1948 – Miratohet zyrtarisht, Konventa për Genocidin. Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor 1948 si Rezolutë 260 e Asamblesë së Përgjithshme. Konventa hyri në fuqi më 12 janar 1951. Që nga maji i vitit 2019, 150 shtete kanë ratifikuar ose aderuar në këtë traktat.
1950 – Harry Gold u dënua me 30 vjet burg për ndihmën, që i dha Klaus Fuchs-it rreth informacioneve në lidhje me Projektin e Manhattan për Bashkimin Sovjetik. Dëshmia e tij është më vonë e dobishme për ndjekjen penale të Julius dhe Ethel Rosenberg-ut. Të dy këta të fundit u dënuan me vdekje për të njëjtën akuzë.
1965 – Një top i zjarrtë shihet nga Michigan në Pensilvani të SHBA-së. Dëshmitarët raportuan diçka që po përplasej në pyllin afër Pittsburgh-ut. Incidenti fitoi një famë të gjerë në kulturën popullore dhe ufologjisë, me spekulime që varionin nga meteorët, deri tek mbeturinat nga sonda hapësinore sovjetike Kosmos 96. Ajo, shpesh quhet “Roswell i Pensilvania-s”.
1969 – Lind në New York, Kara DioGuardi. DioGuardi, është një këngëtare, autore këngësh, dhe producente me origjinë shqiptare. Ajo ka shërbyer gjithashtu, edhe si tekst-shkruese, kompozitore dhe një personalitet i show-ve televizivë. Dio Guardi, në saj të talentit që disponon, është nominuar për çmimet Grammy dhe Emmy. Ajo, shërbeu si juriste në American Idol për sezonet e tetë dhe të nëntë.
1970 – Vdes në Sargodha, në moshën 77 vjeçare, Feroz Khan Noon. Khan Noon, ishte Kryeministri i shtatë i Pakistanit, i emëruar në 16 dhjetor 1957 deri sa dha dorëheqjen, kur Presidenti Iskandar Ali Mirza vendosi ligjin ushtarak në 8 tetor 1958. Khan Noon ishte një nga etërit themelues të Pakistanit që ndihmoi në krijimin e federatës së një kombi-shtet.
1987 – Gjatë konfliktit izraelito-palestinez, fillon Intifada e Parë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Kjo intifadë, ishte një kryengritje palestineze kundër okupimit izraelit të Bregut Perëndimor dhe Gazës. Kryengritja zgjati nga dhjetori 1987 deri në Konferencën e Madridit në 1991, megjithëse zyrtarisht përfundoi, në 1993, me nënshkrimin e Marrëveshjeve të Oslo-s.
2016 – Presidentja Park Geun-hye e Koresë së Jugut u implikua në një skandal të madh politik, nga Asambleja Kombëtare e vendit. Zëvendësi i tij, Kryeministri Hwang Kyo-ahn bëhet ushtrues i detyrës së Presidentit, por më vonë ai, nuk pranoi të kandidojë për një mandat të plotë presidencial. Ky do të ishte një nga skandalet më të mëdha politike në këtë vend.