• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, May 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kapiten Muço Saliu me nëntoger Raqi Zavalanin, gjatë torturave më thonin; O do flaç, o do vdeç, o do çmendesh dhe pasi më zhvishnin lakuriq, ata…”/ Dëshmia tronditëse e ish-partizanit nga Përmeti

“Si i arrestuam grupet ‘Gargarelët’, ‘Sirena e fitores’ dhe ‘Fafajc’, me 50 anëtarë, që hidhnin trakte në Lezhë, Vlorë, Durrës, Tiranë…”/Dokumenti sekret i ’74-ës
“Bishat mishngranëse të Sigurimit të Shtetit, u banë vullnetarisht kriminelë ordinerë, që nji fat i egër i vuni në shërbim të ‘Partisë’ e të ‘Shtetit’…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik nga SHBA-ës
“Si i vrau vëllai im me granata, 15 oficerë të Garnizonit të Përmetit në ’47-ën, për hakmarrje ndaj…”/ Dëshmia e malsorit nga Dukagjini, që ç’varrosi natën eshtrat
Memorie.al
“Pëllumb Dishnica tha se në ‘Pallatin e Brigadave’ ku është kuzhinieri i Zogut, udhëheqësit me familjet e tyre…”/ Përgjimet e të internuarve në Ishullin e Zvërnecit
“Ishte toger i Sigurimit në Durrës, e dërguan me mision sekret në Greqi dhe s’u kthye më, në ’66-ën na thanë se…”/ Dëshmia e vëllait dhe e “kolegëve” të tij

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, pothuajse u burgosën të gjithë. Disa u dënuan me vdekje e, të tjerët me burgime. Ata duhej të pohonin se kryenin detyra agjenturore. Njëri nga të dënuarit, në procesin ku u dënuan me vdekje, Adem Dërhemi, Vahid Maçi, Njazi Bimi dhe Xhemal Farka, ishte edhe Faik Hajdari nga Përmeti. Ai u arrestua më 4.1.1947 dhe u dënua me 20 vjet burgim.

Në një letër dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, ai rrëfen hetuesinë e tij. Faiku, kish lindur në Përmet. Në kryeqytet erdhi në vitin 1940. Në janar 1943, së bashku me disa shqiptarë të tjerë, shkuan në Itali për kurse profesionale. Në kapitullim të Italisë, u zunë nga karabinierët dhe u burgosën. U lirua nga anglo-amerikanët.

Në kthim u bashkua me partizanët e Shkodrës, në gusht 1944, madje më 29.11.1944, me formimin e Brigadës së XXVII Sulmuese, në ishte pranuar anëtar i PKSH-së. Në hetuesi u pyet nga: Muço Saliu, Raqi Zavalani, Niko Bimli. Biografinë ia kish thënë disa herë, por ata donin “takimet” me Antoni Stivensin (të misionit amerikan), “kontratat”, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Pjesë nga letra e Faik Hajdarit:

“Pas tre ditësh e filluan me tortura. Gjithnjë i rezistoja. Kapiten Muçua e nëntoger Raqi, më thoshin se; o do të vdisja; o do të flisja. Këtu ke tre rrugë më thoshin: ‘O do flaç, o do vdeç, o do çmendesh, por ne të bëjmë të këndosh si bilbil, të nxjerrsh qumështin e nënës, që ke pirë’.

Unë gjithnjë rezistoja, por më kot. Torturat sa vinin shtoheshin për çdo ditë. Në pyetje më merrnin dy-tre herë në ditë. Ata më torturonin duke më rrahur, sa s’dija se ku isha. Pastaj më çonin në nevojtore. Më linin në këmbë, pa bukë, pa gjellë, pa ujë. Lakuriq në muajin janar e shkurt 1947, me ujë të ftohtë, etj.

Në këtë mënyrë zgjata 68 ditë. Gjatë kësaj kohe, u bëra si i çmendur, s’dija se ç’flisja. Oficerët hetues, kapiten Muçua e nëntoger Raqi, e gjetën rastin të shkruanin ato që donin prej meje e si i donin ata. Pas 68 ditësh fillova të flas gjëra të paqena. Të gjitha këto akuza të padrejta u detyrova t’i pranoja nga torturat.

Një ditë, kur m’i kënduan atë që kishin shkruar i mohova të gjitha duke thënë se s’janë aspak të vërteta, por i kam pranuar nga druri. Nga inati, kapiteni filloi përsëri drurin, të cilin e vazhdoi një muaj derisa u detyrova t’i pranoj. Me rastin e Bajramit në nëntor 1945 kisha ardhur me leje në Tiranë.

