• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, March 27, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kapterr Zijai, më i tmerrshmi i kampit, e goditi Nikollën me lopatë në kokë dhe urdhëroi Vojon, një hajdut e spiun, i cili…”/ Kujtimet e shkrimtarit që u arratis nga Shqipëria në ’56-ën

“Pas daljes nga burgu, Arshiu me të motrën u arratisën me not nga lumi Buna, me ndihmën e mikut të…”/ Dëshmitë e rralla të kunatit të prof. Pipa që jetoi në  SHBA-ve
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
“Në hetuesinë e Shkodrës, pasi ja dogjën mishin me hekur të nxehtë, i ranë me një plumb pas koke dhe trupin e tij e…”/ Dëshmia e rrallë për avokatin e famshëm
“Pas daljes nga burgu, Arshiu me të motrën u arratisën me not nga lumi Buna, me ndihmën e mikut të…”/ Dëshmitë e rralla të kunatit të prof. Pipa që jetoi në  SHBA-ve
“Përveç pallateve e çifliqeve në Tiranë e Romë, ku janë veprat e politikanëve dhe ministrave tanë, që…”?!/ Akuzat e avokatit e publicistit Myzafer Pipa, që i mbyllën revistën “Fryma” në ’44-ën
“Në hetuesinë e Shkodrës, pasi ja dogjën mishin me hekur të nxehtë, i ranë me një plumb pas koke dhe trupin e tij e…”/ Dëshmia e rrallë për avokatin e famshëm
Dëshmitë e rralla: “Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste
0
Shares
9.9k
VIEWS

Nga Arshi Pipa            

Memorie.al / Arshi Pipa lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1920, në një familje të njohur intelektuale (me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës), ku babai i tij ishte një avokat i njohur, që ishte diplomuar në universitetin e Stambollit. Mbasi kreu mësimet fillore dhe ato të mesme në qytetin e Shkodrës, në vitin 1942, ai u diplomua në degët Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin e Firences në Itali. Pas diplomimit ai u kthye në atdhe dhe punoi si arsimtar, duke dhënë lëndën e Filozofisë, në shkollat e mesme të Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit, deri në vitin 1946, kur u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik i akuzuar për “agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor”. Po në vitin 1946, Sigurimi i Shtetit kishte arrestuar vëllanë e tij, Myzafer Pipa, (publicist i njohur dhe botues i revistës “Fryma” dhe avokat që kishte marrë pjesë në Gjyqin Special), i cili vdiq në torturat e hetuesisë në Degën e Brendshme të Shkodrës. Pasi vuajti dënimin në disa nga kampet e punës së detyruar si në Tiranë, Beden, Orman-Pojan, Vloçisht, Burrel etj., Arshiu u lirua nga burgu në vitin 1956, mbasi plotësoi dënimin 10-vjeçar. Një vit më vonë, teksa punonte si arsimtarë në fshatrat e thellë të Malësisë së Shkodrës, ai së bashku me motrën e tij, Fehimen, arrin të arratiset nga Shqipëria dhe të shkojë në Jugosllavi, ku u vendos në Sarajevë dhe pas disa kohësh fiton statusin e azilantit politik dhe vendoset në SHBA-ës. Gjatë qëndrimit në SHBA, krahas punës si profesor në disa universitete, ai vazhdoi pasionin e tij, letërsinë, duke shkruar disa libra. Karrierën akademike e mbylli me titullin “Profesor emeritus” në vitin 1987. Vepra e Arshi Pipës, është shumë e gjerë dhe ajo shtrihet nga shkrimet letrare, në kritikë, publicistikë, eseistikë, përkthime, poezi, etj. Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri “Albanian Stalinism”, që është botuar edhe në shqip me titullin “Stalinizmi shqiptar”. Mbas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Arshi Pipa u kthye disa herë si vizitor në atdhe, por vazhdoi të jetonte në Washington D.C., ku dhe ndërroi jetë më 20 korrik 1997. 

                                                        NË KANAL

Një episod nga puna e detyruar në kënetën e Maliqit (Verë, 1948)

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

Ajo ditë e fund korrikut ishte tepër e nxehtë. Dielli filloi të digjte më shumë se zakonisht, duke e mbushur kënetën me një dritë të shndritshme, që e bënte baltën e zezë poshtë ujit, të ndriçonte si antracit.

Nikolla kishte etje, por në mataren e tij nuk kishte mbetur asnjë pikë. Më e keqja ishte që e dinte se kishte shumë mundësi, që ai të mos e mbushte më atë ditë mataren e tij; askush nuk ishte parë duke transportuar ujë të pijshëm përgjatë kanalit.

Nuk ishte hera e pare, që në ditët më të nxehta shërbimi i ujit të neglizhohej, nëse ai do të kishte qenë në pjesën e kanalit ku njerëzit punonin në tokë të thatë, ai do të kishte hapur një vrimë në tokë dhe do të kishte pirë nga uji, që do të rridhte në gropën e vogël.

Sigurisht që uji do të ishte i neveritshëm, pak i kripur dhe do të zbriste në stomakun e tij si plumb, por, të paktën, ai do t’ia hiqte etjen që e torturonte.

Për një çast Nikolla pushoi së gërmuari. Ai pastroi djersën nga balli i tij dhe pyeti Mukon, djalin që po punonte më afër tij, nëse kishte ngelur ndonjë pikë ujë në mataren e tij. Mukoja u habit:

– Përse duhet të kem? Mos vallë dielli është më i sjellshëm me mua se sa me ty?

Ai vazhdoi duke u tallur:

Lum ti që je i zhytur deri në brez në kënetë. Mendo qetë (buajt) e fshatit tënd. Përse nuk vepron si ata? Të siguroj që etja jote do të zhdukej në çast.

Nikolla e dëgjoi qeshjen dashakeqe të Mukos. Ai ishte i sigurt që Mukoja kishte ujë në mataren e tij; pak më parë ai e kishte parë atë, të vidhte nga matarja e Limanit, në kohën që atë e kishte thirrur një roje. Ai e dinte që Mukoja nuk ishte tipi i personit, që ndihmonte shokët e vet. Ai u pendua që i kishte kërkuar ndihmë një personi të tillë.

Mukoja sapo kishte bërë shakanë e vet të keqe, kur Nikolla dëgjoi një zë që vinte nga pas:

– Më duket se ty të pëlqen ajo çka bëjnë qetë.

Nikolla ktheu kokën nga ana e folësit. Ai e kishte njohur atë menjëherë: ai ishte kapter Zijai, një nga rojet më brutale të kampit.

Kapteri po rrinte disa hapa larg tij, në anë të kanalit. Ai u ishte afruar punëtorëve nga prapa përforcimeve të dheut. Të burgosurit nuk e kishin dëgjuar atë, për shkak të zhurmës që bënin karrocat e dorës, të cilat i çonin grumbujt e baltës përtej përforcimeve. Ai mbante një shkop të gjatë, të cilin kishte shumë mundësi ta kishte marrë në kuzhinë.

Tani ai bërtiti:

-Ti, bir bushtre, përse rri prapa, në vend që të bësh punën tënde? Mos të vumë ne këtu, që të qeshësh e të tallesh? Eja shpejt këtu.

Mukoja eci përgjatë kënetës dhe u ndal përballë tij. Ai ishte zbehur. Në një pozicion gatitu dhe duke mbajtur lopatën e vet me dy duar si një armë, ai uli kokën, duke mos guxuar të shihte në sy kapterin.

Zëri tani u bë më i egër.

– Unë e shoh që ti do të çorodisësh njerëzit që janë këtu dhe t’i pengosh të bëjnë detyrën e tyre. Shakatë e tua…! Ta tregoj unë si të bësh shaka!

Tani po dëgjohej zhurma e diçkaje të rëndë, që godiste diçka po aq rëndë. Ai u ndoq nga një vazhdim zhurmash, në varësi të peshës së trupit që goditej, kur i burgosuri mblidhte kokën dhe supet e tij, shpinën dhe krahët e tij.

Një zhurmë e diçkaje që thyhej u dëgjua dhe Nikolla pa rojën, i cili po vështronte shkopin gjysmë të thyer në dorën e tij. Ai e flaku atje tutje dhe filloi ta godiste të burgosurin me këpucët e tij. Ai e goditi aq shumë, sa trupi i tij pushoi së rezistuari.

– Hidheni atje në ujë! – bërtiti kapteri.

Dy nga të dënuarit, që gjendeshin pranë, iu afruan trupit. Nikolla nuk lëvizi edhe pse ishte ai që gjendej më afër se të tjerët; kapteri e pa atë me zemërim

– Duket sikur nuk ke ngut, që ta ndihmosh shokun tënd.

