1918 – Vdes në moshën 29 vjeçare piloti dhe tenisti francez Roland Garros. Garros do të shërbente në skuadriljet ushtarake të Flotës Ajrore franceze në Luftën e Parë Botërore. Ai do të cilësohej si një ndër pilotët më të mirë, duke eliminuar një sërë avionësh gjermanë. Ai do të zihej rob dhe në kampin ku ishte burgosur, do të praktikonte sportin e tenisit. Më pas ai do të arratisej, duke u hedhur kështu sërisht në rradhët e forcave ajrore ku dhe do të gjente vdekjen gjatë një luftimi. Për nder të tij luhet një nga turnetë më të rëndësishme të tenisit në botë.
1945 – Në Hollywood të Los Angeles-it do të shpërthente një nga demostratat më të fuqishme që do të godiste industrinë kryesore të kinematografisë në botë. Me mijëra puntorë të sindikatave të ndryshme, do të përplaseshin fizikisht me policinë për të drejtat e tyre. Për 6 muaj rresht grevat dhe demostratat e fuqishme do të mbërthenin ambjentet e studios së famshme kinematografike Warner Bros. Me dhjetra do të ishin të plagosurit nga të dyja palët. Por më pas gjithshka do të qetësohej pas plotësimit të kushteve nga ana e kompanive.
1948 – Në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat (asokohe pjesë e BRSS) do të biente një nga tërmetet më shkatërrimtarë në historinë e këtij vëndi. Me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Mercalli, ajo do të shkatërronte me mijëra ndërtesa. Dëmet në njerëz do të llogariteshin në rreth 110 mijë të vdekur, dhe 200 mijë të plagosur. Të pastrehët do të kalonin shifrën e gjysëm milionit. Ky tërmet do të ndihej edhe në shtetet fqinje të Azisë Qëndrore.
1970 – Themelohet në Los Angeles një nga kanalet më të mëdha televizive amerikane. Public Broadcasting Service, i njohur ndryshe edhe si PBS, ai shumë shpejt do të revolucionarizonte botën mediatike amerikane. Disa nga serialet më të ndjekura në këtë kanal janë, Sesame Street, Antiques Roadshow, Masterpiece, dhe Big Red Dog. Kjo platformë televizive ka sot mbi 350 kanale të tjera që transmetohen nën siglën e saj. Së bashku me CBS, ABC, dhe CNN kjo do të rradhitet në elitën e mediave televizive të SHBA-së.
1975 – Lind në Berkshire të Anglisë, aktorja me famë botërore Kate Winslet. Winslet gjatë karrierës së saj 15 vjeçare do të interpretonte në mjaft filma ku dhe do të linte gjurmë në rolet e saj. Ndër më kryesoret, Hamlet, Titanic, Enigma, Carnage, dhe Collateral Beauty. Winslet, do të fitonte një sërë çmimesh të rëndësishme komëbtare dhe ndërkombëtare si Academy Award, Golden Globe, BAFTA, Empire Awards, etj.
1984 – Marc Ganeau, do të bëhet astronauti i parë kanadez që del në hapësirë. Ganeau do të shërbente më vonë, edhe si inxhinier dhe Ministër Transporti. Ai do të udhëtonte në hapësirë tre herë në disa misione në të cilat konsistohej riparimi i disa satelitëve dhe anijeve aero-hapësinore. Për këto merita, ai do të dekorohej me medaljet dhe urdhërat më të larta të nderit nga qeveria kanadeze.
1986 – Shkencëtari nuklear izraelit Mordechai Vanunu, rrëfen historinë e tij në gazetën prestigjoze britanike The Sunday Times. Gjatë këtij rrëfimi, qeveria e Izraelit, u detyrua të pranojë para syve të mbarë botës zhvillimin e programit të saj bërthamor. I quajtur ndryshe edhe si Skandali Vanunu, kjo dëshmi do të nxirrte në pah të gjitha sekretet ushtarake të programit bërthamor nga ana e Jeruzalemit zyrtar. Gjatë kësaj periudhe tirazhi i kësaj gazette u rrit në mënyrë të ndjeshme.
2000 – Në Serbi do të shpërthenin demostratat e fuqishme, dhe mos-bindja civile ndaj diktatorit Sllobodan Millosheviç. Pas përfundimit të luftës së Kosovës, një vit më vonë ekonomia e Serbisë kishte arritur pikën kritike, duke shkaktuar shumë pakënaqësi në popull. I quajtur ndryshe edhe si Revolucioni Buldozer, do të shkaktonte rënien e qeverisë së Millosheviçit, dhe arrestimin e tij disa muaj më pas. Por megjithëse ky revolucion do të rëzonte qeverinë e tij, qasja e përgjithshme e serbëve për Kosovën nuk do të ndryshonte.