• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, March 31, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 4 Tetor

Kalendari Historik  3 Tetor
5
Shares
218
VIEWS

1904 – Në Suedi, themelohet klubi i futbollit Goteborg IFK. Ky klub sportiv do të bënte një paraqitje dinjitoze në kampionatin elitë të futbollit në këtë vënd. Goteborg IFK përgjatë viteve do të fitonte 66 trofe dhe kupa kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u rradhitur kështu në një nga skuadrat më të mira të futbollit suedez krahas, Malmo FF, IFK Norrkoping, dhe AIK-ut.

 

1921– Më 4 Tetor të këtij viti, një grup intelektualësh shqiptar, krijojnë Shoqatën e Kryqit të Kuq Shqiptar. Kryetar i parë i kësaj shoqate u zgjodh Dr. Rifat Frashëri. Kjo është organizata më e vjetër humanitare në Shqipëri, e themeluar më 4 tetor të vitit 1921 dhe u njoh zyrtarisht nga Lëvizja e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në vitin 1923.  Selia e saj ndodhet në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Kryqi i Kuq Shqiptar ka 39 degë të cilat ofrojnë ndihmë humanitare në të gjithë vendin, në përputhje me Parimet Themelore të organizimit përkatës. Në vitet 1969 – 1990 Kryqi i Kuq Shqiptar ndërpret aktivitetin e tij. Shoqata ka synuar dhe arritur të trajnojë vullnetarë të Ndihmës së Parë si dhe ka ngritur shërbime të Ndihmës së Parë në stadiume dhe veprimtari masive publike.  Deri më tani janë përgatitur instruktorë dhe vullnetarë të ndihmës së pare. Ekipet e ndihmës së parë janë shquar për kontributin e tyre duke asistuar fatkeqët gjatë trazirave të pranverës së vitit 1997 dhe gjatë kohës së ardhjes së të shpërngulurve nga Kosova. KKSH në fushën e Ndihmës së Parë punon për ndërgjegjësimin e publikut dhe grupeve të tjera të interesuara për nevojën e dhënies së kësaj ndihme, si dhe përgatitjen e tij me shprehitë se si jepet kjo ndihmë në rast plagosjesh në aksidente, sëmundjesh apo helmimesh që kërcënojnë jetën.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 31 Mars 2023

Kalendari Historik 30 Mars 2023

1955 – Lind në Las Parejas të Argjentinës, Jorge Valdano. Valdano gjatë karrierës së tij 15 vjeçare, do të konsiderohej si një nga futbollistët më të mirë të këtij vëndi. Ai do të debutonte me ekipet e Newell Old Boys, Alaves, Real Zaragoza, dhe Real Madrid. Njëkohësisht ai do të fitonte  Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986. Jorge Valdano do të fitonte 10 trofe personalë si pasojë e lojës së tij të spikatur në këto ekipe. Ai do të drejtonte edhe ekipin e Realit të Madridit duke e shpallur atë kampion të Spanjës.

 

1957– Sateliti sovjetik Sputnik 1 lëshohet për herë të parë në hapësirë, nga kozmodromi i Baikonur-it. Ky do të jetë njëkohësisht edhe objekti i parë që hidhet nga njerëzimi në atmosferën hapësinore. Ky satelit u projektua nga shkencëtari Sergey Korolev. Lëshimi i këtij objekti teknologjik në galaktikë do të niste gjithashtu edhe siparin e garës hapësinore ndërmjet dy superfuqive.

 

1967 – Pas 17 vite në krye të Mbretërisë së Brunei-t, sulltani Omar Ali Saifuddien, abdikon në favor të të birit të tij Hassanal Bolkiah. Gjatë udhëheqjes së kësaj dinastie, shteti i vogël i Brunei-t në Azinë Jug-lindore, do të njihte një prosperitet ekonomik të lartë, dhe një mirëqënie sociale. Sulltani Omar Ali do të kishte 10 fëmijë me 6 nga bashkëshortet e tij. Kjo dinasti vazhdon ta udhëheqi Brunei-n edhe sot e kësaj dite.

 

1992 – Nënshkruhet në Romë, Marrëveshja e Paqjes që do ti jepte fund lufës civile 16 vjeçare në Mozambik. Kjo marrëveshje u bë e mundur nëpërmjet ndërhyrjes së Komunitetit të Sant Egidio-s, me anë të misionarëve të saj fetarë. Ndërsa nga palët luftuese, ajo do të firmosej nga Jaime Goncalves dhe Raoul Domingos. Kjo marrëveshje do të thyhej 20 vite më pas, nga qeveria e Mozambikut.

 

2001– Avioni i linjës ajrore Siberian Airlines Flight 1812, shpërthen në ajër nga një rraketë e hedhur nga trupat ushtarake ukrainase. Si pasojë e këtij incidenti, të 78 pasagjerët përfshi këtu edhe antarët e ekuipazhit do të mbetnin të vdekur në vënd. Kievi zyrtar do të kërkonte ndjesë dhe do të justifikohej për aksidentin pasi  deklaroi se rraketat ishin lëshuar gabimisht gjatë një stërvitjeje. Ukraina do të paguante 15 milionë dollar për familjet e viktimave.

 

2013 – Vdes në moshën 102 vjeçare në Hanoi, gjenerali i famshëm vietnamez Vo Nguyen Giap. Giap do të konsiderohej nga analistët ushtarakë si një nga strategët më të mëdhenj të këtij vëndi. Nën udhëheqjen e tij ushtria guerilase vietnameze do të thyente trupat franceze në Dien Bienf Phu dhe më pas ato ameirkane në Saigon. Për këto merita ai do të zgjidhej për shumë vite edhe si Ministër i Mbrojtjes së Vietnamit.

 

 

Share5TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Kam ardhur nga Italia për të kërkuar eshtrat e gjyshit tim, ish-ministër dhe Kryetar Parlamenti, që u pushkatua me Gjyqin Special...”/ Dëshmia e kolonelit nga Roma

Next Post

Kalendari Historik 5 Tetor

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Mars 2023

March 30, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Mars 2023

March 29, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Mars 2023

March 28, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Mars 2023

March 27, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 27 Mars 2023

March 26, 2023
Kalendari Historik 1 Mars 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 26 Mars 2023

March 25, 2023
Next Post
Kalendari Historik  3 Tetor

Kalendari Historik 5 Tetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!