• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 8 Dhjetor

Kalendari Historik 3 Dhjetor
5
Shares
191
VIEWS

1953 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower mban fjalimin e tij “Atomet për Paqen”, i cili çon në një program Amerikan për të furnizuar me pajisje dhe informacione për energjinë bërthamore për shkollat, spitalet dhe institucionet kërkimore në të gjithë botën. Ky program ishte i pari në botë që e kthente këtë energji në dobi të njerëzve.

 

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Mars 2023

Kalendari Historik 27 Mars 2023

1974 – Një plebishit rezultoi në heqjen e monarkisë në Greqi. Junta kishte organizuar tashmë një plebishit, i cili rezultoi në krijimin e Republikës. Sidoqoftë, pas rënies së regjimit ushtarak, qeveria e re, nën Kostandin Karamanlis, vendosi të mbajë një tjetër, pasi aktet ligjore të Junta-s konsideroheshin të paligjshme. Mbretit Konstandin i II-të, iu ndalua ardhja në fron.

 

1978 – Vdes në moshën 80 vjeçare, Golda Meir. Meir, ishte një grua shteti, politikane dhe Kryeministre e katërt e Izraelit. Ajo ishte e vetmja në Izrael që ushtroi këtë detyrë, dhe është cilësuar si “Zonja e Hekurt” e politikës izraelite. Meir dha dorëheqjen si kryeministre në 1974, një vit pas Luftës së Yom Kippur.

 

 

1980 – Vokalisti i grupit të famshmëm The Beatles, John Lennon u vra nga Mark David Chapman në New York. Chapman planifikoi vrasjen gjatë disa muajve dhe priti Lennonin në Dakota në mëngjesin e 8 dhjetorit. Gjatë mbrëmjes, ai u takua me Lennon, i cili nënshkroi kopjen e tij të albumit të sapo botuar Double Fantasy. Chapman u deklarua fajtor dhe iu dha dënimi me burgim të përjetshëm.

 

1982 – Lind në Trinidad dhe Tobago, Nicki Minaj. Minaj, është një repere, këngëtare, kantautore, dhe modele. Ajo fitoi njohjen e publikut pasi lançoi albumet Playtime Is Over, Sucka Free, dhe Beam Me Up Scotty. Minaj është cilësuar si një nga femrat më me ndikim të artistëve të repit, të të gjitha kohërave dhe shpesh është cilësuar si “Mbretëresha e Repit” nga mediat.

 

1990 -30 vite më parë në kryeqytetin e Shqipërisë, e pikërisht në Qytetin “Studenti”, studentët e Universitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në historinë 46 vjeçare të komunizmit, kundra këtij rregjimi famëkeq. Studentët në datën 8 Dhjetor vendosën të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë kundër rregjimit, fillimisht për ndërprerjen e energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në atë kohë, kushtet e vështira që kishin studentët në konvikte e shkolla. Ata organizuan një protest, në të cilën ndodhi edhe një incident: policia e ushtria përdorën dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morrën plagë nga dhuna që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte edhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan. Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studentëve. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Akti i tyre i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Dita Kombëtare e Rinisë, u caktua si e tillë nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar lëvizjen e studentëve në dhjetorit e vitin 1990, e cila ishte pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist.

 

1991 – Drejtuesit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës nënshkruajnë një marrëveshje që pas shpërbërjes së Bashkimin Sovjetik, krijoi Komonuelthit të Shteteve të Pavarura. CIS inkurajon bashkëpunimin në çështjet ekonomike, politike dhe ushtarake dhe ka fuqi të caktuara për të koordinuar tregtinë, financat, bërjen e ligjit dhe sigurinë.

 

 

2013 –  Grupi Metallica performon një shfaqje në Antarktidë, duke i bërë ata grupin e parë që interpretojnë në të gjitha kontinentet. Grupi luajti një shfaqje të quajtur “Freeze ‘Em All”. Performanca e këtij grupi të famshëm të rrymës Metal, u filmua dhe u publikua si një album live në të njëjtin muaj.Metallica është një nga grupet më të famshme në botë të kësaj rryme.

Share5TweetPinSendShareSend

Previous Post

Fotot e pabotuara / “Kur Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, pozonin me ushtarakët madhorë, gjeneralë e kolonelë, të cilët…”

Next Post

“Në Elbasan, rebelët e Haxhi Qamilit dogjën flamurin kombëtar, duke thirrur ‘ngordhi sorra’ dhe…”/ Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Mars 2023

March 24, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 24 Mars 2023

March 23, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Mars 2023

March 22, 2023
Next Post
“Në Elbasan, rebelët e Haxhi Qamilit dogjën flamurin kombëtar, duke thirrur ‘ngordhi sorra’ dhe…”/ Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit

“Në Elbasan, rebelët e Haxhi Qamilit dogjën flamurin kombëtar, duke thirrur ‘ngordhi sorra’ dhe…”/ Kujtimet e panjohura të ish-sekretarit të Fan Nolit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!