maria – Dorio”, që është kapur duke gjuajtur peshk në ujërat tonë në datën 14.XI.1968. Duke marrë për bazë se kjo anije është e pajisur me mjete radiollokative dhe ka hyrë edhe herë të tjera në ujërat tona si anije peshkatore, mendojmë se me anë të gjuetisë, ajo maskon veprimet e saj me qëllim zbulimi dhe akte diversioni.

Kjo përforcohet nga fakti që kjo peshkatore asnjëherë nuk ka pranuar t’u nënshtrohet kërkesave të anijeve tona dhe vetëm për këtë peshkatore është dërguar në ndihmë hidroplani dhe motoskafi i armatosur./ Memorie.al

KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

               PETRIT HAKANI

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve...”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees
Dossier

January 23, 2026
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970
Dossier

“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970

January 23, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Dossier

“Në Pukë, dëbora arrin në 4 m., në Laç, era rrëzoi 21 shtylla tensioni, oretku zuri 17 veta në Dibër, në Lezhë ngordhën 6500 zogj pule, Vlora u përmbyt…”/ Zbulohen raportet sekrete për motin e keq, dhjetor ‘73

January 22, 2026
“Gjatë periudhës së Enver Hoxhës, fëmijët shqiptarë, i perceptonin shishet Coca-Cola që lundronin përgjatë lumit Buna nga Jugosllavia fqinje, si…”/ Reportazh në Shqipërinë e pas viteve ’90-të

“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli

January 21, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme