1922 – Në vëndin e quajtur Lugina e Mbretërve në Egjipt, do të bëhej një ndër zbulimet më të mëdha arkeologjike të shekullit të XX-të. Pikërisht nga arkeologët britanikë Hoëard Carter dhe Lord Canarvon do të zbulohej varri i faraonit të famshëm egjiptian Tutankhamun. Pas këtij zbulimi, Lugina e Mbretërve, do të kthehej në një vënd të eksplorueshëm nga mijëra turistë dhe arkeologë nga vënde të ndryshme të botës.
1929 – Lindi në Pire, të Greqisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 22 dhjetor 2017, presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.
1952 – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës themelohet Agjensia e Sigurisë Kombëtare e njohur si NSA. NSA-ja do të shërbejë si agjensi e inteligjencës në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së. Ajo do të krijohej pas FBI-së dhe CIA-së të cilat, ishin themeluar gati dy dekada më parë.
1956 – Trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, mësyjnë në rrugët e Budapestit, duke ndërprerë përfundimisht Revolucionin Hungarez të 1956-ës. Gjatë këtij revolucioni, humbën jetën me qindra-mijëra qytetarë hungaresë dhe ushtarë sovjetikë, nga luftime e ashpra për rrëzimin e sistemit komunist në këtë vënd.
1966 – Në Itali do të ndodhi një nga përmbytjet më të mëdha në historinë e këtij vëndi. Pikërisht lumi Arno do të përmbyste qytetit e Firences, duke shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të trashëgimisë së saj. Njëkohësisht një tjetër qytet turistik, ai i venecias do të pësonte të njëjtën gjë. Por këto përmbytje nuk shkaktuan viktima.
1972 – Lind në Almada të Portugalisë, një prej futbollistëve më të njohur të këtij vëndi, Luis Figo. Figo gjatë karrierës së tij 20 vjeçare do të debutonte me ekiper e Sporting Lisbona, Barcelona, Real Madrid, dhe Inter. Njëëkohësisht ai do të mbahet mënd si një ndër lojtarët më të spikatur të kombëtarez portugeze. Luis Figo do të fitonte 35 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare sportive.
1979 – Në Kryeqytetin e Iranit, Teheran ndodh një nga pengmarrjet më të famshme në botë. 52 punonjës të Ambasadës Amerikane u mbajtën peng nga studentët dhe revolucionarët iranianë për 444 ditë me rradhë. Ato u liruan në vitin 1981 pas ndërhyrjes së Presidentit Jimmy Carter.
1995 – Vdes si pasonjë e një atentati në moshën 73 vjeçare, Yitzhak Rabin. Rabin do të shërbente si Kryeministër i Izraelit në vitet 1974-1977, dhe 1992-1995. Ai në vitin 1994 do të fitonte çmmin Nobel për Paqje, së bashku me liderin e Palestinës Yasser Arafat dhe kundërshtarin e tij politik Shimon Perez. Yitzhak Rabin u qëllua për vdekje nga ekzstremisti Yigal Amir.
2008 – Barack Obama u bë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai fitoi përballë kandidatit të Partisë Republikane John McCain. Obama do të mbahet mënd për politikat e tij liberale në favor të shtresave të mesme dhe atyre të ulëta. Njëkohësisht gjatë mandatit të tij presidencial u bë i mundur eliminimi i terroristit Osama bin Laden.