1961 – Në Francë, një referendum popullor mbështet politikat e Charles de Gaulle në Algjeri. Referendumi u shpall në favor të politikave të Parisit zyrar në masën 75 përqind. Në atë periudhë, qeveria franceze, raportoi një pjesëmarrje masive të qytetarëve të saj në raportin 92 përqind. Por një vit më pas, si pasojë e luftës së gjatë dhe të përgjakshme me forcat kolonialiste franceze, Algjeria shpalli Pavarësinë.
1963 – Mona Lisa (Xhokonda) e Leonardo da Vincit u ekspozua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Washington. Mona Lisa është një pikturë portreti gjysmë e gjatë e bërë nga artisti italian Leonardo da Vinci. Ajo, konsiderohet si një kryevepër mjeshtërore e Rilindjes Italiane.
1975 – Ella T. Grasso bëhet Guvernatorja e Connecticut-it, dhe gruaja e parë që shërbeu si Guvernatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë zyrë dhe njëkohësisht e para, që u zgjodh guvernatore e një shteti amerikan pa qenë bashkëshorte ose e veja e një ish-guvernatori. Grasso ishte antare e Partisë Demokrate.
1981 – Një fermer lokal raporton një shikim të UFO-së në Trans-en-Provence, të Francës, që pretendohet të jetë “ndoshta pamja më e dokumentuar plotësisht e të gjitha kohërave”.Rasti Trans-en-Provence ishte një ngjarje ku një objekt fluturues i paidentifikuar pretendohet se ka lënë prova fizike, në formën e mbetjeve të djegura në një fushë.
1984 – Lind në Pyongyang, Kim Jong Un. Jong Un, është një politikan koreano-verior, që ka qenë udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut që nga viti 2011 dhe kryetar i Partisë së Punëtorëve të Koresë që nga viti 2012. Ai është fëmija i dytë i Kim Jong-il i cili ishte udhëheqësi i dytë i Koresë së Veriut, dhe Ko Yong-hui. Ai është nipi i Kim Il-sung, i cili ishte themeluesi i PKKV.
1996 – Vdes në moshën 79 vjeçare, në Paris, Francois Mitterrand. Mitterrand, ishte një burrë shteti francez që shërbeu si President i Francës nga viti 1981 deri në 1995, koha më e gjatë në detyrë në historinë e Francës. Si Sekretar i Parë i Partisë Socialiste, ai ishte politikani i parë i majtë që mori presidencën nën Republikën e Pestë.
2005 – Nëndetsja bërthamore amerikane USS San Francisko përplaset me shpejtësi të plotë me një mal nënujor në jug të Guamit. Një marinar, mbeti i vrarë nga kjo përplasje, por sipërfaqja e dëmtuar u riparua shumë shpejt. Ky ishte një nga incidentet aksidentale më të rënda, të ndodhura ndonjëherë në flotën e nëndetseve, të Marinës Ushtarake të SHBA-së.