• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, February 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

“Në vitin ’88, më thirri Sulo Gradeci dhe më kërkoi ‘Volkswagen’-in që kisha në shtëpi, për ta ekspozuar te ‘Piramida’, si makinën e Enverit gjatë Luftës, por…”/ Dëshmia e rrallë e durrsakut
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Sulo Gradeci për 19 vjet (1966-1985), ishte komandant i grupit për sigurimin fizik të Enver Hoxhës. I lindur në vitin 1922 në fshatin Gradec të rrethit të Skraparit, (prej nga trashëguar dhe mbiemrin), ai nuk kishte mundur të kryente më shumë se 2 klasë fillore. Në vitet 1939-1940, punoi shërbëtor në Berat dhe në vitet 1940-1942, punëtor krahu në Durrës e Tiranë. Dëgjon për komunizmin për herë të parë nga Mane Nishova e Gjin Marku. Nga maji 1942, del vullnetar në çetën partizane të Skraparit, ndërsa pranohet si anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare më 20.8.1943. Në vitet 1945-1947, është me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit në Elbasan e Berat. Në mars-shtator 1947, është me detyrë në Rumani, për llogari të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit për Zbulimin me Jashtë.

Në vitet 1947-1949 është me funksione deri kryetar në DPB Berat. Më 1949-1950 zëvendëskryetar i Degës së 8-të në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Më 1950-1953 kryetar i DPB Përmet. Në vitet 1953-1966 kryen detyra të ndryshme në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit.

Në një letër drejtuar Drejtorisë së Kuadrit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Komiteti i PPSH-së së qytetit të Beratit, ankohej për emërimin e shokut Sulo Gradeci, për të cilin kishte një varg pakënaqësish që buronin nga formimi, mungesa e shkollimit, si dhe fakti se ai dhe libri nuk ishin takuar ndonjëherë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

Çështja i kaloi për shqyrtim drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Beqir Ndou, por në vend që të ulej, Gradeci ngjiti shkallë në karrierë!

RAPORT-INFORMACIONI I KOMITETIT TË PARTISË SË QYTETIT TË BERATIT, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, KU I ANKOHET PËR EMËRIMIN E SULO GRADECIT SI KRYETAR DEGËS SË BERATIT

Partia e Punës e Shqipërisë

Komiteti i Partisë i Qytetit

                                     Berat, 13.12.1948

Para një jave nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u emërua si kryetar i Degës së Brendshme të Beratit, shoku Sulo Gradeci, i cili më parë ishte shefi i Rrethit të Beratit. Ngritjen e këtij shoku nuk e kanë pritur mirë shokët e Sigurimit, janë të pakënaqur dhe thonë se puna nuk ka për të shkuar mirë se është Suloja përgjegjës që këta nuk kanë aspak simpati për të.

Nga ana tjetër ka shokë që kërkojnë të largohen nga Sigurimi dhe nga Berati për të mos punuar me Sulon. Opinioni jonë është se Suloja ka këto të meta: Kapaciteti i tij në lidhje me punën është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike dhe shumë i ulët teorikisht mbasi nuk ka zënë libër me dorë. Është i rrëmbyer në punë.

Nuk gëzon simpatinë e inferiorëve të tij mbasi nuk u imponohet dot, por kërkon që me anën e autoritetit si përgjegjës t’i imponojë shokët. Ky shok ka bërë pjesë në organizatën e partisë së Rrethit të Beratit dhe nuk di konkretisht se çfarë gjërash të brendshme mund të ketë, por këto ne i ne i kemi në bazë të konstatimeve tona e thënieve të shokëve./ Memorie.al

Lutemi të merret në shqyrtim.

                              Për Komitetin e Partisë

                                    Gaqo Ligori

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Branko Horvat ka thënë se më 1963, djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ka shkruar parullat: ‘Poshtë Tito e Jugosllavia’, ‘Rroftë Enver Hoxha e Shqipëria’ dhe...”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit politik të Kosovës

Next Post

“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg...”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

Artikuj të ngjashëm

Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Dossier

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

February 2, 2026
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Dossier

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

February 3, 2026
“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

February 1, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

February 3, 2026
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Dossier

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

January 31, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

January 31, 2026
Next Post
“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg…”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

“Edhe pse gjyshi i tij, patriot i njohur, kishte shoqëruar Aqif Pashë Elbasanin në Kongresin e Lushnjes, Murat Dosku, me shtatë fëmijë, u dënua 15 vite burg...”/ Historia e trishte e familjes nga Librazhdi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme