• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, January 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Kardinal Ernest Troshani dhe ‘mbetjet’ e komunizmit, fatkeqësisht të ‘riciklueshme’…!

Papa Françesku, me Kardinalin shqiptar Ernest Simoni, për bekimin ‘Urbis et Orbi’ me rastin e Pashkëve, 2023
“Krishtlindjet në kohën e komunizmit: Fotot e panjohura të Dom Ernest Troshanit duke dhënë meshë”
“Lura është shembulli unikal, ku dy besimet janë brenda një shtëpie; gruaja myslimane e burri katolik, njëri vëlla katolik e tjetri mysliman, nipi e daja…”/ Refleksionet e studiuesit e publicistit të njohur
“Një nga meritat kryesore të kujtimeve të At Zef Pllumit, të qëndruarit besnik ngjarjeve në pasqyrimin e tyre, si p.sh., takimi me Mehmet Shehun dhe…”/ Refleksione për veprën “Rrno vetëm për me tregue”
“Dom Ndre Zadeja dhe Patër Anton Harapi që na mblodhën sot, janë dy herë shenjtorë, janë shenjtorë të kulturës dhe…”/ Fjala e shkrimtarit dhe poetit të njohur, te Kisha e Shirokës
At Vinçens Prenushi

Nga NDUE DEDAJ

Memorie.al / Ishte rrëfimi i pazakontë i Dom Ernest Troshanit para Papa Françeskut, disa vite më parë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, që solli emërimin e tij Kardinal, (më 9 shtator 2016), një Kardinal “sui generis”, që për shkak të moshës së madhe, (asokohe 88- vjeçare), nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e kardinalëve në Vatikan. Fakti që dhe Kardinali i dytë shqiptar, pas Dom Mikel Koliqit, njëzet e pesë vjet pas rënies së regjimit komunist, vjen nga radhët e të salvuarve të Klerit, prej diktaturës së proletariatit, tregon se ende për botën perëndimore, ai regjim nuk ka rënë.

Dhe me të vërtetë, sado përpiqemi për t’i maskuar, reminishencat e komunizmit janë ende të pranishme, përderisa profesorët e vjetër, në vend që t’i mëshojnë leximit dhe rileximit të veprës së Fishtës në shkolla, auditorë, Akademinë e Shkencave, venë e qëmtojnë njollëza në biografinë e poetit kombëtar, krejt në stilin monist.

E udhës do të ishte, që cilido nga njerëzit e letrave të lexonte për të rinjtë pjesë nga vepra e Fishtës, aq më tepër që tetori është shpallur muaj i leximit, kurse biografinë t’ua lëmë historianëve të së nesërmes e assesi atyre të sotëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…”/ Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

Por me sa duket, figurën madhore të Fishtës, është e thënë ta ndjekin gjithnjë nga pas legjendat urbane, si ajo e famshmja e viteve ’70-të, se gjoja poeti paskësh deklaruar: “Le ta marrë vesh gjithë bota mbarë/ Se Pater Gjergj Fishta s’asht ma shqiptar”, një interpretim keqdashës i vjershës së tij satirike “Metamorfoza”, botuar në vitin 1907. Krejt ndryshe ndodh përtej nesh, ku meritat e çdokujt lexohen pa syze ideologjike dhe ashtu jepen dhe titujt, çmimet, emërimet etj.

Ne këtu e kishim “harruar”, meshtarin e shumëvuajtur shkodran që përloti Papën, por nuk e kishte nxjerrë nga vetja pikërisht ai, kreu i Selisë së Shenjtë, që fill pas shenjtërimit të Nënë Terezës, do t’i kthente dhe një herë tjetër sytë nga Shqipëria.

Ndërkohë që procesi shumëvjeçar i kanonizimit të martirëve të Kishës, kulmoi me shpalljen e 38 prej tyre, që do të lumturoheshin më 5 nëntor 2016 në Shkodër, emra të përndritur, si; shkrimtarët Dom Ndre Zadeja e At Vinçens Prenushi, Ipeshkvi Frano Gjini, At Gjon Shllaku, At Bernardin Palaj, etj. Pak nga pak, është kthjelluar një kuadër historik, i deformuar rëndë.

