• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 7 Tetor 2022

Kalendari Historik 1 Tetor 2022
0
Shares
65
VIEWS

1947 – U themelua LSHA, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. LSHA është organizatë jofitimprurëse e krijuar nga një grup shkrimtarësh e artistësh shqiptarë për të propaganduar krijimtarinë letrare e artistike të autorëve shqiptarë, për të vlerësuar e rivlerësuar veprat më të mira të letërsisë, muzikës, pikturës e skulpturës shqiptare, vlerat tradicionale dhe ato bashkëkohore, dhe për të nxitur krijimtarinë e talenteve të reja. Sot LSHA ka rreth 1300 anëtarë. Organet e saj drejtuese janë: Kongresi Kombëtar, Kryesia, Kryetari dhe Këshilli Administrativ. Në strukturën organizative funksionojnë: seksioni i letërsisë, i muzikës, i pikturës e skulpturës dhe ai i talenteve të reja. Për më shumë se 60 vjet të historisë së saj, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është drejtuar nga personalitete të shquara të kulturës sonë. Kryetarët e saj kanë qenë zotërinjtë: Sejfulla Maleshova (i vdekur), Dhimitër Shuteriqi (i vdekur), Dritëro Agolli(i vdekur), Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari, Zyhdi Morava (i vdekur) dhe Hysen Sinani.

 

1952 – Lind në Leningrad (Saint Petersburg) të Bashkimit Sovjetik, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Putin do ta udhëheqë shtetin rus me metoda autoritarizmi nga viti 2000 e në vazhdim. Më parë ai do të shërbente si oficer në KGB ( shërbimin informativ sovjetik ) në Berlin. Vladimir Putin do të ndërhynte ushtarakisht në Gjeorgji në 2008 dhe në Ukrainë në 2014, duke hasur një kundërshti të gjerë në politikën ndërkombëtare, sidomos në atë Perëndimore. Gjatë presidencës së tij Rusia do të njihte një ekspansion politik, ushtarak, dhe deri diku ekonomik. Më 24 shkurt, Putin njoftoi drejtpërdrejtë nga televizori nisjen e një “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, duke nisur një pushtim të plotë mbi Ukrainën. Ai tha se qëllimi i “operacionit” ishte “të mbronte njerëzit” në rajonin kryesisht rusisht folës të Donbasit, i cili, sipas Putinit, “për tetë vjet tani, po përballet me poshtërimin dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Kievit”. Putin gjithashtu shkoi se “e gjithë përgjegjësia për një gjakderdhje të mundshme do të jetë tërësisht në ndërgjegjen e regjimit që sundon në territorin e Ukrainës.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 01 Prill 2023

Kalendari Historik 31 Mars 2023

1958 – Në Pakistan ndodh grushti i shtetit i orkestruar nga trupat ushtarake të komanduara nga Gjenerali Ayub Khan të cilët rrëzuan qeverinë e Feroze Khan-it. Njëkohësisht u shpall ligji marcial (ushtarak) ku popullsia iu nënshtrua shtet-rrethimit. Ky grusht shteti kishte si qëllim forcimin e pushtetit të Presidentit Iskander Mirza. Më pas gjithçka do të shkonte drejt normalitetit. Ajo që vlen për tu theksuar është se grushti i shtetit në Pakistan është ndër të rrallët në botë ku nuk u shënua asnjë viktimë.

 

1963 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Kennedy, ratifikoi Traktatin për Ndalimin e Armëve Nukleare. 126 shtete të OKB-së e kanë firmosur këtë traktat ndërsa 70 të tjera nuk kanë pranuar ta nënshkruajnë atë. Një nga këto shtete është edhe RP e Kinës e cila, 50 vitet e fundit ka zhvilluar programin e saj nuklear. Kjo marrëveshje synon që në të ardhmen të gjitha vendet pjesëmarrëse në OKB, të mos testojnë asnjë armë bërthamore, duke ruajtur kështu paqen dhe sigurinë në mbarë botën.

 

1985 – Katër terroristë të armatosur, anëtarë të OÇP-së, marrin peng anijen kroçieren italiane MS Achille Lauro Gjatë kësaj pengmarrjeje u vra një shtetas amerikan me origjinë izraelite. Pas katër ditë negociatash ndërmjet terroristëve dhe qeverisë italiane, kroçiera Achille Lauro u drejtua për në Port Said të Egjiptit së bashku me pengjet. Më pas sipas marrëveshjes midis Romës zyrtare dhe palestinezëve u arrit lirimi i 50 prej tyre nga burgjet e Izraelit. Ndërsa të gjithë pengmarrësit mund të arratisen me pasaporta jugosllave në drejtim të Tunizisë.

 

1987 – Nacionalistët Sikh në Indinë Veriore shpallën pavarësinë e rajonit të Khalistan-it. Por kjo pavarësi nuk u njoh nga asnjë shtet i botës. Lëvizja separatist e Sikh-ve në Indi dhe më pas në Pakistan, do të krijonte një klimë turbulencash politike dhe etnike në këto vende. Dhe kjo pasi ky minoritet pretendon të krijojë një shtet në pjesën e vargmaleve të Himalaya-s. New Delhi zyrtar shpesh-herë, ka vepruar edhe ushtarakisht ndaj tyre, duke i zhvendosur ata përtej kufirit të tij shtetëror.

 

1993 – Përfundon pas 6 muajsh përmbytja e famshme e lumit Misisipit në jug të SHBA-së. Dëmet nga kjo përmbytje do të llogariteshin në 15 miliardë dollar ndërsa viktimat do të ishin 32. Vija gjeografike e përmbytjes do të shtrihej në një hapësirë prej 1200 km në linjë horizontale dhe 700 km në atë vertikale. Sipërfaqja tokësore e përmbytur do të ishte 830 mijë km katror ndërsa ishte dëmtuar rëndë afro 80 mijë km të tjera. Kjo do të ishte një nga përmbytjet më të rënda në këtë rajon, pas asaj të 1927.

 

2001 – Fillon zyrtarisht ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të talebanëve në Afganistan. Pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, administrata e George W Bush-it, me vendim unanim të Senatit, vendosi të ndërhyjë në këtë vend për të shkatërruar regjimin e talebanëve. Njëkohësisht pushtimi amerikan i Afghanistan-it, do të sillte edhe fillimin e një lufte të ashpër asimetrike ndërmjet, forcave të koalicionit perëndimor dhe celulave terroriste të Al Qaeda-s. Ky konflikt vazhdon të jetë i pranishëm aktualisht edhe sot.

 

2006 – Vdes në moshën 48 vjeçare në Moskë, gazetarja, shkrimtarja, dhe aktivistja ruse Anna Politkovskaya. Ajo u qëllua për vdekje në ashensorit e apartamentit të saj nga vrasës të panjohur. Politkovskaya, do të bëhej e njohur për kritikat e saj të ashpra ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Ajo do të vëzhgonte nga afër konfliktin ruso-çeçen dhe atë në Transkukaz. Vdekja e Politkovskaya-s do të korrespondonte me ditëlindjen e Putin-it në Moskë. Shumë analistë rusë dhe perëndimorë akuzuan Kremlinin zyrtar se qëndronte prapa eliminimit të saj.

2011– Ndërron jetë Ramiz Tafë Alia, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990 dhe president i republikës. Alia përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Pas vdekjes së Enver Hoxhës qe sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Në dhjetorin e 1990 regjimi u përball me protestat studentore. Alia u takua me studentët dhe të rinjtë dhe në mesazhin e Vitit të Ri për popullin shqiptar përshëndeti ndryshimet që po ndodhnin në vend. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Me rënien e qeverisë së koalicionit në dhjetor 1992 dhe Partia Demokratike e Shqipërisë korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 1992, ai dha dorëheqjen si president më 3 prill, 1992. Më 9 prill, Kuvendi Popullor zgjodhi kreun e PD-së, Sali Berisha si kreun e ri të shtetit shqiptar.Më 12 shtator 1992 vendoset me arrest shtëpie dhe një vit më pas arrestohet. Pasi vuante nga një komunikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare) u shua në spitalin e sanatoriumit të Tiranës. Me vdekjen e tij mbyllet një epokë ai ishte presidenti i fundit komunist dhe i pari pluralist.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Informacioni nis me të dhëna për jetën seksuale të Enverit kur ishte profesor në Korçë, ku shkruhet se ai ...”/ Gazetari i njohur publikon dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Fqinjin tonë në Lezhë, që doli nga burgu për vjedhje, e takuan të gjithë me përzemërsi, kurse Anën, 3 vjeçare, na e shtynin që mos u futej në shtëpi dhe Xheja e çerdhes...”/ Dëshmitë e Liri Lubonjës

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 01 Prill 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Prill 2023

March 31, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Mars 2023

March 30, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Mars 2023

March 29, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Mars 2023

March 28, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Next Post
Memorie.al Internimet

“Fqinjin tonë në Lezhë, që doli nga burgu për vjedhje, e takuan të gjithë me përzemërsi, kurse Anën, 3 vjeçare, na e shtynin që mos u futej në shtëpi dhe Xheja e çerdhes...”/ Dëshmitë e Liri Lubonjës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!