Pas pak ai po u bërtiste dy të dënuarve, të cilët kishin arritur ta ngrinin trupin në këmbë:

– Lëshojeni atë! Të poshtër! Hidheni!

Mukos veç sa i kishte rënë të fikët. Kontakti i menjëhershëm me ujin e solli atë në vete. Ai doli nga uji duke tundur duart në një mënyrë të parregullt dhe duke u munduar të kapte diçka. Pastaj ai ra përsëri, u ngrit prapë, ra në gjunjë dhe mori rrugën drejt bregut ngadalë.

– Mos e lini të dalë! – u dëgjua edhe më tepër zëri i tërbuar. – Mbajeni poshtë! Gjatë kësaj kohe, një person i tretë po i afrohej Mukos të pafat. Nikolla e njihte mirë atë. Ai ishte një djalë i ri, i quajtur Vojo. Ai më parë kishte qenë një hajdut dhe tani ishte spiun, i cili më shumë se njëherë i kishte ndihmuar rojet të kryenin torturat e shumta, mbi “armiqtë e popullit”.

Ai nuk ishte në grupin e punës së Nikollës, por mesa dukej, kishte qenë duke e shoqëruar kapterin, në një ecje përgjatë kanalit. I tërhequr nga çka po ngjiste, ai doli vullnetar të realizonte urdhrat e rojës.

Ai rrëmbeu një lopatë nga duart e dikujt dhe vrapoi drejt kënetës, që ta pengonte Mukon për të mos e lënë të dilte, që andej. Ai ra menjëherë përmbi të dhe e kërcënoi duke tundur lopatën afër fytyrës së vet. Pastaj ai e nxori atë dhe e çoi drejt kapterit, që qeshte me të madhe.

Mukoja arriti të ngrihej prapë në këmbë, por tani Vojoja po i hidhte me lopatë baltë dhe ujë me një shpejtësi të tillë, saqë Mukoja po rrëzohej.

Kapteri bërtiti dhe gërthiti duke qeshur:

– Qe të poshtër! Ha! Ja ku e keni!

Ai iu drejtua dy të dënuarve që kishin mbetur spektatorë:

– Ndihmojeni, ju të poshtër! Mos ju vjen keq për të?

Pikërisht në këtë çast Nikolla i foli kapterit.

Roja e pa në fillim i çuditur. Pastaj, pas një pushimi, tha:

– Domethënë ty të vjen keq për të.

Nuk pati përgjigje.

– Eja këtu! – tha me një zë të ulët e të ftohtë, që ishte edhe më i frikshëm.

Nikolla eci ngadalë dhe ndenji përballë kapterit, pak larg nga ai, duke e parë drejt në sy.

Kapteri bëri një hap përpara. Për pak ai e studioi Nikollën nga koka gjer në këmbë dhe papritur e grushtoi atë me gjithë forcën e vet.

Nikolla u përkul, po nuk ra. Ai u çua dhe vazhdoi të shihte kapterin, duke e fshirë ngadalë gjakun, që i dilte nga hunda.

Tjetri mërmëriti duke kërcitur dhëmbët:

– Futu në kanal!

Nikolla eci ngadalë.

– Ndalu! Futu në kanal!

Nikolla u ul në ujë duke lënë jashtë vetëm kokën e vet të përgjakur.

– Fute kokën brenda! bërtiti zëri i zemëruar.

Këtë herë i burgosuri futi kokën në moçal dhe e nxori prapë kokën e tij të zezë, me ca rripa prej balte.

– Prapë…! Prapë…! Prapë…!

Sa herë që kapteri bërtiste, Nikolla e përsëriste veprimin si një robot, ose si një ekskavator që punon rregullisht.

Kjo më në fund e mërziti kapterin. Ajo më shumë se me një torturë, ngjante me një parodi.

– Jepini atij një lopatë! – ai urdhëroi me një zë të ulët, që nuk ishte më i zemëruar. – Dhe le ta dinë të gjithë dembelët dhe sabotatorët! Kjo është e gjitha çka ata do të pësojnë.

Pastaj ai u largua, duke fishkëllyer një këngë…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ai vinte shpesh te gazeta ‘Bashkimi’ ku unë isha kryeredaktor dhe më thoshte; çfarë po ndodh, kush është ky Enver Hoxha, kush e...”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur për torturat në burg

Next Post

Kalendari Historik 21 Tetor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Kalendari Historik 1 Tetor 2022

Kalendari Historik 21 Tetor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!