Sot dëgjon kudo të flitet për At Zef Pllumin dhe veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”, lexuar masivisht këto vite e përkthyer dhe në italisht, por lexuesi i painformuar sa duhet me persekutimin e Klerit Katolik, duhet të dijë se çdo prift i dënuar, ishte një; “At Zef Pllum”. Mjafton të hulumtohet pa reshtur në misionin e tyre human e kulturor, për ta ndjerë këtë.

Në këtë vështrim, ishte fat që u evidentua e nderua dhe një tjetër figurë, tashmë Eminenca e Tij, Ernest Troshani, duke u kurorëzuar dhe më shumë vepra misionare shqiptare.

Në një intervistë të para dy viteve, Dom Ernest Simoni (Troshani) tregonte se, kur ishte liruar nga Burgu i Spaçit në vitin 1981, e kishte bërë në këmbë për dhjetë orë rrugën prej atyre shkrepave të thepisur deri në Shkodër.

Duhet të ketë qenë një rrugë e lodhshme, aq e vështirë për t’u besuar, pas 18 viteve brenda telave me gjemba, me një pëllëmbë qiell mbi krye. Kishte punuar nëntokë dhe e kishte prekur përditë “ferrin”, e tash po ngjitej nga rrethi i nëntë i tij. Po ngjitej në qiell, si në ëndërr.

Nuk kishte kryer asnjë krim, thjesht kishte thënë një meshë për vdekjen e një njeriu me emrin Xhon Kenedi, që nuk ishte i “famullisë” së tij, por i kishës universale, çka i kishte kushtuar dënimin me vdekje, që më pas do t’i kthehej në burgim të gjatë politik, ku e ku më mirë se Dom Shtjefën Kurti, që kishte sakrifikuar jetën e tij, për pagëzimin e një fëmije në fillim të viteve ’70-të.

Dom Ernesti, bashkë me Dom Simon Jubanin e, meshtarë të tjerë të mbijetuar, e rindërtuan Kishën nga e para. Ai kujton se ka pajtuar dhe shumë gjaqe me Kryqin e Krishtit, një traditë e misionarëve në malet tona, që pas ‘90-ës zbriti në fushë bashkë me malësorët. Ardhja e tij si Kardinal në atë moshë, është për të na thënë se misioni nuk kryen asnjëherë për njerëzit e, kushtuar idealeve të larta.

Keni parë gjithë këto vite ndonjë të vuajtur të atij regjimi të “mbrohet” nga ajo kohë? Asnjë. Këtë e bëjnë vetëm ish-funksionarët e regjimit të djeshëm, apologjia e të cilëve, nuk ka sosur as pas një çerekshekulli, në ekrane, shtylla gazetash, apo ceremoni të ndryshme, pasi sërish ata kanë ithtarë.

Ata vazhdojnë marrin dekorata e medalje, më shumë në heshtje se publikisht, kurse të vuajturit prej tyre nuk ndihen, vetëm kur kujtohet ndonjë seli apo institucion prestigjioz ndërkombëtar.

Vërtet shoqëria e sotme është e kapërthyer nga debati dhe protestat qytetare për të penguar plehrat e huaja shtegtare, që quhen dhe mbetje, për të mos e ndotur më shumë këtë vend, ama është e habitshme se si ende, nuk kemi pastruar ndërgjegjen nga “mbetjet” ideologjike të komunizmit, si mënyrë të menduari, sjelljeje sociale, praktikë shtetërore e politike.

Kjo shihet dhe në mos reflektimin me dinjitet ndaj së djeshmes, gurëve të historisë, të vënë drejt apo shtrembër, me shkëlqimin e duhur ose jo, por duke qenë gjithnjë dyfarësh apo dy-polesh në qëndrimet tona, si në rastin e martesës së trashëgimtarit Mbretëror, që thjesht mund të quhet diçka normale brenda anormalitetit shqiptar, etj.

Debati për çdo gjë, qoftë dhe ai televiziv e me panele të zgjedhura, pa pasur një shkas të mirëfilltë, nuk është demokraci, por të kujton ku e ku mbledhjet e dikurshme, të zhurmshme të Frontit Demokratik, gjithë stisje e përgojime.

Në emër të publikes, nuk ka kuptim të debatohet sot e nesër diçka për të cilën publiku nuk ka kurrfarë interesi. Duhet të kemi herë pas here ngjarje si kjo e Kardinal Troshanit, që të lartësojmë diçka më shumë te vetja, shoqëria dhe sidomos politika me “mbetjet” e saj, për fat të keq, të “riciklueshme”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vritet dhe mbulohet me vello misteri Kirovi në Leningrad, ashtu sikurse Nako Spiru, etj., deri tek Mehmet Shehu...”/ Refleksionet e shkrimtarit, për librin që paralelizon dy diktaturat

Next Post

Kalendari Historik 04 Gusht 2023

Artikuj të ngjashëm

“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…”/ Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë
Personazh

“Më 1 janar 1945 në Selanik, tre persona u paraqitën në derën e shtëpisë të z. Gjik Dallamanga, vjehrri i Koço Kotës, duke u paraqitur si…”/ Dëshmia e rrallë se si u rrëmbye ish-kryeministri i Shqipërisë

January 10, 2026
“Marrëdhënia e saj me Ernest Koliqin, i kishte fillesat në periudhën e shkollimit në Itali, kur, sikurse Kasimati shprehej…”/ Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha
Personazh

“Me pallton time mbi krahë, ajo shkoi drejt pushkatimit, sepse ishim bashkë në një qeli dhe ajo, para se ta merrnin, më tha…”/ Rrëfimi rrëqethës i Diti Biçakut, për natën e fundit të Sabiha Kasimatit

January 9, 2026
“Arshiu tha në hetuesi, se deklarimet e S. Kokalarit, S. Konjarit e R. Tabakut, janë të pavërteta dhe se ai nuk kishte qenë pjesë e asnjë…”/ Historia e panjohur e profesorit që u arratis me të motrën. në 1956-ën
Personazh

“Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist, përbën nji kontribut të parë për nji rend të ri që duhet të vendoset…”/ Refleksionet e studiuesit Italo Costante Fortino

January 8, 2026
“UDB-ja e arrestoi atë, pasi në një debat me poetët maqedonas, Janevski e Gapo, ai u tha; do vij dita që ju, do fshini rrugët e Tiranës…”/ Historia e panjohur e gazetarit, publicistit e shkrimtarit nga Struga
Personazh

“Shtëpinë dhe tokën e tij afër Drini të Zi, e ka ‘blerë’ Mitre Radozhda, një nga zyrtarët me ‘autoritet’ në komunën e Strugës…”/ Historia e panjohur e Dr. Ali Murtezait, firmëtar i pavarësisë në 1912 në Vlorë

January 7, 2026
“Kur dola nga burgu pas dhjetë vitesh vuajtjesh e izolimi, takova ministrin Ramiz Alia, ish-nxënësin tim në gjimnazin e Tiranës dhe ai…”/ Dëshmia e rrallë e Arshi Pipës, për studiuesin francez
Personazh

“Arshi Pipa, nji za i kurajshëm i vlerave, gladiator i paepun i arenave t’gegnishtes dhe personifikimi i të përsosunes së disidentit në jetë e në vepër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

January 7, 2026
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Personazh

“Kur Esat Pasha e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër qeverisë kombëtare, Hafiz Ali Podgorica me patriotët e tjerë…”/ Historia e panjohur e kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

January 6, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2023

Kalendari Historik 04 Gusht 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme