• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 3, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 4 Nëntor

Nëntor
0
Shares
114
VIEWS

1922 – Në vendin e quajtur Lugina e Mbretërve në Egjipt, do të bëhej një ndër zbulimet më të mëdha arkeologjike të shekullit të XX-të. Pikërisht nga arkeologët britanikë Howard Carter dhe Lord Canarvon do të zbulohej varri i faraonit të famshëm egjiptian Tutankhamun. Pas këtij zbulimi, Lugina e Mbretërve, do të kthehej në një vend të eksplorueshëm nga mijëra turistë dhe arkeologë nga vende të ndryshme të botës.

 

1929 – Lindi në Pire,  të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.  Më 22 dhjetor 2017, presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

1952 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës themelohet Agjencia e Sigurisë Kombëtare e njohur si NSA. NSA-ja do të shërbejë si agjenci e inteligjencës në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së. Ajo do të krijohej pas FBI-së dhe CIA-së të cilat, ishin themeluar gati dy dekada më parë.

 

 

1956 – Trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, mësyjnë në rrugët e Budapestit, duke ndërprerë përfundimisht Revolucionin Hungarez të 1956-ës. Gjatë këtij revolucioni, humbën jetën me qindra-mijëra qytetarë hungarezë dhe ushtarë sovjetikë, nga luftime e ashpra për rrëzimin e sistemit komunist në këtë vend.

 

 

1966 – Në Itali do të ndodhi një nga përmbytjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. Pikërisht lumi Arno do të përmbyste qytetit e Firences, duke shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të trashëgimisë së saj. Njëkohësisht një tjetër qytet turistik, ai i Venecias do të pësonte të njëjtën gjë. Por këto përmbytje nuk shkaktuan viktima.

 

 

1972 – Lind në Almada të Portugalisë, një prej futbollistëve më të njohur të këtij vendi, Luis Figo. Figo gjatë karrierës së tij 20 vjeçare do të debutonte me ekipet e Sporting Lisbona, Barcelona, Real Madrid, dhe Inter. Njëkohësisht ai do të mbahet mënd si një ndër lojtarët më të spikatur të kombëtares portugeze. Luis Figo do të fitonte 35 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare sportive.

 

1979 – Në Kryeqytetin e Iranit, Teheran ndodh një nga pengmarrjet më të famshme në botë. 52 punonjës të Ambasadës Amerikane u mbajtën peng nga studentët dhe revolucionarët iranianë për 444 ditë me radhë. Ato u liruan në vitin 1981 pas ndërhyrjes së Presidentit Jimmy Carter.

 

 

1995 – Vdes si pasojnë e një atentati në moshën 73 vjeçare, Yitzhak Rabin. Rabin do të shërbente si Kryeministër i Izraelit në vitet 1974-1977, dhe 1992-1995. Ai në vitin 1994 do të fitonte çmimin Nobel për Paqe, së bashku me liderin e Palestinës Yasser Arafat dhe kundërshtarin e tij politik Shimon Perez. Yitzhak Rabin u qëllua për vdekje nga ekstremisti Yigal Amir.

 

2008 – Barack Obama u bë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi përballë kandidatit të Partisë Republikane John McCain. Obama do të mbahet mënd për politikat e tij liberale në favor të shtresave të mesme dhe atyre të ulëta. Njëkohësisht gjatë mandatit të tij presidencial u bë i mundur eliminimi i terroristit Osama bin Laden.

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Bullgaren, Janinën e dashur, nuk e ndihmuan dot as ‘dashuria’ e Shvarcit dhe e imja, e as lidhja fisnore e të shoqit me Spiro Kolekën…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës

Next Post

“Incidenti me dy njerëzit e Sigurimit te ‘Hekurudha’ në plazhin e Durrësit, ku me Shaban Muratin, Dhurata Koshin e Lili Tafajn…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës

Artikuj të ngjashëm

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 03 Shkurt 2023

February 2, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 02 Shkurt 2023

February 1, 2023
Kalendari Historik 01 Shkurt 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 01 Shkurt 2023

January 31, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 31 Janar 2023

January 30, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Janar 2023

January 29, 2023
Kalendari Historik 5 Janar 2023
Kalendari historik

Kalendari Historik 29 Janar 2023

January 28, 2023
Next Post
“Incidenti me dy njerëzit e Sigurimit te ‘Hekurudha’ në plazhin e Durrësit, ku me Shaban Muratin, Dhurata Koshin e Lili Tafajn…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës

“Incidenti me dy njerëzit e Sigurimit te ‘Hekurudha’ në plazhin e Durrësit, ku me Shaban Muratin, Dhurata Koshin e Lili Tafajn…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!