1944 – Gjatë periudhës së Holokaustit, Anne dhe Margot Frank dërgohen nga Auschwitz në kampin e përqendrimit të Bergen-Belsen. Ato, do të vdesin nga sëmundja e tifo-s, vitin e ardhshëm, pak para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia e familjes më të famshme hebreje të Hollandës, dhe të gjithë Europës Perëndimore, u bë e njohur nga vetë ditari i Anne Frank. Ky ditar u zbulua, nga babai i saj, i vetmi që i mbijetoi çfarosjes në kampet e përqëndrimit.
1960 – Lind në Buenos Aires, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona. Maradona, vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të spikatur të futbollit të shek XX. Ai ishte një nga dy fituesit e përbashkët të çmimit FIFA Player of Century XX. Diego Armando Maradona, në sajë të aftësive të tij do ta nxirrte Argjentinë, kampione bote në vitin 1986, dhe do të mbahet mënd për disa nga driblimet dhe golat më të bukur të bërë ndonjëherë. Një talent i parakohshëm, Maradona-s iu dha pseudonimi “El Pibe de Oro” (“Djali i Artë”), një emër që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës së tij. Në Europë ai debutoi me ekipet e Barcelonës dhe Napolit.
1961 – Vdes në moshën 87 vjeçare, Presidenti i Italisë Luigi Einaudi. Einaudi, ishte një politikan dhe ekonomist italian. Ai shërbeu si Presidenti i dytë i Italisë midis viteve 1948 dhe 1955. Në fund të mandatit shtatë vjeçar në 1955 ai u bë Senator i Përjetshëm. Einaudi ishte anëtar i institucioneve të shumta kulturore, ekonomike dhe universitare. Ai ishte një përkrahës i idealit të Federalizmit Evropian. Gjithashtu qëndra kërkimore e Bankës së Italisë, Instituti Einaudi për Ekonomi dhe Financë (EIEF), është emëruar për nder të tij.
1973 – Në Stamboll inagurohet ura e famshme e Bosforit. Ura u përfundua në 30 Tetor të 1973, një ditë pas 50 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, dhe u hap nga Presidenti Fahri Korutürk dhe Kryeministri Naim Talu. Kostoja e urës ishte 200 milion dollarë amerikanë. Pas hapjes së urës, u bë shumë për të qenë kjo, vepra e parë midis Evropës dhe Azisë që prej urës së gurtë të Xerxes në 480 p.e.s. Sot kjo urë mban emrin “Martirët e 15 Korrikut”, dhe lidh Turqinë europiane me atë aziatike.
1974 – Në Zaire të Afrikës, zhvillohet “The Rumble in Jungle” Gjëmimi në xhungël u quajt ndeshja e famshme e boksit ndërmjet Muhammad Ali-së dhe George Foreman-it. E mbajtur në stadiumin e 20 May (tani Stade Tata Raphael), u zgjodhën për tu ndeshur, kampioni botëror i pamposhtur i peshave të rënda George Foreman kundër sfiduesit Muhammad Ali, ish-kampionit të këtyre peshave. Ndeshja, pati një pjesëmarrje prej 60,000 personash. Ali fitoi me nokaut, duke e mundur, Foreman-in pak para fundit të raundit të tetë.
1983 – Pas afro 8 vjet të sundimit të diktaturës ushtarake, në Argjentinë mbahen zgjedhjet e para të lira pluraliste. Zgjedhjet e përgjithshme argjentinase të vitit 1983, shënuan kthimin e sundimit kushtetues pas diktaturës së Procesit të Riorganizimit Kombëtar, të instaluar në 1976. Votuesit zgjodhën plotësisht presidentin, guvernatorët, kryetarët e komunave dhe ligjvënësit e tyre kombëtar, krahinorë dhe qyteza ; me pjesëmarrje prej 85.6%. Këto zgjedhje u fituan nga kandidati i spektrit të majtë politik, Raul Alfonsin. Përballë tij ishte Italo Luder i Partisë Justicialiste.
1995 – Në Quebec të Kanadasë, qytetarët e tij, votojnë ngushtë, në favor të mbetjes së një krahine të Kanadasë në referendumin e dytë për sovranitetin kombëtar. Referendumi i pavarësisë së Quebec i 1995 ishte referendumi i dytë për votuesit në provincën kanadeze frëngjisht-folëse. Në këtë referendum parashtrohej çështja, nëse Quebec-u duhet të shpallte sovranitetin kombëtar dhe të bëhej, një vend i pavarur, me kushtin për të ofruar një marrëveshje politike dhe ekonomike për Kanadanë. Në këtë referendum popullor votuan afro 5 milionë persona, me të drejtë vote.