1918 – Fanni Kaplan qëllon dhe plagos seriozisht liderin bolshevik Vladimir Lenin, i cili së bashku me vrasjen e zyrtarit të lartë bolshevik Moisei Uritsky ditë më parë, nxit dekretin për Terrorin e Kuq. Kaplan, do të dënohej me vdekje, dhe do të ekzekutohej me pushkatim, vetëm një javë më pas. Fushata e terrorit të kuq do të aplikohej nga Cheka.
1928 – Vdes në moshën 64 vjeçare, Wilhelm Wien. Wien, ishte një fizikan gjerman i cili, në 1893, përdori teori rreth nxehtësisë dhe elektromagnetizmit për të nxjerrë ligjin e zhvendosjes së Wien, i cili llogarit emetimin e një trupi të zi në çdo temperaturë nga emetimi në çdo temperaturë referimi. Ai mori Çmimin Nobel në 1911.
1945 – Këshilli i Kontrollit Aleat, që qeveris Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore, fillon të ekzistojë. Anëtarët ishin BRSS, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Franca. Organizata ishte me qendër në Berlin-Schöneberg. Ky këshill, ishte i vetmi autoritet ligjor sovran për Gjermaninë në tërësi, duke zëvendësuar qeverinë civile të Gjermanisë Naziste.
1963 – Linja telefonike Moskë-Uashington midis liderëve të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik hyn në veprim. Megjithëse në kulturën popullore njihet si “telefoni i kuq”, linja telefonike nuk ishte kurrë një linjë e tillë, dhe nuk u përdor asnjë telefon i kuq. Zbatimi i parë përdori pajisjet e Teletype, dhe u zhvendos në makinat e faksit në 1986.
1974 – Një tren i shpejtë Beograd – Dortmund del nga shinat në stacionin kryesor të trenit në Zagreb duke vrarë 153 pasagjerë. Ky, ishte aksidenti më i keq hekurudhor në historinë e vendit deri në atë datë dhe mbetet një nga më të këqijtë në historinë e Evropës. Disa nga të vdekurit, nuk u identifikuan.
1984 – Anija Hapësinore Discovery, fillon udhëtimin e saj të parë. Discovery u bë orbita e tretë operacionale që hyri në shërbim, paraprirë nga Columbia dhe Challenger. Në mbi 27 vjet shërbim ajo nisi dhe u ul plot 40 herë, duke mbledhur më shumë material dhe duke kryer fluturime hapësinore se çdo anije tjetër kozmike deri më sot.
1989 – Lind në New York, Bebe Rexha. Rexha, është një këngëtare dhe kompozitore amerikane, me origjinë shqiptare. Ajo është bërë e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz.
1995 – NATO fillon Operacionin Deliberate Forces kundër forcave Serbe të Bosnjës. Operacioni u krye, duke përfshirë 400 aeroplanë dhe 5.000 personel nga 15 kombe. E komanduar nga Admirali Leighton W. Smith Jr, fushata goditi 338 caqe serbe boshnjake, shumë prej të cilave u shkatërruan. Në përgjithësi, 1026 bomba u hodhën gjatë operacionit.