Kapiten Muço dhe nëntoger Raqin, më thoshin se kisha ardhur për të takuar Stivensin. Më pyesnin ku i çoja informatat dhe çfarë angazhimi kisha marrë me shokët e mi, Ramazan Ballata, Shefqet Kavaja, Osman Shkalla, Nikoll Bruka. Se informatat, ia jepnim shoferit, Masar Sojlit.

Më thoshin se i dinin këto të gjitha, por donin t’i dëgjonin prej meje. “Fol more i poshtër, apo kërkon të vdesësh si hero i Fultzit”. Unë i thosha që nuk dija gjë, ata më thoshin; ‘s’ka s’di gjë’. Gjatë kësaj kohe, korrenti bashkë me drurin vazhdonin. U detyrova të pranoja gjëra të paqena. Më thanë:

“Dëgjo këtu, se mos i mohoç përsëri se të marrim shpirtin. Ti je budalla, ne as duam, as kemi qëllim të të dënojmë, por duam të demaskojmë amerikanët. Prandaj pranoi se vetëm kështu do të bëç punën e mbrojtjes”. Unë u thosha të më sillnin letra t’i firmosja e shkruaja në to, sa të donin e ç’të donin, por jo më thoshin ata, do flisja e do shkruaja vetë.

Kapiteni më thoshte se po nuk i bëra këto e dija se çfarë më priste. Këto duhej t’ia thoja edhe shokëve, se kishim dërguar informata. Mirëpo gjeta rastin dhe i shkrova Ramazan Bellallës te dera e birucës, se më kishin detyruar të nënshkruaja gjëra të paqena, me anën e shkopit, por ai të mos pranonte, por po nuk duronte torturat, t’i pranonte. Në gjyq do thoshim të vërtetën.

Kur e mori vesh këtë kapiten Raqi, më lidhi këmbët e më la dy muaj lidhur ditë e natë, me një të katërtën e bukës dhe më tha të lëshoja një deklaratë, se çfarë i kisha thënë Ramazanit. Deklaratën ia lëshova kështu: “Ramazanit i kam thënë që prano, se të ngordhin në dru si mua”.

Nëntoger Nikua, donte të më ndërlikonte edhe me Kolë Kuqalin, tha se kemi bërë mbledhje, në shtëpinë e tij. Por atje unë shkova për ta ngushëlluar, për djalin e vrarë, të cilin e kam pasur shok. Donte të më lidhte edhe me Loni Adamin, Neni Radovickën, Spiro Ruçon…!

I rezistova të vërtetës, 21 ditë me radhë. Më merrte dy herë në ditë në pyetje. Më bënte këto tortura: jelekun, rrahje, më jepte ¼ e bukës, më linte pa bukë dy herë në 4 ditë, më lidhte me duar prapa me pranga në derën e birucës.

Nëntoger Nikua, erdhi pas gjyqit dhe më tha pse nuk pranova procesin. I thashë s’mund të pranoja atë, që s’ishte e vërtetë dhe që e shkruat ju me anën e dajakut. Atëherë nga inati më rrahu. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në gushtin e ’44-ës kur po linim Vlorën dhe xhaxhai e pyeti babanë për ne, ai i tha; Nëse janë djemtë e mi, le të vriten, në qoftë se i ka zënë e ëma, me ndonjë evgjit le të...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ballistit

Next Post

Kalendari Historik 24 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
Dossier

“Komiteti Ekzekutiv i Korçës, u ka bërë thirrje familjes Koçibelli, të shkojnë në vëndlindje, banorët e lagjes nr. 3 të Durrësit, i kërkuan familjes Manushi…”/ Vendimet e Komisionit të Internim-dëbimeve, viti 1967

May 21, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kur Hilmi Kamatën e dënuan me birucë, shumë vonë ai pa se aty, ishte dhe një person tjetër, por i vdekur, me zgavrat e syve bosh, pasi ato ia kishin ngrënë…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 21, 2025
“Inskenimet e kryepolicit, Veli Kondi, në kampin e internimit në Lushnje, ku ai i detyronte kosovarët që të…”/ Dëshmitë e rralla të Nazmi Berishës, që vuajti 20 vite burg
Dossier

“Pasi iu arratisën 6 pjestarë të familjes, dhe se paraqesin rrezikshmëri të theksuar për t’u arratisur edhe vetë, komisioni vendosi të internojë Nikollë Dakaj, me të gjithë…”/ Dokumenti sekret, janar 1967

May 21, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Dossier

“Preng Biba prej Mirdite, u arratis nga burgu e doli në Jugosllavi e, më pas në SHBA-ës, ku u rekrutu prej forcave ushtarake dhe do të gjente vdekjen në luftimet e Vietnamit…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 24 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!